Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 127
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    Mbi 70 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar gjatë protestave masive të së premtës në Egjipt, ku në rrugët e qyteteve të ndryshme dolën qindra mijëra qytetarë në protestat rivale që thirrën ushtria dhe Vëllazëria Myslimane.
    Siç lajmërojnë mediet ndërkombëtare, të cilat citojnë ekipe mjekësore, numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh, pasi spitalet gjithandej vendit janë të stërmbushur me pacientë të plagosur nga protesta që mund të jetë më e dhunshmja që nga rrëzimi i presidentit të zgjedhur Mohamed Morsi më 3 korrik.
    Vëllazëria Myslimane ka lajmëruar se nuk do të tërheq “protestat paqësore” edhe pse qindra lajmërohen të jenë të plagosur nga përplasja e demonstrantëve me forcat ushtarake, gjatë të premtës mbrëma dhe të shtunën në mëngjes.
    Ushtria dhe policia thuhet se ka shtënë me plumba gome dhe gazë lotsjellës për të shpërndarë protestuesit pro-Morsi në paralagjen e Kajros Nasr City.
    Demonstratat më të mëdha kundër Morsit ishin organizuar në sheshin Tahrir të Kajros, dhe Aleksandri.
    Ende nuk dihen shifrat e sakta të viktimave, kurse televizioni arab Al-Jazeera lajmëron se të paktën 120 veta janë vrarë nga të dyja kampet, pro dhe kundër Morsit.
    Ende mbetet e paqartë se kush ka shtënë në protestuesit, dhe nuk dihet se kush i nxiti palët që të shtënë me armë zjarri
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    he mo se nuk u be nami se u vrane 70 veta ne nje popullsi prej 80 milionesh

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    Lajmet e fundit tregojne per me se njeqind te vrare.Keto te dhena tregojne(per njerezit qe shohin)se aty ku ka islam nuk ka paqe.

  4. #4
    Prof. Dr. Kristal fare!
    Anëtarësuar
    18-09-2012
    Vendndodhja
    Aziatik prej Hallit!
    Postime
    329

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    Citim Postuar më parë nga dielli1 Lexo Postimin
    Lajmet e fundit tregojne per me se njeqind te vrare.Keto te dhena tregojne(per njerezit qe shohin)se aty ku ka islam nuk ka paqe.
    Mos kur mbaroi paq-ja!? Mire e plendesit mbaroji po a ka paqe komesh!?

    Jemi ene n'muj Ramazoni....!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    Kardavi-ushtarëve egjiptian: refuzoni urdhërat për vrasje

    Jusuf Kardavi, kryetar i Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Musliman, i ka bërë thirrje ushtarëve egjiptian të refuzojnë urdhërat për të vrarë protestuesit paqësor.

    “U bëj thirrje oficerëve dhe ushtarëve egjiptian të refuzojnë urdhërat për të vrarë demonstruesit,” tha Kardavi në një fjalim për popullin egjiptian transmetuar live në kanalin Al Jazeera.

    Kardavi vuri në pikëpyetje qëllimin e al-Sisit për të kthyer Egjiptasit kundër njëri tjetrit.

    “Pse ne jemi përshkruar si terroristë?” pyeti ai.

    “Populli egjiptian ka refuzuar largimin e presidentit të zgjedhur, dhe pezullimin e kushtetutës,” shtoi ai.

    Ushtria tha të enjten se thirrja e al-Sisit nuk i ishte drejtuar në ndonjë partie politike apo grupi.

    “Nuk kishte asnjë kërcënim të partive të veçanta politike. Kjo është një nismë kombëtare për t’u përballur me dhunën dhe terrorizmin, i cili kërcënon revolucionin e popullit egjiptian dhe sigurinë”, deklaroi një zëdhënës i ushtrisë.

    Por në mbarë vendin, thirrja e Sisit është parë si thirrje për dhunë, e cila mund të nxisë atë që egjiptianët frikësohen – lufta civile. /mesazhi/
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  6. #6
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    2:11. E kur atyre u thuhet: "Mos e prishni rendin në tokë"! Ata thonë: "Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!"
    |-Burgoset Presidenti i zgjedhur me vote te lire ne Egjipte(!) ishte i pari.
    |-Mbyllen kanalet tevelizive te muslimaneve
    |-Mbyllen Xhamia
    |-Mbyten Protestuesit musliman

    Dhe Bota hesht.... Ndersa ne Turqie per 40 vete qe u rrahen ne protesta na kan thy b*then tan diten ne lajme vetem ata duke i pa...


    Ahh sa mundoheni te i beni te keqinje muslimanet....

    20:135. Thuaj: "Secili është duke pritur, pra pritni edhe ju, se së shpejti do ta kuptoni se kush ishin ithtarët e rrugës së drejtë dhe e gjeti të vërtetën".
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    Citim Postuar më parë nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Kardavi-ushtarëve egjiptian: refuzoni urdhërat për vrasje

    ...

    Pse ne jemi përshkruar si terroristë?” pyeti ai.

    ...
    Sepse jeni.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    Citim Postuar më parë nga dielli1 Lexo Postimin
    Lajmet e fundit tregojne per me se njeqind te vrare.Keto te dhena tregojne(per njerezit qe shohin)se aty ku ka islam nuk ka paqe.
    Paqe nuk ka te zemra e cdo njeriu qe e mohon Zotin e vete ! Jam i sigurt se edhe ty po te mungon kjo paqe ! Keshtu te pakten mbas te shkrimeve po e shofim kete fakte .Thone ai qe ofendon te tjeret eshte vete ofendues dhe i poshteruar , per ate merr guximin te ofendoj te tjeret ! A eshte keshtu dielli1 ?

    Lajmet e fundit i nderuar tregojn se ne keto vitet e fundit popujt arab jane vetedijesuar per ti kundershtuar diktatoret dhe anti-muslimanet te cilet kane udhehequr me vendet e tyre . Kjo eshte shenje e mire , edhe pse derdhet shume gjake , dhe kerkohet sakrific e madhe nga keta popuj . Me mire sot te vdes dikush per nje liri te femijes se vete per neser , sesa femijet e atij vendi te jetojn gjithemone nen diktatur e dhune ! Edhe ne kemi derdhur gjak per lirin tone ne Kosove , se mos te ishte keshtu edhe sot do te jetojshim nen regjegjimin diktatorial te serrbit . Se besoj se luften tone ndaj dikatorit Milloshevic e ke kundershtuar dhe je kane i pajtuar me regjimet e Millosheviqit ndaj vednit tone !
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Sepse jeni.
    Kush eshte terrorist ?!
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    ..ne egjipt,pasi kishin rene tekbire,
    nen emrine allahut,ne mes ta ramazanit
    njeqind veta nga jeta i kishin fshire
    i ben kurban per hater t'shejtanit.

    ..edhe dje ne irak,pasi bane tekbir
    i ban njerezit sakat
    se vetem qashtu sipas tyre eshte mire
    qeky asht islam hatikat....

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •