Close
Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 132
  1. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Për: Varrezat e ushtarëve grekë, ja 6 vendet ku do gërmohet

    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Germo Tare germo, se qenin e ngordhur ke per te gjetur
    Mo po ata do germojne dhe do te "gjejne" me qindra mujera "greke" te vrare ne Vorio Epir, Si fillim e kane nisur me Kishat qe te gjitha ikonat Jane te shkruajtura ne GREQISHT (ne kundershtim me kishat Shqiptare ne Itali ku jane te shkruajtura edhe ne Shqip) Bile edhe ne KISHA E RE NE TIRANE te gjitha kollonat ane mbane jane te shkruajtura ne Greqisht, sepse cfaredo qe te behet mbishkrimet ne gur do te mbeten dhe pas ndonja 200 vjetesh VORIO EPIRI do te kete vajtur deri ne TIRANE

    Me keta legena te shpuar qe kemi ne krye per disa vjet VORIO EPIRI do te arrije deri ne BAJRAM CURR

  2. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Varrezat e ushtarëve grekë, ja 6 vendet ku do gërmohet

    Banorët: Grekët të na kërkojnë falje për masakrat, pastaj të gërmojnë për eshtrat e ushtarëve

    Një prej pikave ku parashikohet të gërmohet në bazë të një marrëveshjeje dypalëshe mes qeverisë shqiptare dhe asaj helene është edhe fshati Hormovë, zona ndarëse administrative mes Gjirokastrës dhe Tepelenës.

    Banorët janë shprehur pro një nisme të tillë, pasi çdokush ka të drejtën të gjejë eshtrat e ushtarëve, civilëve dhe personave të tjerë të vrarë, por kjo të kryhet në vendet ku realisht kanë rënë. Po në Hormovë ndryshon çështja.

    Për banorët e Hormovës ushtarët grekë mbahen mend për masakrën që kanë kryer gjatë Luftës së Parë Botërore, pikërisht më 1914-ën, ku nga ky fshat janë masakruar 219 burra, si dhe dhjetëra të tjerë jo banorë të zonës.

    Madje gjurmët e kësaj masakre kanë qenë aq të thella, saqë banorët hormovitë ngritën një lapidar, i cili edhe sot e kësaj dite është vend pelegrinazhi që përkujton ngjarjen e dhimbshme. Banorët e moshuar të fshatit tregojnë se në Kiçok të Përmetit dinë që është zhvilluar një betejë shumë e ashpër trup më trup mes grekëve dhe italianëve, ndërsa në Hormovë nuk ka gjurmë të eshtrave të tyre.

    Cane Lalaj mohon që në Hormovë të ketë varre të ushtarëve grekë.

    “E them me bindje të plotë që grekët nuk kanë lënë kockat e tyre këtu, por gjetiu,” pohon ai për gazetën Panorama.

    Ai shprehet kategorikisht kundër zhvarrimit të eshtrave.

    “Më parë grekët duhet të kërkojnë falje shumë të madhe për masakrën që kryen 100 vite më parë, kur vranë 219 burra të fshatit dhe pastaj të shohim nëse do të pranojmë të shkelin këtu apo jo”, shprehet Lalaj i revoltuar.

    Këtë nismë ai e konsideron si një ‘kalë të Trojës’.

    “Mirëpo Hormova nuk është Trojë dhe nuk quhet Trojë”, nënvizon ai.

    “Deklaroj se do të jem i pari që do të dal dhe do të kërkoj dëbimin e personave që do të merren me zhvarrimin e ushtarakëve grekë,” shprehet Lalaj.

    Të këtij mendimi janë shumica e banorëve, teksa hedhin dyshime se në këtë çështje është i përfshirë “Agimi i Artë”, i cili përmes kësaj skeme pretendon të zgjerojë hapësirat e penetrimit deri në Tepelenë për të çelur zyrat e tij.

    Nënkryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, është shprehur se në Korçë do të gërmohet vetëm në një zonë brenda në qytet, mirëpo historianët më të vjetër tregojnë se qyteti i Korçës nuk ka përjetuar asnjë betejë ku mund të kenë rënë ushtarë grekë dhe se vendi ku do të gërmohet nuk njihet si zonë që ka eshtra.

    “Me dijeninë time nuk ka ushtarë të varrosur këtu në qytet, nuk është zhvilluar asnjë betejë në qytetin e Korçës, që si rrjedhojë të ketë edhe varre. Vija e parë e frontit u zhvillua në Gramoz, italianët u tërhoqën dhe krijuan vijën e tyre të dytë në Mokër dhe atje u zhvilluan luftime midis italianëve dhe forcave greke. Në qytetin e Korçës unë nuk di që të ketë as edhe një varr grek”, deklaron Nedai Thëllimi.

    Sipas nënkryetarit Filo, dëmtimet infrastrukturore do të mbulohen nga pala greke.

    artikulli i plote:
    http://www.panorama.com.al/2013/02/1...mime-ne-korce/

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Doni-88
    Anëtarësuar
    09-02-2013
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    248

    Për: Varrezat e ushtarëve grekë, ja 6 vendet ku do gërmohet

    Kjo nuk duhet lejuar asesi, keta jo vetem qe deshirojne te realizojne nje pjese te planit per "vorio epir" por me kete akcioni e poshteron edhe vete shtetin shqiptar si dhe cenon automatikisht integritetin dhe sovranitetin e vendit sepse jane akcione te vete shtetit grek si dhe organizatave shoveniste greke brenda teritorit shqiptar.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Varrezat e ushtarëve grekë, ja 6 vendet ku do gërmohet

    Citim Postuar më parë nga Kermilli Lexo Postimin
    Mo po ata do germojne dhe do te "gjejne" me qindra mujera "greke" te vrare ne Vorio Epir, Si fillim e kane nisur me Kishat qe te gjitha ikonat Jane te shkruajtura ne GREQISHT (ne kundershtim me kishat Shqiptare ne Itali ku jane te shkruajtura edhe ne Shqip) Bile edhe ne KISHA E RE NE TIRANE te gjitha kollonat ane mbane jane te shkruajtura ne Greqisht, sepse cfaredo qe te behet mbishkrimet ne gur do te mbeten dhe pas ndonja 200 vjetesh VORIO EPIRI do te kete vajtur deri ne TIRANE

    Me keta legena te shpuar qe kemi ne krye per disa vjet VORIO EPIRI do te arrije deri ne BAJRAM CURR
    dmth. do perfshije edhe Vucidolin?????
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Doni-88
    Anëtarësuar
    09-02-2013
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    248

    Për: Varrezat e ushtarëve grekë, ja 6 vendet ku do gërmohet

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    dmth. do perfshije edhe Vucidolin?????
    Nese e ki fjalen per vendlindjen e sales eshte Vicidol e jo Vucidol.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Varrezat e ushtarëve grekë, ja 6 vendet ku do gërmohet

    Komuna Pojan ne Korce refuzon germimet ne territorin e saj nga greket pasi ne kete zone nuk ka pasur betej ndermjet grekve dhe italianeve.Kta greket me duket shikojne enderra me lojra lufte.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  7. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Varrezat e ushtarëve grekë, ja 6 vendet ku do gërmohet

    Komuna Pojan refuzon kërkimin e eshtrave të ushtarëve grekë

    Komuna Pojan në rrethin e Korçës, është njësia e parë vendore që refuzon zyrtarisht kërkimet për eshtrat e të rënëve grekë gjatë luftës.

    Kryetari i kësaj komune, Alfred Berberi deklaron se pas konsultimeve me banoret e zonës, por edhe kërkimeve të tyre, rezulton se në Pojan nuk ka pasur luftime mes grekëve dhe italianëve, ndaj si rrjedhojë ata i kanë dërguar një përgjigje negative bashkisë së Korçës lidhur me marrëveshjen e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke.

    Refuzimin e komunës duket se e mbështesin edhe banorët e fshatit Pojan, raporton Vizion Plus.

    Enver Ziko, 75 vjeç shprehet se në këtë zonë jo vetëm që nuk ka pasur luftime, por nuk ka as varre.

    Pavarësisht refuzimit zyrtar të kësaj njësie të qeverisjes vendore, lista e bërë publike disa ditë më parë përcakton gërmime edhe në fshatin Pojan, si një nga pikat e përcaktuara për kërkimin e varreve të ushtarëve grekë.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Varrezat e ushtarëve grekë, ja 6 vendet ku do gërmohet

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin

    u je qepur dhe te vdekurve tani. se nuk te dalin te gjallet per te shfryre urrejtjen.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  9. #19
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Varrezat e ushtarëve grekë, ja 6 vendet ku do gërmohet

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    u je qepur dhe te vdekurve tani. se nuk te dalin te gjallet per te shfryre urrejtjen.
    oxi re aqilis,nuk kam pune une me te vdekur,pune kane ata qe kerkojne per grek te vdekur aty ku nuk ka pasur kurre,por ti pikerisht ske pse me thua nje gje te tille,kur je ti ai qe per te treguar shovinizmin grek qe te mbulon dhe per arsye politike ve ne loje te vdekurit,ta kam dhene pergjigjen per te vdekurit ketu:
    http://www.forumishqiptar.com/thread...1#post3588363:
    Ndryshuar për herë të fundit nga BLEDI_SH : 15-02-2013 më 12:12

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Varrezat e ushtarëve grekë, ja 6 vendet ku do gërmohet

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    oxi re aqilis,nuk kam pune une me te vdekur,pune kane ata qe kerkojne per grek te vdekur aty ku nuk ka pasur kurre,por ti pikerisht ske pse me thua nje gje te tille,kur je ti ai qe per te treguar shovinizmin grek qe te mbulon dhe per arsye politike ve ne loje te vdekurit,ta kam dhene eorgjgjen per te vdekurit ketu:
    http://www.forumishqiptar.com/thread...1#post3588363:
    ke jetuar ti ne ate kohe???? dhe ishe ne fushebeteje????
    nga i morre bilancet e luftes ti??/ sa u vrane e sa jetuan??? mos mbaje gje listat e ushtareve???
    apo sa mbaronte beteja shkoje ne vend dhe nxirrje listen per te regjistruar te vraret.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •