
Postuar mė parė nga
Archon
Shkrimi i plote qe citon Respublica
Po Noli?
Nga Leart Kola
Ne si shqiptarė, karakterizohemi nga dy qendrime shpesh herė ekstreme nė raport me “tjetrin”.Nė raportet individuale njerėzore dhurojmė njė dashuri tė papėrmbajtshme,aq sa pėrherė e mė shumė po stabilizohet ideja qė tėrheqja mė e rėndėsishme turistike, nė vend tė plazheve e bukurive natyrore janė vetė njerėzit qė jetojnė kėsaj ane. Nė tė njejtėn kohė, ose mė mirė nė tė gjithė kohrat,shqiptarėt njihen gjithashtu dhe pėr reagime,agresive,tė pa-organizuara, spontane tė cilat jo rrallė kanė qenė nė raport tė zhdrejtė me momentin historik e mbi tė gjitha me krahun e duhur tė ndodhive politike.
Kjo u vu re edhe nė dy ndodhit e fundit. Rasti i Himarės dhe rasti i Pėrmetit. Raste kėto qė cilat po diskutohen pėrherė si paketė e nė fakt kėtu qėndron problemi qė dua tė analizoj.
Nė Himarė u shfaqėn dy aktivistė, fashistė tė Agimit tė Artė, tė cilėt bėnė publike njė deklaratė pėr marrjen e territorit fizik tė Himarės. Po e them qė nė krye tė herės, rasti ėshtė kryekėput banal. Dy individė qė i referohen njė kohe qė nuk ka ekzistuar kurrė e qė ata nuk kanė fuqinė ta bėjnė realitet. Aktivistėt erdhėn pėr tė bėrė njė aktivitet nė Shqipėri, por mė shumė se donin tė na merrnin Himarėn, tė veshur me pantallona tė shkurtra e gjeste karagjoze, ata donin tė rrisnin ndonjė votė nė vendin e tyre. Histeria kolektive, spontane, tipike shqiptare qė ngjau mė pas, ishte shėrbimi mė i mirė qė ju bė partisė fashiste greke, e cila si subjekt pėrfaqėson njė anomali post-krize nė shtetin fqinj. Qendrimet kaotike nė politikėn e jashtme, karakterizohen gjithmonė nga pėrgjithėsime dhe mungesė njohjeje, fenomene qė u panė dhe nė trajtimin e rastit nė fjalė. Sė pari nuk u bė diferenca qė nė Himarė pėr tė bėrė ato deklarata nuk erdhi i gjithė populli grek, sic u referua nga nacionalistėt, por aktivistė tė njė partie qė pėrfaqėsojnė njė pjesė tė vogėl tė grekėve nė parlament, nė po atė parlament ku qėndron dhe Syriza,njė forcė e majtė qė pėrfaqėson gjysmėn e popullit grek, e qė nė qendėr tė programit tė saj ka integrimin e emigrantėve. Duke pėrdorur kėtė lloj pėrgjegjėsimi, tė gjithė ata qė sot rrahin gjoksin si patriotė, janė duke i bėrė njė shėrbim tė jashtėzakonshėm Agimit tė Artė, me vėnien e tyre nė qendėr tė vėmendjes e gjithashtu me konfirmimin e njė teorie e cila nuk ėshtė fakt qė gjithė grekėt janė fashistė, e pėr pasojė atėherė ata detyrimisht duhet tė mbėshtesin partinė fashiste,a nuk ėshtė nė fakt kjo ajo qė po kėrkon vetė partia fashiste?
Por ēorditja totale qendron nė rastin e Pėrmetit. Akti i parė anti- patriotik, ishte lidhja e rastit tė Pėrmetit me “provokacionet e gushtit nė Himarė”. Deduksioni logjik kėtu bėhet dhe mė spektakolar dhe akoma mė anti-patriotik, duke propozuar qė Kisha ėshtė Ortodokse, kėta tė fundit janė grekė, pra kisha ėshtė greke e duhet ta marin shqiptarėt. Fan Noli i shkretė ėshtė duke u rrotulluar nė varr. Sot kisha Ortodokse shqiptare ėshtė e pavarur, ndoshta ekzistojnė klika tė ndryshme qė duan t’ia heqin kėtė pavarėsi, por mė shumė se keto, vetė ata qė nė dukje janė duke mbrojtur pavarsinė e kishės e sulmojnė, sepse e konsiderojnė tanimė greke?! Ky ėshtė njė hara-kiri politik qė mund ta bėnin vetėm nacionalistėt shqiptarė. Tė cilėt treguan dhe njė herė mosnjohje totale tė politikės, por mosnjohje totale dhe tė fesė, e cila qėndron mbi parimet e universalitetit e nuk ėshtė njė nocion territorial. Por keqardhja mė e madhe ėshtė qė nė vėnde tė tjera, debate mbi rėndėsinė e objekteve tė kultit apo kulturės, mbi rėndėsinė shoqėrore tė fesė apo kulturės, janė debate qė kanė shėnjuar momente emancipimi historike.
Pėrfshirja e qytetarėve nė debatin e kishės nė Pėrmet, duke e bėrė diskutimin sa mė demokratik, mbi rėndėsinė e njėrės apo tjetrės, trajtimi i kėsaj ēėshtje nga disa kėndvėshtrime, si ai filozofik, teologjik, sociologjik konstituojnė jo vetėm momente historike tė qasjes ndaj territorit, kulturės dhe ligjit, por dhe krijojnė njė atmosferė njohjeje e shmangieje tė kėtyre keqkuptimeve masive qė ekzistojnė sot nė shoqėrinė tonė. Por edhe kėsaj here njė gjė e tillė nuk ndodhi, njė tufė injorantėsh tė udhėhequr nga njė media amatoreske, arritėn tė na fusin tė gjithėve nė qorrsokake konceptuale,e humbje totale koordinatash. Histeria edhe njė herė mbizotėroj mbi llogjikėn.
Feja, Kombi dhe Kultura janė tema shumė tė rėndėsishme pėr tu lėnė nė dorė tė “djemve tė labėrisė” apo Irfanit tė News 24-ės. Janė shtyllat qė mbėshtetet shoqėria pėr tė qėndruar drejt e pėr tė parė larg. Pėr kėtė arsye ėshtė e rėndėsishme qė tė ketė njė pėrfshirje shumė mė tė madhe tė shtresave shoqėrore akademike, por sigurisht dhe politike, qė vendosin disa piketa nė kėtė debat, pėrndryshe kjo aleancė absurde mes Agimit tė Artė e nacionalistėve shqiptarė, do krijojė njė hegjemoni dhe njė stabilizim tė retorikės sė urrejtjes e cila do jetė shumė e vėshtirė pėr t’u luftuar nė tė ardhmen.
Krijoni Kontakt