Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 52
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Qeveria në ikje shpërblen vetveten... Kthen Shtëpinë e Oficerëve në seli të sajë

    Edhe sikur te bie dakort me pikat qe keni parashtruar ju apo gazetaret e oborrit qeveritar ende mbeten disa pyetje:

    - perse u be gjithcka ne fshehtesi dhe tinezisht?
    - perse i akordohet ndertesa nje partie politike dhe nuk u ndoq procedura e percaktuar per privatizim?
    - perse te gjitha institucionet e perfshira ne kete grabitje veprojne kundra ligjit?
    - perse tani? kane pasur 8 vjet per ta marre ate godine duke mos hasur asnje lloj kundershtimi!

    Arsyeja e kesaj te fundit eshte sepse tani sheruan fondet me te cilat mund te abuzojne ndaj dhe marrin nje ndertese publike qe te nxjerrin leke duke ndertuar ke tjetra... Ashtu sic po bejne dhe me xhamine...

  2. #12
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800

    Për: Qeveria në ikje shpërblen vetveten... Kthen Shtëpinë e Oficerëve në seli të sajë

    Ore ta bej nje pyetje budallallekshe une. Pse duhet ti FALET nje seli nje partie cilado qofte ajo. Nqs selia e sotme e pd eshte te prone private ajo duhet ti kthehet pronarit. Se dyti, kjo shtepia e ushtrise (as nuk e di ku bie apo si duket dhe nuk me intereson) eshte prone e ushtrise pra prone shteterore dhe duhet ti mbese shtetit. Nuk mund te tjetersohet prona shteterore. Nqs ushtria nuk e do; qeveria mund tja kaloj nje ministrie tjeter gjtihmone ne funksion te shtetit apo mund ta shesi ate.

    PD apo secila parti kushdo qofte nqs do seli duhet ta bleje apo ta marri me qera ate. Nuk e kuptoj nga lind kjo ide ne shqiperi qe prona shteterore falet.

    PD-ja nuk ka kaq financa sa te bleje nje prone apo seli apo fundja te marre nje me qera?
    Moderator, e di vet ti...

  3. #13
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120

    Për: Qeveria në ikje shpërblen vetveten... Kthen Shtëpinë e Oficerëve në seli të sajë

    Citim Postuar më parë nga BOKE Lexo Postimin
    Per ata qe s'ja kane idene se c'eshte SHQUP-i

    Restoranti i SHQUP-it

    SAMI NEZA

    Nuk besoj se ka njeri në Shqipëri që konsideron seriozisht se SHQUP, ajo godinë e zymtë, por e bollshme buzë Lanës, përbën një simbol për Ushtrinë shqiptare, qoftë ky simbol kulturor e qoftë historik.
    Panorama
    Nese SHQUP eshte ne kete gjendje te zymte....atehere fajtor kryesor eshte qeverisja e PD ne keto 8 vite dhe pastaj me radhe te gjitha qeverite e tjera.

  4. #14

    Për: Qeveria në ikje shpërblen vetveten... Kthen Shtëpinë e Oficerëve në seli të sajë

    Ka ndonje rregull ne Shqiperi qe godinat qe nuk perdoren mund ti pervetesojne partite?

    Me qesharake jane arsyetimet ketu, sesa vete akti i marrjes se godines.

  5. #15
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Qeveria në ikje shpërblen vetveten... Kthen Shtëpinë e Oficerëve në seli të sajë

    A ka njeri te me thote se cfar vlere kishte ajo godine aty ? Ne nje objekt qe nuk kishte fuksion per asgje pse duhet te behet kaq e madhe sikur ka ndodhur ndonje gje e jashtezakonshme ? Une nuk e kuptoj pse shqetesoheni kaq shume per nje gje qe nuk i prish pune asnjeriut, as deme nuk krijon perkundrazi ne demokraci Opozita duhet te kete bazen e saj te sigurte. Do kishit te drejte nese kjo gje krjon deme ...

    Ju se keni hallin te ushtria e as te vendi , e keni hallin te PD-ja. Mos na beni si te indinjuar e te tmerruar , e kuptojme se sa shume e cmoni objektet ushtarake


    Me mire te behet zyre qendrore e Opozites sesa nje rrangalle e pavlere.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 17-08-2013 më 04:59
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  6. #16
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120

    Për: Qeveria në ikje shpërblen vetveten... Kthen Shtëpinë e Oficerëve në seli të sajë

    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    A ka njeri te me thote se cfar vlere kishte ajo godine aty ? Ne nje objekt qe nuk kishte fuksion per asgje pse duhet te behet kaq e madhe sikur ka ndodhur ndonje gje e jashtezakonshme ? Une nuk e kuptoj pse shqetesoheni kaq shume per nje gje qe nuk i prish pune asnjeriut, as deme nuk krijon perkundrazi ne demokraci Opozita duhet te kete bazen e saj te sigurte. Do kishit te drejte nese kjo gje krjon deme ...

    Ju se keni hallin te ushtria e as te vendi , e keni hallin te PD-ja. Mos na beni si te indinjuar e te tmerruar , e kuptojme se sa shume e cmoni objektet ushtarake


    Me mire te behet zyre qendrore e Opozites sesa nje rrangalle e pavlere.
    Kjo godine u la ne harrese nga qeveria e z.Berisha......drejtori i ketij objekti,njeri i aferm i Berishes, e trajtonte si prone private te tijen duke i nderruar komplet destinacionin dhe duke e kthyer ne lokal dasmash e ditelindjesh.......pra menyra se si u veprua ne fshehtesi nga PD dhe ndryshimi destinacionit te godines lene vend per dyshime te forta.
    Perfundimisht une jam kunder ndryshimit te destinacionit te godines.
    Ka shume ndertesa te tjera ku opozita mund te krijoje "bazen e saj te sigurte"

  7. #17
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559

    Për: Qeveria në ikje shpërblen vetveten... Kthen Shtëpinë e Oficerëve në seli të sajë

    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    A ka njeri te me thote se cfar vlere kishte ajo godine aty ? Ne nje objekt qe nuk kishte fuksion per asgje pse duhet te behet kaq e madhe sikur ka ndodhur ndonje gje e jashtezakonshme ? Une nuk e kuptoj pse shqetesoheni kaq shume per nje gje qe nuk i prish pune asnjeriut, as deme nuk krijon perkundrazi ne demokraci Opozita duhet te kete bazen e saj te sigurte. Do kishit te drejte nese kjo gje krjon deme ...

    Shqetësohemi sepse, kalimi i godinës në pronësi të PD-së po bëhet në mënyrë të jashtëligjshme!!! Nuk të duket arsye e mjaftueshme për tu shqetësuar?
    Elegance is an attitude.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e kriskulli
    Anëtarësuar
    16-08-2013
    Vendndodhja
    Europë
    Postime
    62

    Për: Qeveria në ikje shpërblen vetveten... Kthen Shtëpinë e Oficerëve në seli të sajë

    Kjo godinë deri më sot ka qenë pothuajse e braktisur dhe kishte vetem një vlerë simbolike për nostalgjikët e diktaturës komuniste. Sot i gjendet një funksion i ri, më se optimal... dhe kush reagon? Ish ushtarakët, dmth ata që janë sot në pension... këta që na "mbrojtën" duke na bunkerizuar Shqipërinë për shkak të manive të diktatorit psikopat Enver Hoxha.

    Gjithsesi për të mos e zgjatur shumë po vendos një shkrim që i jep një vështrim tjetër kësaj çështjeje:

    SHQUP, SHTËPIA E USHTRISË POPULLORE APO SHTËPIA E LIRISË? - Alfred Lela

    Në fillim duhet t‘i hedhim një sy akronimit. Ç’do me thënë SHQUP? Do të thotë, Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore, e kjo nga ana e vet është njëfarë celule, le të themi rekreative, e krijuar në kohë të komunizmit për aktivitetet sociale e kulturore të oficerëve të forcave të armatosura.

    Për ata që e kanë të vështirë të piketojnë SHQUP-in në hartën urbane të Tiranës, (për shkak të mungesës së shenjave apo aktiviteteve publike që e bëjnë të zëshëm këtë institucion), ai ndodhet në të djathtë të urës së rrugës së Elbasanit (kur zbret nga Brryli) pak pa shkuar te BKT dhe Kisha Katolike. Nuk ka ndonjë tregues të tij përveç kulprës përherë të gjelbër që shtrihet mbi rrethim: pas këtij gardhi mund të ndodhej gjithçka, por ja që qëllon të jetë ajo që disa, këto ditë e kanë quajtur njëfarë ‘supernove artistike të ushtrisë shqiptare’. Rrethimi me mure e kulpër, ky të jetuar ‘si në rrethim’ duhet të jetë bartur si psikologji nga koha që kjo ngrehinë dhe fryma e saj mëshiron: komunizmi. Shkurt, qyteti nuk ka akses te kjo ndërtesë e ky institucion dhe as institucioni nuk ka akses dhe lidhje me qytetin.

    Por, një vendim i qeverisë për shndërrimin e SHQUP në seli të Partisë Demokratike ka ngritur peshë dy segmente: eksponentë të Partisë Socialiste dhe ish-ushtarakët. Të dy grupet i lidh me godinën dhe historinë e saj një fill nostalgjik, dhe kjo ndoshta ua përligj zulmën e deklaratave dhe protestave, por jo aq sa të bien në grotesk. Të bëhen qesharakë, me fjalë të tjera.

    Është e trashë dhe e pavend përpjekja për të krijuar një lidhje mes trashëgimisë së ‘ushtrisë popullore shqiptare’ me ‘Shqipërinë vend anëtar të NATO-s’. Dy gjëra krejt të kundërta. Ato portrete të thinjura ish-ushtarakësh aktualë kanë qenë dikur profile idhnake oficerësh thatimë, retorikës anti-NATO të të cilëve sot mund t’i gjendet shoqja në Kubë, Korenë e Veriut apo Iran.

    Trashëgiminë e asaj që quhej ‘ushtria popullore’ e dinë të gjithë: bunkerizim i vendit, heqje e gradave të ushtarakut; vrasjet në kufi; retorikë idiote anti-amerikane. SHQUP është në fakt një nga outpostet e fundit të kujtimit të kësaj trashëgimie dhe ndoshta bash për këtë ish-ushtarakët e duan aty dhe të pacenuar: si shenjë të një kohe që kthim mund të mos ketë, por simbolikën dhe nostalgji prodhon ende.

    Përkundër kësaj qëndron një propozim dhe një fakt postmodern: të shndërruarit e SHQUP në seli të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Këmbimi i Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë Popullore me shtëpinë e lirisë. Simbolikisht zgjidhja është e gjetur. Sidomos për atë se Partia Demokratike ka qenë forca e parë politike që ka kërkuar me gjenuinitet anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, një lëvizje e pritur ftohtë nga Partia Socialiste, dhe sigurisht nga ata që sot janë nën statusin e ish- ushtarakut.

    Por, edhe fizikisht godina do t’i hapej qytetit; do rrëzoheshin gardhiqet bashkë me kulprën, dhe një ndër rrugët kryesore të Tiranës do të pajosej me bardh-e-blunë e selisë së demokratëve. Qyteti do të bëhej me një ‘zemër’ të re dhe në oborrin e SHQUP-it të vjetër do të plazmohej jeta opozitare e pakicës parlamentare dhe alternativës së saj politike.

    SHQUP, as si simbolikë, as si arkitekturë, as si estetikë nuk i thotë gjë Tiranës apo banorëve të saj. Segmenteve nostalgjike të ‘ushtrisë popullore’, apo atyre që duan ta përdorin për kapital politik, patjetër. Por zgjedhja është aty, e thjeshtë dhe postmoderne: Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë Popullore apo shtëpinë e lirisë?
    Ndryshuar për herë të fundit nga kriskulli : 17-08-2013 më 18:45 Arsyeja: vendosje linku

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Qeveria në ikje shpërblen vetveten... Kthen Shtëpinë e Oficerëve në seli të sajë

    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    A ka njeri te me thote se cfar vlere kishte ajo godine aty ? Ne nje objekt qe nuk kishte fuksion per asgje pse duhet te behet kaq e madhe sikur ka ndodhur ndonje gje e jashtezakonshme ? Une nuk e kuptoj pse shqetesoheni kaq shume per nje gje qe nuk i prish pune asnjeriut, as deme nuk krijon perkundrazi ne demokraci Opozita duhet te kete bazen e saj te sigurte. Do kishit te drejte nese kjo gje krjon deme ...

    Ju se keni hallin te ushtria e as te vendi , e keni hallin te PD-ja. Mos na beni si te indinjuar e te tmerruar , e kuptojme se sa shume e cmoni objektet ushtarake


    Me mire te behet zyre qendrore e Opozites sesa nje rrangalle e pavlere.
    Citim Postuar më parë nga kriskulli Lexo Postimin
    Kjo godinë deri më sot ka qenë pothuajse e braktisur dhe kishte vetem një vlerë simbolike për nostalgjikët e diktaturës komuniste. Sot i gjendet një funksion i ri, më se optimal... dhe kush reagon? Ish ushtarakët, dmth ata që janë sot në pension... këta që na "mbrojtën" duke na bunkerizuar Shqipërinë për shkak të manive të diktatorit psikopat Enver Hoxha.

    Gjithsesi për të mos e zgjatur shumë po vendos një shkrim që i jep një vështrim tjetër kësaj çështjeje:
    Te nderuar qytetare. Ka nje procedure te qarte te dokumentuat dhe te firmosur nga vete xhaxhi Sali ne dhjetor te 2008 per privatizimin e aseteve dhe objekteve shteterore.

    Dicka e tille behet ne menyre publike me ane te nje ankandi. Nuk ka se si nje qeveri ti akordoje jashte cdo norme apo ligji vetevetes nje prone shteterore pavaresisht se cfare funksioni (apo mosfunksioni) kjo prone mund te kete. Nje gje te tille e bente vetem PPSH, e cila i ktheu te gjitha pronat private ne shteterore, dhe si ndjekes i zellshem i Enverit edhe Berisha ben te njejten gje. Per me teper, funksionari i cili eshte pergjgjes per kete prone shteterore e ka kundershtuar kthimin e saj ne selu partie.

    Pse nuk i jepet seli PDIU, PR etj?

    A nuk ju duket juve jo normale qe nje parti politike te harxhoje qindra miliona leke apo euro (te mos llogaritim vjedhjet e pafundme) per fushate, dhe nga ana tjeter ti fale vetes ambjente shteterore nderkohe qe disa familje re u noxren nga vendbanimet e tyre ne mes te rruges?

    Me c'te drejte e bejne kete?

    A do te ishte normale per ju qe qeveria e ardhshme ti akordoje PS dhe LSI godinat e ministrive dhe kryeministrise?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xinxerfilli : 17-08-2013 më 20:06

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria në ikje shpërblen vetveten... Kthen Shtëpinë e Oficerëve në seli të sajë

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Edhe sikur te bie dakort me pikat qe keni parashtruar ju apo gazetaret e oborrit qeveritar ende mbeten disa pyetje:

    - perse u be gjithcka ne fshehtesi dhe tinezisht?
    - perse i akordohet ndertesa nje partie politike dhe nuk u ndoq procedura e percaktuar per privatizim?
    - perse te gjitha institucionet e perfshira ne kete grabitje veprojne kundra ligjit?
    - perse tani? kane pasur 8 vjet per ta marre ate godine duke mos hasur asnje lloj kundershtimi!

    Arsyeja e kesaj te fundit eshte sepse tani sheruan fondet me te cilat mund te abuzojne ndaj dhe marrin nje ndertese publike qe te nxjerrin leke duke ndertuar ke tjetra... Ashtu sic po bejne dhe me xhamine...
    Shtypi shqiptar ka me shume se 1 jave qe shkruan per kete vendim te qeverise dhe asgje nuk eshte bere "ne fshehtesi". Fakti qe PD po zhvendos seline e saj per ti kthyer godinen aktuale pronareve te ligjshem eshte akt i lavderueshem e jo denueshem. Kuptohet, e lavderojne vetem ata qe kane respekt per pronen private dhe ligjin. Jo femijet e kooperativisteve dhe kolektivizuesve te kohes se xhaxhit Enver.

    Kur majmuni i cirkut te behet kryeminister, le te nxjerri nje vendim te ri te qeverise qe e nxjerr opoziten ne rruge. Ose me mire akoma, e kthen vendin ne monizem, pa opozite fare. Ishim rehat ne kohen e xhaxhit Enver, benim sic na mesonte xhaxhi dhe Partia, nuk kishim perse e vinim trurin ne pune fare, apo jo?

    Shqetësohemi sepse, kalimi i godinës në pronësi të PD-së po bëhet në mënyrë të jashtëligjshme!!! Nuk të duket arsye e mjaftueshme për tu shqetësuar?
    A ma shpjegon edhe mua se perse ky akt eshte i "jashteligjshem" sic e quan ti? Kryeministri i vendit nuk i mori pronen nje personi privat dhe e beri godine te PD. Kryeministri i vendit mori nje vendim qe kalon nje godine qe eshte prone e shtetit shqiptar, ne funksion te PD-se, partise me te madhe te opozites ne vend. Nje vendim i tille ka marre edhe qeveria e socialisteve per seline qe ata kane sot ne perdorim vite me pare. Dhe keto nuk jane "prona te PD", keto jane vendime qe vendosin nje godine qe eshte prone e shtetit ne perdorim te nje partie politike. Pronari vazhdon te ngelet shteti edhe pasi PD te hyje ne ate godine e ta perdori ate godine per nevojat e saja.

    Une do te preferoja qe te gjitha partite politike shqiptare te mos merrnin godina me vendime qeverie, por ti blinin ato prona ne tregun privat me fondet e Partise dhe anetareve te saj. Por Shqiperia nuk e ka arritur akoma ate faze pasi ne Shqiperi problemi i prones akoma nuk ka gjetur zgjidhje.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-08-2013 më 22:57

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •