Portalet informative dhe mediat elektronike sot janë te stërmbushura me komente e komente nga më të ndryshmet.... te paktat kishin logjike brenda tyre. Rasti është mbreti i botës thotë një fjalë e urtë. Edhe mund te jete ashtu sepse rasti (apo dikush tjetër) e deshi që e gjithë kjo gullufi të ndodhë paralel me ngjarjet më të rëndësishme për vëndin tonë.
Në të njëjtën frymë vajzat dhe djemtë më të mirë të kombit po ngritën në piedestal por një pjesë e tyre edhe po shahen në formën më të turpshme. Në të njëjtën frymë ata po cilësohen drita dhe turpi. Në të njëjtën frymë ata po cilësohen çlirimtarë dhe tradhtarë. E gjitha kjo ka krijuar një konfuzion të paparë ndonjëherë (apo edhe të parë shumë herë, e kjo është e meta jonë historike) tek qytetarët shqiptarë.
Personalisht me bënë përshtypje se si funksionon logjika e disa personave të cilët sikur jetojnë me të vetmin qëllim që të vjellin vrerin e dështimit të tyre mbi gjithçka mund të jetë me vlerë. Ata ne manifestime te shumta perkujtimore ende duke ju dhembur mushkëritë së bërtituri për patriotizëm për heronjtë e Kosovës të ngrirë në pllaka e banera të mëdha në muret e shumë sallave anë e kënd trojeve tona, me të njëjtën eufori dhe pa marrë në konsideratë volumin e mushkërive të tyre po shajnë e ndotin gjithçka qe ka mbetur gjalle nga një luftë që u bë për të mirën e ne të gjithëve.
Vetëm disa shembuj sa për ilustrim:
" Ata kanë vdekur" , "Hallall ju qoftë" , " "Trimat vdesin", "Ata janë heronjtë" etj etj.
Parulla të llojit të tillë, të cilat i gjuajnë në masë sa për sy e faqe si justifikim për sjelljet e tyre hipokrite.
Sipas një logjike të thjeshtë kjo do të thotë se të gjithë te vdekurit janë të mirë.
Për të gjallët nuk lamë gjë pa dëgjuar: janë të pashkolluar, janë hajna, janë kriminelë janë vrasës janë mafi janë dhunues janë turpi etj etj parulla të tilla që e mundojnë çdo tru me tri qeliza të shëndosha ....dhe çdo damarë me gjak shqiptari brenda....
Në vend qe të mburremi ne kukasim. Në vend që të punojmë ne presim belesh nga qeveria nga diaspora nga OJQ te ndryshme ndërkombëtare, në vend qe të mendojmë ne sulmojmë njeri tjetrin si hienat.
Një nga këta komentues, një “aristotel” i vetëshpallur në një portal kishte komentuar: "Per lufte doren jau jap!! hallall, aferim!".... po si!!!!. Ata po u dashkan të luftojnë e të lënë kokat qe ti të hapësh gojën e të filozofosh sikurse ti paske formulën për gjithçka bënë botën. Ata po u dashka ta japin jetën qe ti zotrote dhe fara e llojit tënd të gëzojnë mundësisht sa më shumë privilegje. Dhe a din ti o “aristoteles” se edhe lufta kërkon një shkallë të lartë të inteligjencës krahas një shpirti të madh shpirtit liridashës?
A e din ti o “Aristotel” që asnjë luftë si përpinë të gjithë, apo ishe ti në anën tjetër dhe shpresoje se nuk do të shpëtoj njëri i gjallë? Sa më vjen keq që je zhgënjyer, por mësohu se do përjetosh edhe shumë ndjesi të tilla.
Si nuk mendoni, të gjithë ju që sot po vjellni vrer në adresë të gabuar që po bëni krime personale duke e ndotur gjithçka që na solli dritën. Si nuk ju vjen turp të përkuleni para varreve të dëshmorëve kur në zemrat tuaja ndjeni urrejtje për ata që mbijetuan? Për shokët e tyre?
Nuk e kuptoj një sjellje të tillë por jam duke e fituar përshtypjen se vetëm ne duam që lufta ti marrë të gjithë e ajo çka mbetet të gëzohet nga frikacakë të llojit tënd filozof pa tru....pa zemër e pa shpirt. Ku ishit ju që para 1999 nuk u dëgjuat me këto lloj deklaratash aq të mençura??? A po me siguri duke ju falënderuar policit serb se të përuli dhe të dha disa flakaresh....
Është turp.
Ndjej turp për sjelljet tuaja që bënë të mos përmendet burgosja e Fatmir Limajt dy ditë para 100 vjetorit kur po festonte gjithë bota shqiptare, por as lirimi i Ramush Haradinajt dhe pastërtia e luftës së UÇK-së para drejtësisë ndërkombëtare, nuk bëri bujë sa shantazhet e disa krimbave që veprojnë gjoja në emër të vlerave evropiane.
Ndjej turp për ju edhe sot se si vjellni me terbim mllef dhe urrejtje ndaj figurave me emblematike te luftes se UÇK-se nga zona e Drenicës sikur ata te ishin dinozaur apo kanibal.
Megjithatë kam shpresë së jo të gjithë mendojnë si ti e shokët tu. Ka shumë nga ne që krahas dhembjes për ata që ranë në frontin e nderit ndjejmë mburrje e krenari për të gjithë këta djem të UÇK-së, që sot janë burra të këtij shteti.
Përulem para atyre që sot janë shndërruar në yje përjetësie, përulem edhe para të gjithëve që duke sfiduar sulme nga jashtë e brenda gjejnë motiv për të ndërtuar shtetin e Kosovës mbi themelet e amanetit shekullor, mbi betimin përbashkët mbi flamur.
Respekti duhet të jetë strumbullari i falënderimeve tona çdo mëngjes që në e fillojmë të lirë. Respekti duhet të jetë strumbullari rreth së cilit ne ndërtojmë historinë tonë të lavdishme dhe të ardhmen padyshim të ndritshme për brezat që do të na pasojnë.
Për ata që mendojnë se menjëherë pas lufte në Kosovë do të instalohej Utopia ju them: Kjo nuk ekziston prandaj zgjohuni merruni me veten punoni çdo ditë sepse nëse ende nuk e keni kuptuar këta që po i shani ju sollën lirinë.
Po.
Të gjithë atyre që ju ka hije lufta çlirimtare ju ka hije edhe politika ju ka hije jeta!
E me respektin më të madh e nga zemra ju them: më mirë të sharë nga disa parazitë e gjak ndytur sesa në varre. Eulex smund ta njollosë pastertinë e UÇK-së! E ju qe ballëlartë ju bëtë ballë shumë uraganve e triumfuat e di qe do te triumfoni.
Nga Ganimete Musliu!
Krijoni Kontakt