Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Lushnje, një 76-vjeçar gjendet i vdekur në Xhami

    Lushnje, një 76-vjeçar gjendet i vdekur në Xhami

    LUSHNJE- Një 76- vjeçar është gjetur i pajetë në ambientet e një xhamie në fshatin Dushk të Lushnjes.
    Policia e ka identifikuar atë si, Shemsi Muça. Ende mbetet e paqartë nëse viktima i ka dhënë fund jetës vetë apo është therur nga një person tjetër.
    Viktima eshte gjetur nga hoxha i Xhamisë, ndersa raportohet se ka plagë thike në fyt.
    Policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

    Panorama

  2. #2
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Lushnje, një 76-vjeçar gjendet i vdekur në Xhami

    Asgje ste ben me pershtypje ne shqiperi, hap gazetat dhe 80% e tyre jane te mbushura me lajme krimesh nga me banalet. As dhe nje lajm qe te te gezoje.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Lushnje, një 76-vjeçar gjendet i vdekur në Xhami

    Me thike ne fyt dhe policia dyshon se mos i ka dhene fund jetes?! Pse ne xhami xhanem?! Ngushellime familjareve!
    Feelings change - memories don't.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Lushnje, një 76-vjeçar gjendet i vdekur në Xhami

    "Ende mbetet e paqartë nëse viktima i ka dhënë fund jetës vetë apo është therur nga një person tjetër." Mund te vetëtherret njeriu?
    Gjithsesi ngushellime familjes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 12-04-2013 më 15:11

  5. #5
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Lushnje, një 76-vjeçar gjendet i vdekur në Xhami

    FAMILJARET
    Pista e vetëvrasjes së 86-vjeçarit hidhet poshtë nga familjarët e tij. Gjatë marrjes në pyetje në polici, ata kanë deklaruar se plaku është vrarë. “Ne dyshojmë për vrasje. Shemsiun mund ta ketë vrarë ndonjë besimtar mysliman brenda në xhami. Kjo, për faktin se më 22 mars, festën e Novruzit, ka pasur një sherr në xhaminë e fshatit. Shemsiu nuk ka ngrënë ushqimin që është servirur në xhami, ndërsa disa besimtarë e kanë akuzuar se ai nuk ka ngrënë bukën e Zotit. Atë ditë është bërë sherr, dhe ka mundësi që ndonjëri prej besimtarëve e ka goditur me thikë për vdekje”, janë shprehur pjesëtarë të familjes Muça. Ata kanë kërkuar zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes.
    .................................................. .................................................
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Lushnje, një 76-vjeçar gjendet i vdekur në Xhami

    Theret brenda në xhami 86-vjeçari

    LUSHNJE- Një 86-vjeçar nga Lushnja është gjetur i vdekur në ambientet e brendshme të xhamisë. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit dhe Komisariati i Lushnjës, bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në xhaminë e fshatit Dushk të këtij rrethi. Mësohet se besimtari Shemsi Muça u gjet i pajetë mes një pellgu gjaku. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu, të cilat pas këqyrjes së kufomës pohuan se viktima kishte një prerje në fyt dhe se pranë tij është gjetur dhe një thikë. Pas kryerjes së hetimeve paraprake, hetuesit e çështjes u shprehën se dyshohet që 86-vjeçari të jetë vetëvrarë, por nuk përjashtohet as një krim i mundshëm. Ndërkohë që pjesëtarë të familjes Muça deklaruan se dyshojnë që 86-vjeçari të jetë vrarë.

    NGJARJA
    Rreth orës 18:30, besimtarë myslimanë nga fshati Dushk kanë shkuar si zakonisht në xhami për të bërë ritin e faljes. Ata janë tronditur kur kanë parë shtrirë mes një pellgu gjaku bashkëfshatarin e tyre, Shemsi Muça. Besimtarët kanë shpejtuar që t’i vijnë në ndihmë, por kanë konstatuar se 86-vjeçari kishte ndërruar jetë. Menjëherë besimtarët myslimanë kanë njoftuar imamin e xhamisë, dhe më pas policinë. Forca të shumta policore kanë mbërritur në xhaminë e fshatit Dushk dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Burime pranë grupit hetimor sqaruan se i moshuari ka humbur jetën nga një prerje me thikë në fyt. Pranë trupit të pajetë është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe arma e ftohtë e krimit. Nisur nga fakti se thika është gjetur pranë kufomës, ekspertët dyshojnë se 86-vjeçari Shemsi Muça është vetëvrarë. Por pista e vetëvrasjes, për më tepër brenda xhamisë, ngjan e pabesueshme dhe e papranueshme për një besimtar mysliman. Për të zbardhur misterin e ngjarjes, janë thirrur ekspertë nga Tirana. “Ne dyshojmë për vetëvrasje. Megjithatë, do të jenë ekspertët nga Tirana, ata që pas ekspertizës do të dalin me një konkluzion të saktë, nëse është vetëvrasje apo vrasje”, thanë burimet nga policia e Lushnjës. Pas ngjarjes, policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje familjarë të viktimës, dhe besimtarë që shkonin në xhami. Banorë të fshatit Dushk kanë deklaruar në polici se Shemsi Muça ka qenë një besimtar i rregullt i fesë myslimane. Sipas tyre, ai ishte burrë i urtë dhe shkonte çdo ditë në xhami e kryente ritet fetare. Ne nuk e besojmë se Muça është vetëvrarë. Ai nuk kishte pse ta bënte një akt të tillë”, pohuan banorët.

    FAMILJARET
    Pista e vetëvrasjes së 86-vjeçarit hidhet poshtë nga familjarët e tij. Gjatë marrjes në pyetje në polici, ata kanë deklaruar se plaku është vrarë. “Ne dyshojmë për vrasje. Shemsiun mund ta ketë vrarë ndonjë besimtar mysliman brenda në xhami. Kjo, për faktin se më 22 mars, festën e Novruzit, ka pasur një sherr në xhaminë e fshatit. Shemsiu nuk ka ngrënë ushqimin që është servirur në xhami, ndërsa disa besimtarë e kanë akuzuar se ai nuk ka ngrënë bukën e Zotit. Atë ditë është bërë sherr, dhe ka mundësi që ndonjëri prej besimtarëve e ka goditur me thikë për vdekje”, janë shprehur pjesëtarë të familjes Muça. Ata kanë kërkuar zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes.

    Balkanweb

  7. #7
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Lushnje, një 76-vjeçar gjendet i vdekur në Xhami

    besimtaret qajnë e qeshin besimtaret

  8. #8
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296

    Për: Lushnje, një 76-vjeçar gjendet i vdekur në Xhami

    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    besimtaret qajnë e qeshin besimtaret
    Status per tweeter , like

    Ngushellime familjes, vertete tronditese gjithsesi!
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e inez
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne fantazi.
    Postime
    1,779

    Për: Lushnje, një 76-vjeçar gjendet i vdekur në Xhami

    vetevrasjet me thike jane teper te veshtira te realizohen, aq me teper ne fyt. dhe ne qofte keshtu ath do te evidentoheshin te ashtuquajturat 'plaget e hezitimit' qe jane prerje te tjera te vogla me thellesi te vogel rreth e qark vatres kryesore. Cfare nuk ben vaki, por kjo nuk duket si vetvrasje...
    Ngushellime familjareve..
    above all don't fear any difficult moment, the best comes from them..

  10. #10
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Lushnje, një 76-vjeçar gjendet i vdekur në Xhami

    Vrasja në xhami, dëshmitari: E pashë skenën, viktimën e kishte zhveshur
    Vrasja në xhami, dëshmitari: E pashë skenën, viktimën e kishte zhveshurLUSHNJE - Zbulohet në orët e vona të mbrëmjes autori i krimit në xhaminë e fshatit Dushk-Sektor, ku pasditen e së premtes u vra me thikë 86- vjeçari Shemshir Muça. Ai është Arjan Alla nga po i njëjti fshat dhe është arrestuar nga policia, ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se ai e ka pranuar vrasjen. “Pas vrasjes së shtetasit Shemshir Muça, menjëherë u ngrit grupi i punës i kryesuar nga prokurori dhe me specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier dhe Komisariatit të Policisë Lushnjë, për zbulimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

    Pas një pune të mirorganizuar dhe të specializuar, të bazuar në prova dhe fakte, është arritur në përfundimin se autori i dyshuar për këtë vepër të rëndë është shtetasi Arjan Shyqyri Alla, 38 vjeç, lindur dhe banues në Dushk-Sektor, Lushnjë, emigrant në shtetin grek që prej 15 vitesh. Alla u ndalua për veprën penale “vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal. Motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë dyshohet se është për motive të dobëta”, u deklarua mbrëmë vonë nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, duke shtuar se materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë për veprime të mëtejshme. Sa i përket shkakut të vrasjes së të moshuarit nga 38-vjeçari,

    Policia nuk jep detaje, por burime nga grupi hetimor zbardhin skemën e krimit për gazetën “Panorama”. Sipas tyre, Arjan Alla sapo ishte kthyer atë ditë nga Greqia dhe thuajse nuk e njihte kush në fshat, për shkak se dy dekadat e fundit i kishte kaluar në shtetin helen. Nuk dihet se çfarë arsyeje e ka shtyrë 38- vjeçarin që të shkojë në xhami atë të premte pasdite, por duket se 86-vjeçari nuk e ka pritur aspak mirë praninë e tij.

    “Sapo më pa brenda xhamisë, nisi të më bënte dhjetëra pyetje përnjëherë. Kush isha, i kujt isha, pse isha aty etj. dhe më pa gjithë dyshim, aq sa nisi të më ofendonte. Ndër të tjera më shau ‘maskara’ dhe më tha që të shporresha që aty. U nxeha tej mase pse më ofendoi kur unë kisha shkuar në xhami, ndërsa m’u afrua duke më shtyrë që të dilja jashtë. U acarova shumë dhe e godita me grusht. Plaku u shtri përdhe, por kur ra mbi tapet, i rrëshqiti një biçak nga poshtë brezit prej leshi. Ky biçak i mbante lidhur brezin me pantallonat e gjera. Tentoi që të ngrihej dhe të merrte biçakun për të më goditur mua, ndërkaq i ranë pantallonat. Nuk e di se si, por dola nga binarët, mora biçakun para se ta kapte ai, dhe nisa ta pres në fyt. Nuk e mbaj mend sa herë e qëllova. Kur pashë se po i dilte gjak, atëherë rashë në vete se çfarë bëra, por ishte tepër vonë. Erdhi dikush dhe më gjeti me plakun në dorë. Ia lashë atij dhe ika…”, ka dëshmuar ndër të tjera Arjan Alla lidhur me vrasjen e Shemshir Muçës. Sa i përket dëshmitarit që gjeti vrasësin e viktimën bashkë, Xhelo Zeqiri nuk e ka identifikuar menjëherë Arjan Allën si autor të krimit, për shkak se nuk e kishte parë prej gati dy dekadash.

    Flet Xhelo Zeqiri, zbuloi i pari vrasjen e Shemshir Muçës
    Shemshir Muça ishte njeriu me të cilin Xhelo Zeqiri takohej të paktën tri herë në ditë për 15 vjet rresht. I bashkonte shoqëria e hershme dhe falja në xhaminë e fshatit Dushk-Sektor, edhe pse për shkak të moshës nuk e kryenin dot ritualin e “pesë vakteve”.
    Pasditen e së premtes ka qenë takimi i fundit i tyre, para se 86-vjeçari Shemshir Muça të jepte shpirt në duart e mikut të shtëpisë dhe të besimit, bashkëmoshatarit Xhelo Zeqiri. Pranë viktimës ndodhej edhe një tjetër burrë, që për shkak të hutimit dhe shikimit jo aq të mirë Zeqiri e ngatërroi për djalin e Muçës, por që në fakt kishte qenë vrasësi i tij. Se çfarë ndodhi mes tyre brenda xhamisë së fshatit, Xhelo Zeqiri, dëshmitari i vetëm i masakrimit të Shemshir Muçës, e rrëfen në intervistën për gazetën “Panorama”…

    Ngushëllime për mikun tuaj! Ju kujtohet rreth çfarë ore ndodhi ngjarja?
    Ishte ora diku te 16:15. Zakonisht ne të moshuarit, që jemi katër miq të vjetër, mblidheshim dikur rreth orës 16;25 për ta falur pasditen në xhami, por dje (të premten) shkova në orën që ju tregova, 16:15. Pra, isha pak më herët. Por e dija që atje mund të gjeja edhe Shemshirin dhe të llafosesha ca, sepse ai shkonte gjithnjë më herët. Kishte një problem shëndeti me prostatën dhe i duhej që të ishte para nesh në xhami. Dhe aty e gjeta, brenda në faltoren e xhamisë, veçse kishte qenë hera e fundit që do ta shihja gjallë. Llahtar, llahtar!

    Duke qenë se ju jeni i pari që gjetët pa jetë 86- vjeçarin Shemshir Muça, me aq sa patë ju duket si vrasje apo vetëvrasje, siç u deklarua fillimisht nga Policia?
    Vrasje, çfarë vetëvrasje flisni. Ishte vrasje dhe me thikë madje, kishte shenjën te fyti. Dhe unë e kam gjetur duke dhënë shpirt, jo pa jetë. Ishte në sekondat e fundit.

    Ju tha ndonjë fjalë para se të ndërronte jetë?
    Jo, nuk mundi dot të fliste. Vetëm një si rënkim, sikur po qante. Pa atë tjetrin, më pa mua dhe pastaj mbylli sytë, duke lëshuar trupin komplet.

    Kush ishte “ai tjetri”?
    Ehhhhhh. Kush ishte ai tjetri?! Ishte ai që e vrau. Kur u futa unë në xhami, e gjeta atë person duke e mbajtur Shemshirin te qafa dhe mendova se po i jepte ndihmë. Drejt të them, e ngatërrova me të birin e Shemshirit. U turbullova nga skena, nga gjaku dhe për shkak të moshës që kam, nuk është se e dallova mirë. Mendova se ishte djali i Shemshirit që e kishte gjetur të atin para meje… Ai e mbante kokën ulur mbi trupin e Shemshirit dhe unë vetëm bërtita: “Obobo, ç’është ky llahtar!”. Ai gjoja sikur po përpiqej t’i ndalte me duar gjakun që i dilte nga fyti, tha: “Ky mbaroi”. U çua në këmbë, më ktheu kurrizin dhe ia futi vrapit. Në këtë moment që vrasësi ia liroi fytin Shemshirit, pashë që miku im ishte therur dhe atëherë e kuptova që personi që u largua ishte masakruesi i tij.

    E njihnit këtë person?
    Jo, nuk e njihja. Nuk m’u duk se ishte nga fshati, sepse përgjithësisht i njoh. Por po të ma nxjerrë dikush para, mund ta njoh.

    (er.nu/Panorama/BalkanWeb)
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •