Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 33
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Denata
    Anėtarėsuar
    26-06-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    130

    Pėr: Poezi te ndryshme

    Eja trishtim

    Eja, trishtim ,
    eja me hapa fletesh qe bien nga deget,
    eja me hapa shiu qe keputet nga fletet...
    Eja trishtim ,
    eja me hapa tingujsh qe dridhen ne mbremje,
    eja me hapa zemrash qe rrahin me dhimbje...
    Eja , trishtim,
    o preher i embel qe nuk me braktise kurre,
    o strehe e qetesise sime,
    o enderrime te mia,
    o gji i shpreses sime.
    Eja , trishtim,
    trishtim ,
    eja.

    Bilal Xhaferri

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Denata
    Anėtarėsuar
    26-06-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    130

    Pėr: Poezi te ndryshme

    Eshte cudi kur je femer

    Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur
    shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.
    Dot nuk duroj,
    ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen
    kundrejt njeri-tjetrit.
    Kangur me foshnjen ne xhep
    duket figura ime se largu
    ketu ne bregdet.
    Me vjen per te qare.Jam bere barre.
    Me siguri molusqet e buta tani
    levizin kapaket e forte brenda ujit
    dhe kandilet e kuq
    kushedi c'udhetim te mahnitshem
    kane marre
    Eshte cudi kur je femer...
    E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn
    e shkaterron!
    Kur si perbindesh shkriferon germadhat
    e mohimit...
    Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,
    me syte e medhenj plot hije
    pret nje vazhdim, nje lindje femije
    buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,
    ngaqe se si eshte, eshte me barre.
    Ne ato ore te dites kur molusqet e buta
    hapin kapaket e forte brenda ujit
    dhe kandilet e kuq
    kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre...

    Mimoza Ahmetaj

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Denata
    Anėtarėsuar
    26-06-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    130

    Pėr: Poezi te ndryshme

    Paris at night

    Tri shkrepse te ndezura ,
    nje nga nje ne erresire
    E para per te pare
    fytyren tende,
    e dyta per te pare
    syte e tu,
    e fundit per te pare
    gojen tende
    dhe tere nata per te mi kujtuar perseri
    duke te te shtrenguar ne krahet e mi

    Zh.Prevert

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Denata
    Anėtarėsuar
    26-06-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    130

    Pėr: Poezi te ndryshme

    Ka dashuri te vogla
    Dashuri te pare, dashuri nr. 1,
    Dashuriza,
    Qe zukatin ne kujtese posi miza,
    Qe bejne kakao,
    Qe lajne kanotjera;
    Ka dhe dashuri te medha; te lira si era,
    Mbetur tutje-tehu neper bote anembane
    Qe s'na dijne ku jemi,
    Qe s'i dijme ku jane.

    Dashuri e vogel kerkon te kthej fotografite;
    Dashurive te medha u merr erė floket ndane binareve,
    Ngulēimet e tyre u ngjajne sirenave,

    Sirenave te hapsirta te ndarjeve.

    Ismail Kadare

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Denata
    Anėtarėsuar
    26-06-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    130

    Pėr: Poezi te ndryshme

    HORIZONTI

    Do vijė dita qė do i gjejmė pėllumbat tanė
    E mirėsia do ecė dorė pėr dorė me bukurinė.
    Kur himni mė i humbur do jetė njė puthje
    E ēdo njeri do jetė vėlla me njėri-tjetrin.

    Dita kur njerėzit s’do i mbyllin mė shtėpitė
    E kyēet e portave do kthehen nė legjendė
    E pėr tė rrojtur do na mjaftoje e jona zemer.

    Dita kur ēdo fjalė do tė thotė tė duash,
    E mos kėrkosh mė kot ta gjesh atė.
    Dita kur muzika e ēdo fjale do jetė Jeta.
    E s’do rropatem tė gjej rimėn e simes poezi.

    Dita kur nė ēdo buzė do ketė njė melodi.
    Qė Himnin mė tė humbur ta bėjė Dashuri.
    Dita kur do vish ti, kur do vish pėrgjithnjė
    Me mirėsjelljen njėlloj si bukurinė,

    Dita kur do mbjellim grurė pėr pėllumbat tanė
    E pres atė ditė edhe pse kur ajo do vijė
    Unė ateherė nuk do tė jem mė ...


    _Ahmad Shamlu_ Poet i shquar iranian

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e inez
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne fantazi.
    Postime
    1,779

    Pėr: Poezi te ndryshme

    Citim Postuar mė parė nga Denata Lexo Postimin
    Eshte cudi kur je femer

    Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur
    shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.
    Dot nuk duroj,
    ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen
    kundrejt njeri-tjetrit.
    Kangur me foshnjen ne xhep
    duket figura ime se largu
    ketu ne bregdet.
    Me vjen per te qare.Jam bere barre.
    Me siguri molusqet e buta tani
    levizin kapaket e forte brenda ujit
    dhe kandilet e kuq
    kushedi c'udhetim te mahnitshem
    kane marre
    Eshte cudi kur je femer...
    E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn
    e shkaterron!
    Kur si perbindesh shkriferon germadhat
    e mohimit...
    Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,
    me syte e medhenj plot hije
    pret nje vazhdim, nje lindje femije
    buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,
    ngaqe se si eshte, eshte me barre.
    Ne ato ore te dites kur molusqet e buta
    hapin kapaket e forte brenda ujit
    dhe kandilet e kuq
    kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre...

    Mimoza Ahmetaj
    shume e bukur !
    above all don't fear any difficult moment, the best comes from them..

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Denata
    Anėtarėsuar
    26-06-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    130

    Pėr: Poezi te ndryshme

    Citim Postuar mė parė nga inez Lexo Postimin
    shume e bukur !

    te falenderoj per postimet

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e inez
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne fantazi.
    Postime
    1,779

    Pėr: Poezi te ndryshme

    Tej dritares eshte ngrohte
    njerez jan ulur ne tavolina
    qyteti nis e del prej vetes
    ne rruge bredhin klube e makina
    Nuk eshte e thene te jem krejt i vetem
    s'eshte e then te jem as vete i dyte
    me miq te rastit po te mbushet nata
    nje vend do gjej ku the clodh syte.
    Kam ftohte e s'te shoh prane
    mendoj, mendoj se si
    avujt e ngrohte te frymes time
    si zogj te bardhe e te verbuar mberrijne te ti
    ne enderr vijne, e qete kendojne
    e une me syte pak mbyllur ri
    koken ngre lart, degjoj ngadale
    kengen e hene te brisht si zane qe solle ti.
    E di se hesht hija ime
    e di se lotet s'flasin kur
    ata ata degjojne vec fjalet e mia
    ne heshtje qendrojn dhe ata si une
    Pas pak ngadal do te iki
    qe lotet te shkoj ti fshi diku
    ketu prane mbase atje larg
    pas pak ngadal do kethehem une.

    Deshire dhe Heshtje - Ervin Hatibi
    above all don't fear any difficult moment, the best comes from them..

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e inez
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne fantazi.
    Postime
    1,779

    Pėr: Poezi te ndryshme

    E dashur, sa udhe... - Pablo Neruda

    E dashur, sa udhe per te ardhur gjer te nje puthje,
    C’vetmi endacake gjer ne shoqerine me ty!
    Trenat vazhdojne te rreshqasin vetem me shiun.
    Ne Taltal akoma nuk zbardhellon pranvera.
    Por ti dhe une, e dashura ime, jemi bashkuar,
    Te bashkuar nga setrat e gjer tek rrenjet,
    Te bashkuar prej vjeshes, ujit, brinjeve,-
    Gjersa te jesh vetem ti, vetem une do te jem.
    Dhe te mendosh sa gure qe rremben lumi.
    Ujet ne gryke te Boroa-s,
    Te mendosh se te ndare prej trenave
    Une e ti do te dashuroheshim,
    Shkrire me te gjithe, me burra e gra,
    Me token qe mbjell dhe edukon trandafilat.
    above all don't fear any difficult moment, the best comes from them..

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e inez
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne fantazi.
    Postime
    1,779

    Pėr: Poezi te ndryshme

    Me pelqen kur hesht - Pablo Neruda

    Me pelqen kur hesht, sikur te mos ishe, -
    dhe me sheh nga larg e zeri im nuk t’arrin.
    Thua sikur prej teje fluturuan syte,
    dhe sikur nga nje puthje goja t’u vulos.

    Si gjithe keto sende qe me rrethojne,
    ti ngrihesh e mbushur me shpirtin tim.
    Flutur e gjumit te trazuar,
    ti je vete fjala trishtim.

    Me pelqen kur ti hesht dhe rri si e larget.
    Sikur une te shqetesoj, flutur qe fergellon
    me veshtron nga larg dhe zeri im nuk t’arrin.
    Lerme qe une te hesht tani ne qetesine tende.

    Lerme qe une te flas me ty ne kete heshtje,
    e shndritshme si nje llambe, si nje unaze.
    E heshtur e plot yje, ti je si vete nata.
    Ti hesht me nje heshtje yjesh, nga qetesite e largta.

    Te dua kur ti hesht, sikur me zhdukesh fare.
    E largme dhe e dhimbshme, sikur te jesh e vdekur.
    Mjafton nje buzeqeshje – perse duhet nje fjale?
    qe une te gezohem se s’eshte e vertete vdekja.
    above all don't fear any difficult moment, the best comes from them..

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •