Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    SMS erotike dhe kërcënuese gazetares, dy vite burg 56-vjeçarit. Rrëfimi i vajzës: Si

    SMS erotike dhe kërcënuese gazetares, dy vite burg 56-vjeçarit. Rrëfimi i vajzës: Si më përndiqte

    136 tweet
    Flash, Kronike, Lajmi i Fundit e Premte, 12 Korrik, 2013 | 09:16 am

    Denada Dajlani / Olger Zylfi
    Një 56-vjeçar i divorcuar, baba i dy fëmijëve, u arrestua dje nga Policia e Tiranës, pasi rezultonte person në kërkim, i dënuar me 2 vjet burg për përndjekjen e një gazetareje. Sipas Policisë, i arrestuari është Olger Zylfi, nga Elbasani dhe banues përkohësisht në kryeqytet, ku jetonte në një banesë me qira. Arrestimi i tij u bë nga shërbimet e Komisariatit Nr.1, ku edhe mbahet në paraburgim, derisa t’i komunikohet vendimi i gjykatës. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se Zylfi akuzohet për përndjekjen dhe kanosjen e gazetares 26- vjeçare, Denada Dajlani, në vitin 2012.

    Vendimi i formës së prerë i Gjykatës së Tiranës, që e dënon me 2 vjet burg, është marrë në mars të këtij viti. Sipas vendimit të Gjykatës, më 12 shtator të vitit 2012, Prokuroria e Tiranës mbi bazën e kallëzimit të bërë nga gazetarja Dajlani ka regjistruar procedimin penal për veprën “përndjekje”, në ngarkim të shtetasit Olger Zylfi. “Shtetasja Denada Dajlani është e punësuar në kompaninë ‘Top Media’ dhe drejton një emision në radion ‘Top Albania’, duke vënë në dispozicion të dëgjuesve dhe numrin e telefonit.

    Pikërisht në këtë numër është marrë vazhdimisht në telefon nga numri 066 21 10 210, i cili i përkiste shtetasit Olger Zylfi”, thuhet në vendimin e Gjykatës. Zylfi me anë të këtij numri telefoni vazhdimisht i ka dërguar Dajlanit mesazhe ngacmuese dhe, përveç mesazheve, ka shkuar disa herë te zyrat e kompanisë ku ajo punon, duke kërkuar me këmbëngulje që ajo të dilte ta takonte. Veprimet shqetësuese dhe që përbëjnë vepër penale të Olger Zylfit, i ka sqaruar në deklarimin e saj në Polici vetë gazetarja e dëmtuar.
    (Lajmin e plote nga Etleva Delia dhe deshmine e gazetares e lexoni sot ne Panorama)
    136 tweet

    Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

    Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU
    7 Komente per “SMS erotike dhe kërcënuese gazetares, dy vite burg 56-vjeçarit. Rrëfimi i vajzës: Si më përndiqte”

    Ujku london
    12 Korrik, 2013 - 09:47

    Ordiner,vetem per femra nuk vuan sot,shko shif femijet o barbon,leri gocat e reja,pak burg I paskan dhene ?
    Përgjigjjuni
    BEBI
    12 Korrik, 2013 - 12:50

    shum pak burg
    Përgjigjjuni
    Bobi
    12 Korrik, 2013 - 16:01

    Po kjo gazetarja nuk mund t’ia bllokonte numrin?
    Përgjigjjuni
    tea
    12 Korrik, 2013 - 19:09

    qyqaaaaaaaaaaaa Geriiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii :P ueeee po pz ky eshte i cmend mo. me fal po si ka mundesi i kerkuar nderkohe qe bridhte i lire neper elbasan? :P hahahahah Geriiii :P
    Përgjigjjuni
    ola
    12 Korrik, 2013 - 19:57

    hahhaha teuta ti je vlla? hahaha
    Përgjigjjuni
    beni
    12 Korrik, 2013 - 20:02

    Po mire moj zonja gazetare po sikur ky zoteria te kishte ndonje biznes te fuqishem a do ta denancoje ?????????
    Përgjigjjuni
    eri
    13 Korrik, 2013 - 12:55

    JO I NDERUAR ZOTERI SDO TA DENONCONTE PO DO E RRIPTE DERISA TE MOS KISH ME PER TE MARRE E PASTAJ PO.
    Me para apo pa para po rrjedhin pleqte nga trute e kokes.

    http://www.panorama.com.al/2013/07/1...-me-perndiqte/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: SMS erotike dhe kërcënuese gazetares, dy vite burg 56-vjeçarit. Rrëfimi i vajzës

    I dënuari për ngacmimin e gazetares u braktis nga e shoqja dhe 2 djemtë
    0 tweet
    Flash, Kronike, Lajmi i Fundit e Shtunë, 13 Korrik, 2013 | 10:32 am

    Denada Dajlani / Olger Zylfi
    Olger Zylfi, 56-vjeçari që u arrestua dy ditë më parë pasi ishte dënuar me 2 vjet burg për kërcënimin e përndjekjen e gazetares Denada Dajlani, prej 7 vitesh jetonte i vetëm, i braktisur nga të gjithë të afërmit. Edhe pse nuk kishte qenë i dënuar më parë për ndonjë vepër penale, vazhdimisht ishte dyshuar si person që ngacmonte femra shumë më të reja në moshë se ai. Madje edhe divorci i kërkuar nga ishbashkëshortja e tij, Xhilberta Bylyku, 50 vjeçe, bazohej me dyshimet e saj se i shoqi e tradhtonte. Pas divorcit, dy djemtë e Zylfit, Sigfridi dhe Françesko, kishin preferuar të jetonin me të ëmën, madje kishin shkëputur të gjitha kontaktet me të. Djali i madh i tij, Sigfridi, 25 vjeç, ka përfunduar studimet për Inxhinieri Elektrike në Itali dhe aktualisht jeton dhe punon në Bergamo bashkë me të vëllain, i cili po ashtu vazhdon studimet atje. Ndërsa edhe ishbashkëshortja e tij prej dy vitesh është larguar nga Elbasani, ku kishte jetuar më parë me të shoqin dhe fëmijët, dhe aktualisht ndodhet në Itali. I braktisur nga të gjithë të afërmit, të cilët nuk e donin më afër që pasi mësuan akuzat zyrtare ndaj tij, më pas edhe vendimin e dhënë në mungesë nga Gjykata e Tiranës, Olger Zylfi tashmë jetonte i vetëm. Vetëm me 8 klasë shkollë dhe i konsideruar si person me luhatje të vazhdueshme humori, qëndronte i fshehur nga drejtësia në një banesë me qira në kryeqytet dhe kryesisht jetonte me paratë që u kërkonte borxh fqinjëve. Arrestimi i tij u bë të enjten nga shërbimet e Komisariatit Nr. 1, ku edhe mbahet në paraburgim derisa t’i komunikohet vendimi i gjykatës. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se Zylfi akuzohet për përndjekjen dhe kanosjen e gazetares 26-vjeçare Denada Dajlani në vitin 2012. Ndërsa vendimi i formës së prerë i Gjykatës së Tiranës, që e dënon me 2 vjet burg, është marrë në mars të këtij viti. Sipas vendimit të gjykatës, më 12 shtator të vitit 2012, Prokuroria e Tiranës, mbi bazën e kallëzimit të bërë nga gazetarja Dajlani, ka regjistruar procedimin penal për veprën “Përndjekje”, në ngarkim të shtetasit Olger Zylfi. Përveç shqetësimeve me telefonata dhe mesazhe, Zylfi e kishte kërcënuar Dajlanin se do ta vriste, pasi kishte një pistoletë me silenciator.
    0 tweet

    Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

    Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU
    5 Komente per “I dënuari për ngacmimin e gazetares u braktis nga e shoqja dhe 2 djemtë”

    teuta
    13 Korrik, 2013 - 10:53

    un e njoh Gerin dhe me sa di un ai nuk jetonte ne tirane por ne Elbasan. ne fakt atij i ishte fiksuar se e kishte te dashur Denaden. dhe mbushte tel vetem per ti derguar sms asaj gjate kohes ne transmetim ne TAR.
    Përgjigjjuni
    Shkupi
    13 Korrik, 2013 - 12:53

    Shihni se cfar emrash kane femijet e tij dhe pastaj te tjerat vijne vete.Siegfrid dhe Francesko emra qe meren nga filmat.Tip i semure fare.Ne shqiperi ka shume si ky.
    Përgjigjjuni
    vlora
    13 Korrik, 2013 - 14:16

    Po ndoshta njeriu ka nevoje per nje terapi …Mire gruaja ,por femijet ??? femijet asnje gje nuk do ti shpetoj ,,nga “maskaralleku” i babait …E zeza eshte shkruajtur mbi te bardhe …Kudo qe te ven kan emrin etij mbi shpine .Ndoshta do te ishte me mire qe ta mbeshtesin ,ne nje fare menyre …..Se sa ka si babai i tyre ,aq te mira te ken …..
    Përgjigjjuni
    Erion
    13 Korrik, 2013 - 15:47

    Batakci burre. Kot merremi me te . Le te kalbet ne burg mizerja.
    Përgjigjjuni
    otto
    13 Korrik, 2013 - 16:35

    ky person eshte i semure .te tille mund te kete shume dhe ata ne vend qe te mjekohen shoqeria i braktis duke harruar se mund ti kushtoje me shtrenjte neser.Ky beri ngacmimin.Nje tjeter neser mund te beje nje kasaphane.Shoqeriaduhet te krijoje intitucionet e rehabilitimit nqse nuk do ti kushtoje me shume ne te ardhmen.

    http://www.panorama.com.al/2013/07/1...-dhe-2-djemte/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: SMS erotike dhe kërcënuese gazetares, dy vite burg 56-vjeçarit. Rrëfimi i vajzës

    Eshte nje precedent i mbare i drejtesise shqiptare, perndjekja me telefonata dhe mesazhe duhet te konsiderohet ashtu si eshte ne te vertete, nje krim i mirfillte.

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: SMS erotike dhe kërcënuese gazetares, dy vite burg 56-vjeçarit. Rrëfimi i vajzës


    Rob i degjenerum,ta kalbin ne burg.
    Te behet shembull per gjithe pervertet e tjere qe ngacmojne femra
    me telefona dhe neper facebook,turi qen alkolist.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: SMS erotike dhe kërcënuese gazetares, dy vite burg 56-vjeçarit. Rrëfimi i vajzës

    Gjynaf ky olgeri,

    Sa stalker ka, tek ky u,kput peri?...lol


    P.s se mos ka qene edhe forumist gje ky, dhei ka mush femrat me mesazhe?

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: SMS erotike dhe kërcënuese gazetares, dy vite burg 56-vjeçarit. Rrëfimi i vajzës

    Si do vazhdoje historia?
    Ky paparazi,lol do shkon ne burg.
    Denada gazetarja fiton fame dhe
    themelon ndonje organizate
    grash "Stop Stalking"
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #7
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: SMS erotike dhe kërcënuese gazetares, dy vite burg 56-vjeçarit. Rrëfimi i vajzës

    U Xhuxhu, nuk ti vret syri kur i ben copy/paste keto artikujt qe i mbart me gjithe komente ? je bere si Brari ore! Po nuk e nderronte dot numrin e cellit kjo? apo e beri dhe prape ky ja gjeti dhe vu sms-te?
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  8. #8
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: SMS erotike dhe kërcënuese gazetares, dy vite burg 56-vjeçarit. Rrëfimi i vajzës

    Nuk merret kush me keto gjera ne shqiperi. Te ishte ne Arabi Saudite e rrasin brenda.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  9. #9
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793

    Për: SMS erotike dhe kërcënuese gazetares, dy vite burg 56-vjeçarit. Rrëfimi i vajzës

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Nuk merret kush me keto gjera ne shqiperi. Te ishte ne Arabi Saudite e rrasin brenda.
    Keto lloje perndjeksish jane te semur psiqik . Edhe ne Europe me gjygj nuk i afrohen dot fiktimes 100 m me shume dhe polizia nuk ka c'fare te bej , per aq kohe qe sms nuk jane kercenim dhe nuk perdoret dhune fizike .
    Ne shumten e rasteve i fusin neper terapi .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  10. #10
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Për: SMS erotike dhe kërcënuese gazetares, dy vite burg 56-vjeçarit. Rrëfimi i vajzës

    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    U Xhuxhu, nuk ti vret syri kur i ben copy/paste keto artikujt qe i mbart me gjithe komente ? je bere si Brari ore! Po nuk e nderronte dot numrin e cellit kjo? apo e beri dhe prape ky ja gjeti dhe vu sms-te?
    kjo numrin e cellilutes e kishte bere publik
    “Shtetasja Denada Dajlani është e punësuar në kompaninë ‘Top Media’ dhe drejton një emision në radion ‘Top Albania’, duke vënë në dispozicion të dëgjuesve dhe numrin e telefonit.

    SMS erotike jane mire, kur edhe pala tjeter merr pjese ne ato

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •