Close
Faqja 44 prej 64 FillimFillim ... 34424344454654 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 431 deri 440 prej 637
  1. #431
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Situata ne Siri

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Po dalim nga tema me gjera pa vlere. Nuk me intereson asnje arritje ekonomike dhe as aleancat. Po flasim parimisht pasi pikerisht parimet jane ato qe po na serviren si argumenta per te justifikuar nderhyrje ushtarake. Fatkeqesia eshte qe ne te gjithe kete histori, ndonese jemi koshient qe rroli Amerikes eshte thjesht per perfitim dhe aspak per arsye humane, serisht pajtohemi dhe kerkojme qe te sulmohet nje vend tjeter sepse keshtu i kercet Amerikes.
    Edhe ne jeten e perditshme te njerezve nuk eshte humanitetit arsya primare dhe e vetme e cdo vendimi dhe veprimi...
    Prandaj, eshte e kote te shpresosh dhe kerkosh vendime dhe veperime mbi parime te ideve utopike, ne vecanti kur eshte fjala per shtete.

    Fakti qe asnje fuqi apo superfuqi nuk ka mundesi te rregulloje boten nje here e pergjithmone dhe ne cdo vend, ne ate menyre qe cdo kund dhe cdo kohe te mbreteroje nivel i njejte apo identik i te drejtave, lirive, paqes dhe mireqenjes, nuk do te thote se nderhyrja e kohepaskohshme dhe selektive eshte automatikisht jolegjitime dhe per t'u kundershtuar.
    Mosnderhyrja per shkak te parmive utopike te nje pakice realative te njerezve, te cilet shpesh jane edhe te privilegjuar, lere me per shkak te reagimeve te atyre qe ju kercenohen direkt interesat e tyre shpesh jolegjitime, ne asnje menyre nuk eshte automatikisht ne sherbim te se mires dhe rritjes se te drejtave, lirive, paqes dhe mireqenjes se njerezve te prekur direkt dhe te njerezimit ne pergjithesi.

    Amerika e sotme apo Perendimi i sotem sigurisht se nuk do te zevendesohej me nje Kine, Rusi, Indi, Iran, Arabi... me te mire dhe me te favorshme per shumicen e njerezve ne bote, edhe nese nga neser do te shpallej carmatimi i plote dhe i menjehershem, heqja dore nga cdo nderhyrje jashte kufijve te shteteve te tyre e keshtu me radhe. Terheqja e Amerikes dhe perendimit nga zonat e konflikteve te nxehta dhe historike te botes, edhe pse aktualisht eshte utopike, nuk do te thoshte automatikisht permiresim te situates se shumices se njerezve ne rajonet perkatese dhe me gjere. Edhe politika "parimore", sipas disave, e bazuar ne interpretime perkatese te se drejtes nderkombetare, nuk do t'i sherbente as zgjidhjes se konflikteve as permiresimit te mirqenjes se shumices se njerezve. Do te ishte ne radhe te pare legjitimim dhe perforcim edhe me i madh i regjimeve te ndryshme diktatoriale dhe nxitje per krijimin e regjimeve te tilla edhe ne pjese te Evropes dhe botes, ku kjo epoke duket se eshte e tejkaluar.

    Sidoqofte, cdo njeri i rendomte, e ne vecanti cdo shtet, ne radhe te pare i ka parsyesh interesat e veta.
    Kjo megjithate nuk i delegjitimon automatikisht vendimet dhe veprimet e askujt, pavaresisht pabarazise se natyrshme ne shume aspekte te rendesishme. Ne fund te fundit, shumica e njerezve te interesuar jane ne gjendje vete te bejne dallimin ne mes te mires dhe te keqes se pothuaj cfaredo vendimi dhe veprimi te se kaluares. Nese sot nuk jane ne gjendje te pengojne nje superfuqi ne perdorimin e forces dhe dhunes per te demtuar pa arsye dhe ne menyre te paligjshme te tjeret, atehere se paku e kane shansin qe ne te ardhmen te gjykojne drejte dhe eventualisht te denojne njerezit, institucionet dhe shtetin pergjegjes. Ne rastin me te mire, do te nxirreshin leksionet e duhura dhe do te krijoheshin struktura dhe mekanizma efektiv nderkombetar, te cilat ne te ardhmen e larget do te zvogelonin dhe menjanonin arsyet per nderhyrje ushtarake dhe luftera te tilla. Nese as kjo nuk do te jete e mundur, atehere shumices se njerezve nuk do t'ju mbetej me teper se pak a shume te rreshtohen ne anen qe e preferojne dhe qe mendojne se eshte ne favor te tyre dhe te mires se shume tjereve. Nje pjese tjeter e njerezve kurre nuk do te pajtoheshin, me asnje gjendje. Dhe kjo eshte absolutisht legjitime, pasi qe kurre nuk do te kete nje bote ideale dhe optimale per te gjithe...

    Vetem fakti qe Siria eshte deklaruar e gatshme per kontrollin nderkombetar mbi armet e saj kimike apo edhe asgjesimin, pas paralajmerimit bindes te ndeshkimit ushtarak nga SHBA, tregon qartazi se vendimet dhe veprimet e tilla mund te sjellin edhe efekte pozitive. Pa nje paralajmerim te tille te SHBA Asadi dhe Rusia as nuk do te bisedonin seriozisht per nje ide te tille. Se a do te ndodh kontrolli apo shkaterrimi nen mbikqyrje nderkombetare, sic eshte deklaruara zyrtarisht, eshte heret per te thene dhe natyrisht se varet edhe prej zhvillimeve ne ditet dhe javet e ardhshme.
    Armet kimike ne duar te nje regjimi te tille nuk mund te sherbejne per agje tjeter, perpos per te forcuar pushtetin diktatorial, per t'u keqperdorur kunder popullit, per terrorizem dhe eventualisht kunder civilisteve te ndonje shteti fqinje. Sepse kunder superfuqive si SHBA dhe kunder fuqive rajonale jane gati plotesisht inefektive. Prandaj, presioni, perfshi paralejmerimin per sulm dhe realizimin e sulmit, jane te justifikueshme edhe per te arritur nje carmatim te tille te diktaturave te tilla ne rajone te konflikteve si ne Lindje te Mesme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 09-09-2013 mė 17:39

  2. #432
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Situata ne Siri

    Citim Postuar mė parė nga benseven11 Lexo Postimin
    Deri tani nuk ekzistojne evidenca per lidhje direkte te krimit me arme kimike me qeverine e Sirise.
    Ato evidenca qe ekzistojne jane rrethanore dhe nuk vertetojne qe armet i ka perdorur ushtria, apo inteligjenca siriane.
    Sipas qeverise siriane ekzistojne prova materiale nga disa tunele te perdorurra nga rebele dhe Al Kajda,
    ku jane gjetur konteniere bosh kimikatesh te rrezikshme si ato te perdorura ne sulmin e 21 gushtit.
    Keto konteniere mbanin etiketen Made In Saudi Arabia ,qe do te thote kimikatet e perdorura ne sulm jane me origjine
    nga Arabia Saudite dhe perdorur nga rebele siriane dhe grupi i Al Kajdes.
    Vladimir Putini,si mbeshtetes i qeverise se Sirise u shpreh qe sikur te ekzistojne prova te verteta,bindese,
    jo thashetheme,e chit chate ,jo biseda te kapura diku me pergjime,por evidenca serioze qe lidhin krimin me ushtrine siriane,
    me fjale te tjera me prova vertetohet qe autori i krimit eshte ushtria siriane,atehere keto prova ti jepen keshillit te sigurimit te OKB-se.
    Prova bindese qe lidhin krimin me ushtrine jane

    1.Dokumenta ushtarake ne dosje ku eshte bere plan i sulmit,jane percaktuar taktikat, kimikatet,sasite dhe personeli qe do beje sulmin.
    2.Biseda telefonike te qeveritareve lidhur me kete plan.
    3.Materiale kimikate te gjetura ne depo,prone e ushtrise,dmth depot ndodhen ne territore ushtarake dhe kimikatet jane transportuar
    me makina te ushtrise.
    4.Dokument urdher per sulm firmosur nga nje komandant ne ushtri,major/kolonel/general/minister.
    5.Dokument me emrat e ushtareve oficereve te ngarkuar me zbatimin e planit.
    6.Deshmi me shkrim deklarate ku te pranohet nga ushtare dhe oficere pjesmarres ne sulm qe ato e kane kryer kete sulm me urdher te
    x komandanti,urdheri i dhene me dokument data ora dhe cili ka dhene urdher te kryhet sulmi ne terren.
    7.Deklarate emrat e personave qe kane perdorur armen kimike me urdher.
    8.Fotografi dhe video me origjine nga ushtria siriane ku vertetohet sulmi kimik.
    Nqs Obama arrin te kape kete informacion te dokumentuar atehere duhet dhene drita jeshile per sulm.Sulmi eshte i drejte dhe i justifikuar.



    Kerkesa t'kota...

    Keto dokumenta/prova nuk do te mund te siguroheshin as ne nje proces te rregullt gjyqesor prane Gjykates se Haages, lere me keshtu kot, sic iluzionon ti.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 09-09-2013 mė 18:11

  3. #433
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Situata ne Siri

    SZ

    Konfuzion lidhur me oferten/propozimin per asgjesimin e armeve kimike

    Sekretari amerikan i shtetit John Kerry ka krijuar konfuzion me nje deklarate te leshuar disa ore me pare ne Londer, sipas se ciles sulmi ushtarak mund te shmangej, nese regjimi sirian brenda nje jave i dorezon armet kimike. Me vone ministria e tij e revokoi kete deklarate duke thene se ishte vetem shprehje "retorike". Mirepo Lovrov (Ministri i Puneve te Jashtme te Rusise) e perdori menjehere kete deklarate. Ai tha se Moska shpreson qe permes kesaj mase te parandalohet sulmi ushtark ndaj Sirise. ...

  4. #434
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anėtarėsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Pėr: Situata ne Siri

    Hulumtimet e Associatet Press dhe The Washington Post : Obama ne probleme te medha per te marr driten e gjelbert per sulmin ndaj Sirise



    Votimi i pare do te behet ne Senat,sipas disa burimeve,te merkuren.Por nuk eshte aspak e sigurte qe plani i Obames do te kaloje.
    Sipas AP,vetem 23 senatore dhe 25 deputet ne Dhomen e Perfaqesuesve publikisht kane shprehur perkrahjen dhe pelqimin qe te votojne Pro.Nga 533 deputet ne Kongresin amerikan Pro Obames publikisht jane vetem 48 deputet ( Senati 100 deputet dhe Dhoma e Perfaqesuesve 433 deputet).Ne anen tjeter 19 senatore dhe 130 deputet te Dh. se Perfaqesuesve theksojne qe jane Kunder per te dhene pelqimin ndaj sulmimit te Sirise.

    Shumica e Deputeteve te dyja Dhomave jane ende te pavendosur,por edhe mbrenda tyre - sipas analizes se The Washington Post - jane te disponuar te votojne kunder rezulutes qe do i hapte rruge intervenimit ushtarak te SHBA-se ne Siri.Keto jane detajet e analizes se WP:

    Senati (100)
    23 Per
    17 Kunder
    10 Anojne te votojne Kunder
    50 Te pavendosur

    Dhoma e Perfaqesuesve (433)
    25 Per
    111 Te vendosur,Kunder
    116 Anojne te votojne Kunder
    181 Te pavendosur
    Me fjale te tjera nga 533 Deputet te Kongresit Amerikan,per Planin e Obames jane PER vetem 48 Deputet,ndersa 128 jane kategorik KUNDER.Plani do te kaloje nese te gjithe te pavendosurit do te votojne PRO !

    Me kete disponim te deputeteve amerikan eshte i vetedijshem edhe Obama,dhe per kete arsye sot dhe neser do te nis nje ofanziv mediatike ( do te jap 6 intervju per shtepite mediatike me te medha amerikane dhe do te tansmetohet fjalimi i tij drejtuar popullit)....Obama nuk eshte i vetem ne lobimin Pro sulmit mbi Sirine,ne anen e tij tanime jane te kycura edhe shoqerite Pro-Izraelite tejet me ndikim ,si AIPAC,ADL,si dhe Simon Wisental Center.
    Vetem AIPAC ( Keshilli Amerikano-Hebrej ) ne Washington ka derguar 250 aktivist qe detyre te vetme do te kene te lobojne Pro Obames midis deputeteve te Kongresit amerikan...Lajmeron midis tjerash AP.

    Burimi:...AP...USAtoday...

  5. #435
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Situata ne Siri

    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    SZ

    Konfuzion lidhur me oferten/propozimin per asgjesimin e armeve kimike

    Sekretari amerikan i shtetit John Kerry ka krijuar konfuzion me nje deklarate te leshuar disa ore me pare ne Londer, sipas se ciles sulmi ushtarak mund te shmangej, nese regjimi sirian brenda nje jave i dorezon armet kimike. Me vone ministria e tij e revokoi kete deklarate duke thene se ishte vetem shprehje "retorike". Mirepo Lovrov (Ministri i Puneve te Jashtme te Rusise) e perdori menjehere kete deklarate. Ai tha se Moska shpreson qe permes kesaj mase te parandalohet sulmi ushtark ndaj Sirise. ...

    Der Spiegel

    Nje nderhyrje ushtarake e SHBA duket ende e shmangshme



    Ne disa intervista televizive Presidenti amerikan Obama eshte shprehur pozitivisht ndaj propozimit, sipas te cilit regjimi i Asadit do te vendoste armet kimike nen mbikqyrje internacionale: " Kjo mund te jete nje perparim signifikant"

    ...
    Ai e sheh nje shans te munshme per sukses, tha Obama te henen ne nje interviste me kanalin CNN. "Ne do ta mrrim kete seriozisht." Ai gjithashtu perseriti se do te preferonte nje zgjidhje te konfliktit pa nderhyrje ushtarake. Njekohesisht e paralajmeroi regjimin e Asadit per pasojat, nese eshte vetem taktike.

    ...Ne kete menyre po shihet nje rrugedalje e papritur nga situata e ngaterruar ne konfliktin sirian.

  6. #436
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anėtarėsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Pėr: Situata ne Siri

    Ky propozimi qe "Arsenali i helmeve Kimike" te Sirise te vendoset nen mbikqyrjen nderkombetare dhe me pastaj te asgjesohet,eshte propozim korrekt.
    Nese eshte i vertet lajmi, Qeverija Siriane duhet ta pranoje.

    Rrugedalje per te dyja palet.

  7. #437
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Situata ne Siri

    Citim Postuar mė parė nga semiku Lexo Postimin
    Hulumtimet e Associatet Press dhe The Washington Post : Obama ne probleme te medha per te marr driten e gjelbert per sulmin ndaj Sirise

    ...
    Do te ishte gabim fatal i Kongresit amerikan...
    Ne parim akt kunder interesave kombetare te SHBA-se dhe qe do te rrezikonte sigurine kombetare dhe globale.
    Miratimi formal i sulmit nuk eshte edhe urdher per te sulmuar.
    Nese vertete nuk eshte i sigurte miratimi, atehere eshte shume e mundshme qe Presidenti Obama te heqe dore nga kerkesa per miratim te sulmit dhe votimi perkates. Cdo veprim tjeter do te ishte absolutisht i papergjegjshem edhe nga Obama dhe ata qe e keshillojne.

    Sidoqofte, ne kete faze te konfliktit, kur regjimi i Asadit dhe aleati i tij me i forte vetem kane filluar te bejne koncesione, do te ishte absolutisht kontraproduktive, nese Senati dhe Kongresi do te votonin kunder miratimit "simbolik" te sulmit eventual. Prandaj, nuk ma merr mendja qe ne Senatin dhe Kongresin amerikan nuk i kane parasyesh efektet e qarta negative aftshkurta dhe afatgjata te kundershtimit te kerkeses se Obames, e cila njekohesisht eshte edhe mjeti kryesore i presionit ndaj regjimit te Asadit dhe aletave te tij.
    Ky shans kunder Asadit nuk duhet leshur per shkak te interesave partiake dhe propagandes mediatike kunder nderhyrjes.
    Vetem nese Senati dhe Kongresi qartazi mbeshtesin Presidentin, Asadi&Co do te jene me te gatshem qe te bejne ate cfare kane paralajmeruar, dorezimin eventual te armeve kimike dhe sipas gjitha gjasave edhe koncesione tjera...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 09-09-2013 mė 19:32

  8. #438
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Pėr: Situata ne Siri

    Ato qe kam shkruar quhen prova reale te besushme,te tjerat qe jane permendur
    jane thjesht spekullime,dmth ajo cfare besohet te jete.Cfare besohet te jete dhe
    cfare eshte e evertet jane dy gjera krejt te ndryshme.
    Gjerat duhen bere mbeshtetur ne prova dhe jo ne spekullime,hamendje besime te mjegullta.
    Publiku amrikan vazhdon te jete jo i bindur dhe skeptik ne te ashtuquajturat fakte.
    Cfare rekomandojne politikanet nuk lidhet shume me prova te verteta por ne INTERESA POLITIKE
    dhe EKONOMIKE.Politikanet nuk duan tja dine fare si eshte e verteta por cilat jane interest politike dhe perfitimet ekonomike
    te nje politikani kur thote po apo jo.
    Nqs nje politikan senator shprehet qe Siria te sulmohet kjo nuk do te thote qe ai denon Sirine apo Siria sipas tij eshte fajtore dhe duhet
    te ndeshkohet.Kjo behet nga politikani per ti dhene nje rast industrise se armatimeve te bejne fitime nga lufta,pasi perfaqsues te industrise
    se luftes kane paguar per senatorin te fitoje zgjedhjet dhe senatori dhe bosi i industrise se armeve jane te lidhur ne biznes dhe interesa.
    Komplet politikanet ne Amerike edhe ne Europe jane 90% biznesmene dhe 10% politikane te paster,pa interesa ekonomike.
    Ja perse Obama ka ngecur.Obama eshte i ndershem dhe shume pozitiv.Ai e ka te qarte qe mungojne provat qe te fajesojne ushtrine/shtetin.

    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin



    Kerkesa t'kota...

    Keto dokumenta/prova nuk do te mund te siguroheshin as ne nje proces te rregullt gjyqesor prane Gjykates se Haages, lere me keshtu kot, sic iluzionon ti.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 09-09-2013 mė 19:55
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #439
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Situata ne Siri

    Citim Postuar mė parė nga benseven11 Lexo Postimin
    Ato qe kam shkruar quhen prova reale te besushme,te tjerat qe jane permendur
    jane thjesht spekullime,dmth ajo cfare besohet te jete.Cfare besohet te jete dhe
    cfare eshte e evertet jane dy gjera krejt te ndryshme.
    Gjerat duhen bere mbeshtetur ne prova dhe jo ne spekullime,hamendje besime te mjegullta.
    ...
    Kjo kerkese ne rrethanat reale eshte absolutisht e parealizueshme...
    Dhe jo vetem ne kete konflikt, por ne cdo konflikt tjeter te kesaj natyre.

    Cfare rekomandojne politikanet nuk lidhet shume me prova te verteta por ne INTERESA POLITIKE
    dhe EKONOMIKE.Politikanet nuk duan tja dine fare si eshte e verteta por cilat jane interest politike dhe perfitimet ekonomike
    te nje politikani kur thote po apo jo.
    Nqs nje politikan senator shprehet qe Siria te sulmohet kjo nuk do te thote qe ai denon Sirine apo Siria sipas tij eshte fajtore dhe duhet
    te ndeshkohet.Kjo behet nga politikani per ti dhene nje rast industrise se armatimeve te bejne fitime nga lufta,pasi perfaqsues te industrise
    se luftes kane paguar per senatorin te fitoje zgjedhjet dhe senatori dhe bosi i industrise se armeve jane te lidhur ne biznes dhe interesa.
    Komplet politikanet ne Amerike edhe ne Europe jane 90% biznesmene dhe 10% politikane te paster,pa interesa ekonomike.
    Edhe kjo ka qene gjithmone keshtu apo ngjashem dhe do te jete gjithmone, derisa te ekzistoje njerezimi...
    Perjashtur rastit, nese do te vendosnin kompjuteret/robotet jashtezakonisht intelegjent dhe te pamanipulueshem si perfaqesues te njerezeve.

  10. #440
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anėtarėsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Pėr: Situata ne Siri

    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Do te ishte gabim fatal i Kongresit amerikan...
    Ne parim akt kunder interesave kombetare te SHBA-se dhe qe do te rrezikonte sigurine kombetare dhe globale.
    Miratimi formal i sulmit nuk eshte edhe urdher per te sulmuar.
    Nese vertete nuk eshte i sigurte miratimi, atehere eshte shume e mundshme qe Presidenti Obama te heqe dore nga kerkesa per miratim te sulmit dhe votimi perkates. Cdo veprim tjeter do te ishte absolutisht i papergjegjshem edhe nga Obama dhe ata qe e keshillojne.

    Sidoqofte, ne kete faze te konfliktit, kur regjimi i Asadit dhe aleati i tij me i forte vetem kane filluar te bejne koncesione, do te ishte absolutisht kontraproduktive, nese Senati dhe Kongresi do te votonin kunder miratimit "simbolik" te sulmit eventual. Prandaj, nuk ma merr mendja qe ne Senatin dhe Kongresin amerikan nuk i kane parasyesh efektet e qarta negative aftshkurta dhe afatgjata te kundershtimit te kerkeses se Obames, e cila njekohesisht eshte edhe mjeti kryesore i presionit ndaj regjimit te Asadit dhe aletave te tij.
    Ky shans kunder Asadit nuk duhet leshur per shkak te interesave partiake dhe propagandes mediatike kunder nderhyrjes.
    Vetem nese Senati dhe Kongresi qartazi mbeshtesin Presidentin, Asadi&Co do te jene me te gatshem qe te bejne ate cfare kane paralajmeruar, dorezimin eventual te armeve kimike dhe sipas gjitha gjasave edhe koncesione tjera...
    Nuk besoj qe do votohet kunder Obames,kjo do ishte katastrofe.
    Nese ndodh votimi atehere do te jete e gjitha e rregulluar ne prapaskene.Do te shkohet ne votim vetem kur do te jene te sigurte qe e kane shumicen,ne te kunderten ...??
    Nuk i di rregullat ne situata te tilla,cka behet !
    Munde qe Presidenti amerikan te jap urrdher Ushtrise te sulmoj nje shtet tjeter pa e pyetur Kongresin ?
    Munde qe ta terheq propozimin e tij ?
    Munde te sulmoj Obama edhe pse Kongresi (dy dhomat) votojne Kunder ?
    Apo variante tjera - Senati voton Pro,Dhoma e Perfaqesuesve Kunder ?..etj.etj.

Faqja 44 prej 64 FillimFillim ... 34424344454654 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •