Edhe te krishteret sidomos tek te vjetrit muslimaneve u thoshin shkurt turq, madje dhe sot por me pak. Edhe per ata ishte nje gje normale pasi ata jo se i konsideronin turq ne kuptimin e perkatesise, por ishte me e thjeshte sepse duke u bere me nje fe me turqit ishte me e lehte dhe si term. Vone eshte perdorur dhe termi mysliman nga te krishteret kryesisht ne literaturen e vjeter haset si muhamedan. Fjala Kaur eshte ca e stisur nga turqit te cilet i therrisnin keshtu te krishteret ne Perandori, por u perqafua pastaj nga shumice e myslimaneve te konvertuar ne islam dhe ende sot ata e perdorin, por ne te vertete eshte fyese per te krishteret.
Krijoni Kontakt