Close
Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 96
  1. #81
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Pėr: Berisha ne Mynih: "Nuk mund te klonojme 5 kombe shqiptare ne Ballkan"

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Ortodokset dhe bektashijte e bene Shqiperine Shqiperi. Ti meso nga orthodhokset se jane 100 vjet perpara kur vjen fjala tek vetedija kombetare, kurse ti akoma nuk ke zbuluar identitetin kombetar, pasi nga menyra se si shprehesh, e ben te qarte krahinizmin tend: per ty Shqiperia eshte aq e madhe sa krahina ku ti ke lindur, prandaj edhe ne forum i ke vene emrin vetes Malsor. Dhe ne mendjen tende, Berisha, pjesetar i "bajrakut" tend duhet mbeshtetur qorrazi, pavaresisht se cfare thote e ben. Dhe ti nuk ke aq kapacitet te kuptosh se Shqiperia e shqiptaret jane me te medhenj se Berisha e kushdo. Per ty Shqiperia eshte Berisha.

    Albo
    hajde albo hajde..ja qe nuk ja ke idene fare termit malsor ..ja qe flet rroma per toma..po tja dije plotesish kuptimin nuk do ngushtesoheshe te bajraku apo krahina..

    ortodokset dhe bektashinjte vertete dikur bene mjaft per identitetin kombetare shqiptar por ja qe lan mbrapa mjaft te tille qe sot dridhen nga fakti i zgjimit te ndjenjes kombetare dhe i perpjekjeve per te forcuar rrenjet e identitetit shqiptare..po te ishit ndryshe nuk do ju drejtonte nje grek i ngjashem me gjarperin me syze..pikerisht ju ortodokset perdhoset te madhin fan noli qe ne momentet me te veshtira shqiptare krijoj autoqefaline shqiptare e ju ne momentet me te qeta sollet ne krye nje grek..dhe me e keqja eshte se e mbroni sikur ta kishit vella..

    a ka ndonje shpjegim mo albo pse ortodokset shqiptare dridhen nga fakti i zgjimit te ndjenjes kombetare..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _MALSORI_ : 13-02-2013 mė 13:36
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Pėr: Berisha ne Mynih: "Nuk mund te klonojme 5 kombe shqiptare ne Ballkan"

    Postuar mė parė nga Albo
    Sali Berisha punon per mua si shtetas shqiptar, eshte sherbetori im, e jo une i tij. Por eshte e veshtire per ty ta kuptosh kete gje.

    Albo
    Per ty mund te punoje edhe Kryeministri grek , pasi je edhe nenshtetas grek, por problemi eshte jo kush punon per Ty por, PER KE PUNONI JU ZOTI ALBO ?. Nese do punonit per Shqiperine nuk do e quanit Kryeministrin shqiptar "BATHOREXHI" me nje dashakeqje te dukshme.
    Sali Berisha eshte sot politikani me i votuar i ketij vendi dhe duam apo nuk duam ne te dy , i takon te drejtoje kete vend. Sigurisht qe Z. Berisha nuk ka mbetur te marre ment e tua e as te mijat per te drejtuar shtetin, sepse perndryshe vajhalli i shqiptareve. Deklarata per Shqiperine e madhe duhet pershendetur nga cdo shqiptar, pa dallime politike , sepse i sherben Bashkimit te Kombit dhe ky bashkim do vije dita qe do behet, do apo nuk do ti apo qeveria e populli grek. do apo nuk do serbia, Maqedonia, Bullgaria, Rusia apo kushdo tjeter. Guret rrokullisen dhe shkojne ne vendin e tyre. Bashkimi i shqiptareve eshte nje proces natyror qe do i vije ora e te behet. Sigurisht qe duhet edhe ndihma e politikaneve te kombit brenda e jashte kufijve te shtetit ama ne menyre qe te pershpejtohet ky bashkim. As tanket serbe e as avjonet rus, as fandaret greke e as pushket maqedonase nuk na trembin e nuk do na ndalojne dot kur ora e bashkimit te bjere. Per kete te jesh i sigurt Ti zoteri dhe gjithe te tjeret qe i ke permendur kunder ketij bashkimi.
    Koha punon per Shqiperine.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  3. #83

    Pėr: Berisha ne Mynih: "Nuk mund te klonojme 5 kombe shqiptare ne Ballkan"

    Citim Postuar mė parė nga _MALSORI_ Lexo Postimin

    a ka ndonje shpjegim mo albo pse ortodokset shqiptare dridhen nga fakti i zgjimit te ndjenjes kombetare..
    As ti dhe askush tjeter nuk ka te drejte te beje pergjithesime te tilla. Ortodoksia dhe ortodokset shqiptare nuk perfaqesohet nga 5 antare ne forum.Mos beni gafa te tilla se eshte jo turp por dicka e pafalshme.

