Rrëmbimi ka ndodhur në periferi të Alepos
Një peshkop grek ortodoks dhe një sirian ortodoks janë rrëmbyer në veri të Sirisë. Lajmi është konfirmuar nga agjencitë e lajmeve siriane dhe libaneze. Rrëmbimi sipas burimeve ka ndodhur në periferi të Alepos. Dy peshkopët udhëtonin në një automjet i cili është bllokuar nga një grup burrash të armatosur që kanë qëlluar për vdekje drejtuesin e tij.Lajmi ka tronditur ne vecanti Patriarkun e Antiokise,vellai i te cilit ishte njeri prej te rembyerve.
Rrëmbimi është raportuar nga mediat shtetërore siriane dhe të konfirmuar nga një anëtar i udhëheqjes së opozitës zyrtare.Yohanna Ibrahim është kreu i Kishës Ortodokse siriane në Aleppo dhe Boulos Yaziji drejton Kishën Orthodhokse Greke në qytet.Ata janë klerikët më të lartë të krishterë te kapur direkt në luftë.Nuk ishte menjëherë e qartë se kush i kishte rrëmbyer ata.Të krishterët përbëjne rreth 10% të popullsisë së vendit.Sipas OKB-së, të paktën 70,000 njerëz janë vrarë në luftën civile dhe më shumë se një milion janë tani duke jetuar si refugjatë në vendet fqinje.
Krijoni Kontakt