Bënte dashuri pas një shkurreje, e pëson nga luani
Një grua ka gjetur vdekjen pas sulmit që e pësoi nga një luan, derisa ishte duke bërë dashuri me të dashurin e saj pas një shkurreje në Zimbabve të Afrikës.
Viktima, Sharai Mawera ishte duke shijuar një moment pasioni me të dashurin e saj, kur luani i ka ardhur nga mbrapa dhe iu ka hedhur menjëherë në qafë, transmeton panorama.
Partneri i saj, i cili nuk është identifikuar, mësohet se ka vrapuar i zhveshur në një përpjekje për të dhënë alarmin sa më shpejt. Policia ka mbërritur në vendngjarje, por nuk ka mundur të qëllojë dot mbi kafshën.
Sipas dëshmitarëve, viktima dhe i dashuri i saj, një peshkatar, takoheshin shpesh në këtë vend, ngjarja e rëndë ka ndodhur në rajonin Kariba, në Zimbabvenë veriore./Indeksonline/
Krijoni Kontakt