Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 54
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,438
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkrihet partia e Spahiut, ikin 17 drejtues

    Edhe nje tjeter rast, ku fjalet e Albos ne forumi koha i ben realitet.

    1. Spahiu i tha jo koalicionit te se majtes per ti qendruar besnik "misionit" te tij alla-turka qe punedhenesi i ka dhene.

    2. Pas deshtimit te "mitingut te madh" ne Tirane, parate e ambasades turke shterruan per Spahine. Turqit po i kalojne kestet e Spahiut ne xhepin e Shpetimtarit te cameve qe u tregua me i afte se Spahiu.

    3. Pas deshtimit te negociatave per koalicion me Ramen, gjithe kreret e AK e braktisen Spahine. Duke provuar ne kete menyre ate qe une kam thene me muaj te tera ne forum, qe shumica e ketij kontigjenti jane socialiste e komuniste te zhgenjyer me lidershipin humbes se Rames ne krye te PS. Dhe ku vajten keta qe iken nga Spahiu? Shkuan ne stanin socialist.

    Por edhe pas ketyre zhvillimeve e shperberjes se AK para zgjedhjeve, demin AK ka per t'ia bere te majtes. Legjionet e elektoratit te majte te velur e zhgenjyer me Edi Ramen, do te absternojne ne zgjedhje duke votuar per Spahine. AK eshte ne listat e zgjedhjeve, pavaresisht se sot mund te mos jete nje formacion politik i mirefillte.

    Sa per Spahine, ai i lutet Allahut Ekber qe ti fali te pakten nje mandat deputeti ne zgjedhje, se per ndryshe do t'i duhet te perballet me drejtesine pas zgjedhjeve, per pislleqet e tij ne krye te KLD-se.

    Albo

  2. #32
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Për: Shkrihet partia e Spahiut, ikin 17 drejtues

    Citim Postuar më parë nga Mali Gjallica Lexo Postimin
    Qenka kthy kjo temë në nji temë me 3 bashkëbisedues . PD-istat e shajnë AK-në se është parti e PS-së, PS-istat e shajnë se është parti e PD-së. Për mua kjo tregon që nuk vegël e asnjërës prej tyre, dhe vetëm nga ky fakt më pëlqen. S'kemi nevojë për parti filoserbe e filogreke në parlamentin shqiptar.
    Dhe mua nuk me pelqejne as filo greket e as filo serbet. Nje pyetje kam.

    Ky Spahiu ka organizuar 3 ose 4 protesta kundra serbise. Nje tek ambasada serbe ne tirane e nja dy te tjera ne doganen e Kosoves. Me thuaj, si ka mundesi qe ky "anti serb" kaq I madh nuk mer pjese ne asnje nga protestat qe ai vete organizon kundra serbise?!
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Shkrihet partia e Spahiut, ikin 17 drejtues

    Uruçi: Jam kërcënuar me vdekje nga njerëzit e Spahiut
    Flet Prof. Dashamir Uruçi, Ish-Sekretar për Çështjet Ekonomike në AK. “Kreshnik Spahiu deklaroi nga Rogneri daljen vetëm, ndërsa dy nga shokët tanë shkonin në një takim të bisedonin për koalicionin me PS-në”

    Plarent Shehu

    -Profesor Dashamir Uruçi, ish- Sekretar për Çështjet Ekonomike në Aleancën Kuqezi, gjatë një interviste për gazetën “Shekulli” denoncon veprimet e kreut të AK-së, Kreshnik Spahiu, ndaj gjithë eksponentëve të lartë të kësaj partie.

    Përse u larguat nga Aleanca Kuq e Zi, kush janë arsyet?

    Dorëheqja e një grupi intelektualësh nga Aleanca Kuqezi ka një mori arsyesh. Por, arsyeja që predominon dhe kryesorja është që nuk ka arsye personale, por programore dhe mospërputhje të aktivitetit politik të Kryetarit Spahiu. Dorëheqja jonë ka lidhje me monopolizimin e punës nga kryetari i AK-së, ka dhe probleme të etikës dhe qëndrimit të lidershipit të partisë dhe stanit që e rrethon ndaj intelektualëve të partisë. Në të gjitha mbledhjet e Sekr3etarjatit të partisë, të Këshillit Kombëtar, ku janë diskutuar çështje parimore dhe çështje që lidhen me rrugën që duhet të ndjekë partia, çështje që lidhen me qëndrimin ndaj bashkimit kombëtar, ndaj interesave kombëtare, çështje shumë të debatuara në media, në parlament dhe mes forcave politike, natyrshëm ndaj këtyre problemeve kardinale të partisë ne mbajmë qëndrimin tonë.

    Që nga fillimi i vitit Aleanca Kuqezi e la pas dore çështjen kombëtare dhe kaloi në një tjetër strategji të përplasjes me individin Sali Berisha, me Kryeministrin.A mos ndofta krisja juaj me Kreshnik Spahiun ka fillesat e saj që nga ky moment?

    Është e vërtet që ne kemi pasur një kthesë në planin politik të partisë dhe me qëndrimin që ne kemi mbajtur ndaj problemit kombëtar. Kjo është e lidhur me vizitën e Ambasadorit Amerikan në selinë e Aleancës Kuq e Zi. Kjo vizitë u programua dhe u mbajt tepër e ngushtë dhe tepër diskrete nga kryetari i AKsë. Aty morën pjesë vetëm Sekretari për Punët e Jashtme dhe Sekretari i Përgjithshëm dhe askush tjetër. Por kjo nuk përbën diçka të jashtëzakonshme në marrëdhëniet tona, e rëndësishme është që për vizita të tilla të veçanta kur vjen një përfaqësues i një vendi si Amerika dhe kur flitet për qëndrimin Amerikan ndaj çështjes shqiptare natyrshëm që disa probleme kryesore të diskutimit duhet të ishin bërë objekt bisede dhe i trajtimit me Sekretariatin e partisë. Mbajtja në dy tre duar e atij takimi natyrshëm që ka vënë para nesh një seri pikëpyetjesh. Por, koha provoi që kjo vizitë ka pasur ndikimin e vet në orientimin ose në tehun që mbajti Aleanca Kuq e Zi më pas. Kryetari filloi gjithnjë e më shumë të reduktoj daljet për çështjen kombëtare dhe për bashkimin kombëtar, ose fliste në raste shumë të veçanta. Dhe, u adresua në problemet e korrupsionit dhe në problemet e kryeministrit Berisha dhe akuza kryesore u përqendrua tek shtetasi Berisha. Nuk e di se çfarë akuze është t’i thuash Kryeministrit të vendit shtetas, natyrshëm që ai është shtetas. Kjo në një farë mënyre krijoi një lloj humori në opinionin publik deri sa shokët dhe miqtë na ngacmonin duke na thënë: si jeni shtetas.

    SHEKULLI

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Shkrihet partia e Spahiut, ikin 17 drejtues

    fansat e aleances

    shifeni nga minuta e 7:13

    http://www.youtube.com/watch?feature...Feco3EE#t=396s
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Shkrihet partia e Spahiut, ikin 17 drejtues

    shishi ky i bigbradhit..
    uaaa.
    interesant.. top chanelli i nxjerr bi bradherat kopila.. si kte adin drogm.utin..
    qenka cun legen..

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325

    Për: Shkrihet partia e Spahiut, ikin 17 drejtues

    komisar BRARI ....mos ke punu gje ne sigurim ti se i njef te gjith o burr i dheut ......e s'mjafton qe i njeh po i di edhe biografine

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Shkrihet partia e Spahiut, ikin 17 drejtues

    absurde te tilla veten ne shqipni ndodhin. partia e majte formon nje parti te ekstremit te djathte. kjo do te thote qe ps-ja tallet me nacionalizmin shqiptar.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Shkrihet partia e Spahiut, ikin 17 drejtues

    po sa te disiplinuar jan ed rucistet mor aman..

    ne feqobuk..deri dje ata ishin pompusit me te zjarrte te kresnikit..

    nji ta shporrur ed rucua kreshon menji here ed rucistet nuku lan gje pa i zbuluar kreshnikit..

    me kreshon ka ndodhur .. nje fenomen shum tipicno..
    limoni i shtridhur..

    kurr ndoj here kjo shprehje ska qen kaq e pershtatshme sa ne zhapikun kreshnik..

    ore..ben dhe edvini ca pun te mira ndonje here..

    psh ziver masken e coj ne g te semes..
    po dhe ca rrjepacak tjer katundar te ndyr..
    nashti dhe shkelmi kreshnikut..
    bravo..

    dhe me e bukura.. edhe se edvin tahiret po e shkelmojn kresho miun.. ai besnik der ne ngordhje i ed rucit.. gjen..mes seancave shkelmuse.. guximin te ulerase..
    poooosht shtetasiiii berisha..

    hahahaha

    .

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Shkrihet partia e Spahiut, ikin 17 drejtues


  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Shkrihet partia e Spahiut, ikin 17 drejtues

    Gjermant thone "Todgesagte leben länger"
    Prandaj, mos e shpallni AKZ-ne te vdekur para kohes, vetem pse ju pershtatet per fushate politike.

    Fakt eshte qe media shqipetare, ne mase te patolerueshme e organizuar dhe e kontrolluar nga PD dhe PS, kohet e fundit e ka ashpersuar jo vetem bojkotin por edhe propaganden kunder AKZ-se. Dhe kjo patjeter mund te kete efekte negative per rezultatin e AKZ-se ne votime. Megjithate, nese AKZ vazhdon ne rrugen e filluar dhe i mbetet besnik programit, pavaresisht se jo cdo premtim mund te realizohet 100% apo brenda afatit te deshiruar, rezultati do te jete pozitiv.
    AKZ-ne e zgjedh pak kush per shkak te Spahiut, sic ndodh p.sh. me PD dhe PS, te cilat nje pjese e madhe e elektoratit i zgjedh kryesisht per shkak te liderve Berisha apo Rama.
    Sa per Spahiun as nuk do te ekzintonte AKZ cfare eshte aktualisht, pervec ndoshta si parti oborri, sic jane parti te panumerta ne koalicionet e PS ose te PD. Koncentrimi i akuzave dhe propagandes ndaj Spahiut (liderit te partise) nuk eshte as rastesi, as dicka e pazakonshme dhe e papritshme ne rrethanat e Shqiperise. Sepse shumicen e pikave te programit dhe kerkesave ta AKZ-se nuk munden ose nuk duan ti kundershtojne. Prandaj, nuk ju mbetet tjeter vetem ta sulmojne "piken me te dobet". Njekohesisht eshte zakon ne Shqiperi qe fushata elektorale te fokusohet kryesisht tek liderte e partive, pasi qe programet ne pergjithesi nuk dallojne shume, dhe zgjedhesit nuk votojne ne radhe te pare programin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 01-05-2013 më 03:50

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •