Berisha mesazh kryetarėve nė rrethe: Asnjė tė mos abuzojė me procesin
TIRANĖ Kur po bėhet java qė prej vendimit zyrtar tė kryesisė sė PD pėr shpalljen e dy kandidatėve Lulėzim Basha dhe Sokol Olldashi pėr drejtimin e partisė, kryeministri Sali Berisha u ka dėrguar njė mesazh tė dytė krerėve, sekretarėve tė PD sė rretheve dhe grupseksioneve tė Tiranės. Fillimisht, Berisha thekson nė mesazhin e tij se ecuria e fushatės nga tė dy kandidatėt ėshtė e kėnaqshme. Mė pas, ai evidenton edhe arsyen e mesazhit tė pėrbashkėt dėrguar dje nė mesditė. “Gara pėr liderin e ri tė PD-sė nė tėrėsi po ecėn shumė mirė dhe pėr kėtė keni urimet e mia mė tė mira. Por gjatė ditėve tė fundit, nga informacione tė sigurta nga baza janė identifikuar disa raste zyrtarėsh tė administratės dhe ndonjė partiak qė nė kundėrshtim tė hapur me udhėzimin tim kanė: 1- bėrė fushatė tė hapur pėr kandidatin e preferuar; 2- ka pasur ndonjė rast qė nė sharlatanizėm tė plotė kanė folur pa asnjė autorizim nė emėr edhe tė drejtuesve tė tjerė kryesorė tė PD-sė. Ndaj tyre janė marrė tė gjitha vendimet qė meritojnė. Ju kėrkoj qė tė mos lejoni asnjė njeri tė abuzojė me procesin tonė transparent. Pėrgjegjėsinė, tė drejtėn dhe besimin e plotė pėr organizimin e procesit nė territorin e degės/grupseksionit tuaj e keni vetėm ju! Pėrshėndetje, Kryetari nė detyrė i PD-sė, Sali Berisha” – shkruan Berisha. Njė mesazh ky qė iu adresohet me sa duket tė gjithė atyre qė lobojnė pėr secilin prej dy kandidatėve. Vetėm pak ditė mė parė Berisha u shpėrndau partiakėve sa mė sipėr, njė mesazh qė nė pėrmbajtje tė tij ishte krejtėsisht i pėrgjithshėm e ku evidentoheshin mesazhet qė ai kishte pėrcjellė nė fjalėn publike tė mbajtur gjatė kryesisė sė PD-sė. Nė mesazhin e parė, Berisha specifikonte se nuk mbėshteste asnjė kandidat dhe se cilido zyrtar qė mbėshteste njėrin apo tjetrin kandidat duhet tė jepte dorėheqjen. Me kalimin e ditėve dhe angazhimin e strukturave nė bazė pėr zgjedhjen e kryetarit tė ri, loja me sa duket ėshtė nxehur jo pak, ēka ka detyruar Berishėn tė pėrcjellė njė mesazh tė dytė. Qė prej dorėheqjes sė tij nga posti i kryetarit, Berisha ėshtė shprehur se ai do tė drejtojė timonin e fushatės brenda partisė, duke u pėrpjekur nė dukje qė tė mos pėrcjellė mbėshtetje pėr asnjė prej kandidatėve.
MAPO
Krijoni Kontakt