Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet të korrigjohet historia shqiptare, sipas kërkesave të Republikës së Turqisë?

Votues
291. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • PO

    55 18.90%
  • JO

    236 81.10%
Faqja 100 prej 104 FillimFillim ... 50909899100101102 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 991 deri 1,000 prej 1037
  1. #991
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Për: A duhet të korrigjohet historia shqiptare sipas kërkesave të Republikës së Turqi

    Okupimi apo pushtimi nuk mund te zgjase 500 vjet, pasi si nocion permbledh periudhen kohore te fushates ushtarake per te arritur nje qellim te caktuar. Pushtimi pushon se ekzistuari kur qellimi arrihet dhe zevendesohet nga sundimi. Gabimi i intelektualeve shqipfoles fillon qe me terminologjine emertuese te fenomeneve. A kemi te bejme me sundim te dhimbshem? Kjo eshte qesharake qe ne momentin kur mundohet te inkuadrohet nje moment historik me njesi abstrakte si dhimbja. A solli sundimi otoman ne Kosove perparsi apo prapambetje, kjo ia vlen te diskutohet. Vete Kosova ishte nje djep i konservatorizmit e radikalizmit otoman, kundershtuese e reformave te perandorise dhe gjithmone mbeshtetese e forcave te vjetra. Dikush mund te ceke prapambetjen e rajonit, por edhe perpara sundimit otoman, madje edhe ne antikitetin para romak, nuk kemi patur te bejme me qyteterime te mirefillta. Prapambetja ka ekzistuar ne gjithe vijen historike, duke lene anash rolin e sunduesve te huaj.
    relata refero

  2. #992
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Intelektualët kundër rishikimit të historise.Nënshkruan edhe Kadare

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Ministri publikisht do flase dhe mbeshtese partine politike qe e ka vene ate Minister ne pushtet.
    Dhe ka llogjike,pamvarsisht se ai(Ministri) si person,si qytetar ka mendimin e tij personal ndryshe.
    Remember,ne politike nuk presupozohet te thuhet e verteta dhe poitika nuk eshte
    reflektim i te vertetes dh ndershmerise.Eshte nje loje qe mbron interesat e nje partie ne pushtet.
    =====
    ...
    Ceshtja nuk eshte nese Ministri mbrone pozicionet politike te partise qe i takon, sepse kjo eshte e vetekuptueshme, por nese dikush, i cili nuk eshte i bindur nga ajo qe thote publikisht (d.m.th. dikush qe genjen dhe mashtron per ta mbajtur nje pozite etj.) guxon apo duhet te jete ne pozite me pergjegjesi politike kaq te larte .
    Pozita e Ministrit apo perfaqesuesit dhe udheheqesit te Popullit nuk eshte zanat i zakonshem apo veprimtari e zakonshme private.
    Ministri, Deputeti dhe shume pozita te ngjashme politike dhe publike me pergjegjesi te larte duhet patjeter te identifikohen me qendrimet e tyre publike. Ketu nuk ka as nje milimeter vend per differencime ne mes te mendimeve private dhe deklaratave publike. Mendimet ose bindjet private te Ministrit jane absolutisht irrelevante per publikun (Ato as nuk guxojne te permenden publikisht nga Minsitri).
    Ministri, ne rolin e tij si Minister, nuk mundet dhe nuk ka as te drejte kushtetuese, ligjore ose edhe morale te perfaqesoje dy, tri apo me shume mendime (role) njekohesisht. Nese Ministri eshte i detyruar te mbaje qendrime te cilat nuk perkojne me mendimet dhe bindjet e tij, pavaresisht arsyeve, atehere ai duhet domosdoshmerisht te terhiqet ose ti denoncoje ata qe e detyrojne te genjeje qytetarin, votuesin dhe ta thote ate per cka nuk eshte i bindur.
    Nese secili Minister apo pushtetar ne pergjithesi do te kishte te drejte qe qendrimet e tij publike, perfshi edhe veprimet dhe vendimet perkatese, ti legjitimoje me ne forme te ngjashme, atehere askush nuk do te mund te kontrollohej dhe te behej pergjegjes per asgje...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 28-03-2013 më 10:38

  3. #993
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: A duhet të korrigjohet historia shqiptare sipas kërkesave të Republikës së Turqi

    Kadare: Turqia po bën agresion kulturor



    Shkrimtari shqiptar i përmasave botërore Ismail Kadare ka konfirmuar se ka nënshkruar peticionin kundër rishikimit të historisë, nën mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore turke.

    Sipas gazetës “DITA”, Kadare ka deklaruar se u është bashkuar intelektualëve pasi këtë e konsideron problem madhor.

    Jam një nga firmëtarët dhe ndaj të njëjtin mendim me intelektualët e tjerë shqiptarë se ndryshimet e historisë me ekspertë turq përbëjnë një agresion kulturor që godet shtyllën kurrizore të kombit, ato janë një fyerje e papranueshme për shqiptarët dhe me pasoja për të ardhmen dhe identitetin tone”, ka cituar kjo gazeta Kadarenë.

    Të gjithë tashmë e dimë se çdo ndërhyrje në histori sipas skenarëve të paracaktuar politikë cenon ADN-në e kombit shqiptar dhe ne nuk duhet ta lejojmë këtë”, ka theksuar Kadare. /dita/
    http://www.zeri.info/artikulli/2790/...esion-kulturor

  4. #994
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: A duhet të korrigjohet historia shqiptare sipas kërkesave të Republikës së Turqi

    Nese Sali Berisha e quan veten shqiptare dhe nese turqit thone se jane trashigimtare tePperendorise Osmane, atehere Sala (sikuere te kishte b...) duhet te kerkoje nga ta te na e paguajne damin e shaktuar per 500 vjet. Ti llogarisin tokat qe ishin nen kontrollin e shqiptareve para se i muaren osamnet nen administarten e vet dhe pas cdo beteje qe humbshin me sllavet u dhuroshin toka shqiptare, te llogarisin njerzit qe u vrane, vdeken nga gjendja e mjerueshme, qe u shperngulen ... lista do ishte e tgjate, por nje shume se paku nga 1 bilon dollare per cdo vit do ishte me se modest ta kerkonim nga turqit.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #995
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Rishikimi i historisë, intelektualët kundër, mes tyre dhe Kadare

    une jam kunder ndryshimit te historise ku ne thelb ka pushtimin, sundimin dhe tjetersimin e pasurise shpirterore te nje populli.
    por disa interpretime te kota mllefi dhe urrejtjeje duhen rishikuar. pasi historia duhet treguar e ftohte e jo me pasion.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  6. #996
    i/e regjistruar Maska e Pr Lefevre
    Anëtarësuar
    17-03-2013
    Vendndodhja
    Netherlands
    Postime
    18

    Për: A duhet të korrigjohet historia shqiptare sipas kërkesave të Republikës së Turqi

    rishikimin e historise nuk e ben as sala dhe as partia demokratike por e bejn historianet. faktet jane dhe historia eshte e bazuar mbi fakte keshtu qe turqia nuk i zhduk dot faktet por orvatet kot qe flet poshte e perpjete dhe a thua sikur ne shqiptaret i kemi pasur osmanllinjte vellezer.....

    e pike e zeze me turqit
    krenar qe jam pasardhes i ILireve

  7. #997
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: A duhet të korrigjohet historia shqiptare sipas kërkesave të Republikës së Turqi

    .."po duhet nderruar".Dhe ne"historine e re"duhet te shtohen fjait:

    Shqipetaret"fituan shume"gjat sundimit osman."Fituan shkollimin falas"na gjuhen shqipe."Asnje Arberor_Shqiptar nuk u shperngul me dhune nga trojet e veta"."Arberoret ne Itali,Argjentine,Ukrain,Vojvodine,Rumani,Bullgari, Zare etj,nuk jane Shqiptar",dhe se ata"me deshiren e tyre u larguan nga Atedheu".
    Popullimi i vendeve tona,me spahi,bejlere,agallare jeniqere etj," u be pasi qe vendoret bene kerkese nga sulltanati".Djegja e KISHAVET dhe MANASTIREVET ARBERORE,e bashke me to edhe shumee shume libra ARBERORE,"u be me kerkesen e vendoreve".Kthimi i KIASHAVET DHE MAASTIREVE ARBERORE ne xhamija,"u be me kerkesen e banoreve vendore,pasiqe vendoret kishin arritur piken me te lart te vetedijes,dhe ktheheshin vullnetshem ne musliman"".
    Kur osmanet merrnin ekspedita ushtarake,dhe kalonin neper Trojet tona,duke ndjekur kryengritesit,"banoret vendes,shume here leshonin Trojete etyre vullnetshem,duke u larguar perjetesisht",ani pse osmanet nuk benein gje tjeter vetem se ua djegnin shtepite,ua merrnin femijet,te cile nuk i shihnin me kurr,u benin plaqkitje bagetish etj,keto osmanet i benin per ti mbrojtur,jo per ti larguar,"ABERORET largoheshin"me vullntine tyre"....Kjo eshte historija qe duhet ndrruar...Shkrova shume ju lodha..
    Ndryshuar për herë të fundit nga dielli1 : 30-03-2013 më 03:28

  8. #998
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924

    Për: A duhet të korrigjohet historia shqiptare sipas kërkesave të Republikës së Turqi

    Në këtë Forum Shqiptar kemi fatin të mësojmë shumë njohuri të reja dhe interesante sa që e pyes vehten (53-vjeç) unë jam një Analfabet në Historinë e Popullit Shqiptar ,mirëpo prap se prap mbetem SHQIPTAR dhe jam shumë KRENARË.

    P.S--Nga Sundimi 500-vjeçar i Otoman --masakrat dhunimet ishin nga më të Trishtueshmet e të gjitha Kohërave ,ato mundë të krahasohen vetem më ato të shkive ,në të vertetë ishin vazhdimësia aty ku e la Turku.

    Përshendetje VETEM PËR SHQIPTAR

  9. #999
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2012
    Postime
    98

    Për: A duhet të korrigjohet historia shqiptare sipas kërkesave të Republikës së Turqi

    ne shqiptaret me gjitha vetit e mrekullushme qe kemi,vetem nji gjo te vogel nuk dim...a nuk e msum kurre ,,o Zot m ruj pri mikut se pri armikut ruhem vet,,!!! por po s qem vet per s mari vaj medet
    halli...kush eshte miku,kush anmiku,e kush jemi vete?

  10. #1000
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Peticion kundër rishikimit të historisë

    Peticion kundër rishikimit të historisë


    Një grup intelektualësh shqiptarë e kanë iniciuar një peticion kundër rishikimit të historisë nën mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore turke. Peticionin e ka nënshkruar edhe shkrimtari Ismail Kadare.

    Një peticion i nënshkruar nga një numër i madh intelektualësh shqiptarë, midis të cilëve edhe shkrimtari Ismail Kadare, u është dërguar udhëheqësve të dy shteteve shqiptare. Në të kërkohet që udhëheqësit shtetërorë të anulojnë punën e komisionit të përbashkët ndërshtetëror për rishikimin e historisë së Shqipërisë dhe të lejojnë historianët të bëjnë punën e tyre të pavarur shkencore, sipas parimeve dhe metodologjisë së shkencës historike dhe jo sipas interesave, urdhrave dhe vullneteve politikë të qeverisë së sotme të Turqisë.

    Në peticion thuhet se pushtimi osman shkaktoi një gropë të zezë në historinë e kombit shqiptar.

    “Ai e ndërpreu procesin normal historik të zhvillimit të kombit tonë. Ky pushtim i shkëputi me dhunë shqiptarët nga Europa dhe shkaktoi tragjedi dhe drama të pashlyeshme në kujtesën historike të kombit. Nuk mund të pajtohemi kurrë dhe dënojmë përpjekjet e disa pseudohistorianëve dhe të segmenteve të caktuara politike, të cilat përpiqen që shekujt e gjatë të pushtimit osman t’i paraqesin si kohë të bashkëjetesës paqësore dhe të suksesshme”, thuhet në peticion, shkruan Express.

    Madje aty theksohet se pashallarët, ushtarakët, zyrtarët apo shtetarët e lartë të Perandorisë Osmane, qofshin këta edhe kryeministra që i kanë shërbyer Portës së Madhe, pavarësisht nga origjina e tyre shqiptare nuk kanë vlerë për historinë tonë kombëtare.

    Hartuesit e peticionit sqarojnë se historia e Shqipërisë nuk është një histori renegatësh dhe as histori shërbëtorësh, por histori qëndrese me në krye Gjergj Kastriotin.

    “Është histori kryengritjesh e luftërash për liri, histori përpjekjesh për ruajtjen e gjuhës, të kulturës e të identitetit. Është histori e përpjekjeve titanike për Rilindje Kombëtare, për shkrimin shqip, histori e përpjekjeve dhe sakrificave të panumërta për liri, pavarësi dhe sovranitet kombëtar. Është histori e përpjekjes së pandalur të shqiptarëve për të jetuar të lirë me shtetin, kulturën dhe identitetin e tyre si të gjithë popujt e tjerë të qytetëruar të Europës”, thuhet në peticion.

    Po aty shkruan se përpjekjet që interpretimi i historisë të bëhet në funksion të pushtetit dhe jo në funksion të së vërtetës, janë të rrezikshme dhe vënë në pikëpyetje të ardhmen tonë. Ndërsa, shtohet se të njëjtën kërkesë mund ta bëjë pas disa vitesh edhe Serbia.

    “Ndryshimi i historisë në formë arbitrare, duke i ardhur rreth oreksit të diplomacisë turke, krijon një precedent të rrezikshëm: pas disa vitesh edhe Serbia mund të kërkojë të shpallet vetëm një administratore në Kosovë dhe ajo të vlerësohet pozitivisht për lirinë, pavarësinë, kulturën dhe identitetin tonë”, thuhet po aty.

    Tutje në peticion shkruan se pushtimi pesëshekullor turk ka qenë i dhunshëm dhe përgjatë asaj periudhe të gjatë, ka pasur vrasje, shfarosje, dhunë të vazhdueshme, ndërkohë që shqiptarët ishin populli më i persekutuar i Perandorisë.

    “Të mos harrojmë faktin se nga të gjitha gjuhët e të gjithë popujve të pushtuar nga osmanët, gjuha shqipe u ndalua në mënyrë të veçantë e me forcë. Mjafton vetëm ky fakt për të treguar gjenocidin e Perandorisë osmane kundër shqiptareve, kundër kulturës dhe identitetit të tyre. Ne nuk mund t’i fshehim te vërtetat historike. Mjafton të kujtojmë përpjekjet dhe sakrificat e panumërta të Rilindësve shqiptarë për të parën shkollë shqipe laike, e cila u arrit të hapej vetëm me 7 mars 1887 në Korçë”, vazhdon peticioni.

    Po aty thuhet se ndryshimet e historisë, që synojnë rehabilitimin e pushtimit osman, përbëjnë një lojë të rrezikshme që hap një plagë të thellë në ndërgjegjen tonë kombëtare.

    “Ndryshimet e historisë me ekspertë turq përbëjnë një agresion kulturor që godet shtyllën kurrizore të kombit, ato janë një fyerje e papranueshme për shqiptarët dhe me pasoja për të ardhmen dhe identitetin e tyre. Të gjithë tashmë e dimë se çdo ndërhyrje në histori sipas skenarëve të paracaktuar politikë cenon ADN-në e kombit shqiptar.”, thuhet po aty.

    Nënshkrimet e tyre në këtë peticion i kanë dhënë mbi 100 shkrimtarë, historianë, akademikë, publicistë, gazetarë dhe studiues të fushave të ndryshme.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •