Pėrmeti dhe Namazgjaja
147 tweet
Opinion e Hėnė, 26 Gusht, 2013 | 12:42 pm
AGIM BAĒI
Kryepeshkopi Janullatos duket se i dha njė drejtim tė pamenduar gjithė debatit mbi konfliktin e pronėsisė sė Kishės Ortodokse nė Pėrmet, teksa pėrmes njė fjalimi nė Youtube tentoi tė aludonte se ē’do kish ndodhur me myslimanėt shqiptarė po tė ishte flakur Kurani nga ana e ortodoksėve nė njė kamion! E gjitha kjo nėn njė skenografi ku grekėt, as zyrtarisht e as jozyrtarisht, nuk tentuan tė fshiheshin se po bėnin presion mbi njė ēėshtje qė moralisht, formalisht dhe ligjėrisht duhet zgjidhur kėtu dhe vetėm mes shqiptarėsh.
Natyrisht, nėse nė atė pronė ka pjesė dhe kisha dhe nė pėrdorim kėrkon ta marrė Bashkia e Pėrmetit, gjasat janė qė ky konflikt tė rregullohet, pasi tė gjithė kemi nevojė pėr objekte kulti. Dhe nė fakt nuk duhej tė ishte zgjatur kaq shumė, pasi tė dyja palėt kanė mundėsi qė tė investojnė aty ose diku tjetėr, ose pėr kishėn, ose pėr Pallatin e Kulturės, qė ky qytet t’i ketė tė dyja institucionet, fetare dhe kulturore.
Megjithatė, nuk duket ky shqetėsimi mė i madh, por ndėrhyrja e pastėr nga pala greke, me Ministrinė e Jashtme, me qėndrimet e policisė nė kufi dhe sė fundi me vizitėn e hapur tė konsullit grek nė Gjirokastėr, tė cilat tė gjitha sė bashku na sjellin njė pyetje shumė tė rėndėsishme: Janullatosi si i sheh ortodoksėt kėtu, shqiptarė apo grekė?
Natyrisht, grekėt ndoshta e mendojnė si tė drejtė kėtė ndėrhyrje, pasi kanė Janullatosin kryebari tė ortodoksėve nė Shqipėri, tė pranuar nga shteti shqiptar. E po tė shohim, Janullatosi nuk ėshtė aspak i shqetėsuar pėr shqiptarėt qė kthehen pa asnjė shkak nė kufi. Madje mė keq. Ai ka ndėr mend tė paraqesė pėrpara shqiptarėve njė alibi qė lidhet me atė qė mund tė ndodhte me myslimanėt, tė cilėt janė shumicė nė kėtė vend. Po pse duhet t’i shkonte ndėr mend se do tė hidhej Kurani nga ortodoksėt kur nė vite e vite asnjėherė nuk ka ndodhur njė gjė e tillė, e as e kundėrta? Fatkeqėsisht duket njė alibi qė nuk do t’i ecė me myslimanėt. Sė pari, sepse myslimanėt shqiptarė kanė treguar qetėsi nė debatin pėr institucionet e tyre edhe kur kanė mbetur sė fundi tė vetmit qė janė vėnė pėrballė protestės sė ambientalistėve, edhe pse nė pronėn e tyre. Mirėpo toleranca e myslimanėve edhe kėtė herė e mposhti frikėn e pakuptueshme qė kalon ndonjėherė mbi hijen e opinionit shqiptar mbi qėndrimet e myslimanėve, pasi kėta tė fundit, pėrveē tubimeve paqėsore dhe pėr tė kėrkuar paqe, nuk janė parė asnjėherė tjetėr nė rrugė.
Ndėrkohė, ajo qė duhet tė na ēudisė ėshtė fakti se si Janullatosi, kryebariu shpirtėror i ortodoksėve shqiptarė, nė kėto vite nuk ėshtė prononcuar as pėr injorimet e pėrsėritura mbi qytetarėt shqiptarė nga pala greke, e as mbi ligjin e luftės. Nuk e kemi dėgjuar kurrė kėtė njeri qė qėndron nė Shqipėri me pretendimin se i ka pėr zemėr shqiptarėt dhe, nga ana tjetėr, nuk pėrēon pėrkujdesjen e tij shpirtėrore pėr kėta njerėz te vendlindja e tij. Mos o Zot t’i shkonte mendja ndonjėherė pėr ēamėt e masakruar, pėr ēamėt qė tallen e injorohen pėr pronat e tė parėve, tė cilėt i gėzojnė ende grekėt.
Shkurt, Janullatosi me Pėrmetin e tregoi qartėsisht se pėr ēfarė mund t’i pėrdorė ortodoksėt shqiptarė. Pasi shkeli parimet e njė besimi qė nuk predikon forcėn, pasi pėrdori aludime qė rrezikojnė tė ngjallin pėrplasje fetare, si krahasimi me Kuranin, pasi nuk u shqetėsua aspak pėr shqiptarėt e injoruar dhe nėpėrkėmbur nga policėt e vendlindjes sė tij, ai nuk ka pse tė fshihet pas asnjė gjetheje, sepse ai tashmė ka treguar se shqiptarėt nuk u dhimbsen.
Ndėrkaq, reagimi i Kryeministrit nė detyrė, edhe pse i vonuar, duket i drejtė. Jo pėr t’u treguar grekėve forcėn, por dinjitetin. Jo pėr tė kėrkuar pėrplasje, por pėr t’i kėrkuar respekt. Pėrndryshe, ne kemi tė gjithė tė drejtėn tė dyshojmė se deklaratat e miqėsisė nga ana e grekėve kanė qenė gėnjeshtra.
Gjithashtu, ne si shoqėri kemi nevojė qė ortodoksėt shqiptarė tė ndihen dinjitozė, ashtu siē kanė qenė nė historinė e kėtij vendi, kur kanė kontribuar si qytetarė dhe atdhetashės, sepse ata janė pasues tė Nolit e shumė klerikėve tė tjerė qė kanė dhėnė shumė pėr kėtė vend.
http://www.panorama.com.al/2013/08/2...he-namazgjaja/
Krijoni Kontakt