Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 47
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Mungesat e mëdha në festën e PS, Rama: Nuk do të jem diktatori i radhës

    Mungesat e mëdha në festën e PS, Rama: Nuk do të jem diktatori i radhës

    Festa e fitores së PS bojkotohet nga të djathtët, por edhe nga aleatë si Gjinushi, Dule apo Rexhep Meidani. Rama shkëmben batuta me Metën dhe flet për bashkim dhe përgjegjësi. Premton liri për opozitën dhe për shtypin: Tani do kem mundësinë dhe kënaqësinë që t’u provoj sesa shumë gabojnë, kur më shohin dhe më friken si diktatori i radhës!

    Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama premtoi bashkim, por festa e Partisë Socialiste nuk ka mundur t’i bashkojë të gjithë në oborrin e hotel ‘Sheraton’-it. Përvjetori i 22-të i PS-së, njëherazi festa e fitores së 23 qershorit, është bojkotuar jo vetëm nga të djathtët, por edhe nga figura të njohura të së majtës dhe disa prej aleatëve historikë të saj. E zhvilluar në kohë “ethesh” për qeverinë e re, në festën e PS-së nuk janë parë dje Skënder Gjinushi, Vangjel Dule apo edhe një figurë e njohur e së majtës si Rexhep Meidani. Fatos Nano ka qenë sërish i munguari i madh; këtë herë për shkak të distancës gjeografike dhe jo ftesës. Në të kundërt, Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë dje gjerësisht e pranishme për të festuar fitoren së bashku me socialistët. Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi kanë qenë të parët që shtrënguan duart me Ramën, i cili mbërriti i fundit në këtë festë të fitores. Të munguar prej vitesh në përvjetorët e PS-së, deputetët e LSI-së kanë festuar dje për partinë nga e nisën rrugëtimin e tyre politik e me të cilën do të qeverisin në 4 vitet e ardhshme. Qindra të ftuar, mes të cilëve edhe diplomatët më të njohur në Tiranë, janë pritur fillimisht nga Gramoz Ruçi e më pas janë përshëndetur nga Rama. Analistë e gazetarë kanë qenë dje me shumicë në festën e PS-së, por asnjë kritik i Ramës apo analist në opozitë me të nuk ka preferuar të jetë i pranishëm në këtë festë fitoreje.

    ***

    Me të njëjtin ton përunjësie si në fjalimin e para do ditëve, Rama tha se ky është një mandat i fortë në numra, por i brishtë përballë njerëzve. Falenderimin e parë ai ia ka dedikuar Ilir Metës “për gjithçka bëri që interesi i Shqipërisë të fitonte mbi ndasitë dhe konfliktet e së shkuarës mes nesh”. Rama e vuri theksin tek shansi që këto dy forca kanë për të bërë histori. “1 milion shqiptarë na kanë dhënë mandatin e plotë për të ecur më shpejt drejt Shqipërisë europiane. Por, kujdes! Ky që kemi marrë është një mandat i fortë numerikisht, por i brishtë përballë njerëzve. Ata na kanë ekspozuar përballë rrezikut që kemi aty pranë. Nëse do harrojmë që kjo fuqi na është dhënë për vendin, jo për vete, dëmi që do i bëjmë Shqipërisë do jetë shumë i rëndë”, tha Rama. Ai ka pranuar sërish gabimet e bëra në opozitë e ka folur më tej për rrugëtimin e vështirë e me sakrifica drejt 23 qershorit të fitores. “Rruga nuk ishte aq e shkurtër sa dëshironim, ndeshëm pengesa të mëdha, u vodhëm në zgjedhje, u rënduam shpirtërisht dhe u tronditëm fizikisht në rrugën e rezistencës opozitare. Humbëm katër jetë të pafajshme njerëzish, që shpresoj se sonte janë më të qetë aty ku prehen, edhe pse e dinë se nuk do jenë kurrë të qetë pa u bërë drejtësi për vrasjen e tyre. Në rrugën e opozitës bëmë edhe gabime. Por më në fund ia dolëm dhe ia kemi dalë në mënyrën më të bujshme. I kemi dhënë të drejtën për të qenë krenarë në përmbylljen e këtij kapitulli në jetën opozitare”, - tha Rama.

    ***

    Rama ka falenderuar dje dy miq të tij të ndarë nga jeta: Dritan Hoxhën dhe Ardian Klosin, dhe ka përsëritur një premtim të fortë për lirinë e medias. “Dua të falënderoj edhe të gjithë njerëzit e shtypit, që ushqyen shpirtin opozitar duke kritikuar pushtetin, por edhe ne. Tani do kem mundësinë dhe kënaqësinë që t’u provoj se sa shumë gabojnë, kur më shohin dhe më friken si diktatori i radhës”, – tha Rama. Ai shtoi më tej se shtypi do të jetojë ditët më të mira në qeverisjen e tij dhe se do të ketë një sjellje tjetër ndaj opozitës. “Unë do jem i angazhuar që piciri që kemi hequr në opozitë të na shërbejë jo si një revansh, por si mësim se çfarë nuk duhet bërë ndaj opozitës dhe këtu e kam fjalën për opozitarizmin si të tërë”, - tha Rama duke shtuar se “edhe kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë do jetë garanti i ri i parlamentarizmit shqiptar”. Rama premtoi se në respekt të votës së qytetarëve do të marrë vendime kurajoze dhe për të vepruar me vendosmëri, “për të mos përçarë e sunduar, por për të bashkuar që të ecim më shpejt në rrugën e rilindjes”.

    MAPO

  2. #2
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Mungesat e mëdha në festën e PS, Rama: Nuk do të jem diktatori i radhës

    “Unë do jem i angazhuar që piciri që kemi hequr në opozitë të na shërbejë jo si një revansh, por si mësim se çfarë nuk duhet bërë ndaj opozitës dhe këtu e kam fjalën për opozitarizmin si të tërë”, - tha Rama duke shtuar se “edhe kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë do jetë garanti i ri i parlamentarizmit shqiptar”. Rama premtoi se në respekt të votës së qytetarëve do të marrë vendime kurajoze dhe për të vepruar me vendosmëri, “për të mos përçarë e sunduar, por për të bashkuar që të ecim më shpejt në rrugën e rilindjes”.


    Jam kurioze cfare eshte "revansh" ne shqip??? Mos e ka pas fjalen per "revenge"???
    I LOVE GOD

    j&g

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mungesat e mëdha në festën e PS, Rama: Nuk do të jem diktatori i radhës

    Jam kurioze cfare eshte "revansh" ne shqip??? Mos e ka pas fjalen per "revenge"???
    Revansh ne shqip nuk do te thote detyrimisht hakemarrje por te te sillem ne te njejten menyre se si me je sjelle.

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Mungesat e mëdha në festën e PS, Rama: Nuk do të jem diktatori i radhës

    Revansh, lonee une kam pershtypjen qe e kemi perdorur ne kuptimin, " te nxituar".Jo shume e sigurt, ne fakt. Vet se kam perdorur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 02-07-2013 më 13:55
    Feelings change - memories don't.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Mungesat e mëdha në festën e PS, Rama: Nuk do të jem diktatori i radhës

    revanche - i nxjer inatin, me shqip thuhet hakmerret

  6. #6
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Mungesat e mëdha në festën e PS, Rama: Nuk do të jem diktatori i radhës

    Flm per shpjegimin, te tre postuesit me siper! Mia, une nuk e kisha degjuar/lexuar kurre me pare. dmth nuk eshte hakmarrje= revenge???
    Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 02-07-2013 më 14:03
    I LOVE GOD

    j&g

  7. #7
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Mungesat e mëdha në festën e PS, Rama: Nuk do të jem diktatori i radhës

    Revansh. E ke marre me revansh kete Pune o Lone. E ke marre me nxitim. Nuk ka te beje me hakmarrje fare.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  8. #8
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Mungesat e mëdha në festën e PS, Rama: Nuk do të jem diktatori i radhës

    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Revansh. E ke marre me revansh kete Pune o Lone. E ke marre me nxitim. Nuk ka te beje me hakmarrje fare.
    Flm per shpjegimin dmth nxitim, jo hakmarrje.
    I LOVE GOD

    j&g

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Mungesat e mëdha në festën e PS, Rama: Nuk do të jem diktatori i radhës

    Tani lonee mund ta kete origjinen andej, por ne i kemi dhene kuptim tjeter mbase. Ata qe dine mire etimologjine e fjaleve apo kane nje fjalor shqip-shqip mund te na japin nje ide.
    Feelings change - memories don't.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Mungesat e mëdha në festën e PS, Rama: Nuk do të jem diktatori i radhës

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Flm per shpjegimin dmth nxitim, jo hakmarrje.
    Revanche, revenge ne onglisht, o lone

    Mos ja vej veshin mias,

    Sh mire e ke.


    Hake, eshte turqisht, do te thote e drejte.


    Pra merr te drejten.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhuxhumaku : 02-07-2013 më 14:20
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •