Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 80
  1. #61
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Integrim në BE apo drejt Turqisë Autoritari

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Nuk mund të mos shohësh me përcmim kur një gazetë e një partie politike të vogël të bëjë thirrje të hapura pro-turke për një bashkim ekonomiko-shpirtëëror duke na kujtuar të kaluarën e hidhur. Postera të vendosur kudo në Tiranë së bashku me gazetën pro-turke -77, sfidonin ligjet e shtetit shqiptar aq më tepër në këtë fushatë elektorale në të cilën vetëm era e ligjit mungon.
    Parrulla të tilla si: `Jemi me Ty Erdogan`, në gjuhën shqipe, turqisht, dhe anglisht, si dhe parrulla anti kombëtare:`Shqiptarët, Besa- Besë me Liderin Erdogan`, do të dërgonin këdo para ligjit, nëse Shqipëria do të drejtohej nga ligjet, dhe shqiptarët do të zbatonin ligjet e shtetit duke repsektuar barazinë ndaj ligjit.
    Mesa duket klientelizmi i hapur antiligjor, sfida ndaj ligjit, dhe mungesa e qëllimshme ndore atdhetarizmit, servilizmi ndaj ish Perandorisë turke, nostalgjia ndaj së kaluarës, kanë hedhur rrënjë në disa shtresa të politikës dhe pse jo- edhe në disa shtresa të popullatës brënda Shqipërisë si dhe në diasporë- duke na kujtuar Sindromin e Stokholmit (kur skllavi, edhe pasi ka fituar lirinë – ka dashuri dhe kërkon përsëri padronin e dikurshëm).
    Kjo ngjarje skandaloze për sa i përket ndodhisë, për fat të mirë ka infektuar një ose dy parti të vogla, dhe njerëzit megjithëse e kanë parë, me indiferentizmin që karakterizon shqiptarët kur vjen puna për atdhetarizmin, e kanë injoruar lajmin (dhe ky është një lajm i mirë), por precedenti mbetet , dhe nëse sot këto parti të vogla me resurse cuditërisht të mëdha, flet hapur `Dum Babën` dhe për pak sa nuk thërrasin -“Padishahëm Cok Jasha” (Rroftë Sulltani), atëhere problemi mbetet rëndë përsa i përket cënueshmërisë për të ardhmen Europiane të Shqipërisë.
    Shumë aspekte politikës shqiptare mbeten për tu vlerësuar duke e parë në prizmin e rritjes së tendencës për një afrim me Turqinë ashtu si e kërkon Gjeopolitika turke e Erdoganit:
    - Turqi e fortë dhe autoritariste
    - Turqi me ish- kolonitë e saj ballkanike: Shqipëri, Kosovë, Bosnjë
    - Turqi me një histori të njëjtë e `të sheshuar` përsa i përket të kaluarës
    - Turqi islamike e moderuar me investime me destinacion vëndet e mësipërme për bashkpunim të ngushtë tregtar, ekonomik, fetar, dhe social dhe arsimor (fetar dhe laik).
    Ekspansioni i heshtur turk ka prekur Shqipërinë, dhe nëse do të kishte një marëdhënie jo përtej rregullave dhe ligjeve ndërkombëtare që rregullojnë marëdhëniet, këto të fundit do të quheshin marëdhënie mëse normale.
    Sidoqoftë, investimet direkte të Turqisë në Shqipëri nga 100 milionë dollarë që ishin në vitin 2004, kanë shkuar në mbi 1 miliardë dollarë, duke punësuar mbi 3 mijë shtetas shqiptarë (http://rtv21.tv/home/?p=86232), dhe kjo tregon qartë gjeopolitikën turke që mund të quhet `pushtimi i dytë i Shqipërisë` nën drejtimin e Erdoganit. Cdo kush mund të thotë: po mirë ctë keqe ka këtu? Nuk do të kishte asgjë të keqe nëse investimet turke zenë sot 10.5% të GDPsë Shqipërisë, duke e bërë Turqinë partnerin e tretë pas italisë dhe Greqisë?
    E keqja qëndron në tre aspekte të kësaj gjeopolitike turke:
    - Investimet shoqërohen me kërkesat për të rishikuar historinë e Shqipërisë për të mos e quajtur pushtim turk por me termin `administrim` meqënëse shumë drejtues dhe administratorë të ish-Perandorisë turke ishin me origjinë shqiptare port ë konvertuar në islam. Një argument komplet i padiskutueshëm sepse pushtimi i trojeve shqiptare për 450 vite është një fakt historic i deklaluar edhe nga Perandori Osman Mehmeti iI, i cili pasi e pushtoi më 1478, deklaroi se `nuk do të le gur mbi gur në Arnautistan`, për shkak të qëndresës së epir egër anti-turke të shqiptarëve të atëhershëm që quheshin arbër (Shqipëria e mesme dhe veriore), dhe epirotë (Toskëria). Më vonë me zgjatjen e viteve të pushtimit ndodhën dy fenomene: ardhjen e kolonëve të huaj në trojet shqiptare që u bënë shqipfolës, dhe marrjen, edukimin ushtarak dhe civil të pinjollëve të rracës trime shqiptare në Turqi aq sa sot, disa demografë thonë se 1 në cdo 3-5 turq ka origjinë nga trojet shqiptare.
    - Investimet shoqërohen me ndihma financiare në drejtim të shtimit të numrit të xhamive e të klerikëve islamë në të gjith trojet shqiptarë, duke zëvëndësuar ekspansionin religjioz arab të viteve të para të demokracisë (~`92-2004); kjo kulmoi me investimin e shtetit turk për të ngritur xhaminë e re në Tiranë, e cila për mendimin tim, ka shkelur haptas parimet e laicitetit dhe të neutralitetit religjioz përsa i përket mos ndërhyrjes në punët e brëndëshme.Mendoni të nderuar lexues se c`do të ndodhte sikur qeveria greke ose italiane të investonte para për të ndërtuar kisha?!Të patktën këto para të jepeshin nga fondacione private ashtu i ekërkon ligji. Kjo ka shkaktuar në Shqipëri dhe Kosovë ringjalljen e nostalgjive të vjetra dhe sigurisht të sindromit të përmëndur mësipërm të Stokholmit gjë që sigurisht do të c`balancojë ekuilibrin fetar dhe social, nëse nuk zbatohen ligjet laike.
    - Injorimi dhe cvlerësimi i heroit kombëtar GJergj Kastriotit- Skenderbeut në disa nga takimet e liderit turk Rexhep Taip Erdogan, me dy Kryeministrat shqiptarë, duke fyer kështu dinjitetin kombëtar të shqiptarëve, gjë që nuk ka ndodhur ndonjëherë gjatë 100 viteve të pavarësisë! Aq sa ish-kryeministri ateist dhe anarkist, Nano, për të mbështetur kritikën e Erdoganit- hoqi pikturën e Skënderbeut nga Kryeministria.
    Këto fakte të qarta të plotësuara me egzagjerimet elektorale të një partie të vogël por me domethënie të madhe, të shtyjnë të dyshosh që po luhet një politikë aspak e pastër në drejtim të marëdhënieve të shëndosha bilaterale dhe multilaterale me vëndet fqinjë dhe historikisht të lidhura. Kam mendimin se deri tani integrimi për në BE po eklipsohet nga lufta miope politike për një karrike, po dis-integrohet nga mos plotësimi i kërkesave të vazhdueshme të BE dhe SHBA për të përshpejtuar integrimin, nga c`balancimi i heshtur i ekuilibrit religjioz duke dëshpëruar dhe bërë pesimiste europianët dhe SHBA, ndaj Shqpërisë dhe të cilët së bashku me politikën hipokrite shqiptare që ndërsa u tundin simbolet e krishtera kombëtare të huajve- vazhdojnë të ekspandojnë afrimin tndencioz me turqit duke pare tek ata (ashtu sikundër komunistët tek Rusia dhe Kina) shpresën për të jetuar si dikur në të kaluarën me një shtet autokratik dhe islamik të moderuar me qëllim që këto të ruajnë pushtetet përjetësisht duke u justifikuar me termin enverian `populli vëlla turk`.
    Kjo tentativë për të zgjatur tranzicionin apo status quo-në, po e vonon integrimin sepse parti politike të vogla si Aleanca Kuq-Zi, dhe PLSHR të mbështëtura heshturazi nga lobe të fuqishme financiaro-politike shqiparo-kosovare heshturazi (ndoshta pa dashje?!), influencojnë me luftën e tyre të brëndëshme politike për pushtet, duke harruar se kjo luftë përcan shqiptarët dhe favorizon lobet fqinjë ekstemiste për ta mbajtur Shqipërinë të dobët, larg integrimit, duke vazhduar gabimet e klasës drejtuese të së kaluarës, e cila sot shitet gjithashtu fare lehtë, qoftë për tu pasuruar, qoftë për të bërë një Shqipëri të stabilizuar dhe të fortë Euroipiane, dhe jo një Shqipëri Autoritariste të modelit Erdogan.
    Mendoni të nderuar lexues se c`do të ndodhte sikur qeveria greke ose italiane të investonte para për të ndërtuar kisha?!
    Per kete kerkoje pergjegjesine tek qeveria greke, ajo duhej te kshte ndertuar me shume Kisha Orthodhokse ne Shqiperi, po keshtu duhej te kishin vepruar Rusia, etj., mos ia hani hakun erdoganit, kur ja keni hapur rrugen vete
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Protesta pro dhe kundër Erdogan në Tiranë, arrestohen 4 persona

    Te mirat e Shtetit Turk apo Erdoganit nuk duhet harruar per Kosoven . Falenderimi i Shqiptareve per kete Lider , eshte shume i paket ne kete menyre . Per neve ''Shqiptareve te Kosoves'' Erdogani se bashku me Kllinton dhe te tjeret jane njerezit me mirenjohes . ndaj liris te cilen sot e gezojm ne Kosove e Pavarur . Juve shani sa te doni dhe ofendoni ashtu kote , sepse vetem veten tuaj e shani !

    Kush ja jep te drejten juve te ofendoni tjeterin , vetem pse nuk mendon si ju ? Ndoshta kete te drejte e keni marr nga protestuesit shqipatre kundershtar te Erdoganit !
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protesta pro dhe kundër Erdogan në Tiranë, arrestohen 4 persona

    Die Welt

    Miting masiv

    Dhjetra mijera protestojne kunder Erdoganit ne Köln




    ...



    DW (Deutsche Welle)

    Alevitet mobilizohen kunder Erdoganit



    Dhjetera mijera kane protestuar ne Köln kunder kryeministrit turk.
    Per perfaqesuesit e nje islami te moderuar, politikani ka humbur tere legjitimitetin pas nderhyrjes brutale kunder protestuesve.


    ...

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Protesta pro dhe kundër Erdogan në Tiranë, arrestohen 4 persona

    Citim Postuar më parë nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Te mirat e Shtetit Turk apo Erdoganit nuk duhet harruar per Kosoven . Falenderimi i Shqiptareve per kete Lider , eshte shume i paket ne kete menyre . Per neve ''Shqiptareve te Kosoves'' Erdogani se bashku me Kllinton dhe te tjeret jane njerezit me mirenjohes . ndaj liris te cilen sot e gezojm ne Kosove e Pavarur . Juve shani sa te doni dhe ofendoni ashtu kote , sepse vetem veten tuaj e shani !

    Kush ja jep te drejten juve te ofendoni tjeterin , vetem pse nuk mendon si ju ? Ndoshta kete te drejte e keni marr nga protestuesit shqipatre kundershtar te Erdoganit !
    meqe ka ndihmuar kosoven sipas teje, duhet te mbrosh sistemin e tij autoritar qe shtyp popullin e vet????

    llogjike halabaku lagjeje.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Protesta pro dhe kundër Erdogan në Tiranë, arrestohen 4 persona

    Na jane bere turqit dhe grekerit ne Shqiperi si padrone.Politikane prostituta qe shiten sa te njeri te tjetri.Nuk doli nje Shqiptar ta drejtoj kete vend gjith kohes keta gjakprishur qe na bejne te dukemi si zgjatime turke apo greke.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  6. #66
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Integrim në BE apo drejt Turqisë Autoritari

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Per kete kerkoje pergjegjesine tek qeveria greke, ajo duhej te kshte ndertuar me shume Kisha Orthodhokse ne Shqiperi, po keshtu duhej te kishin vepruar Rusia, etj., mos ia hani hakun erdoganit, kur ja keni hapur rrugen vete
    Ja edhe ky me keq se ata karafilat turkofil....
    Pika qe sju bie mo se snjifni dhe e vatan.

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Protesta pro dhe kundër Erdogan në Tiranë, arrestohen 4 persona

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    meqe ka ndihmuar kosoven sipas teje, duhet te mbrosh sistemin e tij autoritar qe shtyp popullin e vet????

    llogjike halabaku lagjeje.
    Sipas meje , dmth simbas teje nuk eshte ashtu ! Ti e quan veten shqiptar ???
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Protesta pro dhe kundër Erdogan në Tiranë, arrestohen 4 persona

    Citim Postuar më parë nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Sipas meje , dmth simbas teje nuk eshte ashtu ! Ti e quan veten shqiptar ???
    ke te drejte, po te mos ishte Erdogani, kosova akoma do ishte nen serbine.........pssssss
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  9. #69
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Protesta pro dhe kundër Erdogan në Tiranë, arrestohen 4 persona

    Akili te qenurit perkrahes i Erdoganit te ben shqiptar, perkrahe dhe do te behesh me shqiptar. Hajde mendje hajde

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Protesta pro dhe kundër Erdogan në Tiranë, arrestohen 4 persona

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Akili te qenurit perkrahes i Erdoganit te ben shqiptar, perkrahe dhe do te behesh me shqiptar. Hajde mendje hajde
    edhe pak, dhe do na thone qe, "Duhet te jesh myslo qe te jesh shqiptar."
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •