Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Nusja dhe kunata vrasin vjehrrën, e groposi në kasollen e lopëve

    PESHKOPI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Hatesh të komunës Luzni, të rrethit të Peshkopisë.
    Mësohet se nusja e shtëpisë, fillimisht e ka goditur me mjete të forta vjehrrën, më pas e ka lidhur me litar duke vazhduar ta godasë derisa i ka shkaktuar vdekjen. Ndërsa me ndihmën e kunatës e ka groposur në kasollen e lopëve.
    Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, ndërsa nga të dhënat e para të policisë, thuhet se motiv i vrasjes është bërë një sherr i momentit, mes viktimës dhe nuses.
    Mësohet se viktima Naime Skuka 67-vjec, jetonte vetëm me dy nuset, pasi të dy djemtë ishin emigrantë.
    Pas ngjarjes së rëndë, shtetësja Xhemile Skuka 30-vjec është vetëdorëzuar në polici, ku ka pranuar dhe autorësinë e krimit dhe ka rrëfyer mënyrën e vrasjes.
    Pas dëshmisë së saj, policia më pas ka shoqëruar edhe kunatën e saj Hike Skuka, e cila mësohet se e ka ndihmuar kunatën të varrosë vjehrrën në kasollen e lopëve./BalkanWeb
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688

    Për: Nusja dhe kunata vrasin vjehrrën, e groposi në kasollen e lopëve

    Zot i madh si kane mundur!!!

  3. #3
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225

    Për: Nusja dhe kunata vrasin vjehrrën, e groposi në kasollen e lopëve

    gjaknxhetesia i ben keto.Ajo iku,por dhe keto nuse sapo shkaterruan jeten e tyre,te femijve te tyre,te prinderve te tyre
    Partizoni

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Nusja dhe kunata vrasin vjehrrën, e groposi në kasollen e lopëve

    Vjehrra rrinte me pistoletë në brez. Kunatat: E vramë se na e solli në majë të hundës

    “Nuk mund të duronim më tej kërcënimet, presionet dhe shantazhet e vjehrrës. Tani jemi bërë pishman për krimin e kryer, por na e solli në majë të hundës. Më keq na vjen për fëmijët e vegjël që do të rriten pa kujdesin tonë”.
    Kështu janë shprehur dy kunatat nga një fshat i Peshkopisë, të cilat e vranë vjehrrën duke i hedhur vaj të nxehtë në vesh.
    “Nga të dhënat e siguruara deri më tani, mësohet se krimi është kryer në bashkëpunim nga dy kunatat. Ato e kanë pranuar krimin dhe duhet të përgjigjen para ligjit për krimin e “vrasjes në bashkëpunim”,” kanë sqaruar burimet pranë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Dibër për gazetën Panorama.
    Avokatët mbrojtës kanë tentuar ta lehtësojnë gjendjen e dy të pandehurave, duke u shprehur se ato e kanë kryer krimin në kushtet e vetëmbrojtjes dhe se viktima i kishte dhunuar, fyer e kërcënuar disa herë dy nuset e djemve.
    Naimja njihej si grua tejet e ashpër në zonë dhe që prej vdekjes së bashkëshortit, mbante në brez pistoletën e tij.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Nusja dhe kunata vrasin vjehrrën, e groposi në kasollen e lopëve

    Dy kunatat dhe vjehrra ne nje shtepi jetonin?!!!!!! Akoma ka familje te tilla?!
    Feelings change - memories don't.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545

    Për: Nusja dhe kunata vrasin vjehrrën, e groposi në kasollen e lopëve

    a bente vaki ne kohen e Enverit te vriste babai djalin , nusja vjerren , burri gruan ,a bente vaki te perdhunonte dikush vajza ?

    sinqerisht po pyes dhe dua ta di sepse nuk e kam jetuar ate kohe .

    me aq sa kam degjuar , thone qe gjate kohes se monizmit nuk kishte kriminalitet pasi zbatoheshin ligjet , nuk kishte gjakmarje , perdhunime , vjedhje , vrasje , korupsion , mashtrime , shantazhe , prostitucion , dhe a e dini pse nuk kishte ?

    e thjeshte ;

    zbatohej ligji dhe jo maliqi .

    jemi nje popull gjaknxehte ,nje popull i cili ka mesuar qe gjate gjithe kohes te jete ne mbijetese , ne vuajtje dhe rjedhimisht kjo sjell ashpersi , depresion dhe mentalitet te dobet ;

    jemi popull i ashper dhe kemi nevoje per nje udheheqes te ashper .

    kemi pare udheheqesa bandita , mafioze te koruptuar , udheheqesa tradhtare ,udheheqesa revulocionar-demokratike , udheheqesa si marioneta dhe te pavlere dhe askush nga keta nuk i eshte pershtatur ketij populli pasi ne kemi nevoje per nje udheheqes te ashper pasi jemi te ashper dhe i tille ishte vetem Skenderbeu dhe Enver Hoxha , keta ishin te vetmit qe kuptuan llogjiken e ketij populli dhe e udhehoqen kete popull ashtu sic duhej .

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Nusja dhe kunata vrasin vjehrrën, e groposi në kasollen e lopëve

    Citim Postuar më parë nga maratonomak Lexo Postimin

    jo mor jo, ekziston nje antivlere ne kete shoqeri ku secili do te komandoje tjetrin, do te imponohet te tjetri e ta kete si prone. pra nuk kemi njerez te LIRE, ku koncepti i lirise eshte i shenjte.
    sepse ai qe e kupton c`eshte liria, nuk imponohet kurre te tjetri dhe nuk ben komanden te tjetri sepse e shef tjetrin si vetja e tij e jo si prone.
    ndjenja e komandes,imponimit dhe patriarkalizmit sjellin edhe vrasjet. sepse lirine nuk ta fale njeri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akili-A : 19-02-2013 më 16:13
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  8. #8
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793

    Për: Nusja dhe kunata vrasin vjehrrën, e groposi në kasollen e lopëve

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Dy kunatat dhe vjehrra ne nje shtepi jetonin?!!!!!! Akoma ka familje te tilla?!
    Qe te dalesh shtepi me vete duhet te kesh money qe te blesh nje shtepi dhe te jetosh me vete.

    Se kuptova ce donte vjerra pistoleten ne brez , me vra pulat ?
    Ndjest past e shkreta :-))
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Nusja dhe kunata vrasin vjehrrën, e groposi në kasollen e lopëve

    Citim Postuar më parë nga maratonomak Lexo Postimin
    a bente vaki ne kohen e Enverit te vriste babai djalin , nusja vjerren , burri gruan ,a bente vaki te perdhunonte dikush vajza ?

    sinqerisht po pyes dhe dua ta di sepse nuk e kam jetuar ate kohe .

    me aq sa kam degjuar , thone qe gjate kohes se monizmit nuk kishte kriminalitet pasi zbatoheshin ligjet , nuk kishte gjakmarje , perdhunime , vjedhje , vrasje , korupsion , mashtrime , shantazhe , prostitucion , dhe a e dini pse nuk kishte ?

    e thjeshte ;

    zbatohej ligji dhe jo maliqi .

    jemi nje popull gjaknxehte ,nje popull i cili ka mesuar qe gjate gjithe kohes te jete ne mbijetese , ne vuajtje dhe rjedhimisht kjo sjell ashpersi , depresion dhe mentalitet te dobet ;

    jemi popull i ashper dhe kemi nevoje per nje udheheqes te ashper .

    kemi pare udheheqesa bandita , mafioze te koruptuar , udheheqesa tradhtare ,udheheqesa revulocionar-demokratike , udheheqesa si marioneta dhe te pavlere dhe askush nga keta nuk i eshte pershtatur ketij populli pasi ne kemi nevoje per nje udheheqes te ashper pasi jemi te ashper dhe i tille ishte vetem Skenderbeu dhe Enver Hoxha , keta ishin te vetmit qe kuptuan llogjiken e ketij populli dhe e udhehoqen kete popull ashtu sic duhej .
    Po ne ate kohe vriste shteti,por edhe vrasje ordinere kishte plot dhe problemi qendronte se nuk kishte shtyp te lire dhe llapaqen si sot.

  10. #10
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Nusja dhe kunata vrasin vjehrrën, e groposi në kasollen e lopëve

    This is so funny!!! Me kobure ne brez!! loool
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    Vjehrra rrinte me pistoletë në brez. Kunatat: E vramë se na e solli në majë të hundës

    “Nuk mund të duronim më tej kërcënimet, presionet dhe shantazhet e vjehrrës. Tani jemi bërë pishman për krimin e kryer, por na e solli në majë të hundës. Më keq na vjen për fëmijët e vegjël që do të rriten pa kujdesin tonë”.
    Kështu janë shprehur dy kunatat nga një fshat i Peshkopisë, të cilat e vranë vjehrrën duke i hedhur vaj të nxehtë në vesh.
    “Nga të dhënat e siguruara deri më tani, mësohet se krimi është kryer në bashkëpunim nga dy kunatat. Ato e kanë pranuar krimin dhe duhet të përgjigjen para ligjit për krimin e “vrasjes në bashkëpunim”,” kanë sqaruar burimet pranë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Dibër për gazetën Panorama.
    Avokatët mbrojtës kanë tentuar ta lehtësojnë gjendjen e dy të pandehurave, duke u shprehur se ato e kanë kryer krimin në kushtet e vetëmbrojtjes dhe se viktima i kishte dhunuar, fyer e kërcënuar disa herë dy nuset e djemve.
    Naimja njihej si grua tejet e ashpër në zonë dhe që prej vdekjes së bashkëshortit, mbante në brez pistoletën e tij.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •