Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 96
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Gazeta Tema: Berisha, fjalim skandaloz nė Mynih- Zhurmohet nga parlamentarė gjer

    Ka folur shume mire, sepse ai eshte kryeminister i shtetit ame, e nje nga fajet e ketij shteti eshte qe kurre nuk ka qene ne gjendje, ose dhe s'ka dashur, t'i dale per zot trojeve te shkeputura qe nga 1913, vit nga plaga e te cilit vuajne e lengojne ende shqiptaret. Gezohem shume qe me ne fund dikush doli qe t'a thote kete problem hapur, e Evropa eshte e detyruar te na degjoje, sepse ishte po ajo qe na e shkaktoi kete plage. Gezohem gjithashtu, qe me ne fund dikush po i perfaqeson shqiptaret me te vertete; po thote pikerisht ate qe ata duan te degjojne. Kjo tregon qe kryeministri nuk e merr kot ate rroge, ne fund te fundit. Shqiperia ngelet largpamese per nga stabiliteti ne rajon, sepse pa u zgjidhur problemi i shqiptareve, kurre nuk do te kete paqe ne rajon.

  2. #22
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Pėr: Gazeta Tema: Berisha, fjalim skandaloz nė Mynih- Zhurmohet nga parlamentarė gjer

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Berisha eshte kthyer ne nje dordolec qesharak, qe kujton se edhe parlamentaret evropiane kane ate shkalle edukate e kulture si elektorati i tij ne Bathore. Te njejten gjuhe qe perdor ne Bathore, te njejten gjuhe perdor ne Mynih e ajo qe eshte me e bukura eshte ideja e fantaksur ne mendjen e tij te semure se "fatet e kombit kane ngelur ne doren time". Gjithe fatet e kombit kane ngelur ne duart e Berishes, e ky do ti dali zot shqiptareve. Harron i shkreti qe ai eshte kryeminister i Shqiperise, nuk eshte Mbreti i Shqiptareve. E nuk kane ngelur shqiptaret ne Kosove, Maqedoni apo Mal te Zi qe te perfaqesohen nga Berisha, kane te zgjedhurit e tyre me vote qe i perfaqesojne.

    Ajo qe e ben qesharake deklaraten e Berishes eshte:

    1. Flet ne emer te gjithe shqiptareve. Kryeministri i Shqiperise flet vetem ne emrin e shtetasve shqiptare te Shqiperise, dhe nuk merr pjese ne keto takime nderkombetare per te perfaqesuar agjendat e tija personale, por interesat e elektoratit shqiptar. Interesi i elektoratit shqiptar dhe misioni i Berishes eshte integrimi i vendit ne Bashkimin Evropian. Ne vend qe Berisha te flasi per aspiratat e popullit shqiptar per tu pranuar ne BE, ai flet ne emer te atyre qe nuk i takon te flasi.

    2. Mungese respekti ndaj te zgjedhurve ne Kosove, Mal te Zi e FYROM. Si mendon se ndihet kryeministri i Kosoves, kreret e partive politike shqiptare ne Maqedoni e Mal te Zi, kur Sali Berisha merr persiper te flasi ne emer te tyre? Sic eshte zgjedhur me vote Berisha ne Shqiperi, jane zgjedhur edhe ata me vote ne vendet e tyre. Sic perfaqeson Berisha elektoratin e tij, ashtu perfaqesojne ata interesat e shqiptareve ne keto vende. Sa here qe Berisha hap gojen e ben deklarata te tilla bombastike, ai eshte duke minuar autoritetin e perfaqesuesve politike shqiptare ne Kosove, Maqedoni e Mal te Zi. Dhe jo vetem kaq, por ai eshte duke minuar gjithe arritjet e shqiptareve ne keto 100 vjet, duke i kthyer shqiptaret nga nje faktor stabiliteti ne nje faktor destabiliteti ne Ballkan.

    3. Mosmirenjohje e thelle per kontributin evropian ne Kosove. Si mendon se ndihen ata parlamentaret gjermane qe kane 20 vjet qe paguajne per sigurine e FYROM dhe Kosoves e dergojne forcat e tyre paqeruajtese ne Kosove per te ruajtur sigurine e paqen, e kane bere dhjetra miliona investime ne Kosove e Shqiperi, kur degjojne nje kryeminister shqiptar qe kujton se gjermanet i kane ndonje borxh Shqiperise e shqiptareve? Dhe jo vetem kaq, por Berisha u thote: nuk mund te ndertojme "5 kombe shqiptare" kur Berisha eshte kryeminister i nje vendi qe as nje rruge nuk shtron dot pa ndihmen e firmave te huaja nderkombetare. Ky kryeminister dordolec pasi e ndriti ne Shqiperi tani ka marre persiper qe te zgjidhi edhe hallet e shqiptareve ne Ballkan.

    Dhe ajo qe e ben akoma me qesharak fjalimin e Berishes eshte vendi ku e beri: Mynih, Gjermani. Gjermanet jane nje popull qe ashtu si shqiptaret kane qene te ndare e jane ende te ndare. Gjermane gjen ne Austri, Zvicer, Hungari. Nuk e degjon kryeministren e Gjermanise qe te dali e flasi se Austriaket nuk duhet te kene kombin e tyre se jane popull gjerman.

    Me qendrime te tilla Berisha po humb jo vetem kredibilitetin e tij mes faktorit nderkombetar, po humb edhe mbeshtetjen e inteligjences shqiptare. Eshte kthyer nga nje kryeminister i Shqiperise, ne nje kryeminister te Bathores.

    Albo
    e drodhe dhe ti si mero?

  3. #23
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Pėr: Gazeta Tema: Berisha, fjalim skandaloz nė Mynih- Zhurmohet nga parlamentarė gjer

    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    e drodhe dhe ti si mero?
    e mo,berisha eshte i mire dhe mendon per te miren e vendit,vetem kur i jep detin greqise e te tjera te tilla,kurse kur flet ndonjehere per ceshtje kombetare(mgjs i fali detin grekut,i dha ca varreza beri ca pune me ca serb ,etj...),atehere eshte dordolec,qesharak etj,dridhe like kjo pune..

  4. #24
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Pėr: Gazeta Tema: Berisha, fjalim skandaloz nė Mynih- Zhurmohet nga parlamentarė gjer

    S'jan fjalt e Berishes ato jo...

    Jan fjalt e SHBA-ve...

    Akoma me gjurmet juve...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  5. #25
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624

    Pėr: Gazeta Tema: Berisha, fjalim skandaloz nė Mynih- Zhurmohet nga parlamentarė gjer

    Citim Postuar mė parė nga skender76 Lexo Postimin
    S'jan fjalt e Berishes ato jo...

    Jan fjalt e SHBA-ve...
    Akoma me gjurmet juve...
    Pse jo fjalėt e serbėve...???

    Kėtė pretendon Serbia kur ankohet pėr shqiptarėt.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Pėr: Gazeta Tema: Berisha, fjalim skandaloz nė Mynih- Zhurmohet nga parlamentarė gjer

    Shqiptaret duhet te jene me largpames se Berisha, Rama, Kreshniku e shoket e tyre. Shqiptaret do jene shume here me te forte nese ne ato 5 shtete do kene te drejte vote te zgjidhen dhe te zgjedhin ne menyre demokratike sesa te bashkohen ne nje shtet. Dhe nese do perbejne shumicen ne ato shtete shume vite me vone do jene 5 vota shqiptaresh ne parlamentin evropian dhe jo nje. Sa me te fuqishem te emancipuar dhe te pasur te jene ne ato 5 shtete aq me te fuqishem do jemi. Dhe e kunderta karta e bashkimit eshte si ajo flaka e kashtes, ne nuk kemi aktualisht as kushtet ekonomike, as politike, as, ideoligjike, as fetare, e inteligjente, as projektuese e imagjinuese per tu bashkuar ne kete moment.
    Karta e bashkimit ka filluar te luhet pak nga te gjithe per efekt elektoral, por qe do na shkaktoj shume dem.
    Shkurt nuk kemi mendere per bashkim ne kete moment nga cilido kend qe ta kapesh. Fjalimi i tij tregon se eshte ende shum i papjekur si politikan dhe pa imagjinat mbi te ardhmen e kombit.

  7. #27
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Pėr: Gazeta Tema: Berisha, fjalim skandaloz nė Mynih- Zhurmohet nga parlamentarė gjer

    Citim Postuar mė parė nga Station Lexo Postimin
    Pse jo fjalėt e serbėve...???

    Kėtė pretendon Serbia kur ankohet pėr shqiptarėt.

    Station, me duket shum e ekzagjeruar
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  8. #28
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Pėr: Gazeta Tema: Berisha, fjalim skandaloz nė Mynih- Zhurmohet nga parlamentarė gjer

    Citim Postuar mė parė nga dardajan Lexo Postimin
    Shqiptaret duhet te jene me largpames se Berisha, Rama, Kreshniku e shoket e tyre. Shqiptaret do jene shume here me te forte nese ne ato 5 shtete do kene te drejte vote te zgjidhen dhe te zgjedhin ne menyre demokratike sesa te bashkohen ne nje shtet. Dhe nese do perbejne shumicen ne ato shtete shume vite me vone do jene 5 vota shqiptaresh ne parlamentin evropian dhe jo nje. Sa me te fuqishem te emancipuar dhe te pasur te jene ne ato 5 shtete aq me te fuqishem do jemi. Dhe e kunderta karta e bashkimit eshte si ajo flaka e kashtes, ne nuk kemi aktualisht as kushtet ekonomike, as politike, as, ideoligjike, as fetare, e inteligjente, as projektuese e imagjinuese per tu bashkuar ne kete moment.
    Karta e bashkimit ka filluar te luhet pak nga te gjithe per efekt elektoral, por qe do na shkaktoj shume dem.
    Shkurt nuk kemi mendere per bashkim ne kete moment nga cilido kend qe ta kapesh. Fjalimi i tij tregon se eshte ende shum i papjekur si politikan dhe pa imagjinat mbi te ardhmen e kombit.

    Ti je realist dardajan,

    ke fol t'verteten, jam shum dakort me ty.


    Por Berisha asht burr shteti, ka pozicion tjeter,

    nuk esht analist ....

    Romaket e lashte kishin nje thenie: "Rritu, ose vdis..."
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Pėr: Gazeta Tema: Berisha, fjalim skandaloz nė Mynih- Zhurmohet nga parlamentarė gjer

    Momenti ne te cilin e ka thene ngjan pak si farse elektorale. Gjithsesi une e pershendes fjalen e tij sepse pas 100 vjetesh doli nje burre e ti thote Evropes ne sy problemin qe i mundon prej nje shekulli shqiptaret. Perse kryeministri grek paska te drejte te kerkoje te drejtat e 40000 njerezve te kombesise greke qe jetojne , ne Shqiperi e kryeministri yne te mos kete te drejte te kerkoje te drejtat e mbi gjysem miljon shqiptareve atje?
    Perse kryeministri malazes kerkon respektimin e te drejtave te 500 malazezeve qe jetojne ketu e kryeministri yne te mos kete te drejte te kerkoje te drejtat e 1 miljon shqiptareve atje?
    Perse kryeministri maqedonas ka te drejte te kerkoje respektimin e 2000 bashkombasve te tij ketu e Kryeministri yne s'paska te drejte te kerkoje respektimin e 1 miljon shqiptareve atje?
    Perse kryeministri serb ka te drejte te kerkoje te drejtat e 100000 serbeve ne Kosove e Kryeministri yne nuk ka te drejte te mbroje te drejtat e shqiptareve te presheves?
    Lerini llogjet !
    Beri shume mire qe u shpreh. Europa duhet ta kuptoje se nuk ka paqe pa rehatuar shqiptaret ne buken e vet.
    Europa ne fund te fundit na i ka borxh kete.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Gazeta Tema: Berisha, fjalim skandaloz nė Mynih- Zhurmohet nga parlamentarė gjer

    Citim Postuar mė parė nga skender76 Lexo Postimin
    Ti je realist dardajan,

    ke fol t'verteten, jam shum dakort me ty.


    Por Berisha asht burr shteti, ka pozicion tjeter,

    nuk esht analist ....

    Romaket e lashte kishin nje thenie: "Rritu, ose vdis..."

    E pse paska folur te verteten? Eshte kaq larg realitetit - ai po thote qe shqiptaret duhet te behen nje force ne shtetet ku jane ndare, por e verteta eshte qe jo me pak se nje muaj me pare, serbet i hoqen me force e pa e shqyrtuar me ta edhe nje lapidar shqiptareve - nje lapidar qe fundja duhet t'i sherbeje edhe serbeve, sepse ato te rene luftuan kunder nje regjimi te urryer nga te gjithe.....E te mos flasim per te tjerat - e verteta eshte qe shqiptaret trajtohen si qytetare te dores se dyte, me keq, iu dhunohet historia dhe ekzistenca si njerez, si do u beka ky 'integrim' ne kete rast?!!!!.......

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •