Ne Shqiiperi faktikisht gati cdo konstellacion eshte i mundshem, perderisa ekzistojne numrat e nevojshem...
Megjithate, ne cdo vend me demokraci pak te zhvilluar dhe me politikane pak me te pergjegjshem -aty ku sistemi politik eshte i ngajshem me ate te Shqiperise- partia me shumicen e mandateve autorizohet me formimin e qeverise. Ne rastin e Shqiperise kjo pa asnje dyshim eshte Partia Socialiste.
Kalimi i partive te vogla apo "te mesme" nga njeri kamp ne tjetrin, duke anashkaluar plotesisht kontraten e koalicionit parazgjedhor, programin dhe orientimin ideollogjik, parimet, premtimet paraelektorale etj., eshte i pazakonshem dhe ndeshkohet me se voni ne zgjedhjet e ardhshme. Kalimi eshte i pranueshem dhe i kuptueshem vetem ne rastet kur rezultati eshte shume i ngushte dhe partite duhet te vendosin per bashkepunim pertej orientimeve, programatikes, premtimeve... per te shmangur krize politike dhe zgjedhje te reja apo faktikisht perseritje te zgjedhjeve. Ne keso rastesh mund te krijohet edhe nje koalcion qeveritar midis partise me shumicen e mandateve dhe nje partie te vogle apo edhe koalicion i madh apo midis dy partive te medha (ne rastin e Shqiperise nde mes te PS dhe PD apo PD dhe PS, varesisht prej numrave).
Ne shume raste tjera keqperdorimi i votes pas zgjedhjeve gati automatikisht do te ndeshkohej nga nje pjese e mire e elektoratit, me se voni ne zgjedhjet e ardshme parlamentare, por edhe ne zgjedhjet e meparshme lokale. Votat qe i ka fituar p.sh. LSI, se paku nje pjese te mire te tyre, i ka fituar vetem fal koalcionit me PS dhe kampin e majte ne pergjithesi si dhe premtimeve perkatese paralektorale per projekte te perbashketa dhe nje qeveri te perbashket. Mashtrimi kaq i hapur i votuesit patjeter do te ishte me pasoja negative ne cdo zgjedhje te ardhshme. Eshte ceshtje tjeter e pakrahasueshme, sic e permenda, kur rezultati eshte tjeter dhe nevojitet bashkepunim per t'shmangur zgjedhje te reja dhe krize politike.
Ne situaten aktuale nuk ka asnje arsye te vertete per LSI-ne, per te mos hyre ne qeveri te perbashket me PS-ne nen kryeministrin Rama. Arsya e vetme do te ishte nese PS dhe Rama nuk i permbushin premtimet kryesore nga kontrata per koalicion dhe nuk i japin LSI-se ate qe perafersisht i takon ne baze te rezultatit qe ka arritur ne votime. Kjo ne asnje menyre nuk mund te kushtezohet me postin e kryeministrit, pavaresisht faktit nese numrat do ta lejonin edhe nje koalicion ne mes te LS-se dhe PD-se me nje kryeminister Meta (LSI). LSI sigurisht se do te merrte me shume ministri, perfshi edhe ministri te rendesishme, sepse tani ka edhe numer te konsiderueshem te deputeteve. Nese PS-se dhe Rames ju duket me e rendesishme te heqin dore nga kryeministria dhe ne vend te kesaj ti marrin pothuajse te gjitha ministrite kryesore dhe te rendesishme, atehere kjo eshte ceshtje e tyre.
Votuesi shqipetar qartazi e ka shprehur deshiren per nje qeveri te majte dhe per nje kryeminister nga PS resp. per nje kryeminister me emrin Rama.
Votuesi njekohesisht e ka bere plotesisht te qarte se ne asnje menyre nuk e deshiron Sali Berishen ne qeveri te ardhshme, lere me ne krye te qeverise se ardhshme.
Votuesit, fjala eshte per shumicen, me deshire dhe vetedije te plote e kane votuar kryesisht PS dhe LSI per te shprehur vullnetin qe keto dy forca (te majta) te formojne qeverine e ardhshme.
Pakica e votuesve mund ta kene zgjedhur LSI-ne me shpresen se ajo pas zgjedhjeve do te kalonte ne kampin e djathte apo do ti bashkohej nje qeverie tjeter me PD, cofte edhe me Ilir Meten si kryeminister.
Krijoni Kontakt