
Postuar mė parė nga
Albo
Ashtu eshte. Prandaj Edi Rama nuk e hodhi kandidaturen ne Tirane, por e hodhi ne Vlore, se gezonte "respekt" te madh nga Tiranasit per punen e tij ne krye te bashkise. E njejta KQZ qe numeroi votat dy vjet me pare, eshte e njejta KQZ qe numeroi numrat e fitores te socialisteve sot. Apo kur humbim bejme me faj KQZ e Berishen per vjedhje votash, por kur fitojme ngelemi si "i dhjeri" dhe falenderojme Berishen per mbajtjen e zgjedhjeve me standarde. Behuni njerez o te mjere se ngelet me kulture komuniste edhe pas 23 vjetesh demokracie.
Numeroi mandatet e PD + PR + PDIU + LSI. Numeroi edhe mandatet e PS pa LSI. Kush e ka shumicen e votave ne Kuvend? Fitorja e zgjedhjeve eshte puna e vogel. Puna e madhe eshte qeverisja. Cfare di Edi Rama per qeverisjen e vendit apo per arritjen e konsensusit ne Kuvend? Edi Rama ti te bojkotoje Kuvendin, te bojkotoje KQZ, te sulmoje te gjitha institucionet demokratike te vendit, institucione qe sot i duhet te drejtoje vete. PS eshte katandisur ne ate pike, sa Edi Rama nuk eshte cudi qe te krijoje qeverine me ministra me shkolle te mesme. Tom Doshi e Erion Brace do behen ministra! Gjithe intelektualet e nderuar te PS jane larguar nga Rama ne keto 8 vjet me hir apo pa hir. Edi Rama, ashtu si Enver Hoxha, nuk mban njerez "me te zgjuar se vetja" rreth vetes.
A di Edi Rama te "ndaje pushtetin"? A e ndau kur ishte ne krye te bashkise Tirane? A e ndau kur ishte ne krye te PS per 8 vjet? Cfare te ben te besosh se ai do ta ndaje kur te jete kryeminister i vendit?! Ilir Meta ka planin e tij dhe ai fillimisht do t'ia japi votat Rames per te krijuar qeverine, por me kusht qe te behen ndryshime ne kodin elektoral dhe ne kushtetute, ndryshime qe favorizojne partite e vogla dhe demtojne dy partite e medha. Dhe nese Rama refuzon? Meta e rezon qeverine e tij me vota te nesermen ne Kuvend duke i bashkuar me votat e opozites.
Ilir Meta eshte politikberesi perseri edhe ne kete mandat te socialisteve. Ne fakt, ai ka 8 here me shume pushtet brenda koalicionit te majte, se sa kish brenda koalicionit te Berishes. Ai do te kete jo 2 por 15 deputete ne Kuvendin e ri te Shqiperise. Dhe pasi Ilir Meta ta kete diskretituar Edi Ramen si kryeminister si ne syte e publikut shqiptar, si ne syte e faktorit nderkombetar (Ilir Meta do behet vete zv. kryeminister e minister i jashtem), pasi ti kete bere edhe ndryshimet kushtetuese e ne ligj me votat e socialisteve, ai ka per ti vene nje kusht te thjeshte Edi Rames:
"Ti nuk ke ekperience si kryeminister, nuk di te qeverisesh. Une jam kryeministri me i suksesshem socialist ne keto 2 dekada! Duhet te jem une kryeminister i vendit e jo ti! Po nuk pranove, dije se une dal nga koalicioni dhe te rrezoj me mocion mosbesimi ne Kuvend!" Dhe Rama do ta gjeje veten mes dy zjarreve: ose te pranoje oferten e Metes e ta shesi veten si "dem pa ****" ne syte e socialisteve te thjeshte, ose te shkoje ne zgjedhje te parakohshme me shpresen se do te marri mandate me shume pa LSI ne koalicion.
Ne zgjedhjet e ardhshme, LSI do te dali e vetme ne zgjedhje, pasi pas ketyre zgjedhjeve, LSI eshte poli i trete i politikes, dhe Ilir Meta tani konkurron me PS dhe Edi Ramen per zerin e pare te se majtes shqiptare!
Albo
Krijoni Kontakt