
Postuar mė parė nga
Albo
Berisha eshte kthyer ne nje dordolec qesharak, qe kujton se edhe parlamentaret evropiane kane ate shkalle edukate e kulture si elektorati i tij ne Bathore. Te njejten gjuhe qe perdor ne Bathore, te njejten gjuhe perdor ne Mynih e ajo qe eshte me e bukura eshte ideja e fantaksur ne mendjen e tij te semure se "fatet e kombit kane ngelur ne doren time". Gjithe fatet e kombit kane ngelur ne duart e Berishes, e ky do ti dali zot shqiptareve. Harron i shkreti qe ai eshte kryeminister i Shqiperise, nuk eshte Mbreti i Shqiptareve. E nuk kane ngelur shqiptaret ne Kosove, Maqedoni apo Mal te Zi qe te perfaqesohen nga Berisha, kane te zgjedhurit e tyre me vote qe i perfaqesojne.
Ajo qe e ben qesharake deklaraten e Berishes eshte:
1. Flet ne emer te gjithe shqiptareve. Kryeministri i Shqiperise flet vetem ne emrin e shtetasve shqiptare te Shqiperise, dhe nuk merr pjese ne keto takime nderkombetare per te perfaqesuar agjendat e tija personale, por interesat e elektoratit shqiptar. Interesi i elektoratit shqiptar dhe misioni i Berishes eshte integrimi i vendit ne Bashkimin Evropian. Ne vend qe Berisha te flasi per aspiratat e popullit shqiptar per tu pranuar ne BE, ai flet ne emer te atyre qe nuk i takon te flasi.
2. Mungese respekti ndaj te zgjedhurve ne Kosove, Mal te Zi e FYROM. Si mendon se ndihet kryeministri i Kosoves, kreret e partive politike shqiptare ne Maqedoni e Mal te Zi, kur Sali Berisha merr persiper te flasi ne emer te tyre? Sic eshte zgjedhur me vote Berisha ne Shqiperi, jane zgjedhur edhe ata me vote ne vendet e tyre. Sic perfaqeson Berisha elektoratin e tij, ashtu perfaqesojne ata interesat e shqiptareve ne keto vende. Sa here qe Berisha hap gojen e ben deklarata te tilla bombastike, ai eshte duke minuar autoritetin e perfaqesuesve politike shqiptare ne Kosove, Maqedoni e Mal te Zi. Dhe jo vetem kaq, por ai eshte duke minuar gjithe arritjet e shqiptareve ne keto 100 vjet, duke i kthyer shqiptaret nga nje faktor stabiliteti ne nje faktor destabiliteti ne Ballkan.
3. Mosmirenjohje e thelle per kontributin evropian ne Kosove. Si mendon se ndihen ata parlamentaret gjermane qe kane 20 vjet qe paguajne per sigurine e FYROM dhe Kosoves e dergojne forcat e tyre paqeruajtese ne Kosove per te ruajtur sigurine e paqen, e kane bere dhjetra miliona investime ne Kosove e Shqiperi, kur degjojne nje kryeminister shqiptar qe kujton se gjermanet i kane ndonje borxh Shqiperise e shqiptareve? Dhe jo vetem kaq, por Berisha u thote: nuk mund te ndertojme "5 kombe shqiptare" kur Berisha eshte kryeminister i nje vendi qe as nje rruge nuk shtron dot pa ndihmen e firmave te huaja nderkombetare. Ky kryeminister dordolec pasi e ndriti ne Shqiperi tani ka marre persiper qe te zgjidhi edhe hallet e shqiptareve ne Ballkan.
Dhe ajo qe e ben akoma me qesharak fjalimin e Berishes eshte vendi ku e beri: Mynih, Gjermani. Gjermanet jane nje popull qe ashtu si shqiptaret kane qene te ndare e jane ende te ndare. Gjermane gjen ne Austri, Zvicer, Hungari. Nuk e degjon kryeministren e Gjermanise qe te dali e flasi se Austriaket nuk duhet te kene kombin e tyre se jane popull gjerman.
Me qendrime te tilla Berisha po humb jo vetem kredibilitetin e tij mes faktorit nderkombetar, po humb edhe mbeshtetjen e inteligjences shqiptare. Eshte kthyer nga nje kryeminister i Shqiperise, ne nje kryeminister te Bathores.
Albo
Krijoni Kontakt