Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet të korrigjohet historia shqiptare, sipas kërkesave të Republikës së Turqisë?

Votues
291. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • PO

    55 18.90%
  • JO

    236 81.10%
Faqja 98 prej 104 FillimFillim ... 488896979899100 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 971 deri 980 prej 1037
  1. #971
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Intelektualët kundër rishikimit të historise.Nënshkruan edhe Kadare

    Rishikimi i tekstit të “Historisë” ka ringjallur mjaft reagime kundra sidomos tek intelektualët. Një grup intelektualësh nga të gjitha trojet shqiptare mes tyre dhe shkrimtari i madh Ismail Kadare kanë përgatitur një peticion kundër rishikimit të historisë nën mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore turke.

    Ja se çfarë shkruajnë intelektualët në këtë peticion:


    Kohëve të fundit në Kosovë, është hapur debati rreth “ndryshimeve të historisë” dhe nevojës për një histori të mirëfilltë kombëtare, në të cilën ngjarjet dhe personalitet do të trajtoheshin në përkim me faktet historike dhe argumentet e nevojshme multishkencore.

    Faktet historike dhe argumentet shkencore, janë ngjarje dhe momente jetike në historinë e një kombi. Ato s’mund të ndryshohen me ndërhyrje të jashtme, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes një perandorie pushtuese dhe një kombi të pushtuar, pas një qëndrese që përbën një faqe të ndritur jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në historinë e Evropës.

    Pushtimi osman shkaktoi një gropë të zezë në historinë e kombit shqiptar. Ai e ndërpreu procesin normal historik të zhvillimit të kombit tonë. Ky pushtim i shkëputi me dhunë shqiptarët nga Europa dhe shkaktoi tragjedi dhe drama të pashlyeshme në kujtesën historike të kombit. Nuk mund të pajtohemi kurrë dhe dënojmë përpjekjet e disa pseudohistorianëve dhe të segmenteve të caktuara politike, të cilat përpiqen që shekujt e gjatë të pushtimit osman t’i paraqesin si kohë të bashkëjetesës paqësore dhe të suksesshme. Pashallarët, ushtarakët, zyrtarët apo shtetarët e lartë të Perandorisë Osmane, qofshin këta edhe kryeministra që i kanë shërbyer Portës së Madhe, pavarësisht nga origjina e tyre shqiptare nuk kanë vlerë për historinë tonë kombëtare

    Historia e Shqipërisë nuk është një histori renegatësh dhe as histori shërbëtorësh, por histori qëndrese me në krye Gjergj Kastriotin. Është histori kryengritjesh e luftërash për liri, histori përpjekjesh për ruajtjen e gjuhës, të kulturës e të identitetit. Është histori e përpjekjeve titanike për Rilindje Kombëtare, për shkrimin shqip, histori e përpjekjeve dhe sakrificave të panumërta për liri, pavarësi dhe sovranitet kombëtar. Është histori e përpjekjes së pandalur të shqiptarëve për të jetuar të lirë me shtetin, kulturën dhe identitetin e tyre si të gjithë popujt e tjerë të qytetëruar të Europës.

    Përpjekja për të trilluar një histori të paqenë, me pseudohistorianë dhe pseudokomisionerë shtetërorë, të drejtuar sipas një projekti të errët politik, s’i shërben as paqes dhe as miqësisë së vërtetë mes popujve dhe as projektit të një të ardhmeje që sjell paqe, harmoni e mirëkuptim. Përpjekjet që interpretimi i historisë të bëhet në funksion të pushtetit dhe jo në funksion të së vërtetës, janë të rrezikshme dhe vënë në pikëpyetje të ardhmen tonë.

    Ndryshimi i historisë në formë arbitrare, duke i ardhur rreth oreksit të diplomacisë turke, krijon një precedent të rrezikshëm: pas disa vitesh edhe Serbia mund të kërkojë të shpallet vetëm një administratore në Kosovë dhe ajo të vlerësohet pozitivisht për lirinë, pavarësinë, kulturën dhe identitetin tonë. Paqja e bazuar në drejtësi është përvojë që i ka ndihmuar shumë popujve të kuptojnë të kaluarën, pa e mohuar atë, pa i fshehur ose shtrembëruar të vërtetat historike. “E vërteta është e padiskutueshme”, pati thënë Winston Churchill-i.

    Më të tillë shembuj është e mbushur historia e Europës dhe mbi këto premisa duhet të shkruhet edhe historia jonë. Pikërisht këtë paqe, që bazohet në të vërtetën historike, duhet ta synojmë edhe ne, që populli shqiptar dhe ai turk si popuj liridashës dhe paqësor, të ndërtojnë marrëdhëniet e tyre të miqësisë dhe të bashkëpunimit reciprok.

    Pikësynimi i historisë, gjithmonë duhet të jetë e vërteta dhe vendosja e së vërtetës historike në kontekstin e duhur e në përkim me parimet metodologjike që ka shkenca e historisë.

    Kërkesa për ndryshimin e historisë s’ka ardhur si rezultat i shtytjeve shkencore, zbulimeve dhe fakteve të reja dhe as i nevojës së interpretimeve të reja të mirëfillta shkencore, por si rezultat i trysnisë së shtetit turk mbi qeverinë e Kosovës dhe mbi disa historianë të manipuluar e të painformuar me punime të mirëfillta shkencore.

    E gjithë historia jonë, e shkruar nga shqiptarë dhe të huaj, dëshmon të kundërtën e asaj që ofron komisioni i ministrisë dhe ekspertëve turq për historinë tonë, sipas të cilëve periudha e pushtimit osman s’kishte dhunë, s’kishte shtypje dhe s’kishte gjenocid.

    Pushtimi pesëshekullor turk ka qenë i dhunshëm dhe përgjatë asaj periudhe të gjatë, ka pasur vrasje, shfarosje, dhunë të vazhdueshme, ndërkohë që shqiptarët ishin populli më i persekutuar i Perandorisë.

    Të mos harrojmë faktin se nga të gjitha gjuhët e të gjithë popujve të pushtuar nga osmanët, gjuha shqipe u ndalua në mënyrë të veçantë e me forcë. Mjafton vetëm ky fakt për të treguar gjenocidin e Perandorisë osmane kundër shqiptareve, kundër kulturës dhe identitetit të tyre.

    Ne nuk mund t’i fshehim te vërtetat historike. Mjafton të kujtojmë përpjekjet dhe sakrificat e panumërta të Rilindësve shqiptarë për të parën shkollë shqipe laike, e cila u arrit të hapej vetëm me 7 mars 1887 në Korçë

    Për fat, ndryshe ndodhi me shqiptarët jashtë kufijve të Perandorisë osmane dhe arbëreshët e Italisë që prej fundit të shekullit XVI arritën t’i çelnin në diasporë shkollat e para dhe vatrat e tyre të rëndësishme arsimore, që u bënte promotorë të të Rilindjes sonë kulturore dhe të identitetit kombëtar shqiptar.

    Ndryshimet e historisë, që synojnë rehabilitimin e pushtimit osman, përbëjnë një lojë të rrezikshme që hap një plagë të thellë në ndërgjegjen tonë kombëtare.

    Ndryshimet e historisë me ekspertë turq përbëjnë një agresion kulturor që godet shtyllën kurrizore të kombit, ato janë një fyerje e papranueshëm për shqiptarët dhe me pasoja për të ardhmen dhe identitetin e tyre. Të gjithë tashmë e dimë se çdo ndërhyrje në histori sipas skenarëve të paracaktuar politikë cenon ADN-në e kombit shqiptar.

    Ne kemi dëshiruar dhe dëshirojmë që marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe turqve dhe shteteve të tyre respektive të jenë miqësore, të sinqerta dhe në interes të popujve tanë, por siç thoshte Aristoteli i pavdekshëm, “Amicus Plato, sed magis amica veritas”. (“E kam mik Platonin, por e kam më mike të vërtetën.)

    Në emër të së vërtetës historike, i kërkojmë qeverisë së Kosovës, Kuvendit të Kosovës, institucioneve përgjegjëse kulturore dhe akademike si dhe historianëve, që të mos e tradhtojnë ndërgjegjen e tyre profesionale dhe kombëtare, të rishikojnë këtë vendim arbitrar dhe tërësisht antikombëtar, të anulojnë punën e komisionit të përbashkët ndërshtetëror për rishikimin e historisë së Shqipërisë dhe të lejojnë historianët të bëjnë punën e tyre të pavarur shkencore, sipas parimeve dhe metodologjisë së shkencës historike dhe jo sipas interesave, urdhrave dhe vullneteve politikë të qeverisë së sotme të Turqisë.

    Drejtuar:

    Presidentes së Republikës së Kosovës, Znj. Ahtifete Jahjaga

    Parlamentit të Republikës së Kosovës

    Qeverisë së Republikës së Kosovës

    Akademisë së Shkencave të Republikës së Kosovës

    Për dijeni:

    Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani

    Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

    Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

    Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë
    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 27-03-2013 më 15:16

  2. #972
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Rishikimi i historisë, intelektualët kundër, mes tyre dhe Kadare

    TIRANË- Një grup intelektualësh nga të gjitha trojet shqiptare mes tyre dhe shkrimtari i madh Ismail Kadare kanë përgatitur një peticion kundër rishikimit të historisë nën mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore turke.

    Ne peticionin e drejtuar autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe në dijeni edhe të autoriteteve shqiptare nënvizohet se duke u nisur nga debati rreth “ndryshimeve të historisë” dhe nevojës për një histori të mirëfilltë kombëtare, faktet historike dhe argumentet shkencore, s’mund të ndryshohen me ndërhyrje të jashtme, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes një perandorie pushtuese dhe një kombi të pushtuar.

    “Faktet historike dhe argumentet shkencore, janë ngjarje dhe momente jetike në historinë e një kombi. Ato s’mund të ndryshohen me ndërhyrje të jashtme, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes një perandorie pushtuese dhe një kombi të pushtuar, pas një qëndrese që përbën një faqe të ndritur jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në historinë e Evropës. Përpjekja për të trilluar një histori të paqenë, me pseudohistorianë dhe pseudokomisionerë shtetërorë, të drejtuar sipas një projekti të errët politik, s’i shërben as paqes dhe as miqësisë së vërtetë mes popujve dhe as projektit të një të ardhmeje që sjell paqe, harmoni e mirëkuptim. Përpjekjet që interpretimi i historisë të bëhet në funksion të pushtetit dhe jo në funksion të së vërtetës, janë të rrezikshme dhe vënë në pikëpyetje të ardhmen tonë”, thuhet ndër të tjera në peticion.

    Duke parashtruar argumentat e pushtimit osman, intelektualët theksojnë se “ndryshimi i historisë në formë arbitrare, duke i ardhur rreth oreksit të diplomacisë turke, krijon një precedent të rrezikshëm: pas disa vitesh edhe Serbia mund të kërkojë të shpallet vetëm një administratore në Kosovë dhe ajo të vlerësohet pozitivisht për lirinë, pavarësinë, kulturën dhe identitetin tonë. Paqja e bazuar në drejtësi është përvojë që i ka ndihmuar shumë popujve të kuptojnë të kaluarën, pa e mohuar atë, pa i fshehur ose shtrembëruar të vërtetat historike”, thuhet ndër të tjera në peticion.

    Intelektualët vlerësojnë se ndryshimet historisë, që synojnë rehabilitimin e pushtimit osman, përbëjnë një lojë të rrezikshme që hap një plagë të thellë në ndërgjegjen tonë kombëtare, ndaj i kërkojnë qeverisë së Kosovës, Kuvendit të Kosovës, institucioneve përgjegjëse kulturore dhe akademike si dhe historianëve, që të anulojnë punën e komisionit të përbashkët ndërshtetëror për rishikimin e historisë së Shqipërisë dhe të lejojnë historianët të bëjnë punën e tyre të pavarur shkencore.

    http://www.balkanweb.com/kultur%C3%A...re-125939.html
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #973
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Rishikimi i historisë, intelektualët kundër, mes tyre dhe Kadare

    Pse të krishterët kan frik nga rishiqimi / ristudimi i Historisë ?

    Ka gjasa qe Turqit te dalin te pafajshem, sikurse ka gjasa qe te dalin edhe me te kqinje se c'i paragjykoni ?

    Ti, iliria e papare, pse ke frig nga ky rishiqim ?

  4. #974
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2010
    Postime
    51

    Për: Rishikimi i historisë, intelektualët kundër, mes tyre dhe Kadare

    Pse të krishterët kan frik nga rishiqimi / ristudimi i Historisë ?
    Jo vetem te krishteret por te gjith Shqiptaret duhet te ken frike nga ky rishikim i historise,po ndryshove historine e vendit tend do tregosh se je inferior pastaj edhe FYROMIANET do luajn me ne.Une vet jam Shqiptar musliman por jam plotesisht kunder keti rishikimi te historise,nese behet ndonje ndryshim ne histori do tregojme se jemi popull servil dhe i paqendrueshem.

    Ka gjasa qe Turqit te dalin te pafajshem, sikurse ka gjasa qe te dalin edhe me te kqinje se c'i paragjykoni?
    Turqit nuk kan se si te dalin te pafajshem, ata (turkomongolet) kur erdhen ne trojet tona, erdhen per te vrare e prere popullin e Arbrit dhe jo per gje tjeter.

    Genghis Khan:
    "The greatest happiness is to vanquish your enemies, to chase them before you, to rob them of their wealth, to see those dear to them bathed in tears, to clasp to your bosom their wives and daughters."

  5. #975
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2012
    Postime
    98

    Për: Rishikimi i historisë, intelektualët kundër, mes tyre dhe Kadare

    Pse duhet korrigju historia nga Sabri Maxhuni Novosella ke gaz.Nacional nr190 dt 17 mars 2013

    Kërkesat e pushtetarëve të sotshëm të Turqisë për korigjimin e historisë shqiptare,kur bëhet fjalë për kohën e PerandorisëOsmane është me vend, por së pari shteti turk respektivisht institucionet përkatëse të Turqisë duhet ta korigjojnë historinë e tyre, për kohën e Perandorisë Osmane.
    Duke u lavdëruar Perandoria Osmane, lavdërohen të gjithë popujt që e kanë përbër atë Perandori.
    Por edhe duke e sharë, akuzuar e fyerë atë Perandori, shahen, akuzohen e fyhen të gjithë popujt që e kanë përbërë atë Pernadori.

  6. #976
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193

    Për: Intelektualët kundër rishikimit të historise.Nënshkruan edhe Kadare

    shqiptaret kan vuajtur shum ne kohen e turkut detyroheshin te linin vatrat e tyre dhe ti sherbenin otomaneve si vezira kryevezira gjeneral arkitekta renegatet dhe kolaboracionistat e poshter

  7. #977
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Intelektualët kundër rishikimit të historise.Nënshkruan edhe Kadare

    Historikisht dihet qe turqit kane mbajtur te pushtuar Shqiperine 500 vjet.
    Atehere hisoriane turq duhet te perfshihen ne rishkruajtjen e historise,pasi ekzistojne shume dokumenta turke
    origjinale qe i perkasin kohes se pushtimit dhe plotesojne historine ne shqiperi se cfare ka ndodhur ekzakt dhe si ka ndodhur.
    Kontributin qe mund te japin turqit me materialet si prova deshmi historike qe ato disponojne nuk duhet injoruar.
    Turqit kane qene me ushtrine e tyre 500 vjet ne Shqiperi dhe e njohin shume mire stuaten sociale dhe ekonomike, historike te
    500 vjeteve dhe te menjanohet, injorohet kontributi,njohja e tyre, eshte gabim.
    Mundet qe shume "fakte" historie nga historiane shqiptare jane te deformuara qellimisht,nuk jane dhene realisht,
    mund te kete ekzagjerime pasaktesi
    Historianet shqiptare mund ta dijne kete dhe nuk u pelqen qe te nderhyjne historiane turke pasi do dalin
    ne drite genjeshtra ne historine shqiptare,te shkruara nga historiane shqiptare
    nisur nga motive politike dhe patriotike.
    Peticioni kunder nderhyrjes se historianeve turq,te ben te dyshosh qe historianet shqiptare
    kane genjyer ne pasqyrimin e fakteve historike,ose ato qe kane shkruar nuk jane te vertetuara
    me deshmi,dhe kane mizen nen kesule si i thone shprehjes.Ja perse ato nuk duan qe turqit te
    futen dhe bashkepunojne ne rishkrimin e historise.
    Eshte nje djallezi e historianeve te pa ndershem shqiptare.
    Perderisa kete periudhe 500 vjecare e kane perjetuar edhe shqiptare edhe turq bashke,atehere me te drejte dhe llogjikisht
    i takon edhe turkut te jape faktet historike sipas deshmive qe ka,ashtu sic jane.Pse kerkohet te injorohet turku????
    Per arsyet e permendura me lart,plus motive xhelozie.Historianeve shqiptare nuk u pelqen qe historine ta rishikojne
    Doktore profesora te historise,figura te shquara te akademise se shkencave ne Turqi qe jane eksperte ne histori dhe e njohin historine e Shqiperise ne maje te gishtave.Keto historiane te shquar mund te krijojne shume probleme serioze per historianet shqiptare dhe zhvleresojne te ashtuquajturat fakte historike te dhena nga historiane shqiptare si te pasakta,ose genjeshtra.
    Eshte normale qe cdo 5 vjet historia te behet update te azhurnohet me fakte dhe deshmi historike te reja,sepse ndodh qe behen zbulime te reja dokumentash te humbura qe hedhin drite mbi ngjarje historike dhe futen detaje te reja mbi ngjarjet ne histori.Turku ka jetuar 500 vjet ne Shqiperi dhe deshmite e tij nuk duhen injoruar per dy arsye.
    1.Vertetesi mbi faktet historike bazuar ne deshmi.
    2.Krijimin e nje historie bazuar vetem ne fakte hstorike duke
    e pasqyruar ate objektivisht,bardhe e zi ashtu si ka ndodhur,jashte interesave
    politike dhe egove kombetare.
    =====
    Atehere per analogji,a duhet te perfshihen historiane italiane dhe gjermane ne shkrimin e historise se luftes se 2 te boterore ne
    Shqiperi?Sigurisht duhet te perfshihen dhe japin kontributin e tyre ne shkrimin e historise pasi edhe ato kane fakte dhe deshmi se cfare ka ndodhur
    dhe jo te lihet historia e luftes se 2-te ashtu sic e ka servirur regjimi i Hoxhes me historianet e vet te politizuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 27-03-2013 më 21:03
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #978
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Intelektualët kundër rishikimit të historise.Nënshkruan edhe Kadare

    Apropo Intelektualet...

    ...Është fjala për një njeri që jo vetëm se lexon libra, por edhe është autor i disa prej tyre. Njëri që ka përvojë pune në organizatat ndërkombëtare, ka jetuar në Perëndim, është i shkolluar, dhe besohet se i takon grupit minoritar në Qeverinë e Kosovës – intelektualëve!

    Së paku, kështu mendohet.

    Pra, për nevojat e kësaj kolumneje nuk është fort me rëndësi se për çka shkroi ministri. Për më tepër, me pjesën më të madhe të shkrimit të tij mund të pajtohem plotësisht. (për ata që u intereson së tepërmi, të them se temë e shkrimit të tij ishin kërkesat e Turqisë për revizion të librave shkollorë të historisë së Kosovës, në të cilët sundimi gjysmëshekullor otoman në Kosovë përshkruhet si brutal dhe kriminal).

    Por, ajo që më ra në sy dhe për çka dua të shkruaj në këtë kolumne ishte “sqarimi i rëndësishëm” me të cilin ministri e nisi kolumnen e tij, e ku e shpjegon se ky shkrim “nuk reflekton qëndrimet e Qeverisë së Kosovës, e as timin në cilësinë e ministrit, por vetëm qëndrimin tim personal”.

    Kështu, me dorën e vet, ministri e pranon se paska dy qëndrime, madje të kundërta; dhe njëri është mendimi i tij zyrtar – si ministër – e tjetri personal, privat. Mendimi i parë, ministror, mbase është kopje e mendimit të Qeverisë, apo, të jem më i saktë, mendimit të kryeministrit.

    Fakti që privatisht mendon ndryshe, për ministrin nuk është aspak problem.

    Sepse, të jesh në pushtet në Kosovë do të thotë të bëhesh pakurrizor. T’i përshtatesh gjithçkaje. Madje edhe kur është e kundërt prej asaj që njeriu mendon dhe në çka beson.

    Rasti i këtij ministri nuk është i vetmi, i izoluar. Ky është vetëm një pikë uji në detin e madh të pakurrizorëve. Ka që nuk pajtohen privatisht me shumë vendime dhe politika të Qeverisë, por publikisht i përkrahin, luftojnë për to, dhe i kritikojnë të tjerët që janë kundër. Dhe i zbatojnë me një devotshmëri të paparë.

    Janë shumë të ngjashëm me ata që në ushtri apo në vendin e punës i quajnë poltronë.

    Dhe të tillë i kemi ministrat në Kosovë. Të operuar nga çdo etikë. Vetëm kohë pas kohe, rrallë por dukshëm, mbase për shkak të përvojës së papritur të hidhur të brejtjes së ndërgjegjes kur, ashtu të trullosur nga netët e kaluara në dehje me shefin e madh, e shohin veten në mëngjes në pasqyrë, ulen dhe shkruajnë diçka të tillë, e botojnë në ndonjë gazetë të vogël lokale, apo e vendosin si status në “Facebook”. Më pas mund të shkojnë lirshëm në punë. Si pakurrizorë të vërtetë e të mirë. Poltronë.
    ...
    http://www.koha.net/?page=1,9,140313

  9. #979
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Intelektualët kundër rishikimit të historise.Nënshkruan edhe Kadare

    Ministri publikisht do flase dhe mbeshtese partine politike qe e ka vene ate Minister ne pushtet.
    Dhe ka llogjike,pamvarsisht se ai(Ministri) si person,si qytetar ka mendimin e tij personal ndryshe.
    Remember,ne politike nuk presupozohet te thuhet e verteta dhe poitika nuk eshte
    reflektim i te vertetes dh ndershmerise.Eshte nje loje qe mbron interesat e nje partie ne pushtet.
    =====
    Ne librat e historise shqiptare ka shprehje te tilla qe jane ekstremisht qesharake dhe reflektojne nje ego
    kombetare.
    1.Populli trim shqiptar
    Kjo te len te kuptosh qe cdo individ qe eshte pjese e bashkesise se quajtur popull eshte trim.
    A eshte e vertete kjo?Nuk eshte e vertete pasi ne turmen e quajtur popull ka plot frikacake.
    2.Populli punetor shqiptar.
    Sipas kesaj shprehje kjo do te thote qe cdo individ ne popull eshte punetor i madh.
    A eshte e vertete?Nuk eshte e vertete.Pse nuk eshte e vertete.Nuk eshte e vertete pasi ke ne popull dembela sa te duash.
    3.Populli i ndershem shqiptar.
    Atehere sipas shprehjes I del qe te gjithe shqiptaret si pjese e popullit na qenkan te ndershem.Really?????Are you serious?
    Nje genjeshter.
    4.Populli patriot shqiptar.Kjo te len te kuptosh qe cdo individ eshte patriote.Nuk eshte e vertete qete gjithe jane patriote.
    Nje pjese jane vertet patriote e kane treguar me akte,me vepra shpirtin patriotik.Nje pjese shprehen me goje apo
    me shkrime qe jane patriote e duan vendin e blla blla blla ,por fakti eshte qe ato kurre nuk e kane treguar me vepra qe jane patriote.
    Ekziston edhe nje kategori shqiptaresh qe megjithse shprehen se jane patriote,jo vetem qe nuk e kane treguar me vepra sa patriote jane,por jane
    ultra egoiste,qe kane vizionin e te shikuarit te botes neper nje gyp teleskopik si ato te kohes se napolon bonapartit,me vizion shume te ngushte qe nuk
    shohin pertej interesave te ngushta personale,kujdesen vetem per unin e tyre egon e tyre dhe forget the world.
    Per aq kohe sa nuk e ke treguar me vepra me akte patriotizmin si person ti nuk je patriot,pamvarsisht se me llafe thua qe jam patriot.
    Konkluzioni.Jo te gjithe ne popull jane patriote.
    Mund te gjesh shume gafa te shkruara ne libra historie qe mund ti shkojne pershtat
    kalamajve te klases se 3 te,4 fillore dhe te tjereve ne 8 vjecare dhe adoleshenteve qe nuk mendojne ne te mesme.
    Por nuk mund te genjesh me keto pseudofakte intelektualet.
    Historianet ne fakt me kete stil te shkruari te "fakteve" i bejne apel egos,paragjykimeve
    dhe emocioneve ne popull dhe kerkojne ti bejne nje boost egos kombetare.
    Me fjale te tjera kjo eshte demagogji e orkestruar nga te ashtuquajturit historiane.
    Atehere si mund ti besoj historianeve kur shkruajne per te ashtuquajtura fakte dhe ne fakt shkruajne demagogji?????
    Historianet ne Shqiperi e modifikojne historine ashtu si u pelqen atyre,ashtu si i pelqen partise dhe popullit.
    Kjo eshte hipokrizi dhe mungese ndershmerie.Historia duhet te jete shkence e vertete dhe jo te manipulohet.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #980
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816

    Për: A duhet të korrigjohet historia shqiptare sipas kërkesave të Republikës së Turqi

    Fiset mongole te na ndryshojne historine tone ??!!!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

Faqja 98 prej 104 FillimFillim ... 488896979899100 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •