"They will not control us, We will be victorious"
Per fatin e keq te Shqiperise gjyqtaret dhe prokuroret jane kthyer ne nje klan kriminal te paskrupullt !!!
Dobesia dhe pamundesia e shtetit per te luftuar kete fenomen mafioz çon ne vetgjetjen e kesaj lloj gjyqesie. Te gjithe ne qe kemi apo kemi pasur çeshtje prone ne gjykate jemi koshiente se çfare ndodh dhe Prudence e ka shpjeguar mjaft mire me postimin e saj.
Personalisht preferoj te distancohem nga te dyja palet. Por zgjidhja e problemit duhet kerkuar tek sisitemi i drejtesise dhe jo tek "atentatori/et".
Ndoshta eshte nje nga ata momentet e mira per te revolucionuar komplet sisitemin e drejtesise ne Shqiperi duke bere spastrime dhe denime shembullore. Ndoshta per nje periudhe dhjete vjeçare duhet te kemi vetem gjyqytare dhe prokurore te huaj ne sistemi e drejtesise ...
Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!
Po prit a derbardh te perfundojne hetimet e pastaj te flasim. Kjo zonja ne fjale na paskesh qene akuzuar dikur per abuzim me detyren e doli e palagur. Te pakten kete vendim ka dhene drejtesia shqiptare, nese ti beson ne te, si pjese e shtetit shqiptar.
relata refero
Gjyqtaret duhet te kene mbrojtje nga policia prane shtepive.
Nje makine policie duhet te qendronte gjithmone te pallati.
Nuk lihen ashtu gjykatesit pa mbrojtje fare.
Hedhja e acidit eshte bere nga dikush qe eshte demtuar nga vendimi i gjykimit
te saj dhe si mjet presioni per te qeene ajo me e bute dhe liberale ne gjykim.
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
benseven dhe albo.. krejt mendime amerikane disa herë.
Ndryshuar për herë të fundit nga user010 : 20-01-2013 më 02:56
a e ka ne plan ky shtet ***** me ndal vrasjet a si a puna
JO SEKS PARA MARTESE
Sistemi i drejtesise qelbet ere ne kete vend. Mbase zejne mesim gjykatesit e tjere.
Sulmi me acid, arrestohet autori i dyshuar, i dënuar nga gjyqtarja për vjedhje
VLORE - Policia e Vlorës vuri në pranga një 24-vjeçar i cili dyshohet se është autori i sulmit me acid ndaj gjyqtares Mirela Mishgjoni pak ditë më parë në Vlorë.
Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se i riu i arrestuar, Nertil Zotaj, ishte dënuar më parë bashkë me vëllain për vjedhje, nga gjyqtarja Mishgjoni dhe ishte i pakënaqur nga vendimi.
Pasi ka mbaruar dënimin prej 11 muajsh burg dhe ka paguar 150 mijë lekë gjobë, i riu në shenjë hakmarrjeje ka sulmuar me acid gjyqtaren Mishgjoni, teksa kjo e fundit ishte duke dalë nga banesa e saj. Sipas policisë, 24-vjeçari pretendonte se është dënuar me masë më të rëndë dënimi.
NJOFTIMI I POLICISE SE VLORES
“Nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Vlorë ditën e djeshme është është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit: Nertil Janaq Zotaj, vjec 24, banues në Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi më datë 16.01.2013 rreth orës 08:20 të mëngjesit në lagjen 29 Nëntori pranë shkollës “Ali Demi, ka sulmuar shtetasen Mirela Mishgjoni, me detyrë Gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, duke i hedhur në pjesën e fytyrës acid të lëngshëm sanitar të cilin e kishte blerë dy ditë më parë në një dyqan ushqimor.
Ky shtetas ka qenë i arrestuar më parë së bashku me vëllain e tij shtetasin Pauli Zotaj, për “Vjedhje” dhe është gjykuar e dënuar nga Gjyqtarja Mirela Mishgjoni me 11 muaj burg dhe 150.000 lekë gjobë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këtë veprim ky person e ka kryer me pretendimin se është dënuar me një masë dënimi më të rëndë nga ajo që i takon dhe se nuk është liruar në kohë pas vuajtjes së dënimit.
Arrestimi i këtij shtetasi u krye falë një pune hetimore intensive, profesionale dhe të pandërprerë të Strukturave të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë dhe Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Vlorë ku në një kohë rekord janë kryer hetime dhe investigime ndaj gjithë personave dhe grupeve kriminale si dhe janë bërë objekt investigimi të gjitha proceset gjyqësor dhe personat e dënuar nga kjo gjyqtare vitet e fundit.”
NGJARJA
Gjyqtarja Mirela Mishgjoni ka dalë nga pallati ku banonte dhe teksa i është afruar makinës së saj për të shkuar në Gjykatë, është sulmuar nga agresori. Ky i fundit mbante një shishe plastike në dorë, dhe menjëherë i ka hedhur acid gjyqtares në fytyrë dhe në pjesën e kraharorit. E ndërsa autori i krimit është larguar me vrap, Mishgjoni ka kërkuar ndihmë. Ajo është dërguar urgjentisht në spitalin e qytetit të Vlorës, ku ka marrë ndihmë mjekësore.
Sulmi ndaj Mishgjonit ka alarmuar policinë e Vlorës, e cila në bashkëpunim me Prokurorinë punuan intensivisht për zbardhjen e ngjarjes.
Prokuroria hetoi dosjet e fundit, të cilat janë në proces apo janë gjykuar nga Mishgjoni, e cila prej vitesh gjykon çështje penale në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës.
(er.nu/BalkanWeb)
E djegin me acid, Artur Malaj: Ja si e shpëtoi gjyqtaren shitësi i peshkut
Nga: TRENDAFILE VISHA
TIRANE- Sulmi me acid ndaj gjyqtares Mirela Mishgjoni na ka tronditur të gjithëve. Është një akt shumë i rëndë. Policia dhe prokuroria duhet të zbardhin sa më shpejt ngjarjen dhe të venë në pranga autorin e krimit”. Kështu deklaroi dje kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës, Artur Malaj. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Malaj u shpreh se gjyqtarja nuk kishte marrë kërcënime më parë dhe se është sulmuar nga një person i moshës 20-22 vjeç. Sipas kryegjyqtarit, Mishgjoni është në gjendje të mirë shëndetësore, kjo dhe falë ndihmës që ajo mori nga pronari i një dyqani peshku menjëherë pas sulmit me acid.
Z. Malaj çfarë dosjesh kishte në shqyrtim gjyqtarja Mirela Mishgjoni?
Gjyqtarja Mirela Mishgjoni merrej me dosje penale. Bëhet fjalë për vepra të rënda penale si: vrasje, plagosje, grabitje etj. Pra kishte dosje, të cilat asaj i kishin rënë me short, siç edhe procedohet në gjykatë.
Dini gjë nëse gjyqtarja që sot (dje) dogj me acid para pallatit të saj, ishte kërcënuar më parë apo gjatë ditëve të fundit në lidhje me detyrën që bën?
Jo, Mirela nuk ka patur shqetësime në lidhje me punën që bën. Ajo nuk është kërcënuar. Nëse do të kishte probleme të kësaj natyre, apo të ishte kërcënuar, do të merrej në mbrojtje. Ajo është gjyqtare dhe e di vetë si procedohet në raste të tilla.
Ka marrë ndonjë telefonatë të dyshimtë gjyqtarja Mishgjoni para se të dilte nga pallati ku banon për të ardhur në gjykatë?
Jo. Nuk ka marrë telefonatë të tillë.
Mund të na tregoni se çfarë ka ndodhur konkretisht, kur gjyqtarja është përballur me personin që i hodhi acid në fytyrë dhe në trup?
Gjyqtarja në momentin që ka dalë nga pallati i saj është përballur me një person të panjohur, i moshës 20-22 vjeç. Mirela dhe agresori nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë. Gjithçka ka ndodhur në çast. I riu, i cili ka pasur një shishe në dorë i ka hedhur acid në fytyrë dhe në pjesën e kraharorit dhe më pas është larguar me vrap.
Pas ngjarjes e takuat gjyqtaren Mirela Mishgjoni?
Po, shkova në spital dhe e takova. U interesova për gjendjen e saj shëndetësore.
Si paraqitej gjendja e saj?
Normal, ajo ishte e traumatizuar nga ajo që i ndodhi, por më pas e mori veten. Pasdite e mori veten dhe ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Mjekët thanë se ajo nuk është në rrezik për jetën. Pas ekzaminimeve të bëra, rezultoi se fatmirësisht Mirela nuk kishte pësuar dëmtim të retinës së syrit. Mjekët që e asistuan më thanë se gjyqtares i ka dhënë ndihmë pronari i një dyqani peshku.
Si e ndihmoi pronari i dyqanit të peshkut gjyqtaren?
Në momentin që i është hedhur acid në fytyrë, Mirela është futur në një dyqan peshku që ndodhej afër vendit të ngjarjes. Pronari i ka larë fytyrën me ujë të rrjedhshëm. Me atë ka shpëlarë dhe gojën. Kjo ishte gjëja e parë që duhej bërë. Kështu do të vepronin dhe mjekët në raste të tilla. Kjo ndërhyrje ka bërë që gjyqtarja të shmangte pasojat e rënda nga djegia me acid.
Prej sa vitesh punon si gjyqtare Mirela Mishgjoni?
Ajo punon që nga viti 2004.
Gjatë kohës që ju drejtoni Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës, keni konstatuar probleme në lidhje me ecurinë e punës së Mirela Mishgjonit?
Jo, nuk ka pasur probleme. Ajo është shkarkuar para disa vitesh nga KLD dhe më pas është rikthyer sërish në detyrë.
Në shtator të vitit 2011 u vra gjyqtari Skerdilajd Konomi. Ndërsa në qershor të vitit që shkoi ju dhe familja juaj u kërcënuat me jetë për shkak të detyrës. Cili është apeli juaj?
Duhet që policia dhe prokuroria të zbardhin sa më shpejt ngjarjen dhe të vihet në pranga autori i krimit.
Gjykatësja u shkarkua nga puna për shkelje, gjykata e riktheu në 2009
Gjykatësja e Vlorës, Mirela Mishgjoni ka patur një përballje të fortë me drejtësisnë shqiptare. Sorollatjet që pati në dyert e gjyqësorit ku kishte shërbyer për vite të tëra, i vlejtën, për shkak se rifitoi sërish vendin e saj të punës, edhe pse ishte shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për shkelje të rënda në detyrë. Mishgjoni trokiti deri në gjykatën e Strasburgut, ku atje fitoi të drejtën për të marrë pagën e saj sipas ligjit. Mirela Mishgjoni nga Vlora, është caktuar gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Vlorë në vitin 1996. Në dhjetor të vitit 2001 kundër saj u hap një proces disiplinor nga inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD).
Mbi bazën e rezultateve të këtij procesi, prokurorisë iu kërkua të hapte një proces penal kundër ankueses. Hetimi filloi më 12 janar 2002 dhe çoi në pezullimin e ankueses nga puna po të njëjtën ditë. Në prill 2002, prokuroria e ndaloi hetimin penal për shkak të mungesës së provave. Pavarësisht kësaj, me 15 korrik 2002 KLD-ja e shkarkon nga detyra Mishgjonin, për shkelje flagrante të disiplinës profesionale, në një kohë që ishte me raport mjekësor. Pas shumë ecejakesh, Mishgjoni me 28 dhjetor 2004, i dërgon një kërkesë KLD-së për rishqyrtim çështjeje. Ajo kërkon që KLD-ja të trajtojë sërish çështjen e saj në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Por, KLD e shkakron nga detyra për shkelje flagrante që diskreditojnë seriozisht pozicionin dhe imazhin e një gjyqtari. Ajo e apelon vendimin e KLDsë e Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit vendos ta rikthejë në detyrë gjykatësen, e cila rinisi punën me 27 shkurt 2009.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt