
Postuar mė parė nga
Antiproanti
Ne momentin kur reaksionet e regjimit te Sirise dhe aleateve jane te tilla cfare ishin dhe jane, nuk ka rendesi vendimtare se "kush kane qene autoret."...
Menyra e reagimit te Sirise (regjimit te Assadit) dhe Iranit e ben vetevetiu te pamundur terheqjen e SHBA-se nga sulmi dhe ndeshkimi i Assadit. Jane Assadi, Irani dhe aleatet qe kane provokuar dhe po provokojne reagimin e SHBA-ve. Edhe pse sipas shume gjasave duke bere edhe shpekulime te gabuara dhe testime te rrezikshme te vijave te kuqe amerikane.
Nje regjim qe eshte i interesuar ne paqe dhe ne shmangje te konfrontimit me nje superfuqi si SHBA-te nuk reagon ne kete menyre provokative sic ben Assadi, dhe as sic benin Saddami, Gadafi ose pjeserisht edhe Millosheviqi para tij. Ky regjim dhe te gjitha te permendurit, per probleme te brendshme etj., ballafaqimin me SHBA-ne e keqkalkulojne si nje mundesi per ta forcuar dhe mbajtur pushtetin e rrezikuar edhe me tutje, duke shpekuluar cofte ne instrumentalizimin e antiamerikanizmit e mases se popullit, ne zgjerimin e konfliktit dhe ndihmen e fuqive aleate apo edhe ne hezitimin e shteteve demokratike, perfshi edhe SHBA-te, per ti shkuar gjerave deri ne fund. Llogarite e tre te pareve dihet se nuk kane perfundur ne favor te tyre. Keshtu qe eshte veshtire te besohet se Assadi me sjellje dhe politike te tille do te kete nje fat shume me te mire. Pavaresisht faktit se deri tani ka mbijetur edhe fale nderhyrjes masive te fundamentalisteve dhe ekstremisteve islamik ne lufte.
Perndryshe, asnje ekspertize nuk eshte ne gjendje te vertetoje 100% se kush e ka perdorur gazin.
Ekspertet vetem do te thone se cfare gazi eshte perdorur, eventualisht ne cfare kohe, ne cfare vendi, cfare sasia, sai ishte numri i viktimave etj. Kur vjen ne pyetje autoresia dhe pergjegjesia, nevojiten hetime tjera, jo ekspertiza laboratorike.
Dhe ne fund te fundit, cdo shtet apo regjim eshte pergjegjes nese dikush perdore gazin qe eshte apo ishte nen kontrollin e tij. Shteti dhe regjimi pergjegjes kur nuk jane ne gjendje ti kontrollojne armet e tilla, ne parim nuk jane me as shtet as regjim legjitim, por shtete dhe regjim i deshtuar apo failed state. Ne keso rastesh nuk mund te flitet me as per sovranitet shteteror sipas te drejtes nderkombetare, keshtu qe pothuajse cdo nderhyrje e jashtme ne perputhje me konventa te caktuara do te ishte legjitime.
Krijoni Kontakt