Uriel, nga cili planet po shkruan, se nga planeti toke dhe nga Shqiperia nuk po shkruan?
1. Nuk do te beje keq qe te degjoje dhe mesoje hapat ligjore dhe historikun e ceshtjes qe nga fillimi, dhe te mos mjaftohesh vetem me trillimet e mashtrimet qe lexon ne mediat shqiptare, por te degjosh edhe ate qe KOASH ka per te deshmuar. Kryepeshkopi Anastas te dielen ne Kishe renditi te gjitha hapat ligjore qe KOASH ndoqi konform ligjeve te vendit, per te rimarre pronen e saj. Prona iu dha nga gjykata dhe vetem ne nje gjyq te trilluar me deshmitare te rekrutuar nga SHIK si ne kohen e Sigurimit te Shtetit, Gjykata Kushtetuese i hoqi pronesine Kishes. Pavaresisht nga padrejtesite e maskarallaqet e gjykatave shqiptare, e verteta historike eshte nje: godina e trualli i "shtepise se kultures" ne Permet ka qene dhe eshte prone e Kishes Orthodhokse. Pike. Nese gjykatat dhe ligjet e vendit nuk e vene ne vend kete padrejtesi te bere nga shteti shqiptar karshi Kishes, ky eshte nje turp per shtetin e jo per Kishen.
2. Permbarimin nuk e vene ne vend "police private" e vene ne vend njerezit e Bashkise te shoqeruar nga Policia e Shtetit.
3. Ai prifti qe ti ze ne goje, u godit me grushta e shkelma nga "policet private", vetem se shkoi ne Kishe, si cdo te diele, per te bere detyren e tij, te mbaje Liturgjine Hyjnore. Si guxon ai prifti te shkoje ne Kishe e te beje punen e Perendise? Si guxon ai qe te kete besim ne Zot e te mbroje Kishen qe eshte shtepia e Zotit? Grushtat, shkelmat, thikat drejtuar priftit e besimtareve, grushtat ndaj njerezve te ATSH dhe Top Channel qe po filmonin ngjarjen nga "policet private" nuk te bene shume pershtypje?
4. Shteti e ka per detyre te mbroje e garantoje lirite e interesat e qytetareve te tij, e jo ti dhunoje ato! Nuk jane besimtaret orthodhokse e qytetaret e atij vendi qe punojne per shtetin, eshte shteti qe e ka per detyre te punoje per ta. Eshte shteti ai qe ka per detyre te riktheje pronen tek i zoti duke vene drejtesine ne vend. Eshte shteti ai qe duhet te arrestoje, hetoje e gjykoje ata qe dhunojne me grushta e shkelma besimtaret paqedashes qe krimin e vetem qe bene ate dite ishte se shkuan ne Kishe te adhurojne Zotin. Dhe kur shteti nuk i jep zgjidhje ketyre problemeve por i mban pezull e ne vend numero per 20 vjet, cfare pret ti qe te bejne njerezit e thjeshte, ti thurrin lavde shtetit te tyre qe jo vetem qe nuk zgjidh asgje por i ben problemet akoma edhe me te veshtira? Te thashe me lart se ne cilin planet jeton, pasi ti e di shume mire se kush i dhunoi Kisha, kush i shtetezoi ato, kush vodhi pronen e ketyre komuniteteve fetare dhe kush ndaloi me ligj fene ne vend. Ishte po shteti komunist shqiptar! Nuk po flasim per shtetet e tjera, po flasim per ate shtet qe vrau, preu, helmoi, burgosi, internoi klerin e vendit dhe te gjithe besimtaret.
Si do te ndiheshe, nese me nje vendim gjykate neser, komshiu yt te merr apartamentin ne te cilen jeton, e te nxjerr ne rruge, duke vajitur rrotat e korrupsionit ne gjykatat me te korruptuara te Evropes? Besoj se do te ulje koken e do ta ngyshelloje veten: "Me duhet te respektoj ligjet dhe vendimet e gjykatave te vendit". Garantet e lirise dhe demokracise ne nje shoqeri, nuk eshte "shteti", nuk jane as "pushtetaret", jane qytetaret e lire te atij vendi, qe ngrihen e protestojne jo vetem me fjale, jo vetem me protesta paqesore, por marrin edhe armet e luftojne kunder tiranise se shtetit nese vjen puna deri aty. Jane njerezit e lire qe e bejne nje vend te lire e demokratik, nuk jane ligjet apo shteti, ato ligje e ai shtet vetem sa reflekton vullnetin e sovranit, qytetarit te lire. Dhe kjo eshte arsyeja qe neni i pare ne Kushtetuten Amerikane eshte neni i lirise se fjales, dhe neni i dyte eshte neni i milicise qe lejon krijimin e grupeve te armatosura dhe mbajtjen e armeve nga qytetaret e atij vendi.
Albo
Krijoni Kontakt