paska ikur edhe nje tjeter syresh, quhet Ago Nezha sekretar per ceshtjet e Bujqesise ne Aleancen Kuq e zi.
paska ikur edhe nje tjeter syresh, quhet Ago Nezha sekretar per ceshtjet e Bujqesise ne Aleancen Kuq e zi.
Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru
per sa kohe kreshnik pocaqia.. nxirrte nga haleja e tij fyerje e shpifje e kercenime e bente terrorizem ndaj sjellsit te demokracise..sali berishes.. otopuzi i tij ishte plot.. mitingjet e tij ishin ding e sallat ku mbante fjalime mbush me zhapiker e katundar morracake.. kurse media e mafie betonit.. topo chanellit e pluso-vizionit.. bubullonin e glorifikonin kreshnik zgjebarakun..
erdh nje dite qe dicka luajti..
o ish ndonje porosi e grekut a e ndonje arvizi.. a e ndonje tadiqi.. dhe... sa mbill e hap syte.. partia qe e polli.. i tha kulishit te vet.. ik moj sorrë..
dhe menjihere sorren filluan ta braktisin..
dmth sallat e sheshet e otopuzet e kreshnikit na paskeshin qene mbushur me pelqim e miratim e pagim te seli rozes..
sorra mbeti.. si m. ne shi..
megjithate prap bubullon... se edhe se me shkelmuat moj partia qe me polle un prap per tyjan do ha m..ut..
dmth.. do dal prap te fyej shaje e terrorizoj sali berishen..
vegel me te ndyre nuku ka pare shqiperia..
as vegla si veglat e vegles spahi skemi pare kurre..
pra xhambazit i erdh fundi.. por ai do vazhdoj te kryej misionin..
misionin e vegles se felliqur kunder demokracise..
..
tha njeri ketu..se sa mire e gjeti berisha se kreshniku na qenkej m.ut e pis e leshkuq..
nuk e gjeti berisha kte..
e thash un 5 muaj para berishes qe kur u cfaq ki mi halesh se kreshua eshte nje qelbanik..
sic thash 1 vit para 21 janarit..mo shkoni se do ju vras edvinua..
kurse saliu 2 dit para tha.. po ish vone..
dua te them se ketu ne forum thuhen gjerat me pare se kudo..
edhe per bamir topon 2 vjet para berishes thash..se ai eshte nje vegel e edvinit..
dhe ashtu duall..
dhe ashtu vazhdon te jete..
..
do thot ndonjeri... sa i mencur ki brari..
joo ..nuku eshte brari i mencur.. por jan te djallezuarit qe nuku e mbajn dot masken gjate..
dhe brari u a sheh.. dhe e thote..
qo eshte..
Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 28-04-2013 më 16:58
duartrokitje per kete me lart
amon sa me shume like ju lutem
JO SEKS PARA MARTESE
Keto largimet jane kot sepse dihet qe aty ka pas plot tipa me mision.Problemi eshte se deri ku eshte prezent infektimi.Koha do tregoje.
Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria
“Spahiu, i lidhur me Berishën, ka interlokutorë”
Ago Nezha: “Ne ishim që AK-ja të bënte aleancë me opozitën. Ky ishte misioni i saj që të rrëzonte këtë pushtet”
Luis Tanushi
Rreth 200 anëtarë të tjerë të Aleancës Kuq e Zi priten që të largohen nga ky subjekt për shkak të zhgënjimit që iu ka sjellë Kreshnik Spahiu me kursin e tij politik. Hapi i parë për largimin është ndër-marrë nga drejtuesit kryesorë. Në një intervistë për “Shekullin”, ish-Sekretari për Çështjet e Bujqësisë, Pro. Dok. Ago Nezha, akuzon Kreshnik Spahiun se e ka shndërruar këtë forcë politike në një biznes me marrëveshje klienteliste, ku secili, sipas konjukturave dhe marrëdhënieve që kishte me kryetarin, bënte tratativa për të zënë pozicione nga më të ndryshme. I pyetur për dyshimet që janë hedhur mbi AK-në, se pas saj fshihet Sali Berisha, ish-Sekretari për Çështjet e Bujqësisë, Ago Nezha, e pohon duke shprehur bindjen se ka edhe interlokutorë që realizojnë lidhjen e shkurtër midis Spahiut dhe Berishës.
Përse u lidhët me Aleancën Kuq e Zi?
Unë u lidha me AK-në duke parë aspiratat e mëdha të njerëzve të cilët aspironin për çështjen kombëtare, për patriotizmin, për atdhetarizmin, i cili sot është nëpërkëmbur dhe Shqipëria është bërë një lodër e të gjithë fqinjëve tanë dhe e të gjithë të huajve si të jenë në shtëpinë e tyre. Shqipëria është vendi ku greku vjen bën mitingjet në Himarë me flamurin grek, në shtëpinë tënde e nuk të merr leje, por futet sikur të jetë në shtëpinë e tij. Kjo ishte një situatë shumë irrituese që çdo njeri që ka gjak patrioti, duhet të vepron-te. Kjo ishte një ndjesi që na ngacmoi shumë intelektualëve të cilët ishim me prirje atdhetare, me prirje patriotike për një Shqipëri që të fitojë dinjitet, të jetë e lirë, e pavarur, të mos jetë nën trysninë e fqinjëve tanë ortodoksë, qoftë në jug dhe në veri. Këto ishin motivet e para. Tjetra që ne na irritonte ishte kjo gjendje katastrofike që kishte Shqipëria. Kjo varfëri, ky korrupsion, ky prostitucion, gjithë kjo katrahurë shkatërrimtare që i shkelet personaliteti të gjithë shqiptarëve patriot. Për këtë ne thamë se do të jetë kjo lëvizje patriotike. Mirëpo, gjithë ky imazh u zhgënjye në tërë sytë e intelektualëve që ishim idealist. Sigurisht, ndoshta nuk është zhgënjyese në sytë e atyre që janë pragmatistë, që kanë shkuar atje për të fituar, për të marrë ofiqe, ndonjë kockë nëse do ju lëshojë Spahiu. E tërë partia u kthye në një biznes, në një marrëveshje klienteliste, ku secili sipas konjukturave dhe marrëdhënieve që kishte me kryetarin bënte tratativa për të zënë pozicione nga më të ndryshme, të cilat i shikonte në perspektivë si një avenir të tij. Ne që kemi ikur, nuk kemi interes absolutisht sepse ishim në pozicione të nderuara. Po të niseshim nga interesa personale, absolutisht nuk jemi privuar, por problemi është që ky njeri i cili drejton atë forcë politike vepronte si një autokrat, si një diktator, si një bajraktar, i cili për çdo gjë vendoste vetë pa marrë mendimin tonë. Në politikë ka një rregull. Është një organizëm që funksionon në bazë të tërë normave dhe parimeve që parashikohen në statut, problem ky që kur erdhi puna në ato vendim-marrje, nuk i merrte në mënyrë kolegjiale, por në mënyrë klienteliste .
Kur thoni në mënyrë klienteliste, doni të thoni që kur u vendos për koalicionin, ka pasur marrëveshje klienteliste?
Patjetër. Nuk është mbledhur sekretariati dhe nuk ka pasur momente për t’u prononcuar apo për të reaguar. Ata në mënyrë të fshehtë, në mënyrë klandestine dhe diabolike i kanë vendosur këto qëndrime të tyre. Ata kanë marrë një vendim në emër të partisë që e kanë bërë të tyren dhe e kanë shprehur. Vendimet janë marrë në emër të tyre dhe jo tonin. Nuk mund të rrish, ti në një parti kur të gjitha vendimet merren jashtë rregullave dhe parimeve që ka partia dhe jashtë strukturave të saj, por i merr në mënyrë individuale. Kjo ishte arsyeja që ne u larguam.
Ju vetë ishit që AK-ja të ishte me PS-në?
Ne ishim që AK-ja të ishte në aleancë me opozitën. Ky ishte misioni i saj që të rrëzonte këtë pushtet të korruptuar. Prandaj ne u futëm aty që të rrëzojmë këtë të keqe të madhe nga kurrizi i këtij populli të vuajtur dhe të shantazhuar. Deri sa ti nuk e bën këtë, por luan cic-mici si macja me miun, si Don Kishoti me Sanco Pancon, pse duhet të qëndrojnë disa intelektualë që kanë personalitet në një lojë të tillë kaq të qelbët. Kjo ishte arsyeja.
Ka dyshime se z.Spahiu përdoret politikisht nga zoti Berisha. Dyshoni edhe ju?
Besoj shumë, madje ka interlokutorë që realizojnë lidhjen e shkurtër midis tij. Absoutisht ka.
Shkrirja e sekretariatit
Dorëheqje të parevokueshme dhanë shumica e anëtarëve të Sekretariatit Qendror të Partisë “Aleanca Kuqe- zi”, si Dashamir Uruçi, sekretar për çështjet ekonomike dhe President i asamblesë së Partisë për kryeqytetin, Ago Nezha, sekretar për çështjet e Bujqësisë, Maksim Qoku, Sekretar për çështjet Zgjedhore, Dëfrim Shkupi, Sekretar për çështjet e Mjedisit, Agim Koçillari, Sekretar për çështjet e Shëndetësisë, Ali Aliu, anëtar i Këshillit Kombëtar, Medi Shehu, Dekan i Fakultetit të infermierisë, Rudina Kraja, Kryetare e forumit të Grave, Romir Hamzaj, anëtar i Këshillit kombëtar dhe Nënsekretar i departamentit për çështjet juridike pranë sekretariatit të çështjeve zgjedhore, Genc Rama, shef i departamentit te ekonomisë dhe anëtar i këshillit kombëtar, Ermir Tafaj, nënsekretar për Çështjet organizative pranë departamentit të çështjeve zgjedhore, Shefit Rustemi, anëtar i Këshillit drejtues Vlorë, Vitri Zyka, anëtar i Këshillit kombëtar Vlorë, Viron Curraj, anëtar i Këshillit Kombëtar Vlorë.
Spahiu: Nuk jemi për të thyer frontin opozitar
Për herë të parë pas largimit të drejtuesve kryesorë, ka reaguar kryetari i AK-së, Kreshnik Spahiu, i cili i ka cilësuar akuzat e tyre shpifje për të çoroditur përkrahësit dhe simpatizantët e “Aleancës Kuqe-zi”. “Asgjë e vërtetë. Vetëm trillime, shpifje për të çoroditur përkrahësit, mbështetësit, simpatizantët e “Aleancës Kuqezi”, tha ai. Sipas Kreshnik Spahiut, pas veprimtarisë politike të AK-së nuk fshihet asnjë prej forcave politike të vjetra, ndërkohë që garantoi për një politikë të re. “Kur erdhëm në politikë dy vite më parë na akuzuan që pas Aleancës Kuqezi është presidenti Topi, për 1 vit na konsideruan lëvizje të presidentit Topi. 1 vit më pas na akuzuan që ne jemi veglat e Edi Ramës dhe të PS-së. Katër ditë më parë u deshën vetëm 30 sekonda që ne të vazhdonim në kauzën tonë, në udhën tonë ashtu siç lindëm dhe u rritëm të vetëm dhe të kthente pllaka që ne qenkemi nga krahu tjetër, që bëkemi lojën e Berishës. Sigurisht, ne kemi dikë pas, por ai është flamuri kuqezi, është simbol i kombit tonë dhe duhet ta respektojmë atë”, tha ai. Duke ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës së 1 majit që do të organizohet në kryeqytet, Spahiu, deklaroi se forca që ai drejton nuk është për të përçarë frontin opozitar, por për të rrëzuar Sali Berishën nga pushteti. “Demokratët dhe socialistët nuk janë thjesht Rama dhe Berisha të cilët kanë hipotekuar partitë e tyre dhe tani duan ta konsiderojnë popullin si bagëti. Ne nuk jemi për të mbjellë farën e urrejtjes, farën e përçarjes, për të thyer frontin opozitar, për të lejuar që Berisha përsëri të rrijë në pushtet, se ai nuk është më shtetasi Berisha për kuqezinjtë, ai është i ndjeri Berisha, ka vdekur politikisht për të gjithë shqiptarët”, theksoi Spahiu.
SHEKULLI
Kreshnik Spahiu, i vetëm mes të pabarabartëve
Alfred Lela
Kreshnik Spahiu nuk ka ndryshuar shumë. Pas një takimi blitz me ambasadorin amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, kreu i AK ia ka hequr një pjesë të dinamitit nacionalist ligjërimit të tij, por demagogjia sërish mbeti pjesë e pandarë e aparatit të tij komunikativ. Si të kish kompleksin e Napoleonit, të cilin nuk ndejti pa ia përmendur as kryetari i opozitës Edi Rama, kur e quajti ‘xhuxhmaxhuxh’, ai ka operuar me grandiozen dhe hiperbolën duke u bërë herë pas here qesharak. Aleanca ka 1 milion anëtarë, mburrej ai nëpër mitingje apo studio televizive duke gjetur këtë anëtarësi të shfrenuar edhe si burim të financave të formacionit të tij politik, të cilat edhe sot vazhdojnë të mbeten misterioze.
Përveç numrave ai ofronte edhe një trans nacionalist, i cili konturohej, as më pak e as më shumë se te një bashkim i shqiptarëve në Ballkan. Aty ku shfaqeshin shenjat e një kundërvënieje me ngjyrime etnike, aty ia behte Kreshnik Spahiu. Luftë për varret, për flamurin, për Çamërinë, për Kosovën, për detin. Në një imtim të hapur të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, por pa pendulin intelektual të Albin Kurtit, ai u bë shpejt një prej portreteve televizive kryesore në vend. Berishës, Ramës, Metës, Topit iu shtua edhe Spahiu. Ky i fundit ama ishte këtu me qëllimin për të spastruar të parët. Për një klasë të re politike.
Dy pëllëmbët e duarve të hapura e të ngërthyera për të formuar flatrat e shqiponjës, u bënë simboli i tij nëpër mitingjet e shpeshta, rekuizita e të cilave duhet të ketë xhelozuar shumë prej partive të vogla e ndoshta edhe të mëdha. Shenjë tjetër dalluese e tij u bënë edhe xhaketa stil ushtarak, të mbërthyera gjer në grykë, në ngjyrë të murrme ose të zezë, sikur të mos e trembte aspak krahasimi me liderët fashistë. Dy lejtnantë të tij ishin, një kolonel në pension dhe një ish-sekretar i rinisë komuniste në fund të viteve 1980. Ai vetë, i shkarkuar me ceremoni si nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë pas konfliktit të hapur me Partinë Demokratike në pushtet, jurist me profesion, që kish bërë edhe një provë në KQZ, por edhe OJQ-të që në Shqipëri sa më të theksuar ta kenë jQ-në, aq më qeveritare janë.
Përballë kësaj tresheje pa alkimi kreshpërohej përherë një dallgë e re pjesëmarrësish në tubime, e cila dukej, më shumë se dëgjonte liderin në tribunë, tundte me më shumë tërbim se sa kërkon dekori i një grumbullimi politik, flamuj kombëtarë. Takimet e AK kishin diçka amorfe në formë dhe përmbajtje; nuk ngjisnin por bërtisnin; në to nuk thuhej asgjë serioze, por emëtoheshin nga kanale televizive megjithatë. Te kjo përsëritje nëpërmjet sinjalit televiziv, më shumë se nëpërmjet mesazhit, Kreshnik Spahiu erdh’ e u bë mainstream. Ai në realitet ishte një efekt televiziv më shumë se një kërkesë e publikut për një vend, të hamendësuar bosh, në spektrin politik.
Kur erdhi prilli, diçka ndodhi në repartin politik, që në fjalët e Edi Ramës priste dëshminë e asaj se AK ishte shqiponjë opozitare apo sorrë. Pasi Spahiu, në emër të Aleancës Kuqezi vendosi dhe shpalli se nuk do t’i bashkohej koalicionit opozitar, kreshniku televiziv u bë liliputi i radhës. Kryetari i opozitës që i kish hedhur shkabës nacionaliste të AK copa nga mishi i tij për muaj të gjatë udhëtimi politik me radhë, e sikterisi si sorrë. Të majtët, në heshtje mund ta kenë neveritur Kreshnikun megjithë mizanskenat e tij, por edhe ai bënte, edhe ai duhej për ‘aleancën e qelbësirave’.
Vendimi për të dalë vetëm në zgjedhje, për të ndenjur në mes i Kreshnik Spahiut, ishte i tillë që binte në kundërshtim me të gjithë e gjithçka, madje edhe me veten (politikisht). Të gjithë kishin vënë bast një koalicion të AK me Partinë Socialiste. Për të kuptuar këtë shmangie, këtë devijim të teorisë së pranuar përgjithësisht, ata në të majtë preferuan një linjë konspirative, sipas së cilës Spahiu ishte një sajesë e pushtetit për të çorientuar popullin opozitar. Anipse kjo i bënte të dukeshin mendjemefshët në sytë e opinionit publik. Pse, ku paskeni qenë dy vjet me radhë kur e mbështetët me logjistikë dhe fabrikuat kohë televizive për të, si nuk e kuptuat se ai punonte për Berishën?
Një përgjigje ndoshta më e saktë duhet kërkuar te natyra e populizmit, duke pranuar se Kreshnik Spahiu, më shumë se politikan është shfaqur si demagog e populist. Kjo sepse horizontalja e ligjërimit të tij zgjatej në të dy krahët me fantazi në vend të alternativave politike: bashkim të shqiptarëve, ndërrim të toponimeve të huaja, zëvendësim të klasës politike, e të tjera. Një rishpikje e atdheut, si të thuash, një tokë të re për shqiptarët, përshtatur sipas kërkesave të veta.
Në fund të fundit, Kreshnik Spahiut nuk mund t’i kërkohej një akt politik në fund të rrugëtimit të tij, kur ai çdo aksion e kish ndërtuar mbi apolitiken, pra mbi demagogjinë dhe populizmin. Siç nuk mund t’i kërkohej që të dilte nga ajo treshe e artë, nga ai trirremësh Spahiu-Pashaj-Bashkurti, maja e të cilit ishte ai, për t’u bërë pjesë e një gravure politike ku ai do të mbetej, për të përdorur sërish fjalët e Ramës, ‘një xhuxhmaxhuxh’.
Ai shkoi kundër të gjithëve, madje edhe kundër vetes, për t’u kënaqur me reflektimin e vet në pasqyrën elektorale. Atij i pëlqen më shumë vetja si shëmbëlltyrë e madhe populiste sesa si fakt i vogël politik. Kjo garë mes pasqyrës dhe qelqit do të vazhdojë deri të nesërmen e 23 qershorit. Atëherë, në të majtë ose në të djathtë mund t’ia kenë nevojën atij dhe AK, ose ‘të pakënaqurit’ me sistemin e ngritur nga dy partitë e mëdha do të jenë rrudhur aq shumë, sa sistemi do ta nxjerrë po nga dritarja.
Në të gjitha rastet ish-nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, prodhim i sistemit që anatemon prej muajsh me radhë, duhet të mbahet mend për koherencën me veten. (Ai e nisi si populist e si i tillë vendosi ta bitiste). Më shumë se brilantinën në flokë, xhaketat me profil ushtarak, duart që bënin një shqiponjë me gishta, apo atë momentin e famshëm, kur me dylbi, si kapedanët e një kohe të shkuar shihte kufijtë detarë të Shqipërisë. Kujtimi i tij nuk do të jetë i përjetshëm megjithatë.
MAPO
Qenka kthy kjo temë në nji temë me 3 bashkëbisedues. PD-istat e shajnë AK-në se është parti e PS-së, PS-istat e shajnë se është parti e PD-së. Për mua kjo tregon që nuk vegël e asnjërës prej tyre, dhe vetëm nga ky fakt më pëlqen. S'kemi nevojë për parti filoserbe e filogreke në parlamentin shqiptar.
qente le te lehin , karvani ecen perpara
nqs do ti pergjigjeshim cdo zagari qe na leh , ateher kurr nuk arrinim ne destinacion
Krijoni Kontakt