  4. #84
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,178
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Berisha ne Mynih: "Nuk mund te klonojme 5 kombe shqiptare ne Ballkan"

    Berisha: Nacionalizmi shqiptar, kryekėput qytetar

    TIRANE- Duke folur pėr nacionalizmin nė Ballkan, kryeministri i vendit u tha studentėve se, nėse nė Ballkan ka patur njė nacionalizėm kryekėput qytetar, ky ka qenė nacionalizmi i shqiptarėve.
    Nacionalizmi shqiptarė, theksoi kryeministri, nuk ka synuar asnjė pėllėmbė territore tė vendeve tė tjera pėrkundrazi ka synuar tė vendosė marrėdhėnie qytetare me kėdo, duke shtuar se shqiptarėt nuk kanė tė regjistruara masakra, ndaj asnjė kombi.
    Duke iu referuar pėrmendjes sė vrasjes sė serbėve ne veri te vendit, Berisha tha se janė vrarė sepse duke ikur ata digjnin ēdo gjė.
    Lidhur me origjinėn e Heroit tonė Kombėtar, Berisha tha se nuk mund tė vihet nė diskutim origjina e njė figure botėrore, nga thashetheme konsujsh.

    Berisha:“Shqipėria vend i zhvilluar”, projekt i qytetarėve
    Kryeministri Sali Berisha tha se duke filluar nga sot, qytetarėt shqiptarė do tė jenė udhėheqėsit e vendit, dhe ai thjesht do t’i dėgjojė ata.
    Nga Qyteti Studenti, kreu i qeverisė nisi, siē tha ai, formėsimin e projektit “Shqipėria njė vend i zhvilluar”, duke marrė sugjerimet, opinionet dhe kritikat e qytetarėve shqiptarė.
    “Dua tju njoftoj se programi dhe ky projekt ėshtė frut i njė pune tė gjerė intensive tė specialistėve nga mė tė shquarit, mė me eksperice nė fusha, nė vendimmarrje dhe politikė. Kjo nuk mjafton. E tėrė pamja dhe forma e tij do varet nga mendimet, sugjerimet, opinionet, kritikat e qytetarėve shqiptarė.”- tha kryeministri Berisha.
    Berisha citoi njė rregull nė politikė, tė cilin ai e quajti tė artė; Udhėheqėsi duhet pranojė me tė gjithė bindjen dhe vetėdijen e tij, se ndonjėherė ai udhėheq, por duhet tė pranojė tė udhėhiqet, nga ata tė cilėt i udhėheq dhe drejton, pėrndryshe realisht e ka shumė tė vėshtirė tė ketė njė sukses tė qėndrueshėm.


    Burimi: Panorama

  5. #85
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,178
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Berisha ne Mynih: "Nuk mund te klonojme 5 kombe shqiptare ne Ballkan"

    Citim Postuar mė parė nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    a ka ndonje shpjegim mo albo pse ortodokset shqiptare dridhen nga fakti i zgjimit te ndjenjes kombetare..
    Orthodhokset nuk dridhen nga ndjenje kombetare, pasi ne e gatuam e krijuam te paret ndjenjen kombetare mes shqiptareve. Orthodhokset tremben nga injoranca tuaj qe eshte kaq e madhe dhe kaq e thelle sa jeni gati te shkaterroni gjithcka qe eshte ndertuar e arritur ne keto 100 vjet pavaresi e shtet. Orthodhokset tremben kur shikojne Malesorin qe e terheqin prej hunde tellallet e paguar te Sulltanit ne Tirane qe ti ktheje shqiptaret kunder njeri-tjetrit e kunder Evropes, ne menyre qe shqiptaret te ngelen jashte Evropes ashtu si Turqia ka 50 vjet qe ka ngelur jashte Evropes.

    Dhe ta shpjegova me lart: mos ngaterro otomanizmin me nacionalizmin shqiptar. Ky e ka emrin otomanizem jo nacionalizem.


    Per ty mund te punoje edhe Kryeministri grek , pasi je edhe nenshtetas grek, por problemi eshte jo kush punon per Ty por, PER KE PUNONI JU ZOTI ALBO ?. Nese do punonit per Shqiperine nuk do e quanit Kryeministrin shqiptar "BATHOREXHI" me nje dashakeqje te dukshme.
    Sali Berisha eshte sot politikani me i votuar i ketij vendi dhe duam apo nuk duam ne te dy , i takon te drejtoje kete vend. Sigurisht qe Z. Berisha nuk ka mbetur te marre ment e tua e as te mijat per te drejtuar shtetin, sepse perndryshe vajhalli i shqiptareve. Deklarata per Shqiperine e madhe duhet pershendetur nga cdo shqiptar, pa dallime politike , sepse i sherben Bashkimit te Kombit dhe ky bashkim do vije dita qe do behet, do apo nuk do ti apo qeveria e populli grek. do apo nuk do serbia, Maqedonia, Bullgaria, Rusia apo kushdo tjeter. Guret rrokullisen dhe shkojne ne vendin e tyre. Bashkimi i shqiptareve eshte nje proces natyror qe do i vije ora e te behet. Sigurisht qe duhet edhe ndihma e politikaneve te kombit brenda e jashte kufijve te shtetit ama ne menyre qe te pershpejtohet ky bashkim. As tanket serbe e as avjonet rus, as fandaret greke e as pushket maqedonase nuk na trembin e nuk do na ndalojne dot kur ora e bashkimit te bjere. Per kete te jesh i sigurt Ti zoteri dhe gjithe te tjeret qe i ke permendur kunder ketij bashkimi.
    Koha punon per Shqiperine.
    Albo ka 15 vjet qe punon per njehsimin e vetedijes shqiptare mes shqiptareve ne te gjitha trevat dhe ne mbare boten. Dhe nuk do lejoje as Berishen e askend qe te shkaterroje me dije apo pa vetedije ate qe eshte arritur ne keto 100 vjet.

    Njerezit mendjevegjel kujtojne se shqiptaret bashkohen me fjale qe dalin nga goja e Berishes!

    Sa per akuzat e mia per mentalitetini e Bathores, Berisha iu pergjigj sot duke na thene se: "Nacionalizmi shqiptar eshte qytetar". Nese Berisha do te beje nje debat historik mbi rrenjet e nacionalizmit shqiptar, e bejme ate debat dhe ia faktoj une ngjarjet historike sic kane ndodhur, per te pare origjinen otomane te asaj qe shitet si "nacionalizem" shqiptar. Por nuk eshte kjo ceshtja. Nacionalizmi eshte i demshem ne cdo epoke te historise por eshte me i demshem se kurre ne epoken ne te cilen jetojme. Me keto thirrje e me keto fjale, Berisha e ul veten ne rangun e neonazisteve greke apo ne rangun e Spahijve te paguar ne Tirane. Nacioanlistet jane ekstremiste ne cdo shoqeri te qyteteruar dhe injorohen e izolohen nga keto shoqeri. Eshte e turpshme, alarmante dhe e rrezikshme kur Kryeministri i nje vendi mban retorike nacionaliste dhe ushqen nacionalizmin e rruges me fjale boshe. Eshte akoma me e denueshme moralisht kur e ben kete gje per interesa te ngushta politike.

    Ne syte e Albos, te gjithe politikanet e burrat e shtetit qe vene interesat e tyre personale politike, para interesave te vendit, nuk meritojne respekt.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-02-2013 mė 15:01

  6. #86
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Pėr: Berisha ne Mynih: "Nuk mund te klonojme 5 kombe shqiptare ne Ballkan"

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    As ti dhe askush tjeter nuk ka te drejte te beje pergjithesime te tilla. Ortodoksia dhe ortodokset shqiptare nuk perfaqesohet nga 5 antare ne forum.Mos beni gafa te tilla se eshte jo turp por dicka e pafalshme.
    lapsus i imi..vertete nuk jane te gjithe ortodokset shqiptare ata qe friken per nenen greqi dhe janullatosin..po nje pjese e mire e tyre po dridhen .. shikojeni me vemendje kush ka reaguar ndaj deklaratave patriotike e jo nacionaliste qe po done te na i shesin alboja me shoke..pergjithesisht jane ortodokset ..dhe na shesin mend se para 100 vjetesh paskan kontribuar ne vetedijen kombetare..po sot ku jane..ja ..kan vene nje grek ne udheheqje dhe ai deomos qe do i drejtoje drejt shkaterrimit te kesaj vetedije..

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Dhe ta shpjegova me lart: mos ngaterro otomanizmin me nacionalizmin shqiptar. Ky e ka emrin otomanizem jo nacionalizem.
    Njerezit mendjevegjel kujtojne se shqiptaret bashkohen me fjale qe dalin nga goja e Berishes!
    Ne syte e Albos, te gjithe politikanet e burrat e shtetit qe vene interesat e tyre personale politike, para interesave te vendit, nuk meritojne respekt.

    Albo
    ne fakt nuk eshte as otomanizem e as nacionalizem por eshte thjeshte patriotizem..njerezve qe nuk ju pelqejne deklaratat e berishe por jo vetem te tij tentojne ti vene epitete nga me te ndryshme..pastaj nuk jane thjeshte vetem fjalet e berishes..ti e ke pare mire cka ndodhi ne shkup dhe e di mire se te gjithe lideret shqiptare jan ne unison ..kjo ju shqeteson me shume..po te ishte thjeshte vetem per berishen nuk besoj se do ishit shqetesuar kaq shume..

    gjithsesi albo e tha mire dikush me siper qe te ka hy vetja ne qejf dhe na ben filozofin me bathore e maloke..te ironizosh keshtu nuk te ben interesant por thjesht karagjoz..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _MALSORI_ : 13-02-2013 mė 17:24
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Sovrani
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Vendndodhja
    V
    Postime
    193

    Pėr: Berisha ne Mynih: "Nuk mund te klonojme 5 kombe shqiptare ne Ballkan"

    Di qe ka vite qe Serbet lobojne gjithandej per ndarjen e Kosoves, ata hapur e kane shprehur se po kerkojne bisedime me Shqiperine, mirpo Shqiperia me diplomcine dhe sugjerimet e miqve te saje qendroi e heshtur. Nderkombetaret thane qarte se ndarje te Kosoves nuk do kete, filluan bisedimet Kosove Serbi, akoma nuk kane perfundur, pritet normalizimi i mardhenieve mes dy shteteve, agjenda Europjane dhe diplomacia e BE perdorin karten e hapjes se negociateve te Serbise me BE-ne per te detyruar Serbet te heqin dore nga veriu, qartazi duket se veriu do te mbetet i Kosove por me ndonje status me te avansuar se Ahtisari. Serbet perdoren Luginen per te ritur tensjonet qe te arijne tek ndarja e Kosoves, deshtuan. Ne duhet te presim fundin e bisedimeve Kosove Serbi dhe mepastaj futjen e Kosoves ne Kombet e Bashkuara.
    Tonet nacionaliste te 100 vjetorit jane parapregaditje e opinjonit per Bashkimin e mevonshem te Shqiptarve ne nje Shtet, jo rastesisht IRJM qendron ne vend dhe asgje nuk leviz. Besoj se ne prill do te kemi pasqyre akoma me te qarte per rjedhen e me tutjeshme.
    Nuk besoj se fitone pike Berisha per zgjedhjet, sepse votat ai nuk i mer nga Kosova e Maqedonia, votojne Shqiperia .
    Eshte orkestrim qe nuk vine nga Shqiperi por nga rethanat globale, interesa nga jashte qe perputhen me aspiraten e shqiptarve per Bashkim.
    Cili do qe te jete Kryeminister Rama apo Berisha, do te vazhdojne te flasin dhe punojne per Bashkim Kombetar skam asnje dyshim as me te voglin se njeri apo tjetri do mund te ndryshoje kahjen e eres qe ka filluar te fryj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sovrani : 13-02-2013 mė 21:38
    te kam dhjere, s'me kuptove asnjehere

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anėtarėsuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,006

    Pėr: Gazeta Tema: Berisha, fjalim skandaloz nė Mynih- Zhurmohet nga parlamentarė gjer

    Evropa vet eka krijuar problemin SHQIPETAR,me ndihmen e RUSIS,vet BIZMARKU GJERMAN,i krijoi problemet shqipetare,kuptohet AMERIKA me sa di nuk ka firmosur asnje dokument ,qe ka te bej me ndarjen e teritoreve shqipetare,kete e din mire evropianet.
    Kujtojm thenjet e Kryeministrit Britanez(1912-13) ,te asaj kohe ,"PER HIR TE PAQES DHE EKUILIBRIT TE FUQIVE,U DASHTE TE MIRREN HAPAT E DHEMBESHEM NE KURRIZ TE POPULLIT SHQIPETAR,.....",thuhet se ka qene i zgjuare nga gjumi ,dhe ka thyer nje vazo ne pallat,kur i kan ardhur disa informacione me shpejtesi te madhe...
    Vazoja e thyer,simbolizon diqka,.........
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fehmikaciu : 14-02-2013 mė 08:41

  9. #89
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Pėr: Gazeta Tema: Berisha, fjalim skandaloz nė Mynih- Zhurmohet nga parlamentarė gjer

    Citim Postuar mė parė nga Fehmikaciu Lexo Postimin
    Evropa vet eka krijuar problemin SHQIPETAR,me ndihmen e RUSIS,vet BIZMARKU GJERMAN,i krijoi problemet shqipetare,kuptohet AMERIKA me sa di nuk ka firmosur asnje dokument ,qe ka te bej me ndarjen e teritoreve shqipetare,kete e din mire evropianet.
    Kujtojm thenjet e Kryeministrit Britanez(1912-13) ,te asaj kohe ,"PER HIR TE PAQES DHE EKUILIBRIT TE FUQIVE,U DASHTE TE MIRREN HAPAT E DHEMBESHEM NE KURRIZ TE POPULLIT SHQIPETAR,.....",thuhet se ka qene i zgjuare nga gjumi ,dhe ka thyer nje vazo ne pallat,kur i kan ardhur disa informacione me shpejtesi te madhe...
    Vazoja e thyer,simbolizon diqka,.........
    Tamam ashtu eshte , EVROPA TANI PO PAGUAN GJYNAHET E VJETRA, DHE PADREJTESITE HISTORIKE QE KA BERE NE KURRIZ TE SHQIPTAREVE

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anėtarėsuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,006

    Pėr: Gazeta Tema: Berisha, fjalim skandaloz nė Mynih- Zhurmohet nga parlamentarė gjer

    Citim Postuar mė parė nga Kermilli Lexo Postimin
    Tamam ashtu eshte , EVROPA TANI PO PAGUAN GJYNAHET E VJETRA, DHE PADREJTESITE HISTORIKE QE KA BERE NE KURRIZ TE SHQIPTAREVE
    Levizja shqipetare per bashkim kombetar eshte nje proces qe kurre nuk do te ndalet ,kete le te kuptojne te gjithe,ne duhet ta mbajme ket levizje si pemen me fruta te shendosha ta mbrojme nga ndikimet e jashteme,duke sperkatur me kujdes gjdo gjethe,duke e ujitur me kujdes,qe kur te vije koha ti gezojm frutat e embela.
    Pra dikur moti,disa gjera kan qen te paimagjinushme per tu realizuar ,por forca motorike e PATRIOTVE dhe forcave te shendosha kombetare e jetsoi ne veper LIRIMIN E DARDANIS ANTIKE ,nga kthetrat e Sllaveve te KARPATEVE.
    Gjithashtu edhe EPIRI ANTIK djepi i civilizimit SHQIPETAR,do ti vie koha qe se bashku me DARDANIN ANTIKE ti bashkohet trupit te shqiponjes NENE,pra SALIHU me plot te drejt mundohet te realizoj qellimet e kahmotshme.
    Une e kuptoj logjikisht thenjet e ALBOS ne FORUMIN GJITHSHQIPETAR,si dhe reagimet e tija ndaj TURQEVE dhe pajtohna plotesisht me thenjet e tija ne shum aspekte,SE TURQIA E ASAJ BOTE ESHTE FAJTORI KRYESOR QE POPULLI SHQIPETAR ESHTE KATANDISUR NE PES SHTETE,QE KAN PASUR NDIKIM EDHE DISA VENDE TE FUQISHME TE EVROPES.
    Pra duhet ti detyrojme sidomos Turqit ti kerkojn falje popullit shqipetar per 500vjet vuajtje,vrasje dhunime dhe shkatrime ne civilizimin shqipetar,dhe te naj kthej teritoret e humbura,pasi qe ajo ju ka dhen FQINJEVE TANE ne menyre te padrejt.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fehmikaciu : 15-02-2013 mė 05:43

Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •