Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 100
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    EULEX prangos 5 ish-komandantë të UÇK, në pyetje dhe ambasadori, Selimi


    PRISHTINE - Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, njoftoi sot për arrestimin e pesë personave, nën dyshimet për krime lufte.
    Bashkë me arrestimet e UCK-së, EULEX ka ngritur aktakuza dhe ndaj deputetit te PDK, Fadil Demaku dhe ambasadorit kosovar në Tiranë, z Sylejman Selimi.

    Në një njoftim të EULEX thuhet se “pesë personat janë duke u hetuar për krime lufte kundër popullsisë civile në formën e dhunimit të integritetit trupor dhe shëndetit të civilëve të mbajtur në qendrën e ndalimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Likoc të komunës së Skenderajt. Një i dyshuar gjithashtu po hetohet për vrasjen e një civili si krim lufte”.

    Në njoftim thuhet se arrestimet janë urdhëruar nga një gjykatës i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, ndërsa rasti po hetohet nga një prokuror i posaçëm i EULEX-it nga Prokuroria e Posaçme e Kosovës.

    Burimet lokale thanë se në mesin e të arrestuarve janë disa nga drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Drenicës, përfshirë edhe kryetarin aktual të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ndersa ceshtje eshte hapur dhe ndaj ambasadorit kosovar ne Tirane, Sylejman Selimit.

    Mediat kosovare pohojne se Sylejman Selimi pritet të paraqitet nesër në seancën e procedurës paraprake, ku një gjykatës i EULEX-it pritet të marrë vendim nëse Ambasadorit do t’i shqiptohet masa e paraburgimit apo do të lihet i lirë.

    Seanca do të mbahet në orën 15:00 dhe aty, bashkë me Selimin, do të jenë edhe Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku e Hysni Thaçi – të cilët aktualisht po mbahen në mbajtje.

    Avokati i Selimit, Tomë Gashi, tha se Prokurori që po heton këtë rast nuk ka kërkuar që Selimi të paraqitet sonte.

    Personat e arrestuar

    Te arrestuar jane shtetasit Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Hysni Thaçi

    Emri:  68135.jpg

Shikime: 1248

Madhësia:  39.0 KB

    Mediat kosovare bejne me dije se Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë sot ndaj Sylejman Selimi, ambasador i Kosovës në Shqipëri, Fadil Demaku, deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Skenderajt, Shtilli -truproja i kryeministrit Hashim Thaçi, Sabit Gecit, Sahit Jashari, Ismet Haxhes, e disa të tjerëve.

    Ndërkohë raportohet se përveç Sylejman Selimit dhe Fadil Demakut, të gjithë të akuzuarit e tjerë nga “Grupi i Drenicës” janë duke u marrë në pyetje nga prokurorët e EULEX-it.

    Ambasadori Sylejman Selimi urgjent në Kosovë

    Emri:  68136_3.jpg

Shikime: 1269

Madhësia:  17.9 KB
    Ne foto ambasadori qe sapo ka mberritur ne Prishtine

    Burimet e Indeksonline kanë treguar se ambasadori i Kosovës në Shqipëri, z Sylejman Selimi ka arritur në Kosovë.

    Ndërkohë avokati i tij Tomë Gashi ka deklaruar se ndodhet në EULEX dhe pas pak pret te njihet zyrtarisht per cfare dyshohet Selimi.

    "Nuk e di ende a është e nevojshme ardhja e klientit tim në EULEX, por më vonë do t’u informoj", ka thënë Gashi për Indeksonline.

    Pesë të arrestuarit nga EULEX-i për krime lufte, përfshirë këtu edhe kreu i Komunës së Skënderajt Sami Lushtaku, sapo janë dërguar në qendrën e paraburgimit, në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ata nesër pasdite do të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake

    Mësohet se EULEX-i, fillimisht do të merret me të dyshuarit kryesor të “Grupit të Drenicës” dhe pas disa ditëve do të intervistohen edhe të tjerët, që në total janë 17 të dyshuar.

    Avokati i ambasadorit, Gashi: Mbi Selimin rendojne akuza per krime lufte
    Sylejman Selimi, Ambasador i Kosovës në Shqipëri, duket se nuk do të takohet sonte me hetuesit europianë të EULEX-it.

    Avokati i tij, Tomë Gashi, ka thënë se Selimi nuk ka ftesë për t’u paraqitur, por ai ka konfirmuar se mbi klientin e tij rëndojnë dyshime për krime lufte.

    “Unë mund t’ju them zyrtarisht se z. Syla është i dyshuar për krime lufte, por zyrtarisht ai nuk është ftuar nga EULEX që të paraqitet”, ka thënë Gashi.

    (er.nu/d.b/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Gjahu ndaj komandantëve

    PRISHTINE-EULEX-i është vënë në gjah të komandantëve të UÇK’së. Misioni Europian për Rend dhe Ligj po heton 101 raste të krimeve të luftës, ku prej tyre 36 raste janë për krim të organizuar dhe 42 të tjera për korrupsion. Organizatat e ish-luftëtarëve thonë se Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca nuk kanë bërë asgjë për t'i mbrojtur vlerat e luftës së fundit.

    Emri:  68143.jpg

Shikime: 1573

Madhësia:  41.0 KB

    Para pak ditësh, Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi kishte kontaktuar me miqtë e tij në Prishtinë dhe i kishte pyetur për rrezikun e arrestimit të tij nga EULEX-i nëse kthehet në vendlindje.
    Në këtë formë, ish-Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-Shefi i TMK-së, i cili ka kaluar qindra herë kufirin me Shqipërinë edhe në kohë lufte, pesëmbëdhjetë vite më po ndihet i rrezikuar të vizitojë Kosovën.

    Megjithëkëtë, ai ka ardhur në Kosovë dhe nuk është arrestuar.

    Por, ndaj tij, tashmë janë duke u zhvilluar hetime nën dyshimin për krime të luftës.

    "Për këtë çështje nuk mund të komentojmë", është përgjigja e vetme e EULEX-it, kur pyeten se deri ku kanë shkuar hetimet për njërit prej ish-udhëheqësve të UÇK-së.

    Rasti i Sylemjan Selimit është vetëm njëri prej më shumë se njëqind hetimeve tjera që janë duke u zhvilluar për krime të luftës.

    EULEX konfirmoi se Misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë është duke i hetuar edhe 101 (Njëqindenjë) raste të krimeve që kanë ndodhur gjatë luftës.

    "Prokurorët e EULEX-it momentalisht janë duke hetuar 101 raste të krimeve të luftës, përfshirë hetimet që janë në fazën preliminare. Deri më tani, nga kolegjet gjyqësore ku gjykatësit e EULEX janë kryesues dhe pjesëmarrës, janë shpallur 27 aktgjykime në raste të krimeve të luftës", thuhet në përgjigjen e EULEX-it dhënë Gazetës Express, të mërkurën.

    Sidoqoftë, një ish-komandant tjetër i UÇK-së po ballafaqohet me drejtësinë qe dhjetë vite nën akuza për krime të luftës.

    Fatmir Limajt i ishte ngritur aktakuza për krime të luftës në shkurt të vitit 2003, ndërsa ishte shpall i pafajshëm në nëntor të vitit 2005. Atij përsëri i është riaktualizuar e njëjta akuzë dhe tash po përballet përsëri me rigjykim nën akuzën për krime gjatë kohës së luftës.

    Pas arrestimit të fundi të Limajt, Kryeministri dhe Lideri i PDK'së, Hashim Thaçi ka lëshuar akuza në drejtim të EULEX-it, por prej atëherë më nuk ka folur për këtë temë.

    “Kjo nuk është drejtësi, ky është turp. Kjo është fyerje që na bëhet në këto ditë feste”, kishte akuzuar Thaçi Misionin e BE'së.

    Tani, në Qeveri dhe as në PDK nuk dëshirojnë të flasin për këtë temë.
    "Qëndrimi i PDK-së ka qenë gjithmonë i ditur për këto procese. Vlerësimet që janë dhënë më herët s'kam nevojë t'i përsërisë", thotë Musmurati, i cili mban pozitën e Zëvendësministrit në kabinetin qeveritar.

    Megjithëkëtë, organizatat që mbrojnë veteranët dhe ish-pjesëtarët e UÇK'së deklarojnë se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë për t'i mbrojtur njerëzit që e kanë bërë luftën.

    "As Qeveria, as Kuvendi dhe as Presidenca, jo pak, por nuk kanë bërë asgjë për t'u ndalur persekutimet ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës", ka thënë Muharrem Xhemajli i Veteranëve të UÇK-së.

    Për dallim prej krimeve të luftës, EULEX-i më pak prioritet i ka dhënë luftës ndaj krimit dhe korrupsionit.

    Tri herë më pak se për krimet e luftës, EULEX po heton për krim të organizuar, ndërsa vetëm 42 raste po i heton për korrupsion.

    "Prokurorët e EULEX-it janë duke hetuar 36 raste të krimit të organizuar, dhe 42 raste të korrupsionit. Deri më tani janë shpallur 37 aktgjykime në raste të korrupsionit, dhe 20 aktgjykime në raste të krimit të organizuar", njofton EULEX'i.

    Në këtë situatë, Muharrem Xhemajli i veteranëve thotë se Misioni i BE-së më shumë do t'i ndihmonte Kosovës sikur të zbardhte krimin, korrupsionin dhe vrasjet politike të pasluftës e jo të "merren me luftën e pastër të UÇK-së".

    "Edhe për të mirën e popullit të Kosovës do të ishte sikur EULEX-i të punonte në hetimin e dukurive të pasluftës si korrupsioni, krimi i organizuar, vrasjet politike dhe jo të merren me luftën e drejtë të UÇK'së", propozon Xhemajli.

    Ai ka propozuar të miratohen ligje, me të cilat përcaktohet fati i njerëzve që kanë qenë pjesë e luftës.

    "Institucionet e Kosovës, pavarësisht se kush është në krye, është dashur të nxjerrin ligj për mbrojtjen e vlerave të luftës", ka shtuar ai.

    "As shumë, as pak, këta pushtetarë s'kanë bërë asgjë për ish-luftëtarët", ka thënë Xhemajli.

    Marre nga KosovaPress

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Komuna Skënderaj kundërshton arrestimin e kryekomunarit, Lushtakut

    SKENDERAJ-Komuna e Skënderajt reagoi menjëherë pas arrestimit të Sami Lushtakut nga ana e EULX-it.

    Nëpërmjet një reagimi, Komuna, të cilën e udhëheq Lushtaku, thuhet se ish-Komandanti i Zonës së Drenicës po hetohet padrejtësisht.

    “Me shqetësim ka marrë lajmin për ngritjen e hetimeve për krime lufte nga EULEX, ndaj Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku", thuhet në komunikatë.

    Sipas Skenderajt, Sami Lushtaku gjatë kohës së luftës ka qenë komandanti UÇK-së Zonës së Drenicës dhe kontributi i tij në luftë çlirimtare ka qenë i madh, në shërbim të Luftës për çlirim dhe në mbrojtje të popullatës civile në Drenicë dhe më gjerë.

    "Mision i luftës së tij për çlirim nga okupatori serb, ka qenë çlirimi dhe pavarësia e Kosovës. Me aktivitetin e tij z. Lushtaku ka ndihmuar në vazhdimësi popullatën e Drenicës në momentet më të vështira dhe llogaritet si një ndër heronjtë e gjallë të luftës në Kosovë”, thuhet në reagimin e Komunës.

    (d.b/BalkanWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Thaci e Kuci nuk komentojnë arrestimet

    PRISHTINE-Kryeministri Hashim Thaçi dhe zëvendësi i tij në Qeveri dhe Parti, Hajredin Kuçi nuk kanë dashur të japin asnjë koment për arrestimet që kanë ndodhur sot ndaj ish ish-mandantëve të UÇK-së, në Drenicë.

    Thaçi pas ceremonisë për nder të Holokaustit i është shmangur mediave dhe nuk ka pranuar të flasë në lidhje me këto arrestime.

    Të njëjtin veprim e ka bërë edhe Hajredin Kuçi pas mbledhjes së Bordit për Sundimin e Ligjit. Ai nuk ka pranuar asnjë pyetje për arrestimet.

    Kryeministri, gjatë fjalimit për Holokaustit tërthorazi ka folur edhe për krimet dhe viktimat e luftës.

    Ai ka thënë se krime ka në çdo luftë, por jo të gjithë janë fajtor.

    "Krime ka në çdo luftë, por kjo nuk do të thotë se çdokush gjatë luftës është fajtor. Të insistojmë në barabarësi të fajësisë është krim po aq i madh si dhe harresë e viktimave dhe arsye se pse ata u viktimizuan", ka thënë Thaçi.

    (d.b/BalkanWeb)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ms13
    Anëtarësuar
    22-01-2009
    Vendndodhja
    Prishtin
    Postime
    192

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    shum mir qe osht arrestu krimineli ma i madhh.. edhe nje herit kryeAnalfabetizmi si kryetar i komunes se skenderajt,,,nje + i madh per kosoven
    Kurr Ne Jeten Time Nuk Dot Ndryshoj Veq Sa Me i Pelqy Dikujt

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Jam kureshtare me dite a kane me arrestu edhe Bashkimin e Besarten keta eulexi. Se del naj spiun i Serbise qe e ka pa Besarten tu ia mbushe kallashnikovin Kushtrimit , e Bashkimin tu gjujte me 5,6 e 7 Mars. Spo mpritet me e pa punen e Eulexit matutje.

    Epo kur populli harroon shpejt historia perseritet.
    AUTOCHTHONOUS

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Citim Postuar më parë nga ms13 Lexo Postimin
    shum mir qe osht arrestu krimineli ma i madhh.. edhe nje herit kryeAnalfabetizmi si kryetar i komunes se skenderajt,,,nje + i madh per kosoven
    Ku e ke studiu ti gjuhen shqipe qe po shkrun kaq bukur n'shqip, nese me lejohet pyetja? Se nuk qenke fare analfabet ti. Ke 13 gabime ne nese mund ta quajme kete fjaline tende pa llogaritur ato qe jane shkru ne dialekt dhe pa llogarite e me pika qe ndoshta sit nxjerr kompjuteri si mu.
    AUTOCHTHONOUS

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Vete fakti qe fletarrestet mbajne daten 25 Prill dhe nuk jane zbatuar deri pikerisht ne diten kur Thaci&Dacic jane pajtuar per planin e implementimit te "marreveshjes", eshte indice e qarte per natyren dhe rolin e ketij "arrestimi" simbolik...
    Sic duket, ky "arrestim" ishte nje der "kushtet" e rendesishme te Thacit dhe te PDK-se per te nenshkruar faljen e nje territori te Kosoves.
    Tani disa dite me radhe mund te ankohen (ose te bejne bashing) ndaj EULEX-it te urryer ne popull, i cili po i perndjeke "clirimtaret" (shoket e tyre te luftes) dhe njekohesisht te justifikojne veprimet e tyre antikombetare.

    Pas "marreveshjes" Thaci deklaronte parreshtur:
    "Thaçi: Plani për zbatimin e marrëveshjes me 26 prill"

    Njekohesisht EULEXi (Misioni ndihmes i pushtetit per mashtrimin e popullit te Kosoves) ben gati fletarrestet , ne menyre qe ti zbatoje posa ta jep urdherin Thaci nga Brukseli.
    Keshtu edhe ndodhi.

    Pavaresisht kesaj, shume nga keta te arrestuarit do te meritonin me keq se arrestime te tilla. Jo per shkak te ndonje krimi te pretenduar lufte, pasi qe shumica s'kane pa ushtare te Serbise me sy gjate kohes se luftes, por per shkak te krimeve (vjedhjeve) qe kane kryer pas luftes kunder qytetareve te Kosoves, shtetit dhe kombit.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    276

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Edhe po te arrestohen ,duhet te arrestohen nga policiae Kosoves e jo EULEKSI
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  10. #10
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Ti hengert dreqi kriminellat

    Juleksi, eshte duke e vulosur me vule, qe eshte mision i deshtuar qe nuk ke ku e qon! 15 Vite pas luftes, vjen fillon procedura per krime lufte, kjo paraqet kulmin e teatrit dhe cirkut. Keta mund te ken vrare e te kene prere, ndoshta edhe mund te jene kriminel, por menyra e inicimit dhe koha e inicimit hyhyhyyyyyyyy nuk e kane lene ta hapin pas nje 50 viteve... Keta i kishin ne skene qe nga fillimi dhe nese kane pasur fakte, nuk duheshin lejuar te pritej kaq gjate per ta filluar me nje cirkusiade, qe i humb ne menyre komplete seriozitetin dhe besueshmerine e aktakuzave!
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •