Close
Faqja 28 prej 34 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 333
  1. #271
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Pėr: Rezoluta ēame, Berisha: Jo me presion. S’kemi probleme territoriale me Greqinė

    The Italian Invasion of Greece 1940

    Italian Army (CinC Visconti Prasca)

    Julia Alpini Division (Pindus Front)– 10800 men & 20 guns
    Littoral Group (coast) (Two cavalry regs. and one reg. of Grenadiers) 4823 men & 32 guns
    Arezzo Infantry Division (Yugoslav Front) – 12000 men & 32 guns
    Venezia Infantry Division (Marching from Yugoslav front to XXVI Corps) 10000 men & 40 guns


    Tsamouria Corps (General Carlo Rossi) (Epirus Front)
    Ferrara Infantry Division – 12785 men & 60 guns +3500 Albanians


    mund ta perkthej dikush kete????
    http://www.balkanhistory.com/greece_1940.htm
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #272
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anėtarėsuar
    22-11-2012
    Postime
    276

    Pėr: Rezoluta ēame, Berisha: Jo me presion. S’kemi probleme territoriale me Greqinė

    Ēėshtja Ēame ėshtė ndėr problematikat mė tė dhimbshme tė popullit tonė .Mbetemi me shpresė se njė ditė edhe kjo pjesė e gjymtyrėve tė trupit ton do i bashkangjitet trungut shqipėtarė

  3. #273
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-02-2013
    Postime
    77

    Pėr: Rezoluta ēame, Berisha: Jo me presion. S’kemi probleme territoriale me Greqinė

    Si jo mer Akil.
    Pika e pare thote qe Gėrqia duhet te jete ne gjendje lufte me Taljanet.
    Pika e dyte thote qe duhet te jete ne gjendje lufte me " Camerine " .
    Do u understand miku im? Me Camerine . Dmth qe Cameria ka egzistuar dhe sdo mend qe egziston.
    Po pse Gerqise sja mbab.. te jete ne gjendje luftarake me Taljanet?.
    Ajt te fala me shendet. Jepi te fala Anestit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lajmsi : 22-02-2013 mė 23:07

  4. #274
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527

    Pėr: Rezoluta ēame, Berisha: Jo me presion. S’kemi probleme territoriale me Greqinė

    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  5. #275
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527

    Pėr: Rezoluta ēame, Berisha: Jo me presion. S’kemi probleme territoriale me Greqinė

    Grekėt, edhe sikur tė bėjnė njė shekull pendesė, s’kanė si t’i lajnė krimet e urryera.Emri:  525663_600155800011583_519546956_n.jpg

Shikime: 2700

Madhėsia:  112.3 KB
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  6. #276
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anėtarėsuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,006

    Pėr: Rezoluta ēame, Berisha: Jo me presion. S’kemi probleme territoriale me Greqinė

    Citim Postuar mė parė nga EDLIN Lexo Postimin
    Grekėt, edhe sikur tė bėjnė njė shekull pendesė, s’kanė si t’i lajnė krimet e urryera.Emri:  525663_600155800011583_519546956_n.jpg

Shikime: 2700

Madhėsia:  112.3 KB
    Ja trimat e Zerves dhe te Papasit se fundit,kjo metod barbare i ushqen shpiterisht,dhe me qka krenohen,nje turp i madhe i ketyre dorasve djallezor,dhe nje mesim i mir per neve,qe kjo me kurr te mos persritet,pra le te dine te poshtrit fashista se me knaqsi jemi ne gjendje ti lajme hesapet njeher edhe mire,,,,,le te dine fashistat ,se keni lene gjurme te papara HEROIKE duke vrare FEMIJE,GRA dhe PLEQ,TURPE per kete RRAC djallzore dhe barbare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fehmikaciu : 27-02-2013 mė 04:41

  7. #277
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527

    Pėr: Rezoluta ēame, Berisha: Jo me presion. S’kemi probleme territoriale me Greqinė

    Perse duhet votuar REZOLUTA :


    Marrėveshja gjermano-greke pėr shfarosjen e ēamėve

    Postuar nė: Dossier | Me: 27/02/2013

    Ibrahim D.Hoxha

    Vijon nga numri i kaluar

    E nėnshkruar prej gjeneralit gjerman, Ditrih, dhe prej gjeneralit grek, Deden. Me kėtė marrėveshje Ēamėria lihej sėrisht nėn zgjedhėn e shtetit grek dhe tė organizmave e sundimtarėve tė deriatėhershėm.

    Jan G. Sharra nė fq. 670 tė «I Istoria tis Periohjģs Igumenģcas 1500-1950» (v. e p.), shkruan edhe: «Kush donte tė mbetej gjallė…duhej tė linte truallin e shenjtė tė atdheut tė vet, shtėpinė e pasurinė dhe tė merrte rrugėn e mėrgimtarit»

    Brenda fare pak ditėve ushtria greke rivėrshoi nė tėrė vendet e Ēamėrisė nga ishte «tėrhequr strategjikisht»; vrau, preu, burgosi kėdo deshi dhe grabiti gjithēka mundi; nė tėrė vendin u rivendos pushteti robėrues grek, i cili filloi bishėrisht internimin e tėrė meshkujve; sapo meshkujt i mbyllėn nėpėr ēarqet e shfarosjes masive, iu vėrsulėn femrave: «Me shkak gjoja tė hetimeve apo tė paraqitjes pėr ēėshtje vetjake, pushtetarėt thėrrisnin nė zyrat e tyre zonja bukuroshe dhe i pėrdhunonin…

    Pėrdhunimet e vajzave dhe tė grave me emėr ishin tė shumta. Dalja e detyrueshme me dhunė e grave myslimane ishte e madhe…pėr inat kundėrfetąr…Kėto tė kėqia bėheshin me symbyllėsinė (lejimin) dhe bekimin e shtetit….Qeveria nuk deshi tė lėshonte urdhėra pėrkatėse pėr tė penguar disa repartee ushtarake, disa pushtetarė publikė dhe disa keqbėrės qė kryenin vrasje, dhunime, plaēkitje e veprime tė shėmtuara nė dėm tė popullsisė jo luftarake tė pambrojtur ēamoshqiptare, qė pėrbėhej nga pleq, gra e fėmijė tė pafajshėm».(Jan G. Sharra, «I Istoria tis Periohjģs Igumenicas 1500-1950», v. e pėrmendur, fq. 618, 628, 629, 631, 632).

    Madje edhe nė fillim tė prillit 1941, kur ushtria greke po hiqte shpirt nėn goditjet e rrufeshme tė njėsive ushtarake gjermano-bullgare tė komanduara nga feldmareshali Sigmund List, jorgj Vasillakua, zv. prefekt e drejtor i asfalisė greke nė Ēamėrinė e Mesme dhe Veriore, pėrgjegjėsi kryesor i ēdo tė kėqie tė deriatėhershmne, urdhėroi grumbullimin dhe shfarosjen e krejt femrave dhe fėmijėve tė besimit islam tė mbetur ende gjallė.

    Edhe pse kjo gjėmė, falė rrethanave, s’u pėrjetua, shtegu u la hapur me marrėveshjen gjermano-greke tė 9 prillit 1941; kjo, nga mundėsit e nėnshkruar prej gjeneralit gjerman, Ditrih, nga tė mundurit prej gjeneralit grek, Deden. Me kėtė marrėveshje Ēamėria lihej sėrisht nėn zgjedhėn e shtetit grek dhe tė organizmave e sundimtarėve tė deriatėhershėm. Koha u zvarrit me vrasje tė tek-tukshme e tė aty-kėtushme, deri nė mesditėn e 27 qershorit 1944, kur –thuhet nė «La Question de la Chamouria», fq. 143, 144- Ēamėrisė iu vėsul divizioni X EDHES-sit EOAS-sit «jeniqģsfaģ» (i therjes sė pėrgjithshme); nė Paramithi vėrshoi regjimenti XVI i tij, i komanduar nga majori ēantallģ, Vasil Kamąra. Sulmi i beftė, i ngjashėm me atė tė turmave tė hienave, ēoroditi dhe tmerroi qytetarė; kėta s’dinin ku tė fshihnin kokėn, sepse kushdo qė kapej, therej a grihej me plumba.

    Me sharje si: «palo shqila turkos» (qen i keq turk) etj. futeshin egėrsisht nėpėr shtėpitė dhe grabisnin gjithēka me vlerė, sidomos ato prej ari. Nėnat, pėr tė shpėtuar fėmijėt nga thika, binin mbi ta. Po xhelatėt u ngulnin kamat nė kurriz dhe bashkė me to ēanin edhe fėmijėn poshtė tyre. Ndėr tė shumtat pėrmendet edhe Bedrie Behluli; ndėrsa dy tė bijat e saj i shnderuan dhe i mbėrthyen sė gjalli nė mur me vellóna. (Gozhdė tė gjata trarėsh). Me tė bijėn e mulla Ēenit (Husejnit), u argėtuan derisa ajo shoi me britma e kuje. Nurie Mulazimit -tė shoqes sė myftiut, Hasan Abdullah Seitit- dhe Fetie Saliut, me darė gozhdėsh u shkulėn dhėmbėt e shumtė prej ari. Nuriesė me thika i prenė edhe 5 nga gishtėrinjtė dhe i grabitėn unazat e florinjta, tė zbukuruara me gurė xhevahiri; dhe, kur kėto, tė njomura prej rrėkeve tė gjakut po ulėrinin tė lebetitura nga dhimbjet, EOEA-sitė gajaseshin pėrvjellėsisht.

    Disa gra i njomnin me vajguri dhe u vinin flakėn; ato qė nuk shkrumoheshin, po mbeteshin ende gjallė me shpirt ndėr dhėmbė, i mbyllnin nė tė ndarat e ndėrtesės deri sa zinin krimba dhe vdisnin; njėra prej tyre ishte edhe Sanie Bollati. Pasi kryen shtazėrinė e sapotreguar, Nurie Mulazimit dhe sė bijės 12-13 vjeēare, Fatime Hasan Abdullah Seitit, nė krye tė shkallėve tė shtėpisė u prenė kryet me thikė, sikur tė ishin berra e jo njerėz. Hazizije Ahmetin dhe tė shoqen e kunatit tė saj i ēanė me sėpatė si kėrcunj druri.

    Pėr tė shpėtuar tė bijėn, Shuquranen nga ēnderimi, e ėma, Fatime Prronjua u dha bishave tėrė florinjtė para dhe bizhuteri qė kishte si edhe disa 10-tra mijė para letėr. Po, si vunė kėto nė dorė, hienat greke e zbatuan qė e zbatuan shtazėrinė e tyre. Gjulo Muslinė, nusen e Ibrahim Bollatit dhe motrėn e Muhamet Bakos i pėrdorėn si tabelė qitjeje me pistoletė. Duke u tallur «pa tė shohim kush qėllon mė mirė», i bėnė shoshė me plumba naganti. Bidź Nuh Hasim Dinos i ēane barkun dhe i qitėn fėmijėn pėr ta pare, sipas bastit, nė ishte femėr a mashkull.

    Rreth 40 femra tė fshehura nė njė guvė poshtė kalasė i pėrdhunuan nga disa herė secilėn. Plot vajza i ēnderonin pėrdhunisht nė sy tė prindėrve tė tyre. Shumė tė reja, pėr tė mos rėnė nė duar tė xhelatėve, jetės sė vet rinore i dhanė fund me hedhje nga lartėsi vdekjeprurėse: dritare tė katit tė 3-tė, minare xhamish, mure a buza tė larta, madje edhe puse tė thellė e ujėshumė etj. Niko Zhangua, ngjarjepėrshkrues prej Popove, fshat sipėr Shkallės sė Paramithisė, pėr sa ndodhi, nė librin e vet: «O Anglikos Imperializmos qe i Ethniqi Andistasi 1940-1945» (Imperializmi anglez dhe qėndresa kombėtare 1940-1945), Athinė, 1985, ndėr tė tjera shkruan: «Barbarizėm nė Paramithģ…. historia fsheh fytyrėn e vet nga turpi».

    Cilindoqė mundi t’i shpėtonte valės sė parė shfarorėse, po qė ditėt e pastajme e kapėn vendfshehjeve tė andej-kėtejshme, e ndrynė nėpėr ndėrtesa tė ndrysheme tė shndėrruara nė burgje: godina ushtarake, shkolla, shtėpi banimi etj. Njė prej tyre, ku mbyllėn plot gra e vajza, ishte dhe shkolla «Vullgąri»; pasi ato pėrdhunoheshin nga disa bisha greke, thereshin me mundime tė tejskajshme a griheshin me plumba revolveri. Fatime Jahja Zejnelin e pėrdhunuan masivisht; nga dėmtimi e mė tepėr nga turpi e hidhėrimi ajo i dha fund jetės.

    Nė librin «Aktes agresifs du gouvernement monarcho-fascistes grec contre l’Albanie», Tiranė, 1947, kreu XIV, fq. 64, 65, thuhet: «Gratė e mbyllura nė shtėpi tė Sali Hafuzit edhe pse tė uritura dhe tė cfilitura, pėrdhunoheshin e rriheshin nga oficerėt zervistė…»; nė vijim pėrmend emrat e disave qė rrjedhimisht atje edhe vdiqėn. Jan Zhangua, shkruan: «Erė kundėrmonjėse nė shtėpinė e Sali Hafuzit, ku mbaheshin mbyllur gra e fėmijė… Pamje rrėnqethėse e grave myslimane qė I tėrhiqnin zvarrė e i pėrdhunonin gjysėm tė vdekura». Jan G. Sharra shkruan: «Urrejtja dhe ahet shpėrthyen me egėrsi tė pa parė mbi gratė, fėmijėt e pleqtė dhe tė pafajshmit e tjerė…».

    Meqė mynxyrat e ndodhura nė Paramithi janė pa fund e pa anė, po mjaftohem me kaq, pėr t’iu lėnė pak vend mynxyrave tė ngjashme qė ndodhėn nė vendbanime tė tjera tė Ēamėrisė. Nė fshatin e madh, Karbunar u derdh regjimenti X i divizionit X, i komanduar nga majori ēantalli, Stefanģdhi. Kush s’arriti tė mėrgohej me kohė, u ther dhe u flak nėpėr hendeqe; ndėr ta edhe 41 gra, disa tok me bijt e bijat e tyre; pėrmenden ende emrat e Hatixhe Bushit dhe tė 7 fėmijėve tė saj, tė tė tria vajzave tė Muharrem Agushit, ai i nuses sė Hodo Piros, i Ajshe Agushit, i Merjemesė, e ėma e Mehmet Qemalit dhe tė tri bijave tė tij; tė shoqes –shtatzėnė- i ēanė barkun sė gjalli dhe i qitėn fėmijėn pėr tė vėrtetuar bastin: e kishte mashkull a femėr.

    Njė grua prej Kajcani dhe vocėrraken e saj e kapėn duke ikur nė fshatin fqinjė, Grikė; e ndanė me sėpatė nė 4-pjesė; vocėrrakja, duke mos kuptuar ē’kishte pėsuar e ėma, u gjet e vdekur duke thithur njėrin prej gjinjve tė saj. Nė qytetin Margėllėē hienat e po atij regjimenti therėn plakėn e mbajtur (ulóke) nga pėrdhesi, Qamile Abazi dhe njė 106-vjeēare qė s’kishte se si tė iknin para vėrshimit tė bishave zerviste. Egėrsirat e regjimentit 40 tė divizionit X, tė komanduar nga majori ēantalli, Agora, mė 28.7.1944 nė kalanė e qytet-skelės Pargė, grinė me plumba 47 shqiptarė e shqiptare tė besimit mysliman.

    Tė tmerruar nga shtrėngata zerviste, pargaritėt e pargaritet vraponin andej-kėndej pėr t’u strehuar diku; kur s’gjenin, vetėdorėzoheshin tek oficerėt anglezė. Kėta –dėshmon Niko Zhangua- ua dorėzonin zervistėve, tė cilėt i vrisnin «nė masė» nė prani tė tyre. Nė fshatin Skorpjonė egėrsirat zerviste pėrdhunuan dhe pastaj thelėzuan femrat e familjes sė Sako Banushit, tė kapura nė ikje e sipėr.

    Jan G. Sharra nė fq. 670 tė «I Istoria tis Periohjģs Igumenģcas 1500-1950» (v. e p.), shkruan edhe: «Kush donte tė mbetej gjallė…duhej tė linte truallin e shenjtė tė atdheut tė vet, shtėpinė e pasurinė dhe tė merrte rrugėn e mėrgimtarit». Dhe, duke sjellė ndėr mend ē’kishte parė prej fshatit tė vet sipėr udhėkalimit, nė fq. 665 dėshmon:

    «Pamja (Tabloja) qė paraqitnin ishte rrėnqethėse dhe e vajtueshme…Mijėra vetė: burra, gra, fėmijė, pleq e plaka nė njė vargan kilometrash tė gjatė tė ngjashėm me njė gjarpėr vigan nė lėvizje e turkoevgjitėsh (arixhinjsh) nė dukje, me dhimbjen dhe keqardhjen nė fytyrat e tyre, tė ngarkuar me ēka kishin mundur tė merrnin me vete, ecnin nėpėr udhėn qė konjukturat e mbrapshta me veprime tė paramenduara u krijuan kaq pėsime ēnjerėzore dhe tė ashpra.».

    E ka fjalėn pėr ēamėrit nė jug tė rrjedhės sė lumit Kalamą, nga pėr tė dalė nė pjesėn veriore tė Ēamėrisė, duhej doemos tė kalonin vetėm nėpėr urėn e atij lumi; njėsiti ushtarak gjermano-nazistėsh dhe bashkėpunėtorėt e tyre grekė vėzhgonin rreptėsisht «me sytė katėr» secilin kalimtar. Mine Hasani prej Grikėhori -njėra prej asaj mizėrie kalimtaresh e kalimtarėsh, qė prej kushedi se ku nė njėrėn dorė mbante vocėrraken e vet dhe nė tjetrėn njė bohēą me sendet mė tė vyera qė kishte patur- duke vrapuar me shpirt ndėr dhėmbė nėpėr breshėritė prej plumbi tė pushkėve e mitralozėve tė zervistėve qė i ndiqnin kėmba-kėmbės, pėr t’u lehtėsuar disi e tė shpejtonte edhe mė, e humbi aq, sa nė vend qė tė flakte bohēanė, nė lumė hodhi vocėrraken qė sakaq e pėrpiu rryma.

    Mbasi zervistėt zhdukėn krejt shqiptarėt myslimanė nė jug tė rrjedhės sė Kalamait, mė 22-23.09.1944, regjimenti XVI i tyre kaloi nė veri tė tij. Me thikat dhe plumbat e tyre sė pari grinė tėrė ata qė s’arritėn tė vetėmėrgoheshin prej fshatit Spątar. «Ata qė kapnin nėpėr fshatra –thekson Niko Zhangua- u hiqnin kryet me thikė; nuk pėrjashtonin as fėmijėt, gratė e tė sėmurėt». Si kudo gjetkė egėrsirat e «Tąğma ton turkofąğon» (batalioni i turkngrėnėsve) nėn thirrjen «Simera pende lefta ehji sfera!» (Sot plumbi (vetėm) pesė qindarka kushton), u hiqnin kryet meshkujve; kurse femrat –pėrfshi edhe plakat- i pėrdhunonin sa e si ua kishte ėnda e sėfundi i thelėzonin si mos mė keq; 50 e ca vjeēares, Pashź Ēuląnit, pas pėrdhunimit i shkulėn dhėmbėt prej floriri, me lloj-lloj rromuzesh e zvarritėn njė copė herė dhe sė fundi e vranė.

    Tėrė femrat e familjes shumėvetshe tė Sako Balos prej Skorpjone e ndalur nė Spatar «sa pėr tė marrė frymė», pas pėrdhunimit kafshėrisht, u ēanė gjinjtė me thika dhe sė fundi i vranė pėrbindshmėrisht. Nė shtėpinė e Damin Muhametit ēnderuan, rrahėn pėr vdekje dhe therėn 5 gra tok me tri vocėrraket e tyre. Hane Isufin dhe fqinjėn e vet, Feridź Dhėrmicėn, 70-vjeēaren Kije Nłrēen, tė bijėn e Haxhi Ēulanit, Ajshź, Hava e Nazo Arapin i ēderuan shumė herė, ua bėnė trupin tėrė plagė dhe u prenė kryet si berrit. Ndėr tė 70 tė thelėzuarit nė lagjen «Breg» tė atij fshati, shumica ishin gra e fėmijė.(Fletorja «Bashkimi», Tiranė, dt. 4 e 18.03.1972, fq. 2).

    Me tė shuar gjithėkėnd qė gjeti nė Spatar, «Tağma ton turkofąğon»vėrshoi drejt Filatit; shpėrtheu si vrungullķmė nė pasditėn e 23 shtatorit 1944. Gjėma dhe hataja ishin tė ngjashme me ato nė Paramithi, Pargė e kudo gjetkė. Niko Zhangua, duke dėnuar gjakėsitė dhe fėlliqėsitė e atij batalioni atje, shkruan: «Njerėz tė egėr e barbarė qė kėrkonin lira e plaēkė, hynin si zotėr nėpėr shtėpitė, dhunonin vajza e gra dhe vritnin kė tė donin». Emrat e disa prej viktimave mbahen ende mend: Qamilź Hallunin, pasi e pėrdhunuan grekēe disa prej tyre, e zhveshėn lakuriq, e rrahėn sa trupin ia bėnė tėrė plagė; kėto iu veshėn me krimba dhe brenda 3-4 ditėve ajo shoi me lemeri; e zvarritėn pėr kėmbėsh dhe e flakėn nė pėrrua. (Fletorja «Bashkimi», Tiranė, dt. 11.3.1947, fq. 1, 2). Tė njėjtėn gjėmė pėsuan edhe plot femra tė tjera, njėra nga tė cilat ishte edhe e shoqja e Sherif Sulejmanit.(«Bashkimi», dt. 4.3.1947).

    U tha se ata e ato qė mundėn t’i shpėtonin thikės dhe plumbit tė valės sė parė goditėse «jeniqķsfaķ», i kyēėn nėpėr burgje, kryesisht nė shtėpitė madhėshtore tė Sali Hafuzit. Nga tė rreth 500 vetėt e mbyllur atje, shumica dėrrmuese ishin femra. Gjatė 6 muajsh dergjjeje nė kushtet mė mjerane, nga mungesa e ēdo lloj shėrbimi shėndetėsor, nga flliqėsia, morrat, ndėshkimet trupore, sėmundet dhe uria vdiqėn mė se njė e treta e tyre, kryesisht tė moshuarat. Ndėrkaq, gjatė tėrė atyre muajve vazhdimisht kur me lajka e kur me kėrcėnime, u thoshin:

    «Nė doni tė shpėtoni, ndėrroni fenė; nė qafė ku kishit florinjtė, varni kriqin, betohuni nė kishė dhe martohuni me ne!».Legjendaret ēame, vendosmėrisht, pa pikė frike, pėrgjigjeshin njėzėri: «Nuk e ndėrrojmė fenė e nderuar myslimane me njė copė hekur, edhe sikur mishtė me gėrshėrė tė na prisni!». Kjo pėrgjigje burrėrore i tėrbonte panterat kryqtare greke, andaj dhe shkopinjtė s’ua ndanin prej kurrizi, tė shoqėruar kėta me sharjet mė tė ndyra tė llojit tė posaēėm grek ndaj fesė islame, profetit Muhammed, kombit dhe flamurit shqiptar. Kur pėr shkak tė trysnisė botėrore s’kishim mė mundėsi t’i mbanin tė mbyllura nė xhehnemin e grek, rreth 250 gra e fėmijė i nisėn nė kėmbė nėpėr udhėn: Paramithī-Minķnė-Filat-kufۡķ; mbi 20 prej tyre i mbytėn nė rrjedhėn e furishme tė lumit Kalamą; ndėr to edhe tė shoqen plakė tė Ahmet Maliq Jahos.

    Plot tė moshuara vdiqėn udhės. Nuk ishin tė pakta femrat qė tė krishterėt shqiptarė –shumė mė tė ndyrė edhe se vet grekėrit- i pėrdhunuan masivisht; ndėr to edhe Gjulo Brahimin. Shoqėruesi anglez gjatė njė nate tejet tė errėt e me shi e breshėr tė dėndur i la nė fshatin Kóskė, disa km. larg kufirit. Duke mos ditur se nga tė shkonin, tė mjerat u rrasėn nė trungjet e rrepeve deri nė mėngjes, kur mbi 25 gra –kryesisht tė moshura- kishin ngrirė pėrjetėsisht, ndėr to edhe 7-vjeēarja Hafizź, e bija e vogėl e myftiut Hasan Abdullah Seit Mulazimit, e vetmja e mbetur gjallė deri atėherė nga ajo familje. Tė njėjtat mynxyra iu bėnė edhe tė burgosurave nė Filat. Prej atij qyteti e deri nė kufirin shtetėror «ēnderuan tėrė vajzat e nuset qė u pėlqenin».(«Bashkimi», dt. 28.2 dhe 4.3.1947, fq. 1,2). Ndėr tė pėrdhunuarat pėrmenden edhe Hafizź Murat Ēafai nga Dolani, Ildize Hamiti nga Filati dhe Mazź Saliu etj. («Bashkimi», dt. 14.3.1947, fq. 1).

    Njė valė tjetėr goditėse prej egėrsirash kryqtare athino-fanarite nė Filat dhe udhės Filat-Kufi shpėrtheu mė 13.3.1945; gjatė saj panterat greke shkyen gjithkėnd qė mundėn, shumica femra. Lidhur me sa u tha, Niko Zhangua, nė librin e vet: «O Anglikos Imperializmos qe i Ethniqi Andistasi 1940-1945», shkruan edhe: «…duhet tė shohim fytyrėn tonė nė pasqyrėn e historisė dhe tė na vijė turp pėr ato qė bėmė…». Ndėrsa unė e shoh plotėsisht tė arsyeshme tė theksoj fjalėt me mend dhe me vend tė shėnuara prej atdhetarit tė mirėnjohur shqiptar nga fshati Malėshovė e Zagorisė, Jan Vrłhua: «armiqėsia greko-shqiptare kurrėn e kurrės do tė mos pushojė aty e gjersa tė shuhet njėra palė prej nesh…..».

    Dhe kjo vetėm e vetėm pėr shkak tė qarqeve kryqtare a-f. pėrherė nė mėsymje tė shfrenuar ndaj kombit shqiptar dhe ndaj Shqipėrisė sė tėrė. Tėrė mynxyrat qė ato qarqe gjakėsore e tė pałdhta –pėr jo pak prej tyre jam vet dėshmitar- i kam pėrshkruar me hollėsi e vėrtetėsi tė patjetėrsueshme, sidomos nė veprat e mia: «Ēamėria dhe Janina nė vitet 1912-1922», «Viset Kombėtare Shqiptarer nė Shtetin Grek», «Daut Hoxha» dhe «Enciklopedi Jugshqiptare» I dhe II. Madje edhe nė dhjetra e dhjetra emisione radiofonike dhe televizive, pothuaj gjysmėn e tė cilave kam mundur ta ruaj nėpėr DVD, si dėshmi historike pėr brezat e ardhshėm

    «O breza pasardhėsish! Mos harroni dhe mos falni pa ndėshkimin pėrkatės mynxyrat qė pararendėsit tuaj vuajtėn fare-fare padrejtėsisht duke mbrojtur vatrat dhe trojet e veta nga egėrsirat mėsyese kryqtare me pamje njeriu!».

    Fajin e pakurrfarėdyshimtė pėr mynxyrat dhe gjėmat e gjithfarshme qė nxinė jetėn e ēamėrve nė vatrat dhe trojet e tyre amtare mijėravjeēare e bėnė politikanėt fuqiplotė evropianė mė 1913 e 1923; ata nuk e pėrfillėn –madje pėrēmuan- luftėn titanike dhe pėrpjekjet legjendare 100-vjeēare tė tyre kundėr vėrshimeve kuēedrake greke tė shpeshpėrsėritura. Edhe ditėt nė vijim janė politikanėt fuqiplotė tė po atyre shteteve, qė, pa kurrfarė pėrgjegjėsie njerėzore, kombėtare dhe ndėrkombėtare nuk duan t’i thėrresin mendjes pėr tė ndrequr mėkatet e politikanėve tė tėrėfuqishėm pararendės tė tyre, edhe pse zotni Toni Blźr –kur qe kryeministėr- e pėrmendi: «Jemi kėtu pėr ndreqjen e padrejtėsive qė shqiptarėve u janė bėrė nė tė kaluarėn».

    E them me bindje dhe e theksoj kėmbėngultazi se faji i politikanėve tė tėrėfuqishėm evropianė pararendės u takon edhe atyre tė sotmėve, po aq sa edhe pararendėsve tė tyre. Ndryshe nuk do tė pranonin nė gjirin e vet BE-ist (??!!!) pushtetarėt e shtetit grek, tė cilėt ndjekin ende pikė pėr pikė politikėn vrasėse dhe shqipmbytėse tė tė parėve tė vet. Qoftė edhe sa pėr sy e faqe ndaj botės, tė paktėn e tė paktave do tė kishin patur guximin tė kėrkonin ndjesė pėr kanibalizmat ndaj ēamėrve dhe nuk do tė kishin paturpėsinė qė nė truallin shqiptar mollosiąn tė mbanin ende ngritur truporen e Napoleon Zervės, pėrbindshit qė pėrpiu shqiptarėt e krahinave jugore shqiptare:

    Ēamėrģnė e Mollosģnė. Ky Dahąq i viteve tona, me faqenxirėsinė e mostrave si veten, mė 1950, prej Parizi –ku i pałdhi ishte duke i marrė shpirtin e tij tė katil- botėrisht shpalli: «….detyrėn qė m’u besua pėr pastrimin e Epirit nga myslimanėt e Ēamėrisė, e pėrmbusha». Ēiltazi dėshmon se kanibalizmat e tij nė atė vend shqiptar, i bėri me porosi tė krerėve kryqtarė tė Athinės. Prandaj sundimtarėt e sotmė s’ka se si tė mohojnė a mėnjanojnė gjakėsorėt pararendės e rrjedhimisht e vetė veten e tyre.

    «O bashkėkombės tė mi e breza pasardhės! Mos harroni dhe mos falni pa ndėshkimin e duhur mynxyrat qė bashkatdhetarėt tanė tė lavdishėm vuajtėn duke mbrojtur me vetėmohim vatrat dhe trojet e veta nga egėrsirat hiéno-rriqebulliąne kryqtare greke e sllavo-jugore me veshje njeriu!»

    Kombetare.al
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  8. #278
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anėtarėsuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Pėr: Rezoluta ēame, Berisha: Jo me presion. S’kemi probleme territoriale me Greqinė

    Citim Postuar mė parė nga EDLIN Lexo Postimin

    «Nė doni tė shpėtoni, ndėrroni fenė; nė qafė ku kishit florinjtė, varni kriqin, betohuni nė kishė dhe martohuni me ne!».Legjendaret ēame, vendosmėrisht, pa pikė frike, pėrgjigjeshin njėzėri: «Nuk e ndėrrojmė fenė e nderuar myslimane me njė copė hekur, edhe sikur mishtė me gėrshėrė tė na prisni!». Kjo pėrgjigje burrėrore i tėrbonte panterat kryqtare greke, andaj dhe shkopinjtė s’ua ndanin prej kurrizi, tė shoqėruar kėta me sharjet mė tė ndyra tė llojit tė posaēėm grek ndaj fesė islame, profetit Muhammed, kombit dhe flamurit shqiptar.



    «O breza pasardhėsish! Mos harroni dhe mos falni pa ndėshkimin pėrkatės mynxyrat qė pararendėsit tuaj vuajtėn fare-fare padrejtėsisht duke mbrojtur vatrat dhe trojet e veta nga egėrsirat mėsyese kryqtare me pamje njeriu!».

    «O bashkėkombės tė mi e breza pasardhės! Mos harroni dhe mos falni pa ndėshkimin e duhur mynxyrat qė bashkatdhetarėt tanė tė lavdishėm vuajtėn duke mbrojtur me vetėmohim vatrat dhe trojet e veta nga egėrsirat hiéno-rriqebulliąne kryqtare greke e sllavo-jugore me veshje njeriu!»
    Nuk do t'harrojme jo. Per te renet shqiptar, shteti shqiptar i infiltruar nga greket, nderton lapidare per ushtaret grek, dhe shpreh keqardhje per demtimin e varrezave te tyre. Seriozisht, duhet t'u jipet flaka edhe nder dhe atyre krimineleve qe deportuan deri ne Shqiperi per t'na vrar e masakru !!!!

  9. #279
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527

    Pėr: Rezoluta ēame, Berisha: Jo me presion. S’kemi probleme territoriale me Greqinė

    Astrit Patozi: PD dhe PS tė bashkojnė votat pro Rezolutės Ēame

    Politikė | Me: 08/03/2013

    Edi Rama: Do tė kemi njė qėndrim tė qartė pasi tė kemi dėgjuar tė gjitha palėt

    Krytari i Grupit Parlamentar tė Partisė Demokratike, Astrit Patozi ka shprehur dhe njė herė mbėshtetjen e tij dhe tė PD-sė nė favor tė Rezolutės pėr Zgjidhjen e Ēėshtjes Ēame. I ftuar nė emisionin “Fakt” tė gazetarit Ēim Peka, Patozi i ka bėrė thirrje dhe Partisė Socialiste pėr ta votuar kėtė Rezolutė. “Jo vetėm ne, por as Partia Socialiste nuk ka pse tė mos e votoj Rezolutėn. Sigurisht qė duhet tė kaloj nė konsensus nė bazė tė negociatave, duke pasur kujdes nė marrėdhėniet e fqinjėsisė sė mirė dhe rrethanat rajonale.” – deklaroi Patozi i pyetur nga gazetari Peka. Kjo nuk ėshtė hera e parė qė Astrit Patozi shpreh mbėshtetjen e tij dhe tė Partisė Demokratike nė favor tė Rezolutės Ēame, por kėtė herė ai shprehu kėmbėnguljen qė kjo Rezolutė historike pėr Shqipėrinė dhe pjestarėt e komunitetit tė shqiptarėve tė Ēamėrisė, tė votohet dhe nga Partia Socialiste.

    Ndėrkaq, krytari i Partisė Socialiste i pyetur vetėm pak ditė mė parė lidhur me qėndrimin qė do tė mbaj partia e tij nė Kuvend, ai ėshtė shprehur se fillimisht PS do tė dėgjoi pretendimet e tė gjitha palėve. “Do tė kemi njė qėndrim tė qartė pasi tė kemi dėgjuar tė gjitha palėt.” – u shpreh kreu i Partisė Socialiste nė “Twitter”.
    Por deri mė tani njė numėr i madh deputetėsh tė Kuvendit tė Shqipėrisė dhe personalitete tė njohura tė vendit, kanė shprehur mbėshtetjen e tyre pėr kėtė Rezolutė. Kryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim Ilir Meta ka shprehur menjėherė mbėshtetjen e tij nė Parlament. Tė njėjtėn qėndrim ka shprehur dhe kryetari i Partisė Republikane Fatmir Mediu. Gjithashtu, edhe deputet tė dy forcave kryesore politike kanė shprehur mbėshtetjen e tyre.
    Rruga institucionale e Rezolutės

    Mė datė 10 dhjetor 2012, kryetari Shpėtim Idrizi sė bashku me deputetin Dashamir Tahiri mėngjesin e 10 shkurtit depozituan nė zyrat e Kuvendit tė Shqipėrisė tekstin e Rezolutės, i cili pėrmbante 13 pika tė pakundėrshtueshme, tė cilat ēojnė nė vend gabimet historike tė bėra deri mė tani. Pas dorėzimit tė Rezolutės kryetari i Partisė Drejtėsi, Integrim dhe Unitet, Shpėtim Idrizi, e vlerėsoi kėtė Rezolutė si njė hap tė rėndėsishėm nė Zgjidhjen e Ēėshtjes Ēame. “Ne dorėzuam zyrtarisht nė Kuvendin e Shqipėrisė Rezolutėn pėr Zgjidhjen e Ēėshtjes Ēame. Kjo Rezolutė nuk i shpall luftė Greqisė, por ėshtė njė Rezolutė paqeje, qė kėrkon shfuqizimin e Ligjit grek tė Luftės ndaj Shqipėrisė, qė mban peng pronat e shqiptarėve tė Ēamėrisė”, -deklaroi Idrizi.

    Ndėrkaq mė datė 22 janar nė mbledhjen e Konferencės sė Kryetarėve u vendos qė Rezoluta pėr Zgjidhjen e Ēėshtjes Ēame tė futet pėr shqyrtim nė Komisionin e Punėve tė Jashtme. Si relator tė kėsaj Rezolute u zgjodhėn deputetėt Fatbardh Kadilli dhe Qemal Minxhozi.

    Mė datė 20 shkurt nisi shqyrtimin nė Komisionin e Jashtėm tė Kuvendit. Duke folur para kėtij komisioni, kreu i PDIU-sė, Shpėtim Idrizi i ftoi anėtarėt e Komisionit tė bėhen pjesė e zgjidhjes sė padrejtėsisė qė i ėshtė bėrė Ēėshtjes Ēame. “Rezoluta ėshtė moment historik, ju ftoj tė bėhemi pjesė e njė akti tė mohuar tė drejtėsisė. Debati pėr Rezolutėn duhet tė jetė pjesė e tė gjitha institucioneve. Ne nuk mund tė bėjmė strucin para njė problemi kaq tė madh. Asnjė paqe nuk ngrihet mbi padrejtėsinė historike”, -tha Idrizi. Tashmė priten pėrfundimet e diskutimeve nė Komisionin e Punėve tė Jashtėm, e mė pas Rezoluta pritet tė kaloj brenda pak javėsh pėr t’u votuar nė Kuvendin e Shqipėrisė.

    Kombetare.al
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  10. #280
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anėtarėsuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Pėr: Rezoluta ēame, Berisha: Jo me presion. S’kemi probleme territoriale me Greqinė

    Vota pro per ''rezoluten CAME'' ndonese e vonuar vetem nder do ti bente parlamentit shqiptar,,,

Faqja 28 prej 34 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kongresi i LDK zgjedh Fatmir Sejdiun si kryetar tė partisė
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 365
    Postimi i Fundit: 30-01-2010, 07:52
  2. Kongresi socialist: Edvin Rama zgjidhet kryetar i Partisė Socialiste
    Nga Username nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 08-12-2005, 19:40
  3. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  4. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38
  5. Mediu: Koalicion me deputet e perjashtuar socialiste
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 13:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •