Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22

    Thaçi: Brukseli, politikë të padrejtë ndaj shqiptarëve

    Thaçi: Brukseli, politikë të padrejtë ndaj shqiptarëve

    PRISHTINE - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci, tha sot se shqiptarët mund të shkojnë në Bashkimin Evropian si një shtet i vetëm, nëse nuk ndryshon qasja e Brukselit ndaj tyre.

    Ai i bëri këto komente në Parlamentin e Kosovës, pas kritikave që ju bënë qeverisë së tij për dështim në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët Kosovës.

    Të martën Komisioni Evropian tha se problemet me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, radhiten në mesin e pengesave kryesore për Kosovën që të përfshihet në këtë proces.

    Në raportin e këtij komisioni rreth vlerësimit të punës së institucioneve për përmbushjen kritereve për liberalizim. thuhet mes tjerash se, mundësitë aktuale të Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin mbeten të kufizuara dhe më një ndikim potencialisht të madh në sigurinë e brendshme të Bashkimit Evropian.

    Qeverisë i janë paraqitur rreth 70 rekomandime që duhet përmbushur deri në përfshirjen e Kosovës në regjimin e udhëtimit pa viza në vendet e Bashkimit Evropian.

    I gjetur nën kritikat e opozitës, kryeministri Thaçi, tha se problemi qëndron në Bruksel dhe në zbatimin e një politike të padrejtë ndaj shqiptarëve.

    “Në kohën e Jugosllavisë, shqiptarët janë trajtuar si qytetarë të kategorisë së dytë. Për fat të keq, ka ende burokratë në Bruksel që i trajtojnë shqiptarët me nostalgjinë e Jugosllavisë, apo të (Josip Broz) Titos, apo të Serbisë, me atë prizëm. Kjo është e vërtetë, e them me përgjegjësi të plotë si kryeministër i Republikës së Kosovës. Diçka të tillë që po e bëj publike, që e kam thënë edhe në takime të mbyllura me zyrtarët e Brukselit”, tha kryeministri Thaçi

    Ai tha se shqiptarët do të shqyrtojnë rrugë të tjera nëse nuk ndryshon qasja ndaj tyre. “Nëse vonohet dhe vazhdon të sillet kështu Brukseli, atëherë shqiptarëve nuk u mbetet tjetër alternativë vetëm të akomodohen në Bashkimin Evropian më së miri dhe më së lehti si një shtet i vetëm”, tha kryeministri Thaçi.

    Në zyrën e Bashkimit Evropian nuk deshën të komentojnë qëndrimet e kryeministrit Thaçi.

    Komisioni Evropian hapi bisedimet me Kosovën për liberalizimin e vizave në janar të vitit të kaluar, por në raportin e parë u tha se vendi ka ende shumë punë për të bërë.
    Kosova mbetet vendi i vetëm në Evropën Juglindore jashtë këtij procesi dhe qytetarët e saj mund të udhëtojnë në shumë pak vende pa viza.

    (d.b/VOA/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Thaçi: Brukseli, politikë të padrejtë ndaj shqiptarëve

    Evropa i thote Thacit e Kosoves: Luftoni korrupsionin e kriminalitetin ne Kosove qe te fitoni liberalizimin e vizave!

    Thaci i thote BE: Perse na persekutoni e perbuzni se jemi shqiptare!

    Berisha ne Tirane: Po e late Kosoven jashte liberalizimit te vizave une do tu jap shtetesine shqiptare e te levizin lirshem ne Evrope!

    BE: Berisha, po bere ate, ne ua heqim shqiptareve te drejten e liberalizimin te vizave.

    Berisha: Na falni na falni! Nuk ka shtetesi shqiptare per kosovaret.

    Express ne Prishtine: Berisha, perse na genjeve!


    Kjo eshte komedia hyjnore e politikaneve shqiptare qe nuk e dijne se cfare bejne edhe u ka hyre vetja ne qejf. Nuk e di se kush eshte me qesharak:

    1. Thaci qe mundohet te shfajesohet ne syte e popullit te Kosoves: nuk eshte faji im e qeverise sime qe lejojme korrupsionin e krimin ne Kosove, e ka fajin Evropa qe nuk na pranon keshtu sic jemi, te korruptuar e inkriminuar!

    apo

    2. Berisha qe kujton se eshte aq "i fuqishem" e "aq i madh" sa t'i japi ultimatume Brukselit.

    Kur parlamentaret gjermane i treguan Berishes vendin ne seancen e sigurise se NATO ne Mynih, ky rri tani si i dhjeri ne Tirane.

    Eh Zot i madh. Falu mend politikaneve shqiptare se u kane ikur bletet nga kosherja.

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Doni-88
    Anëtarësuar
    09-02-2013
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    248

    Për: Thaçi: Brukseli, politikë të padrejtë ndaj shqiptarëve

    Thaqi a ka menduar ndonjehere qe vete ka ba politike te padrejte ndaj ne shqiptareve te Kosove e mandej le te flas per Brukselin, por mua kjo eshte nje shfajsim i tij nga keq manaxhimi i shtetit duke e lene vendit ne izolimit total prej paaftesise se tij ne qeverisje.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Për: Thaçi: Brukseli, politikë të padrejtë ndaj shqiptarëve

    Po vjen koha e Ramush Haradinajt ne krye te qeverise se ardheshme te Kosoves e me kete bashkimi me Shqiperine me i afert !
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  5. #5

    Për: Thaçi: Brukseli, politikë të padrejtë ndaj shqiptarëve

    Bullgaria me shtetin e drakulles rumanin duke u ndjekur nga greket ,jan shtete shum me te koruptuar sesa kosova
    Fitorja e vërtetë i takon Allahut dhe besimtarëve por qafirat këtë nuk e kuptojnë.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Thaçi: Brukseli, politikë të padrejtë ndaj shqiptarëve

    Citim Postuar më parë nga referi_1 Lexo Postimin
    Bullgaria me shtetin e drakulles rumanin duke u ndjekur nga greket ,jan shtete shum me te koruptuar sesa kosova

    Shumat apo vlera e demeve nga korrupsioioni me siguri se jane dukshem me te medha se ne Kosove, por vende me te korruptuara se Kosova dhe Shqiperia nuk ka dhe nuk mund te kete ne Europe.

    Korrupsioni nuk eshte problemi kryesor i BE-se me Kosoven, pavaresisht qe permendet ne cdo dokument, gje qe eshte e zakonshme edhe per shumicen e dokumenteve lidhur me shtete anetare apo kandidate etj.
    Problemi i Kosoves eshte krimi i organizuar, ku jane te perfshire edhe pothuajse shumica e institucioneve kryesore dhe udheheqeseve kryesor te shtetit, eshte prapambeturia ekonomike dhe mungesa e perspektives se vertete per zhvillim te mjaftueshem ekonomik, eshte mungesa e kultures se pegjegjesise institucionale, politike, juridike, individuale ne te gjitha nivelet, eshte mungesa e stabilitetit socio-ekonomik ne pergjithesi dhe e sigurise, eshte rreziku per shume shtete kryesore etj. te BE-se qe vjen nga bandat kryesore te krimit te organizuar kosovar, eshte numri i larte i emigranteve dhe emigranteve potencial per shkak te prapambeturise ekonomike, varferise dhe mungese se perspektives... etj...

    Keta te BE-se i kane pothuajse te gjitha informatat relevante per veprimet dhe aktivitetet e secilit personalitet te rendesishem politik ne Kosove. E dine burimin e pothuajse cdo pasurie qe kane krijuar pas luftes dhe pas shpalljes se pavaresise se Kosoves. Fakti qe nuk duan (per arsye politike, te stabilitetit dhe te sigurise) dhe nuk kane mundesi (per asrsye ligjore dhe praktike) ti sjellin para gjykatave te EULEX-it, ti denojne dhe t'ua konfiskojne pasurite e vjedhura nga populli, nga veprimtarite kriminale dhe ilegale, nga donacionet e huaja etj., nuk do te thote se BE-ja pajtohet dhe nuk reagon. Reagimet e BE-se dihen dhe shihen. Fatkeqesisht keto reagime (parimisht legjitime) po ndeshkojne kolektivisht dhe padrejtesisht te gjithe popullin e Kosoves, ne vend qe te ndeshkohen personat dhe grupet pergjegjese, sic eshte p.sh. personi (Thaci) qe po ankohet ndaj Brukselit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 16-02-2013 më 05:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •