Vrasja në xhami, pas zënkës për mënyrën e faljes
Mosmarreveshjet për mënyrën e predikimit në xhami e kanë shtyrë një 38-vjeçar të vrasë me thikë brenda xhamisë një 86-vjeçar, në Dushk të Lushnjes.
Kjo është arsyeja që jep policia, pasi arrestoi shtetasin Arjan Alla, 38 vjeç nga Dushku.
Sipas policisë, viktima Shemsi Muça dhe autori i vrasjes gjatë faljes në xhami kanë patur debat për mënyren e faljes.
Njëri ishte për vijimin e traditës së vjetër të muslimaneve shqiptarë dhe vrasësi ishte për mënyrat e huazuara së fundmi nga disa vende arabe.
Debati ka qenë aq i fortë sa në fund, 38-vjeçari ka nxjerrë një thikë, duke i prerë fytin të moshuarit e më pas është larguar me shpejtësi nga xhamia.
Për shkak të gjurmëve dhe dëshmive të dhena në polici, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i vrasësit.
TOP CHANNEL
Krijoni Kontakt