
Postuar më parë nga
Albo
Gjithe trojet, godinat e ndermarrjet qe jane nen administrimin e Ushtrise, Policise, KESH, hidrocentralet, etj, jane te gjitha nen administrimin e qeverise shqiptare. Qeveria shqiptare eshte administruesja e ketyre pronave dhe me vendimet e saja ligjore, ajo ia kalon keto prona me te drejte perdorimi entiteteve te tjera shteterore te administrates. Asnje nga keto entitete administrative shteterore apo ministri nuk i ka keto godina e toka ne "pronesi" te saj. Ato kane vetem te perdorin keto prona e godina per nevojat e veta, per aq kohe sa ai ligj qe qeveria ka leshuar eshte ne fuqi. Eshte ne doren e qeverise qe te marri vendime per te shitur e privatizuar keto prona, per ti kaluar nga nje ministri ne tjetren, nga nje ndermarrje publike ne tjetren, dhe keto jane vendime rutine.
Kjo ishte e vertete nen komunizem, kjo eshte e vertete ne demokraci, kjo do te jete e vertete ne cdo kohe per aq kohe sa Shqiperia ka nje shtet. Oficeret e ushtaraket nuk i kane keto "prona te tyre", i kane vetem ne perdorim me ligjin qe qeveria leshon.
Albo
Krijoni Kontakt