Ben mire qe pyet, se duke pyetur meson.
A e di kur lindi "identiteti shqiptar"? Ose me mire te themi, a e di se kur shqiptaret zbuluan ideologjine nacionaliste? Ne shekullin e XIX, dy shekuj me pare.
A e di se cfare identiteti kishin brezat e te pareve tane para "identitetit shqiptar"? Kishin identitet epirot. Barleti i vuri titullin librit te tij kushtuar Gjergj Kastriotit si "Mbret i Epirit dhe Maqedonise". Nese Gjergj Kastrioti do te ishte gjalle sot e do te na vizitonte ne kete moment ne histori nga varri, ai do te pyeste: Kush jane keta "shqiptaret" qe pretendojne se jane pasardhesit e mi? Nuk do te na njihte pasi ne kohen qe ai jetoi, identiteti nuk ishte i ngritur mbi "token" as mbi "gjakun" e as mbi "orientimin politik te kohes", por mbi Fene dhe Traditen fetare te trasheguar brez pas brezi ne kete popull. Po te degjonte epiroti i mesjetes fjalen "komb", nuk do ta kuptonte e do te pyeste cfare gjuhe e fjale eshte kjo? Fjala komb eshte fjale me origjine arabe pasi shqipja si gjuhe nuk ka nje fjale te saj per "kombin". Dhe kjo nuk deshmon varferine e gjuhes shqipe, kjo deshmon se sa e huaj ka qene dhe vazhdon te jete ideologjia nacionaliste per popullin shqiptar. Per shqiptaret "nacionalizmi" ishte nje kunder-reaksion i levizjeve nacionaliste te popujve fqinje. Nje perpjekje per tu bere si popujt fqinje ne ne realitet te ri politik te kapitullimit te Perandorise Otomane.
Prandaj kur ti apo shume si ty flisni per "emra shqiptare", ju nuk e keni idene se per cfare flisni dhe i referoheni identitetit te ngjizur te Rilindjes sone Kombetare, identitetit shqiptar. Ne pamundesi per te pretenduar se jemi epirote sic pretendon Gjergj Kastriti dhe Joan Muzaka per historine, ne u beme shqiptare. Shqiptari eshte nje epirot i asimiluar ne fene e pushtuesit osman ose ne kulturen latine (austriake-latine) qe pushtuan ato toka qe ne kohen e Bizantit ne kohen e kryqezates se IV. Dhe keta epirote te asimiluar pretendojne se jane pasardhes se eprioteve, pasardhes te Gjergj Kastriotit, edhe pse ne karakterin e jeten e tyre ata sot trashegojne shume pak nga brezat e mesjetes. Te vetmit qe mund te pretendojne se jane pasardhes te denje te Gjergj Kastriotit, jane 18% e popullsise shqiptare qe ruajten me vetemohim fene orthodhokse ne ato 5 shekuj. Nese Gjergji do te vinte sot te na vizitonte, ai do te njihte Manastirin e Ardenices ku u martua, do te njihte gjithe ato kishat e manastiret ku u varrosen ushtaret e tij martire ne luften e shenjte qe nisi kunder Sulltanit.
Kjo per te kuptuar idiotesine e insistimit te tepruar mbi "identitetin shqiptar". Ne jemi karikature si popull pasi ai qe jemi sot me ate qe pretendojme se jemi trashegimtare te denje, nuk puqen me njeri-tjetrin. Eshte njesoj si zogu i sorres te thote jam i biri i shqiponjes. Dhe Enver Hoxha dhe komunizmi e fshine kujtesen kolektive historike te mesjetes shqiptare, ne ate pike sa shqiptaret na paskerkan qene "pasardhes te ilreve e pellazgeve", fluturuan ne kohe ne mijeravjecare, si nje menyre per te larguar vemendjen nga epoka me e lavdishme dhe me e rendesishme e historise se ketij populli: mesjeta epirote qe ishin nje epoke qe mund te kuptohej vetem ne aspektin fetar. Prandaj emri "Ilir" dhe "Pellazg" ishte ne listen e emrave te bekuar nga Partia dhe shoku Enver, por emri Epirot nuk ishte ne ate liste. Rregjimit komunisto ateist nuk i leverdiste qe te nxirrte ne pak kete te vertete historike te atij populli, pasi qellimi i tyre ishte "te krijonin njeriun e ri proletar shqiptar", dhe menyra per ta bere kete ishte duke vrare me pare traditen e moralin fetar te atij populli.
Perse zgjedhim emrat fetare?
Pasi tradita jone eshte tradite apostolike, qe do te thote qe eshte nje tradite qe shkon mbrapa ne kohe 2000 vjet qe ne kohen e apostujve te Krishtit. Dhe keta apostuj ka predikuar ne kete popull ne greqishten e lashte, gjuha qe jo vetem predikonin , por eshte edhe gjuha qe jane shkruajtur pjesa derrmuese e gjithe shkrimeve autentike biblike. Dhe jo vetem kaq, por gjithe kodiket e shenjte qe ruhen ne Muzeun Kombetar ne Tirane jane ne greqishten e lashte. Gjithe emertimet ne kishat e manastiret shekullore jane ne greqishten e lashte. Dhe kjo nuk eshte nje karakteristike vetem e Shqiperise por e gjithe popujve me tradite te hershme apostolike. Popujt latine matane Adriatikut po ashtu ne fillimet e veta i moren keto doreshkrime e deshmi ne greqishten e lashte. Per shekuj te tere ne Seline e Shenjte te Romes liturgjia hyjnore eshte bere ne greqishten e lashte, dhe nevoja per te ndare ungjillin me masat e gjera te njerezve qe nuk kuptonin greqishten por kurptonin latinishten, solli nevojen e perkthimit te Ungjillit nga greqishtja ne latinisht. Nje shenjtor me origjine nga ky popull (Shen Jeronimi - Shen Gjeri) u mundua qe te perkthente ungjillin nga greqishtja e lashte ne latinisht. Te pretendosh se tradita latine e krishterimit eshte me e hershme apo me origjine se sa tradita greke, do te thote te mos e kesh idene se per cfare flet.
Do te mesosh kuptimin e emrave qe ty sot te duken emra greke, pare me syzet e nje nacionalisti te shekullit te XXI?
Keta jane emra shenjtoresh. Kristaq eshte emri i Krishtit. Eshte emer i pershtatur ne gjuhen shqipe per emrin Kristos nga greqishtja. Po ashtu edhe emri Jorgaq. Dhimitraq. Por e rendesishme per popullsine lokale orthodhokse nuk ishte forma e emrit, e rendesishme ishte qe femija e tyre te merrte nje emer shenjtori kur pagezohej 40 dite pasi lindte ne Kishe. Ose marrjen e emrit te nje shenjtori qe kish patur babai apo gjyshi qe nuk jetonin me. Dhe emrat u viheshin femijeve bazuar ne muajin qe ata lindnin dhe bazuar ne festat e shenjtoreve qe kremtoheshin ate muaj. Heroi yne kombetar per shembull, historianet i njohin si ditelindje 6 majin 1405, qe eshte Festa e Shen Gjergjit sipas kalendarit te vjeter Julian. Dhe ne ato kohe populli nuk festonte ditelindjet sic i festojme sot, festonte diten e emrit ku beheshin panaire prane kishave te shenjtorit dhe mblidheshin e festonin gjithe fshati e gjithe zona se bashku.
Kjo eshte tradita orthodhokse e ngritur mbi besen orthodhokse qe eshte ruajtur e trasheguar per 2000 vjet ne ate toke e ne ate popull. Ne nuk pretendojme te jemi pasardhes te Gjergj Kastriotit sa per sy e per faqe per ti bere qejfin vetes e per ti mbushur mendjen botes, ne JEMI pasardhes te Gjergj Kastriotit e gjithe fisnikerise mesjetare te atij populli qe beri ate lufte ta lavdishme me te cilen ne krenohemi sot dhe prej se ciles ne marrim identitet.
Ai popull nuk filloi ekzistencen dhe rrugen e tij ne histori ne keto 2 shekujt e fundit ku shqiptaret zbuluan nacionalizmin, por ka nje histori e tradite mijeravjecare.
Albo
Krijoni Kontakt