Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,153
    Postimet në Bllog
    22

    Vlorë, acid në fytyrë gjyqtares. MD: Do të zbardhim ngjarjen

    Vlorë, acid në fytyrë gjyqtares. MD: Do të zbardhim ngjarjen

    UPDATE- Nga Vlora, zëvendësministri i Drejtësisë, Ermal Dobi tha se ngjarja e ndodhur me gjyqtaren e Vlorës do të zbardhet si dhe do të identifikohen autorët. Ai tha se po punohet dhe po shihen çështjet që kishte në gjykim, gjyqtarja Mirela Mishgjoni, e cila u sulmua sot me acid, duke u dëmtuar në fytyrë, nga autorë ende të paidentifikuar.

    Sipas te dhenave te para, dyshohet se ngarja ka lidhje me profesionin qe ben shtetasja e sulmuar, e identifikuar si Mirela Mishgjoni.

    Mesohet se ajo eshte derguar per trajtim ne spital, nderkohe qe policia ka nisur hetimet per identifikimin e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes.

    “Gjyqtares i është hedhur acid sanitar në pjesën e majtë të fytyrës dhe në gojë, ka dëmtime në syrin e majtë”- kane thene mjeket.

    Reagimi i KLD

    Keshilli i Larte i Drejtesise ka reaguar per sulmin ndaj gjyqtares ne Vlore, duke kerekuar venien e autoreve para drejtesise.

    Në një deklaratë për shtyp, KLD-ja thekson se zëvendëskryetari Elvis Çefa, ka komunikuar me autoritetet kompetente të Rrethit të Vlorës dhe ka marrë garanci të plota prej tyre, për zbardhjen e rrethanave të ndodhjes së kësaj ngjarje dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë.

    “Edhe njëherë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë shpreh mbështetjen për trupën gjyqësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, por dhe për trupën gjyqësore në tërësi, duke shprehur gatishmërinë për të rritur e garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e gjyqtarëve”- thuhet ne deklarate.


    Burimi: Panorama

  2. #2
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Për: Vlorë, acid në fytyrë gjyqtares. MD: Do të zbardhim ngjarjen

    Do i kete rene ne qafe teper ndonjerit kjo gjyqtarja ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545

    Për: Vlorë, acid në fytyrë gjyqtares. MD: Do të zbardhim ngjarjen

    nuk mund te themi gje pa ditur dhe nuk mund te krijojme skenare pa ditur gje , por , duke shqyrtuar realitetin ne shqiperi dalim ne perfundimin se kjo mund te jete nje hakmarje , nje vetgjyqesi ose nonje i krisur maniak i cili e ka bere kete akt te shemtuar ;

    organet gjyqesore ne shqiperi jane krejtesisht te koruptuara dhe nuk ka drejtesi por patjketer qe ka vetgjyqesi .

    diku lezova ;

    njeriu me i lig eshte ai qe sillet ashper me te dobetit dhe te drejtet dhe bute me te egerit dhe te liget .

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,153
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vlorë, acid në fytyrë gjyqtares. MD: Do të zbardhim ngjarjen

    Atentat me acid Gjyqtares së Vlorës: Nuk e njoha agresorin


    Gjyqtarja Mirela Mishgjoni u sulmua pak metra larg shtëpisë nga një person që i hodhi acid në fytyrë. Mbërrin në spital me dëmtime dhe djegie në rrugët e frymëmarrjes. Dëshmia në polici: Nuk e njoha autorin


    Një person i panjohur ka sulmuar duke i hedhur acid në fytyrë gjyqtares së Shkallës së Parë në Vlorë, Mirela Mishgjoni. Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm pranë shtëpisë së gjyqtares, në momentin që ajo po dilte për të shkuar në punë, ndërsa mësohet se Mishgjoni ka thënë se nuk ka mundur ta njohë agresorin. Burime nga policia tregojnë se kanë dyshime që agresori ishte i njohur për gjyqtaren dhe priten hetimet të mëvonshme për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe konfliktit mes tyre. Policia sqaron se ka pyetur disa dëshmitarë të rastit dhe po ashtu ka marrë në pyetje bashkëshortin e gjyqtares, dhe ka garantuar se po punon për të zbardhur sa më shpejt ngjarjen. Zyrtarë të policisë së Vlorës thanë se dyshimet më të mëdha janë për shkak të profesionit.

    Sulmi me acid

    Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme në hyrjen e pallatit ku banonte gjyqtarja, në lagjen “28 Nëntori”, në afërsi të shkollës së mesme “Ali Demi”, në katin e shtatë të një pallati të ri. Ka qenë ora 9 e paradites, kur si zakonisht, gjyqtarja 40-vjeçare Mirela Mishgjoni ka dalë nga hyrja e pallatit për të shkuar në punë. Hyrja e pallatit ku banonte ajo së bashku me bashkëshortin e saj, ka në mes katër kolona, të cilat kanë shërbyer për t’u fshehur agresori. Sapo 40-vjeçarja ka dalë nga hyrja e pallatit, një person rreth 1 m 80, sipas dëshmitarëve, i cili qëndronte i fshehur pas kolonave, i ka zbrazur në fytyrë një shishe me acid dhe është larguar me nxitim. Agresori ka shfrytëzuar dhe momentin kur në këtë zonë ka pasur lëvizje të shumta dhe ka mundur të largohet nga vendngjarja pa u vënë re. Gjyqtarja pasi është lagur me acid, ka filluar të thërrasë për ndihmë. Ajo ka marrë ndihmën e parë nga kalimtarët si dhe nga komshinjtë, të cilët në momentin e parë i kanë hedhur ujë në fytyrë për të zbutur sadopak efektin djegës të acidit. Gjurmët e acidit, që nga trupi i gjyqtares kanë rënë në trotuar, tregojnë sasinë e madhe që i është hedhur.

    Hetimet

    Me t’u njoftuar, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e para hetimore si dhe për të marrë ndonjë dëshmi të mundshme. Një grup hetimor po punon për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, që për momentin mendohet se janë për shkak të detyrës. Gjyqtarja ka deklaruar se nuk e njihte agresorin. Sipas policisë, në një deklaratë të marrë pasdite vonë pasi ajo ishte përmirësuar, ka thënë se ishte sulmuar nga një i ri, të cilin nuk e ka njohur, ndërsa ka shtuar se nuk ka kuptuar as arsyet e sulmit. Sipas policisë, gjyqtarja ka pohuar se është gjendur në befasi para sulmit ndërsa agresori nuk ka folur, por e ka sulmuar menjëherë me acid dhe është larguar duke vrapuar. Burime nga policia thanë se veç gjyqtares janë marrë në pyetje edhe persona që janë gjendur pranë vendit ku ndodhi krimi, por edhe të afërm të saj, përfshi edhe bashkëshortin. Ata theksuan se kishin dyshime fillimisht për një njohje mes gjyqtares së sulmuar dhe agresorit, por thanë se vetëm hetimet e mëtejshme mund ta sqaronin këtë rrethanë. Sipas policisë, gjyqtarja mund të jetë sulmuar për shkak të detyrës dhe kjo është pista kryesore që po hetohet. Policia ka marrë në shqyrtim gjithë dosjet e fundit të saj dhe po tenton të zbulojë vendimet që mund të kenë sjellë sulmin e djeshëm me acid.



    Mishgjoni u shkarkua 2 herë nga KLD, Strasburgu i dha 3 mijë euro dëmshpërblim


    Gjyqtarja Mirela Mishgjoni, e cila u sulmua dje me acid nga një person ende i paidentifikuar, është shkarkuar dy herë nga detyra për shkelje të disiplinës dhe sjellje jo të denjë nga KLD dhe është rikthyer në detyrë nga Gjykata e Lartë, ndërsa për rastin e saj ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe në fund një vendim të Gjykatës së Strasburgut që ka penalizuar shtetin shqiptar për vonesa në gjykim, duke i shkaktuar stres personit dhe i ka dhënë gjyqtares një dëmshpërblim prej 3 mijë eurosh. Për herë të parë në 15 mars të vitit 2002, Këshilli i Lartë i Drejtësisë e shkarkoi gjyqtaren Mishgjoni nën akuzën për “thyerje të rënda të disiplinës”. Gjykata e Lartë nuk pranoi kërkesën e saj për anulimin e vendimit të KLD-së dhe gjyqtarja Mirela Mishgjoni iu drejtua më pas Gjykatës Kushtetuese, e cila dy vjet më vonë, në 2004-ën hodhi poshtë vendimin e KLD-së me argumentin se vendimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ishte i papajtueshëm me Kushtetutën dhe kërkoi dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Çështja e gjyqtares Mishgjoni u rimor në shqyrtim nga KLD-ja në vitin 2008, kur Këshilli i Lartë i Drejtësisë pas rishqyrtimit vendosi sërish shkarkimi i saj. “Shkarkimi i saj është bërë, pasi gjatë hetimeve Inspektorati i KLD-së ka gjetur prova se ajo ka abuzuar me detyrën”, thuhet në vendimin e KLD-së. Pas ankimit, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me argumentin se nuk mund të merrej masë administrative për një shkelje të pretenduar të kryer disa vite më parë, pasi ajo kish humbur aktualitetin, anuluan vendimin e KLD-së. Gjyqtarja u ankua në Strasburg dhe Gjykata Evropiane duke e konsideruar të pajustifikuar kohëzgjatjen e procedimit të saj nga KLD-ja, dhe për shkeljet e konstatuara i dha asaj 2000 euro dëmshpërblim për dëm jopasuror dhe 1000 euro për kostot dhe shpenzimet gjyqësore.

    MAPO

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Vlorë, acid në fytyrë gjyqtares. MD: Do të zbardhim ngjarjen

    Citim Postuar më parë nga maratonomak Lexo Postimin
    nuk mund te themi gje pa ditur dhe nuk mund te krijojme skenare pa ditur gje , por , duke shqyrtuar realitetin ne shqiperi dalim ne perfundimin se kjo mund te jete nje hakmarje , nje vetgjyqesi ose nonje i krisur maniak i cili e ka bere kete akt te shemtuar ;

    organet gjyqesore ne shqiperi jane krejtesisht te koruptuara dhe nuk ka drejtesi por patjketer qe ka vetgjyqesi .

    diku lezova ;

    njeriu me i lig eshte ai qe sillet ashper me te dobetit dhe te drejtet dhe bute me te egerit dhe te liget .

    kshu kam sh drejtora\esha andej nga puna.

    Ktu gjyqtaret kane vene dhjame duke luajtur me pronen dhe fatin e tjetrit.Sdi cte them per rastin ne fjale....por familja ime po ha dynjane nga keta palaco gjyqtare per tokat ne bregdet...ka arrit biles qe gjyqtari te thote 'mjaft keni leriani keto metra tjetrit' dhe ne qe i thame 'kur ti kesh te babait tend fali'......po akoma jemi ne gjyqe.... ca sokolera dhe sashenkera me shok e shoqe na rropen..qe mos i gezofshin.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: Vlorë, acid në fytyrë gjyqtares. MD: Do të zbardhim ngjarjen

    e para, une nuk e di se si ka qene veprimtaria e saj si gjykatese .... e dyta, nqse do te vinim ne peshe nese nje shepulle eshte me e mire se nje liter acid mendoj se shepulla eshte me shume pak e demshme dhe me efikase .... pra ai qe ka perdorur acidin si arme ka bere nje krim dhe si kriminel duhet te denohet .... evropi gopi me varje e vuri ligjin .....
    "They will not control us, We will be victorious"

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Vlorë, acid në fytyrë gjyqtares. MD: Do të zbardhim ngjarjen

    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    e para, une nuk e di se si ka qene veprimtaria e saj si gjykatese .... e dyta, nqse do te vinim ne peshe nese nje shepulle eshte me e mire se nje liter acid mendoj se shepulla eshte me shume pak e demshme dhe me efikase .... pra ai qe ka perdorur acidin si arme ka bere nje krim dhe si kriminel duhet te denohet .... evropi gopi me varje e vuri ligjin .....
    ku u ben pershtypje shpulla atyre mor mesus
    ata lekun e kane per zot, nuk turperohen per gje tjeter
    kur ata nuk dine te gjykojne drejt, athere populli do i gjykoj ata me cdo lloj forme

  8. #8
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Vlorë, acid në fytyrë gjyqtares. MD: Do të zbardhim ngjarjen

    Mire j'a ka bere !
    Cdo gje eshte relative...

  9. #9
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Për: Vlorë, acid në fytyrë gjyqtares. MD: Do të zbardhim ngjarjen

    te njejten gje i paskan bere edhe drejtorit artistik te teatrit bolshoi ne moske...
    paska dale moda tani!
    Vasudhaiva Kutumbakam

  10. #10

    Për: Vlorë, acid në fytyrë gjyqtares. MD: Do të zbardhim ngjarjen

    Citim Postuar më parë nga Prudence Lexo Postimin
    kshu kam sh drejtora\esha andej nga puna.

    Ktu gjyqtaret kane vene dhjame duke luajtur me pronen dhe fatin e tjetrit.Sdi cte them per rastin ne fjale....por familja ime po ha dynjane nga keta palaco gjyqtare per tokat ne bregdet...ka arrit biles qe gjyqtari te thote 'mjaft keni leriani keto metra tjetrit' dhe ne qe i thame 'kur ti kesh te babait tend fali'......po akoma jemi ne gjyqe.... ca sokolera dhe sashenkera me shok e shoqe na rropen..qe mos i gezofshin.
    Shkaktar eshte ligji i famshem 7501!

    Nje shtet i vertete kapitalist e kthen pronen tek i zoti cm per cm. Njerezit kane tapite dhe pse duhet qe ata te zvarriten me dekada per pronen e tyre. Ky ligj ka pjelle mijera konflikte dhe qindra vrasje.

    Aty ku trualli ka qene dhe eshte i lire, aty i duhet njohur prona te zotit, ndersa per pjeset e tjera te perdoret kompensimi ne vlere reale. Njihe pronen o shtet se ajo eshte baza e zhvillimit te shoqerise dhe jo reformat e ashtuquajtura agrare tip sovjetike.

    Ndersa akti ndaj gjyqtares eshte nje akt kriminal dhe shume i ulet, i cili duhet te denohet nga te gjithe qytetaret normale. Mos justifikoni krime te tilla sepse neser ato mund te perbejne nje rrezik me permasa te konsiderueshme dhe mund te behet nje model veprimi.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •