Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 54
  1. #21
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793

    Për: Italianët shuplakë Merkelit

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    Rezultati i zgjedhjeve italiane ka rritur edhe më shumë frymën e kundërshtimit të masave të ashpra financiare në Greqi.
    Në fillim përfaqësues të së Majtës Radikale dhe më pas ata të partive të tjera opozitare, kanë theksuar se politikat e kursimit, të imponuara nga Berlini e Brukseli, kanë sjellë popujt e Europës së jugut në limitet e tyre, dhe se kështu BE-ja nuk mund të ecë përpara, pasi në radhë të parë ekzistojnë njerëzit, më pas tregjet financiare.
    Në shumicën e titujve të gazetave vendase ndihet një gëzim që, atë që nuk bëri dot Greqia e vogël me zgjedhjet e saj, e bëri Italia e madhe.
    “Basta” është titulli i opozitares Avriani. “Tërmet italian. Mesazh kundër Merkelit dhe masave të kursimit”, shkruan gazeta “To Ethnos”. “Basta Merkel, votuan italianët”, është titulli i gazetës “6 ditët”. “Shuplakë italiane te Merkel dhe masat e kursimit”, thekson Eleftheros Tipos.
    Analistët vendas shprehen se mesazhi i italianëve ndaj Merkelit dhe politikave të Brukselit ishte se, ata mund të jetojnë pa euron, por Europa nuk mund të rrezikojë një Itali jashtë saj, apo për më tepër të paqeverisur, ndaj dhe grekët shpresojnë në një ndryshim të vijës së ashpër të Berlinit.
    Duke parë edhe rritjen e protestave në Spanjë e Portugali, shumica e grekëve shprehin kundërshtimin ndaj politikave të kursimit dhe reformave të ashpra, të imponuara nga kreditorët, që nuk po sjellin asnjë rezultat, përveç recesionit të thellë, papunësisë së madhe dhe pabarazisë sociale.
    I intervistuar për gazetën greke “Proto Thema”, komiku Beppe Grillo, që ktheu në dramë për Europën zgjedhjet italiane, me përqindjen që siguroi, thekson se i vjen keq që grekët u bënë kaviet e financave botërore.
    Sipas tij, Greqia ishte e para që hyri në vorbullën e fuqive botërore ekonomike dhe duhet të jetë e para që do të dalë, duke u bërë qytetarët e saj më aktivë në qeverisjen e vendit. /Shekulli
    masat e egra nuk i sjellin politikat e kursimit te imponuar nga kreditoret , por nga vete politikanet e vendeve qe ndodhin ne limit te tyre .
    Ato paketa shpetimi qe jane cuar deri tani ne greqi nga vijne ?!
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  2. #22
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Për: Italianët shuplakë Merkelit

    PO shtoj qe grillo eshte forca e tret politike ne itali .
    Nuk ka asnje televizion sjep intervista e nuk mori as l100miljon euro qe i takonin nga votat qe fitoj ne zgjedhje.
    Ku do i japi fund republikes se dyte Italiane.

  3. #23
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Për: Italianët shuplakë Merkelit

    Citim Postuar më parë nga altint71 Lexo Postimin
    PO shtoj qe grillo eshte forca e tret politike ne itali .
    Nuk ka asnje televizion sjep intervista e nuk mori as l100miljon euro qe i takonin nga votat qe fitoj ne zgjedhje.
    Ku do i japi fund republikes se dyte Italiane.
    ne fakt levizja e grillos ka marre me shume vota se te gjitha partite.
    eshte "partia" e pare ne itali.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  4. #24
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Italianët shuplakë Merkelit

    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    nuk besoj se levizja mjaft do kish mundur te merrte me shume vota se PD-ja e PS-ja...
    eshte sistemi i kalbur ne itali naqe.as zeus nuk do i bente derman

  5. #25
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Për: Italianët shuplakë Merkelit

    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    eshte sistemi i kalbur ne itali naqe.as zeus nuk do i bente derman
    cdo popull ka politikanet qe meriton...
    italianet kane lejuar per 4 here nje njeri si berlusconi te behet kryeminister. kjo i tegon te gjitha.
    nderkohe qe ne vende te tjera nje person i tille nuk do ishte lejuar as te kandidonte, e jo me te behej kryeminister.
    per fat te keq shqiperia ka marrur shembullin e italise e jo te gjermanise.

    p.s. ja. doli edhe skandali i rradhes sot. i paska dhene 3 milione euro nje senatori te nje tjeter partie per te kaluar ne anen e tij. dhe akoma e votojne me shume se 20% e italianeve. c'ti thuash?
    Ndryshuar për herë të fundit nga the admiral : 28-02-2013 më 19:57
    Vasudhaiva Kutumbakam

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Italianët shuplakë Merkelit

    grillo kishte pranuar te futet ne koalicion vetem nese e benin kryeminister.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  7. #27
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Italianët shuplakë Merkelit

    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    te duket e pavertete qe fati i tere europes varet nga italia???
    sikur italia te perfundoje si greqia, merr fund bashkimi europian.
    por sdq nje gje e tille nuk do ndodhi kurre.

    fati i europes, varet nga vete fati i atyre shteteve qe perfaqesojne stabilitet, ndersa ketyre si greqia, e Italia, duhet bere qarte, ikni votoni perseri Berskullona e stronceta, qe akuzohen me dhjetera raste per fshehje tatimi, shperlarje parash, e ata le te ju bejne zgjidhjen. Pse duhet ta kete fajin BE, per keqmenaxhimin e tyre dhe menyre kriminele te qeverisjes me parane publike?!

    Jo te ndihmohen, por duhet gjobitur vende te tilla, qe ta mesojne njehere e pergjithmone lenden e funksionimin te ekonomise. Vendet e evropes juglindore, te gjitha kane mendim parazitash e morrash te ekonomise, te vjelin nga dikush, por te kontribuojne me asgje qe kontribuon ne mireqenien sociale, por ne te kunderten behen peng dhe barre e taksapaguesve te sinqerte nga vendet e BE. Ne shqelma byth.. duhet nxjerre vende te tilla nga unioni edhe perkufizuar qarte qe per 20-50 vitet e ardhshme, duhet keto e keto masa zbatuar e pastaj ejani e flasim.
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Italianët shuplakë Merkelit

    Citim Postuar më parë nga Pirate of Love Lexo Postimin

    cjane keto qe shkruan??? sikur te kane jetuar ne kurrizin tend. qenke fare i paditur.

    1-greqia italia spanja etj, nuk kane qene barre e taksapaguesve gjermane, pasi kane marre borxhe, e jo para falas. madje gjermania ka spekulluar mbi keto vende, se pervecse i ka dhene borxhe por ka nxjerre edhe fitime nga interesat e larta ne kurriz te tyre.
    2-Gjermania ka kontrolluar euron me politika ne favor te gjermanise, pasi italia dhe greqia para euros kishin rritje ekonomike 3-4% ne vit, pas euros ekonomia shkoi pikiate nga viti ne vit.
    3-Pas futjes ne eurozone, italia, spanja,portugalia dhe greqia, filluan te shpenzojne MILIARDA per armatime dhe mallra te tjera, ne nje mase 30-40% nga gjermania qe eurot te ngelin brenda unionit.
    4-Si shperblim kompanite gjermane i shisnin mallrat e tyre me shtrenjte te vendet e eurozones sesa ne pjesen tjeter te botes.
    ps. Nje makine Porshe cayene 32.000 euro ne greqi, itali e spanje, dhe 31.000 dollare ne amerike dhe 28000 euro ne kine.

    ty nuk te takon te besh moral. se e para nuk je gjerman (Je Albanian e nuk ke lidhje me eurozonen) , dhe e dyta nuk di asgje nga euro.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akili-A : 01-03-2013 më 06:06
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  9. #29
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Për: Italianët shuplakë Merkelit

    Citim Postuar më parë nga Pirate of Love Lexo Postimin
    fati i europes, varet nga vete fati i atyre shteteve qe perfaqesojne stabilitet, ndersa ketyre si greqia, e Italia, duhet bere qarte, ikni votoni perseri Berskullona e stronceta, qe akuzohen me dhjetera raste per fshehje tatimi, shperlarje parash, e ata le te ju bejne zgjidhjen. Pse duhet ta kete fajin BE, per keqmenaxhimin e tyre dhe menyre kriminele te qeverisjes me parane publike?!

    Jo te ndihmohen, por duhet gjobitur vende te tilla, qe ta mesojne njehere e pergjithmone lenden e funksionimin te ekonomise. Vendet e evropes juglindore, te gjitha kane mendim parazitash e morrash te ekonomise, te vjelin nga dikush, por te kontribuojne me asgje qe kontribuon ne mireqenien sociale, por ne te kunderten behen peng dhe barre e taksapaguesve te sinqerte nga vendet e BE. Ne shqelma byth.. duhet nxjerre vende te tilla nga unioni edhe perkufizuar qarte qe per 20-50 vitet e ardhshme, duhet keto e keto masa zbatuar e pastaj ejani e flasim.
    bah. gjera banale ke shkruar.
    e di ti se italia ka 60 milione banore dhe eshte nje nder 5 shtetet me te populluara dhe eshte shtet themelues i BE-se?
    e di ti se industria e italise (e perqendruar kryesisht ne rajonin e veriut) eshte industria e dyte me e madhe e tere bashkimit europian dhe nje nder me te zhvilluarat ne planet?
    e di ti se veriu i industrializuar i italise ka papunesine me te ulet ne BE?

    te largohet greqia eshte dicka, por te largohet italia, bashkimi nuk ka me kuptim. humbet kredibilitet.
    prandaj nuk mund te ndodhi.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  10. #30
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Italianët shuplakë Merkelit

    pikerisht edhe ju shihet qe i takoni asaj pjeses se atyre vendeve me logjiken e juglinodreve, per gjithçka dhe çdo gje Brukselli u ka fajet!Dhe fatbardhesisht nuk pjese nga ajo zona e vendeve te EU, qe do me duhej si qytetare te participoja me parate e tatimpaguesit, te jipja edhe ojra, se edhe me nene e baba do i kisha share!

    Marrin hellaqat e mb..it nga 14 rroga vjetore, bejne piken e luksit, nuk paguajne tatimet me rregull dhe vjedhin te gjithe se bashku shtetit e qytetaret shtetin dhe ne fund, na ndihmoni se ngordhem, po ngordhni o ngordhni, pse akoma jeni gjalle ?! se i detyroi gjermani te blinin nga ata, e pastaj duheshin ata te "armatoseshin" me porsche Cayena e nderkohe po shesin ****** per 3`000 ojra ne porno produkshen

    Admiralo, ty shoku te ka humbur busolla ne det te hapur, ç`rendesi ka veriu apo jugu, Milano apo Calabresi, kur ne fund llogarite teresia e shtetit ?. Po ç`ja paske futur me kot se kot me ate industrine e dyte ne evrope. E çfare pastaj ? EU, nuk eshte OKB te ulin byth... aty tanzania e uganda, se duhet te jemi edhe ne, por ka te percaktuara rregullat, po te ishte ndryshe, do ishte dhe shqiperia e plote vende te evropes juglindore hyhyhyyy moti kohe pjese e EU, ta zeme per shkaqe humanitare. Evrope jane keta dhe patjeter duhet te jene edhe keta pjese e Juropian Junionit!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pirate of Love : 01-03-2013 më 07:23
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •