Close
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 96
  1. #51
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Pėr: Gazeta Tema: Berisha, fjalim skandaloz nė Mynih- Zhurmohet nga parlamentarė gjer

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Berisha eshte kthyer ne nje dordolec qesharak, qe kujton se edhe parlamentaret evropiane kane ate shkalle edukate e kulture si elektorati i tij ne Bathore. Te njejten gjuhe qe perdor ne Bathore, te njejten gjuhe perdor ne Mynih e ajo qe eshte me e bukura eshte ideja e fantaksur ne mendjen e tij te semure se "fatet e kombit kane ngelur ne doren time". Gjithe fatet e kombit kane ngelur ne duart e Berishes, e ky do ti dali zot shqiptareve. Harron i shkreti qe ai eshte kryeminister i Shqiperise, nuk eshte Mbreti i Shqiptareve. E nuk kane ngelur shqiptaret ne Kosove, Maqedoni apo Mal te Zi qe te perfaqesohen nga Berisha, kane te zgjedhurit e tyre me vote qe i perfaqesojne.

    Ajo qe e ben qesharake deklaraten e Berishes eshte:

    1. Flet ne emer te gjithe shqiptareve. Kryeministri i Shqiperise flet vetem ne emrin e shtetasve shqiptare te Shqiperise, dhe nuk merr pjese ne keto takime nderkombetare per te perfaqesuar agjendat e tija personale, por interesat e elektoratit shqiptar. Interesi i elektoratit shqiptar dhe misioni i Berishes eshte integrimi i vendit ne Bashkimin Evropian. Ne vend qe Berisha te flasi per aspiratat e popullit shqiptar per tu pranuar ne BE, ai flet ne emer te atyre qe nuk i takon te flasi.

    2. Mungese respekti ndaj te zgjedhurve ne Kosove, Mal te Zi e FYROM. Si mendon se ndihet kryeministri i Kosoves, kreret e partive politike shqiptare ne Maqedoni e Mal te Zi, kur Sali Berisha merr persiper te flasi ne emer te tyre? Sic eshte zgjedhur me vote Berisha ne Shqiperi, jane zgjedhur edhe ata me vote ne vendet e tyre. Sic perfaqeson Berisha elektoratin e tij, ashtu perfaqesojne ata interesat e shqiptareve ne keto vende. Sa here qe Berisha hap gojen e ben deklarata te tilla bombastike, ai eshte duke minuar autoritetin e perfaqesuesve politike shqiptare ne Kosove, Maqedoni e Mal te Zi. Dhe jo vetem kaq, por ai eshte duke minuar gjithe arritjet e shqiptareve ne keto 100 vjet, duke i kthyer shqiptaret nga nje faktor stabiliteti ne nje faktor destabiliteti ne Ballkan.

    3. Mosmirenjohje e thelle per kontributin evropian ne Kosove. Si mendon se ndihen ata parlamentaret gjermane qe kane 20 vjet qe paguajne per sigurine e FYROM dhe Kosoves e dergojne forcat e tyre paqeruajtese ne Kosove per te ruajtur sigurine e paqen, e kane bere dhjetra miliona investime ne Kosove e Shqiperi, kur degjojne nje kryeminister shqiptar qe kujton se gjermanet i kane ndonje borxh Shqiperise e shqiptareve? Dhe jo vetem kaq, por Berisha u thote: nuk mund te ndertojme "5 kombe shqiptare" kur Berisha eshte kryeminister i nje vendi qe as nje rruge nuk shtron dot pa ndihmen e firmave te huaja nderkombetare. Ky kryeminister dordolec pasi e ndriti ne Shqiperi tani ka marre persiper qe te zgjidhi edhe hallet e shqiptareve ne Ballkan.

    Dhe ajo qe e ben akoma me qesharak fjalimin e Berishes eshte vendi ku e beri: Mynih, Gjermani. Gjermanet jane nje popull qe ashtu si shqiptaret kane qene te ndare e jane ende te ndare. Gjermane gjen ne Austri, Zvicer, Hungari. Nuk e degjon kryeministren e Gjermanise qe te dali e flasi se Austriaket nuk duhet te kene kombin e tyre se jane popull gjerman.

    Me qendrime te tilla Berisha po humb jo vetem kredibilitetin e tij mes faktorit nderkombetar, po humb edhe mbeshtetjen e inteligjences shqiptare. Eshte kthyer nga nje kryeminister i Shqiperise, ne nje kryeminister te Bathores.

    Albo

    Albo,

    lexova 2 here radhasi shkrimin tend, pasi mendoj se mund t'mesoj diēka prej teje (nuk kam turp te them)

    n'fakt reagimi yt esht i njejt edhe me disa miq te mi, se fundmi...

    ndoshta un i kuptoj gjerat me vones...

    por per momentin, mendoj se jeni lodhur, nuk i beni dot balle me t'tatepjetes...

    Ai muhabeti me inteligjencen shqiptare dhe Bathoren esht shum interesant... m'pelqeu...

    A e di ti Albo se inteligjenca Shqiptare i ka llogarit bankare plot me dollars e euros... e kthejn pllaken per fare pak interes... t'pakten deri tashi kshu ka qene, apo s'je dakort??

    Ndersa t'Bathores, buk s'kane por Salen se shesin kolllaj...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Pėr: Gazeta Tema: Berisha, fjalim skandaloz nė Mynih- Zhurmohet nga parlamentarė gjer

    Citim Postuar mė parė nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    per mua nuk eshte fare e logjikshme nderrimi i territoreve me serbine,por sic te thashe keta gjera nuk behen hapurazi,dhe gjithmone nuk duhet te harrojme faktorin kryesor, i cili eshte-momenti i caktuar-.
    te siguroj qe shqiptaret dhe serbet vitin e kaluar kane komunikuar fshehurazi ne rangje kryeministrash duke shprehur interes dypalesh per kembimin e territoreve.
    kur e morern vesh Shba-te i iku petlla.
    pas 1 jave i detyroj te dy te benin deklarata kunder kembimit te territorit.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  3. #53
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Pėr: Gazeta Tema: Berisha, fjalim skandaloz nė Mynih- Zhurmohet nga parlamentarė gjer

    Citim Postuar mė parė nga Akili-A Lexo Postimin

    po pikerisht kete po them,qe asgje nuk mvaret nga ne,ne vetem i mesojm te fundit si puna e kesaj qe the vete ti,pra mbase per usa kjo ide nuk ishte ndonje interres,ose eshte ajo qe te thash,mbase nuk ishte momenti i duhur,pra prap aty dalim qe te tjeret vendosin

  4. #54
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Pėr: Gazeta Tema: Berisha, fjalim skandaloz nė Mynih- Zhurmohet nga parlamentarė gjer

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Berisha eshte kthyer ne nje dordolec qesharak, qe kujton se edhe parlamentaret evropiane kane ate shkalle edukate e kulture si elektorati i tij ne Bathore. Te njejten gjuhe qe perdor ne Bathore, te njejten gjuhe perdor ne Mynih e ajo qe eshte me e bukura eshte ideja e fantaksur ne mendjen e tij te semure se "fatet e kombit kane ngelur ne doren time". Gjithe fatet e kombit kane ngelur ne duart e Berishes, e ky do ti dali zot shqiptareve. Harron i shkreti qe ai eshte kryeminister i Shqiperise, nuk eshte Mbreti i Shqiptareve. E nuk kane ngelur shqiptaret ne Kosove, Maqedoni apo Mal te Zi qe te perfaqesohen nga Berisha, kane te zgjedhurit e tyre me vote qe i perfaqesojne.

    Ajo qe e ben qesharake deklaraten e Berishes eshte:

    1. Flet ne emer te gjithe shqiptareve. Kryeministri i Shqiperise flet vetem ne emrin e shtetasve shqiptare te Shqiperise, dhe nuk merr pjese ne keto takime nderkombetare per te perfaqesuar agjendat e tija personale, por interesat e elektoratit shqiptar. Interesi i elektoratit shqiptar dhe misioni i Berishes eshte integrimi i vendit ne Bashkimin Evropian. Ne vend qe Berisha te flasi per aspiratat e popullit shqiptar per tu pranuar ne BE, ai flet ne emer te atyre qe nuk i takon te flasi.

    2. Mungese respekti ndaj te zgjedhurve ne Kosove, Mal te Zi e FYROM. Si mendon se ndihet kryeministri i Kosoves, kreret e partive politike shqiptare ne Maqedoni e Mal te Zi, kur Sali Berisha merr persiper te flasi ne emer te tyre? Sic eshte zgjedhur me vote Berisha ne Shqiperi, jane zgjedhur edhe ata me vote ne vendet e tyre. Sic perfaqeson Berisha elektoratin e tij, ashtu perfaqesojne ata interesat e shqiptareve ne keto vende. Sa here qe Berisha hap gojen e ben deklarata te tilla bombastike, ai eshte duke minuar autoritetin e perfaqesuesve politike shqiptare ne Kosove, Maqedoni e Mal te Zi. Dhe jo vetem kaq, por ai eshte duke minuar gjithe arritjet e shqiptareve ne keto 100 vjet, duke i kthyer shqiptaret nga nje faktor stabiliteti ne nje faktor destabiliteti ne Ballkan.

    3. Mosmirenjohje e thelle per kontributin evropian ne Kosove. Si mendon se ndihen ata parlamentaret gjermane qe kane 20 vjet qe paguajne per sigurine e FYROM dhe Kosoves e dergojne forcat e tyre paqeruajtese ne Kosove per te ruajtur sigurine e paqen, e kane bere dhjetra miliona investime ne Kosove e Shqiperi, kur degjojne nje kryeminister shqiptar qe kujton se gjermanet i kane ndonje borxh Shqiperise e shqiptareve? Dhe jo vetem kaq, por Berisha u thote: nuk mund te ndertojme "5 kombe shqiptare" kur Berisha eshte kryeminister i nje vendi qe as nje rruge nuk shtron dot pa ndihmen e firmave te huaja nderkombetare. Ky kryeminister dordolec pasi e ndriti ne Shqiperi tani ka marre persiper qe te zgjidhi edhe hallet e shqiptareve ne Ballkan.

    Dhe ajo qe e ben akoma me qesharak fjalimin e Berishes eshte vendi ku e beri: Mynih, Gjermani. Gjermanet jane nje popull qe ashtu si shqiptaret kane qene te ndare e jane ende te ndare. Gjermane gjen ne Austri, Zvicer, Hungari. Nuk e degjon kryeministren e Gjermanise qe te dali e flasi se Austriaket nuk duhet te kene kombin e tyre se jane popull gjerman.

    Me qendrime te tilla Berisha po humb jo vetem kredibilitetin e tij mes faktorit nderkombetar, po humb edhe mbeshtetjen e inteligjences shqiptare. Eshte kthyer nga nje kryeminister i Shqiperise, ne nje kryeminister te Bathores.

    Albo
    Berisha nuk eshte vetem kryeministri i vendit por i te gjithe shqiptareve dhe ai ka te drejte te mbroje interesat e tyre ne cdo tryeze nderkombetare, vetem qe sot u zhvesh nga roli i diplomatit dhe mori rolin e guximit duke bere nje fjalim realist dhe i drejtperdrejte. Mbase mund ta kete thene per efekt elektorat apo per patrioizem , ajo qe eshte e rendesishme eshte duhet thene hapur gjerat. Nuk shikoj asgje te keqe madje ishte nje fjalim i guximshem ku tregon arsyet pse rajoni prodhon shpesh here tension .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Noellag : 03-02-2013 mė 19:30
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Pėr: Gazeta Tema: Berisha, fjalim skandaloz nė Mynih- Zhurmohet nga parlamentarė gjer

    Citim Postuar mė parė nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    po pikerisht kete po them,qe asgje nuk mvaret nga ne,ne vetem i mesojm te fundit si puna e kesaj qe the vete ti,pra mbase per usa kjo ide nuk ishte ndonje interres,ose eshte ajo qe te thash,mbase nuk ishte momenti i duhur,pra prap aty dalim qe te tjeret vendosin
    hapja e temave te tilla nga berisha, jane totalisht jashte cdo lloj konteksi. vetem per te justifikuar pushtetin dhe ngecjen e reformave institucionale dhe ekonomike ne shqiperi.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  6. #56
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Pėr: Gazeta Tema: Berisha, fjalim skandaloz nė Mynih- Zhurmohet nga parlamentarė gjer

    Citim Postuar mė parė nga Akili-A Lexo Postimin
    hapja e temave te tilla nga berisha, jane totalisht jashte cdo lloj konteksi. vetem per te justifikuar pushtetin dhe ngecjen e reformave institucionale dhe ekonomike ne shqiperi.
    Dakort me ty..jo cdo e vertete duhet thene kudo. Cdo gje ka kohen e vete se kshu vetem pune prish.
    Vetem nqs eshte agjenda e ndonje superfuqie qe kryeministri te flasi kshu, do e kuptoja. Ne te kundert vetem krijon pershtypje qe Shqiperia eshte nje faktor destabilizues ne rajon.

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Pėr: Gazeta Tema: Berisha, fjalim skandaloz nė Mynih- Zhurmohet nga parlamentarė gjer

    Cfar tha Berisha jane te verteta.Beri mire apo keq kte se ndajme dot ne me kaq info sa kemi.Problemi i vetem eshte qe eshte i pabesueshem dhe nese do kete nje tavoline per kte ceshtje ky nuk eshte personi i duhur per ate tavoline.I vetmi argument pse duhet ta besoj Berishen deri tani eshte kundershtia e albos;p
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  8. #58
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Gazeta Tema: Berisha, fjalim skandaloz nė Mynih- Zhurmohet nga parlamentarė gjer

    A e di ti Albo se inteligjenca Shqiptare i ka llogarit bankare plot me dollars e euros... e kthejn pllaken per fare pak interes... t'pakten deri tashi kshu ka qene, apo s'je dakort??

    Ndersa t'Bathores, buk s'kane por Salen se shesin kolllaj...
    Historine nuk e shkruajne bathoraxhinjte e zbritur nga malet, e shkruan inteligjenca, dhe Berisha ne moshe madhore e prane pensionit politik, duhet te mesoje se nuk mund ta mbylli karrieren e tij politike si nje malesor kryenec e i pandreqshem qe nuk shikon me larg se hunda e tij, por duhet ta mbylli duke e lene vendin e tij me te mire se c'e gjeti dhe te integruar ne Evrope. Nese nuk ndryshon qendrimet e muajve te fundit dhe hyn ne zgjedhje me kete mendje, ai nuk ka per te humbur vetem zgjedhjet, ai ka per te humbur vendin qe i takon ne histori. Ai vete ka per te shkaterruar ato per te cilat ka 20 vjet qe punon dhe kur ti vijne mendte, historia do ta kete thene fjalen e saj.

    Berisha nuk eshte vetem kryeministri i vendit por i te gjithe shqiptareve dhe ai ka te drejte te mbroje interesat e tyre ne cdo tryeze nderkombetare, vetem qe sot u zhvesh nga roli i diplomatit dhe mori rolin e guximit duke bere nje fjalim realist dhe i drejtperdrejte. Mbase mund ta kete thene per efekt elektorat apo per patrioizem , ajo qe eshte e rendesishme eshte duhet thene hapur gjerat. Nuk shikoj asgje te keqe madje ishte nje fjalim i guximshem ku tregon arsyet pse rajoni prodhon shpesh here tension .
    Kosova e ka kryeministrin e vete. Shqiptaret ne FYROM i kane perfaqesuesit e tyre politike ne qeverine e vendit. Po ashtu ne Mal te Zi. Kosova ka edhe perfaqesuesi evropiane ne Prishtine, e ka veshin e nderkombetareve me afer se sa Tirana, e nuk ka nevoje qe te dali kryeministri i Shqiperise e te flasi ne emrin e kryeministrit te Kosoves. Te dalesh e te shprehesh ne kete menyre kur je kryeminister i Shqiperise eshte njesoj si te thuash: Kosova e pavarur ka deshtuar e nuk mund te ekzistoje dot e pavarur, prandaj duhet braktisur si projekt, e duhet qe Evropa ta braktisi Kosoven e pavarur e t'ia faturoje gjithe barren e sigurise se Kosoves Tiranes e Shqiperise. E le t'u dali zot pastaj Berisha problemeve te 2 milion shqiptareve ne Kosove, jam i bindur qe ai do ti zgjidhi keto probleme me mire se c'i kane zgjidhur nderkombetaret ne 20 vjetet e fundit!

    Shqiptaret duan integrimin e Shqiperise ne Evrope. Nese Berisha nuk eshte i zoti qe ta beje kete gje realitet, te hapi krahun e ti mbaje denglat e justifikimet per vete, se ato qe brockollit u hyjne ne pune vetem te panxeneve ne rruget e Shqiperise, ata qe jane mesuar te ngopen me lugen e mbushur me fjale bosh.

    Albo

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545

    Pėr: Gazeta Tema: Berisha, fjalim skandaloz nė Mynih- Zhurmohet nga parlamentarė gjer

    ne gjerat e mira i arijme vetem atere kur jane duke mbaruar ;

    kur te futemi ne BE ndoshta kjo e fundit do jete duke u shperbere dhe ne fund te fundit cfare te mire ka pasur kombi yne prej europes ? ndoshta prej USA por jo shume per te mos thene aspak nga europa , por eshte tjeter gje nese duhet te vijne te huajt europiane te rregullojne katrahuren ne ballkan dhe shqiperi ,

    gjithsesi ne na pelqen te jemi keshtu sic jemi pasi duket qarte qe nuk kemi asnje optimizem dhe deshire per te perparuar qofte si komb e qoft si shtet , etjera ; nese nuk do mundemi ti bejme vete keto gjera atere as te huajt europiane nuk do munden .

    shqiperine dhe shqiptaret do jene perhere ashtu sic i krijoi Zoti , te ashper , moskokecares ,aventuriere ,te percare ,egoiste e tjera ;

    nese dikur ishte perandoria otomane , italia fashiste dhe gjermania naziste qe i mblodhi shqiptaret ne nje sofer , pse tani duhet patjeter europa dhe BE qe te bashkohemi politikisht , se teritoliasht as qe behet fjale .

    ceshte BE nese nuk eshte nje perandori e radhes qe ka fillimin dhe mbarimin e saj , e ndersa kombet kane fillim po si njihet mbarimi , e pse nuk mundemi te bashkohemi pa bekimin , miratimin e te huajve , qofte edhe per hir te kombit ;

    vullneti i popullit nuk njeh politike dhe aq me shume shqiptaret , populli njeh propagande , mireqenie dhe stabilitet dhe pikerisht kete do por asgje nga keto nuk vijne dhe as bashkimi kombetar nuk do vije pasi askush nuk te jep gje falas .

    yryshi i shqiptareve ne ndeshje me albanofobine dhe situata e krizes ekonomike ne ballkan dhe europe nuk do sjellin gje tjeter vec destabilitet dhe trazira .

    vetem se askujt nuk ja mban ta ndezi fitilin pasi fucia eshte plot me barut dhe po pret te plasi .

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Berisha ne Mynih: "Nuk mund te klonojme 5 kombe shqiptare ne Ballkan"

    Berisha ne Mynih: "Nuk mund te klonojme 5 kombe shqiptare ne Ballkan"
    E verteta eshte se keta te Europes nuk deshirojne as edhe nje kombt te vetem shqiptar, lere me 5...
    Qellimi primar i armiqeve te shumte (sidomos ne atyre rajonal) nuk eshte "klonimi" i 5 kombeve shqipetare por shtypja, perndjekja dhe asmilimi afatgjate i shumices se shqipetareve dhe sundimi i trojeve te tyre. Nderkohe qe miqte e pakte, nese mund ti quajm te tille, na perkrahin gjithashtu pothuajse ekskluzivisht per interesa te tyre strategjike, ushtarake, ekonomike, politike...dhe eventualisht fetare. Por edhe kjo perkrahje nuk siguron shume me shume sesa mbrojtje deri ne njefar mase ndaj shtypjes se eger (raciste dhe koloniale) te fqinjeve, si dhe garantim deri ne njefar mase te te drejtave dhe lirive themelore...

Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •