Close
Faqja 33 prej 64 FillimFillim ... 23313233343543 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 330 prej 637
  1. #321
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Pėr: Situata ne Siri

    Nuk mund te fajesosh protestusat qe jane kunder sulmit.
    Nje pjese e madhe e tyre jane siriane ose me lidhje
    gjaku trashegimie me Sirine,kane familje kusherinj atje
    Nje pjese jane kunder luftes dhe gjakderdhjes.
    Muhamed Xhevad Fegit duhet te jape nje pergjigje te qarte dhe te ndershme
    Kush e shkaktoi helmimin cilet jane personat pergjegjes dhe nga e ka origjinen helmi,ku eshte marre?
    Sulme te tilla ushtarake vijne me pasoja shume te renda si:
    1.Do vriten femije,gra pleq te pafajshem ne Siri dhe nuk do paguaje askush per kete.
    2.Deme materiale ne Siri
    3.Perhapje semundjesh epidemish
    4.Depresion ne rradhet e ushtrise dhe stres mendor qe len pasoja per gjithe jeten te ushtaret e te dyja paleve
    5.Acarim te situates politike ne rajon dhe permbysje e plote e raporteve diplomatike te shba se sirise dhe vendeve te lindjes se mesme
    6.Reksion zinxhir.Provokacioni dhe lufta mund te shkaktoje ndonje sulm te ngjashem me arme kimike
    ne vendet e lindjes si Iran,Irak Afganistan,Emiratet e bashkuara,Egjipt Libi etj si shenje aleance me Sirianet
    7.Komplet diaspora Siriane ne Europe dhe Amerike jo vetem qe do jete kunder sulmit dhe do protestoje por do armiqesohet behet armik I perhershem I Amerikes.
    Arsye pse ato do behen armiq eshte se pushtimi do u shkaterroje pronat nga bombardimet,vrase familjet te afermit dhe per keto gjera nuk te fal. kush
    8.Sulmi amerikan do provokoje armiqesi ne diasporen Siriane ne mbare boten dhe dikush ndonje sirian patriot,nacionalist terrorist,i cmendur mund te beje plan dhe terrorizoje me bomba
    ne Amerike apo Europe, ashtu sic ndodhi ne ngjarjet e 11 shtatorit,bombat ne Londer,bombat ne Madrid,bomba e maratones se Bostonit etj,ku mund te vriten ne mase te pafajshem.
    9.Lufta mund te shoqerohet me humbje ne ekonomi ne Amerike,humbje ekonomike ne Siri,luhatje te keqia te tregut te valutes ne Europe dhe Amerike me ndikim shume negative ne ekonomi.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar benseven11 pėr postimin:

    ATMAN (02-09-2013)

  3. #322
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anėtarėsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Pėr: Situata ne Siri

    Hezbollah-u fillon te mobilizoj forcat e veta para sulmit te mundshem te SHBA-se ndaj Sirise

    Organizata ushtarako-politike e Libanit Hezbollah (Shiit),kane filluar te mobilizohen me te madhe ,transmeton Press TV duke u bazuar ne theniet e vet anetareve te organizates.
    Hezbollah ne konfliktin e Sirise ka marre pjese gjate luftimeve per qytetin Qusayr,qe gjindet prane kufirit Libano-Sirian,ne anen e forcave te Assadit.Por,udheheqesi i Hezbollah,Hassan Nasrallah,paralajmeron kycjen ne konfliktin e Sirise nese vie deri te sulmi i SHBA-se ndaj regjimit te Assadit.
    Burimi ... PressTV.


    Hezbollah nga analistet ushtarak llogaritet organizate ushtarake shume e disiplinuar dhe potente,qe do jene ne krah te forcave te Assadit.

  4. #323
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Situata ne Siri

    Citim Postuar mė parė nga benseven11 Lexo Postimin
    Pavaresisht se cfare thote Xhon Kerri,si fillim duhet te behen hetime te plota dhe te thella.Te identifikohet
    se kush kane qene autoret qe kane perdorur kimikate.Ka qene Sarin gaz apo dicka tjeter?
    Te vertetohet se kush e ka perdorur,si e ka perdorur ,kur eshte perdorur,nga eshte marre gazi...
    Ne momentin kur reaksionet e regjimit te Sirise dhe aleateve jane te tilla cfare ishin dhe jane, nuk ka rendesi vendimtare se "kush kane qene autoret."...
    Menyra e reagimit te Sirise (regjimit te Assadit) dhe Iranit e ben vetevetiu te pamundur terheqjen e SHBA-se nga sulmi dhe ndeshkimi i Assadit. Jane Assadi, Irani dhe aleatet qe kane provokuar dhe po provokojne reagimin e SHBA-ve. Edhe pse sipas shume gjasave duke bere edhe shpekulime te gabuara dhe testime te rrezikshme te vijave te kuqe amerikane.

    Nje regjim qe eshte i interesuar ne paqe dhe ne shmangje te konfrontimit me nje superfuqi si SHBA-te nuk reagon ne kete menyre provokative sic ben Assadi, dhe as sic benin Saddami, Gadafi ose pjeserisht edhe Millosheviqi para tij. Ky regjim dhe te gjitha te permendurit, per probleme te brendshme etj., ballafaqimin me SHBA-ne e keqkalkulojne si nje mundesi per ta forcuar dhe mbajtur pushtetin e rrezikuar edhe me tutje, duke shpekuluar cofte ne instrumentalizimin e antiamerikanizmit e mases se popullit, ne zgjerimin e konfliktit dhe ndihmen e fuqive aleate apo edhe ne hezitimin e shteteve demokratike, perfshi edhe SHBA-te, per ti shkuar gjerave deri ne fund. Llogarite e tre te pareve dihet se nuk kane perfundur ne favor te tyre. Keshtu qe eshte veshtire te besohet se Assadi me sjellje dhe politike te tille do te kete nje fat shume me te mire. Pavaresisht faktit se deri tani ka mbijetur edhe fale nderhyrjes masive te fundamentalisteve dhe ekstremisteve islamik ne lufte.

    Perndryshe, asnje ekspertize nuk eshte ne gjendje te vertetoje 100% se kush e ka perdorur gazin.
    Ekspertet vetem do te thone se cfare gazi eshte perdorur, eventualisht ne cfare kohe, ne cfare vendi, cfare sasia, sai ishte numri i viktimave etj. Kur vjen ne pyetje autoresia dhe pergjegjesia, nevojiten hetime tjera, jo ekspertiza laboratorike.
    Dhe ne fund te fundit, cdo shtet apo regjim eshte pergjegjes nese dikush perdore gazin qe eshte apo ishte nen kontrollin e tij. Shteti dhe regjimi pergjegjes kur nuk jane ne gjendje ti kontrollojne armet e tilla, ne parim nuk jane me as shtet as regjim legjitim, por shtete dhe regjim i deshtuar apo failed state. Ne keso rastesh nuk mund te flitet me as per sovranitet shteteror sipas te drejtes nderkombetare, keshtu qe pothuajse cdo nderhyrje e jashtme ne perputhje me konventa te caktuara do te ishte legjitime.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 02-09-2013 mė 16:27

  5. #324
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Situata ne Siri

    Der Spiegel

    Sherbimet sekrete te SHBA, Frances dhe Gjermanise jane te sigurta dhe njezeshem e fajesojne regjimin e Aassadit per perdorimin e gazit helmus.
    Tri sherbimet thone se posedojne fakte per nje gje te tille.

    Nderkohe, Assadi kercenon perendimin me lufte rajonale.
    ...

  6. #325
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anėtarėsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Pėr: Situata ne Siri

    Po lere @Antiproanti keto arsyetime - helmet kimike jane perdorur dhe tani eshte patjeter te intervenohet (madje pa ofruar kurrnjefar fakti nga Shba kush e perdori kete lloj sulmi,pervec retorikes) -.Kjo eshte vetem alibi qe te intervenohet ne Siri,vendimi eshte i marre shume kohe me pare.E gjitha eshte loje gjeo-politike rreth Sirise.

    Ndersa sa i perket kesaj qe Assadi kercenon perendimin me lufte rajonale....
    Ajo qe Assad gjer me tani ka thene/thote ne intervju ,qendron si spjegim logjik i nje njeriu te mencur qe - Nese populli i Sirise e humb kete lufte dhe grupet e Al-Qaedes viejne ne pushtet dhe marrin ne kontroll arsenalin kimik (qe Sirija e ka te lajmeruar),shume lehte munde te ndodh qe te sulmohen me sulme kimike qytettet e perendimit dhe Izraeli.
    Askujt nuk i kercenohet,por spjegim cka do te ndodh nese bie Qeverija siriane.

    Kur jemi te kercenimet,atehere te tjeret i kercenohen Assadit...

    SHBA
    Turqija
    Katari
    Emiratet e Bashkuara Arabe
    Franca
    Arabija Saudike
    Anglija ?

    +

    Talibanet
    AQ
    Kryengritesit lokal

    Assad ende gjer me sot nuk ju ka kercenuar ndonje shteti.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga semiku : 02-09-2013 mė 21:05

  7. #326
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Situata ne Siri

    Citim Postuar mė parė nga semiku Lexo Postimin
    Po lere @Antiproanti keto arsyetime - helmet kimike jane perdorur dhe tani eshte patjeter te intervenohet (madje pa ofruar kurrnjefar fakti nga Shba kush e perdori kete lloj sulmi,pervec retorikes) -.Kjo eshte vetem alibi qe te intervenohet ne Siri,vendimi eshte i marre shume kohe me pare.E gjitha eshte loje gjeo-politike rreth Sirise.

    Ndersa sa i perket kesaj qe Assadi kercenon perendimin me lufte rajonale....
    Ajo qe Assad gjer me tani ka thene/thote ne intervju ,qendron si spjegim logjik i nje njeriu te mencur qe - Nese populli i Sirise e humb kete lufte dhe grupet e Al-Qaedes viejne ne pushtet dhe marrin ne kontroll arsenalin kimik (qe Sirija e ka te lajmeruar),shume lehte munde te ndodh qe te sulmohen me sulme kimike qytettet e perendimit dhe Izraeli.
    Askujt nuk i kercenohet,por spjegim cka do te ndodh nese bie Qeverija siriane.

    Kur jemi te kercenimet,atehere te tjeret i kercenohen Assadit...

    SHBA
    Turqija
    Katari
    Emiratet e Bashkuara Arabe
    Franca
    Arabija Saudike
    Anglija ?

    +

    Talibanet
    AQ
    Kryengritesit lokal

    Assad ende gjer me sot nuk ju ka kercenuar ndonje shteti.
    Reagime shume te ngjashme deri identike te Saddam Husseint me keto te Assadit gjen sa te duash ne arkivat e mediave te ndryshme...
    Edhe Saddami, Gadafi, madje edhe Millosheviqi paralajmeronin rreziqe te ngjashme te zgjerimit te konfliktit ne lufte rajonale, te inkurajimit te terrorizmit dhe terroristeve islamik etj.
    I vetmi dallim relevant eshte fakti se shumica e njerezve ne Perendim dhe me gjere nuk jane te kenaqur me rezultatet e luftes ne Irak, ne Afganistan, ne Libi, dhe nuk binden se ne Siri do te arrihej dicka me e mire.
    Por, ceshtja eshte se SHBA-te dhe Perendimi nuk nderhyjne dhe nuk do te nderhyjne per shkak te viktimave dhe per te miren e sirianeve, por per shkak se nuk guxojne te tolerojne perdorimin e armeve kimike dhe te ngjashme nga diktatura te tilla dhe aleatet qe qendrojne prapa tyre. Perndryshe, eshte e vetekuptueshme qe SHBA-te dhe aleatet jane te detyruar ti permendin viktimat per ta arsyetuar nderhyrjen.
    Deri sot ka mbi 100.000 te vdekur dhe miliona te shperngulur dhe askush s'ka nderhy. Edhe 100.000 apo 1 milion tjere nese do te vriteshin nuk do te nderhynte kush.

  8. #327
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Pėr: Situata ne Siri

    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Ne momentin kur reaksionet e regjimit te Sirise dhe aleateve jane te tilla cfare ishin dhe jane, nuk ka rendesi vendimtare se "kush kane qene autoret."...
    Menyra e reagimit te Sirise (regjimit te Assadit) dhe Iranit e ben vetevetiu te pamundur terheqjen e SHBA-se nga sulmi dhe ndeshkimi i Assadit. Jane Assadi, Irani dhe aleatet qe kane provokuar dhe po provokojne reagimin e SHBA-ve. Edhe pse sipas shume gjasave duke bere edhe shpekulime te gabuara dhe testime te rrezikshme te vijave te kuqe amerikane.

    Nje regjim qe eshte i interesuar ne paqe dhe ne shmangje te konfrontimit me nje superfuqi si SHBA-te nuk reagon ne kete menyre provokative sic ben Assadi, dhe as sic benin Saddami, Gadafi ose pjeserisht edhe Millosheviqi para tij. Ky regjim dhe te gjitha te permendurit, per probleme te brendshme etj., ballafaqimin me SHBA-ne e keqkalkulojne si nje mundesi per ta forcuar dhe mbajtur pushtetin e rrezikuar edhe me tutje, duke shpekuluar cofte ne instrumentalizimin e antiamerikanizmit e mases se popullit, ne zgjerimin e konfliktit dhe ndihmen e fuqive aleate apo edhe ne hezitimin e shteteve demokratike, perfshi edhe SHBA-te, per ti shkuar gjerave deri ne fund. Llogarite e tre te pareve dihet se nuk kane perfundur ne favor te tyre. Keshtu qe eshte veshtire te besohet se Assadi me sjellje dhe politike te tille do te kete nje fat shume me te mire. Pavaresisht faktit se deri tani ka mbijetur edhe fale nderhyrjes masive te fundamentalisteve dhe ekstremisteve islamik ne lufte.

    Perndryshe, asnje ekspertize nuk eshte ne gjendje te vertetoje 100% se kush e ka perdorur gazin.
    Ekspertet vetem do te thone se cfare gazi eshte perdorur, eventualisht ne cfare kohe, ne cfare vendi, cfare sasia, sai ishte numri i viktimave etj. Kur vjen ne pyetje autoresia dhe pergjegjesia, nevojiten hetime tjera, jo ekspertiza laboratorike.
    Dhe ne fund te fundit, cdo shtet apo regjim eshte pergjegjes nese dikush perdore gazin qe eshte apo ishte nen kontrollin e tij. Shteti dhe regjimi pergjegjes kur nuk jane ne gjendje ti kontrollojne armet e tilla, ne parim nuk jane me as shtet as regjim legjitim, por shtete dhe regjim i deshtuar apo failed state. Ne keso rastesh nuk mund te flitet me as per sovranitet shteteror sipas te drejtes nderkombetare, keshtu qe pothuajse cdo nderhyrje e jashtme ne perputhje me konventa te caktuara do te ishte legjitime.
    Politikanet e vendeve te lindjes,Afgani,Irani,Iraku,Pakistani Libani,Palestina Siria Bangladeshi nuk dijne te bejne politike te jashtme paqesore dhe konstruktive.
    ne vend qe te qetesojne situartat bejne idiotesira dhe I acarojne vete situatat.Diplomacia e tyre gjithmone ka lene per te deshiruar dhe akoma sot ne momentin qe po flasin
    jane njerez pa tolerance,gjithmone mendojne se kane te drejte,jane self righteous.Dhe shkaku I lufterave eshte me shume politika shume e keqe e drejtusve ne politiken e jashtme.
    Amerika dhe aleatet perpara se te hidhen ne sulm me aviona tanke dhe logjistike ta mendojne mire, se do vriten shume te pafajshem,pasoja do kete edhe te ushtaret qe kane familjet e tyre.
    Ekzistojne rruge te mesme dhe pa gjakderdhje.Dergo inteligjencen ne Siri te futet fshehtas dhe neutralizoje kimikatet,pa bere lufte fare.
    Lufta eshte opsioni me I keq,me humbje per te dyja shtetet.Kush fiton nqs hapet lufta.Fiton Boingu dhe kompanite e armeve ne amerike dhe kompanite qe kane kontrate me departamentin e mbrojtjes dhe prodhojne artikuj pajisje per ushtrine.
    Mua me duket qe rasti i helmimeve,incidentit eshte kryer nga Cia,eshte planifikuar nga Cia,jane paguar ndonje grup sirianesh per te justifikuar hapjen e luftes.E kane bere vete amerikanet qe kane ndonje inat me presidentin sirian dhe kane gjetur menyren ti bejne puc,rrezojne nga pushteti dhe vendosin ne krye te shtetit ndonje sirian pro amerikan.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #328
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anėtarėsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Pėr: Situata ne Siri

    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Reagime shume te ngjashme deri identike te Saddam Husseint me keto te Assadit gjen sa te duash ne arkivat e mediave te ndryshme...
    Edhe Saddami, Gadafi, madje edhe Millosheviqi paralajmeronin rreziqe te ngjashme te zgjerimit te konfliktit ne lufte rajonale, te inkurajimit te terrorizmit dhe terroristeve islamik etj.
    Cilet reagime kercenuese te Assadit ? Une e lexova linkun qe sjelle ,intervju i Assadit dhene LE Figaro-s,qe e percjell Der Spiegel.Askund nuk ka kercenime,por vetem ate qe te shkrova me larte.
    Ne anen e Assadit nuk jane terroristet islamik,por kunder tij.Ai munde ti mobilizoj vetem linjen pro-shiite,e cila eshte politikisht e institucionalizuar ne Liban,Irak dhe vet Iranin.
    Por, ceshtja eshte se SHBA-te dhe Perendimi nuk nderhyjne dhe nuk do te nderhyjne per shkak te viktimave dhe per te miren e sirianeve, por per shkak se nuk guxojne te tolerojne perdorimin e armeve kimike dhe te ngjashme nga diktatura te tilla dhe aleatet qe qendrojne prapa tyre.
    Mire e the : SHBA nuk i intereson e mira e Sirianeve,por helmet kimike.
    Beje edhe nje hap para dhe do te shohesh qe SHBA i kryen punen Izraelit.Interes primar i Izraelit nuk eshte rrezimi i Assadit por asgjesimi i arsenalit kimik te Sirise.Kjo kryhet permes SHBA-se.
    Munde te inskenosh cfar te duash,per te nxjerr pretekstin per te sulmuar.
    Perndryshe, eshte e vetekuptueshme qe SHBA-te dhe aleatet jane te detyruar ti permendin viktimat per ta arsyetuar nderhyrjen.
    Deri sot ka mbi 100.000 te vdekur dhe miliona te shperngulur dhe askush s'ka nderhy. Edhe 100.000 apo 1 milion tjere nese do te vriteshin nuk do te nderhynte kush.
    As per se afermi nuk jane 100.000 viktima deri me sot !
    Shifrat jane te manipuluara nga opozita siriane qe qendron ne Londer dhe Paris.Per nje vleresim real te numrit te viktimave,duhet kaluar nje kohe e gjate per ti vertetuar.
    Ne nje lufte qytetare askush nuk ka kohe ti numeroje viktimat,shifrat jane te fryera nga mediat perendimore dhe anti Assadistet....Sipas vleresimeve objektive deri me tani kane humbur jeten diku afer 30.000 persona,shumica civil.

    - Perndryshe une nuk jam kunder SHBA-se,e perkrah cdo intervenim te Shba-se ne bote deri me tani.Por ne Siri jane duke gabuar.

  10. #329

    Pėr: Situata ne Siri

    Citim Postuar mė parė nga unreal Lexo Postimin
    Qyfyre,jane vrare qindra mijera vete para se te vriteshin me arme kimike 1000-2000 veta.Jane vrare sepse paleve te interesuara ne kete konflikt nuk u intereson numri i viktimave.Asadi momentalish eshte duke luftuar grupet extreme islamike qe furnizohen nga Arabia Saudike dhe dy-tri shtete tjera "aleat" te usa.Perse duhet luftuar extremistet ne Afganistan dhe njekohsisht duhet ndihmuar ne Siri.
    Kjo eshte politike vetevrasese.
    Nuk pyeta per politikat qe po ndiqen. Thjesht nje pyetje per armet kimike duke lene menjane lojtaret ne kete rast. Si mendon se duhet te zillen superfuqite kur perdoren arme kimike?

  11. #330
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anėtarėsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Pėr: Situata ne Siri

    Edhe perkunder kercenimeve te perendimit ndaj Sirise - ushtrija Siriane SAA vazhdon operacionet luftarake ne terren.
    Mirret qyetti strategjik Ariha


    Sipas informatave te fundit te cilet i vertetojne edhe burimet e opozites,Ushtrija Siriane e ... merr nen kontroll... qytetin Ariha i cili gjendet ne Veri te provinces Latakija.Behet fjale per nje qytet strategjik i cili gjindet ne rrugen qe shkon drejt qytetit Idlib dhe provinces se saj,i rrethuar nga kryengritesit.


    SAA ne Ariha.

    Burimi...PressTv ... Reuters

Faqja 33 prej 64 FillimFillim ... 23313233343543 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •