Close
Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 129
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: PD, Ramës: Sqaro shqiptarët për pallatin 5 katësh të Linda Bashës

    E more Albo tani po thojn qe shqipetaret nuk kan para,po vujn per atdhe shqipetaret e diaspores,ku flet fakti nuk flet Rifati thot populli,diaspora sjeell para,per tu pasuruar ata dhe pastaj shofim pallate te tilla,eshte mbushur qesja dikund duhet te letohet,,,,,,

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: PD, Ramës: Sqaro shqiptarët për pallatin 5 katësh të Linda Bashës

    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Çfare thonin ne autobuz per tipat qe po benin presion te fuqishem ??? Nuk kishin emra ???
    po ja si ta them une ..... e di si eshte puna .... eja neser rreth ore 8:00 dhe merr autobuzin e unazes dhe do te degjosh emra qe ndoshta edhe ti mund ti kishe ne mendje ...
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: PD, Ramës: Sqaro shqiptarët për pallatin 5 katësh të Linda Bashës

    Ndoshta nuk eshte ide e keqe ta sjellim Stiven Segallin sikur ne filmin e fundit,,,

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: PD, Ramës: Sqaro shqiptarët për pallatin 5 katësh të Linda Bashës

    Qka mendon per kete ALBO,,,,

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: PD, Ramës: Sqaro shqiptarët për pallatin 5 katësh të Linda Bashës

    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Por edhe shume romantike dhe e veçante.


    Jo te gjithe burrat jane ne gjendje t'i bejne pallate dhurate grave te tyre ...
    Po ede Krasi ka ba pallate por ne fund e la lekuren .......

  6. #66
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: PD, Ramës: Sqaro shqiptarët për pallatin 5 katësh të Linda Bashës

    Linda Rama: Ja e vërteta e pallatit 5-katësh dhe 100 mln që akuzohem nga PD
    Linda Rama: Ja e vërteta e pallatit 5-katësh dhe 100 mln që akuzohem nga PDTIRANË- “Akuzat ndaj meje nga PD? E di si jam ndier? Sikur isha duke ecur në rrugë dhe dikush më bëri agresion verbal. Nuk më ka ndodhur asnjëherë deri më sot”. Kështu ka reaguar për herë të parë ndaj akuzave për 100 milionëve lekë të padeklaruara të bëra në emër të saj nga selia blu, Linda Rama, bashkëshortja e kryetarit të opozitës, z. Edi Rama.

    Gjatë emisionit “Top Story” të Sokol Ballës, bashkëshortja e Ramës tha se ditën që u njoh për herë të parë me akuzat ishte duke ndjekur online konferencën në Twitter të Edi Ramës. Madje Linda Rama theksoi se ishte skeptike për komunikimin në Twitter të Ramës.

    “Atë ditë, ishte ditë e diel. Isha duke ndjekur në faqe online konferencën e Edit në Twitter. Kam qenë pjesë e atyre njerëzve skeptikë për konferecën e Edit, online, por megjithë skepticizmin e madh, Edi vijoi dhe nuk i mori parasysh skeptikët, përfshirë dhe mua, dhe vijoi ta bënte këtë mjet komunikimi, thotë që Twitteri është të jesh në kontakt direkt me njerëzit pa ndërhyrje dhe pa kosto.
    Unë isha duke ndjekur Edin, kur shumë njerëz dhe qytetarë i bënin pyetje njëkohësisht dhe Edi u përgjigjej atyre pyetjeve dhe kjo ishte një risi shumë e madhe. Unë kam qenë duke ndjekur konferencën për shtyp në një faqe online, kur papritur u shfaq një deklaratë ku përmendej emri im”.

    Linda Rama vë në dukje se u ndje e dhunuar nga këto akuza.
    “ Isha tamam si një njeri që ishte duke ecur dhe papritur i hidhet para fytyrës një lumë fjalësh të papërshtatshme. E kuptova më pas që ishin të pavërteta dhe u ndjeva e dhunuar nga të pavërtetat që thuheshin në faqen online. Më pas prita të kuptoja se kush ishin të pavërtetat që thuheshin për mua”.

    Pyetjes se përse reaguan me vonesë, Linda Rama tha se iu desh kohë të kuptonte se përse bënin fjalë akuzat.
    “Unë nuk e di se cfarë mase keni ju në media për kohën, por doja të kuptoja kush ishin thelbi i atyre që thuheshin. Ose media nuk po i transmetonte në mënyrën e duhur. Kur akuzat u bënë fare të qarta, prita që dikush tjetër ta merrte, të shkonte më përtej nga palët, ose nga akuza që bëhej në mënyrë të drejtpërdrejtë. Mora dhe kohën e nevojshme për kohën dhe në një moment të caktuar mora vesh që të kem një komunikim të drejtpërdrejt më publikun, qoftë media dhe ndonjë tjetër nuk bëri një hap në këtë drejtim”.

    Kurse interesit se përse ndodhin këto sulme nga kampi blu ndaj emrit të saj, bashkëshortja e Ramës theksoi se akuzat janë pjesë e goditjeve të radhës që i janë bërë anëtarëve të familjes Rama.
    “Edi është kryetar i opozitës prej vitit 2005, ndërsa unë gruaja e Edit prej vitit 2010. Sa kohë që Edi ishte në këtë detyrë, shqiptarët e dinë që nuk ka mbetur njeri ndër të vdekurit e të gjallët e familjes Rama pa u përmendur. Gjyshërit e Edit janë goditur, goditje ndaj të ndjerit, Kristaq Rama, ndaj nënës, Anetës, ish-gruas së Edit, kushërinjve. Nuk është vetëm familja Rama që është ballafaquar me opozitën, që nuk ka rënë pre e pritës së shpifjeve. Dhe unë personalisht them se ky është një fenoment tepër i dëmshëm për shoqërinë, nga e cila shoqëria shqiptare duhet një orë e më përpara të heqë dorë. Është një fenomen që po i merr shumë energji shoqërisë shqiptare”.

    “Unë nuk i përcaktoj se fajet e kujt janë. Unë mora si rast se ky rasti im nuk është precedenti i parë. Unë jam e fundit që kam hyrë në familjen Rama. Bëhet për një shkak, Edi Rama është në politikë, bën opozitë dhe ka shfaqur ambicien për kryeministër”.

    Linda Rama vë në dukje se akuzat janë të dëmshme, jo vetëm për të, por edhe ata që i dëgjojnë.
    “Nuk është e rëndësishme sesi ndjehem unë, por sesi ndjehen njerëzit kur i shohin këto reagime në rrjete sociale. Është një detyrë shumë e rëndësishme për të shprehur në mënyrë të vetëpërmbajtje kur bëhet fjalë për këto mjete të komunikimit publik. Shqiptarët investojnë cdo ditë për edukimin e fëmijëve. Rinia është përdoruesi i rrjeteve sociale dhe ky është një element jo i duhur përballë këtyre përdoruesve”.

    Akuzat sipas saj bëhen dhe për qëllimin që të tërhiqet vëmendja nga problemet që ka në vend.
    “Bëhen se unë jam gruaja e Edi Ramës dhe sepse duhet patjetër që njerëzit të kenë mundësi që në vend që të merren me ato që i shqetësojnë cdo ditë, kjo bëhet që njerëzit të tërhiqen në një rrethanë ku ata të merren me këtë lloj ideje”.

    RAMA: NUK KAM MARRE ASNJE LEK BORXH
    Në lidhje me akuzat për marrjen e një huaje prej100 milionë lekësh nga një person anonim, zonja Rama tha se “Dua ta them qartë dhe prerë që mos lemë ekuivoke që unë në jetën time nuk kam marrë asnjëherë asnjë para borxh. Nuk kam marrë jo 100 milionë lekë borxh, por asnjë lek borxh. Unë në deklaratën e pasurisë kam shkruar se nga kursimet e mija i kam dhënë 70 mijë euro hua pa interes dhe këtë jam kam dhënë motrës sime.”
    "Te ardhurat e mia jane 6.5 milione leke ne vit. Nuk dua te futem ne 500 mije lek me pak apo me shume, por keto jane te ardhurat e mia personale. Pervec kursimeve, kemi dhe te ardhura nga libri "Kurban" i Rames", shtoi me tej Linda Rama.

    LINDA RAMA: NUK KAM BASHKËPUNUAR ME KOSTA BAJRABEN
    Bashkëshortja e kreut të opozitës iu përgjigj Partisë Demokratike në lidhje me bashkëpunimet e saj më Kosta Bajrabën. Linda Rama mohoi të ketë punuar me zotin Bajraba, duke kujtuar se i vetmi projekt ku kanë qenë bashkëpunëtorë është përgatitja e raportit të Zhvillimit Njerëzor në vitin 2002, për të cilin siç tha ajo kanë punuar edhe ekspertë që sot janë në postet kryesore të qeverisë. Linda Rama e cilësoi të paarsyeshme që bashkëpunëtorët e Kosta Bajrabës të shikohen si persona që duhen sulmuar.

    “Merren emra, fjalë, ngjarje të cilat kokolepsen me njëra-tjetrën. Fillojnë krijohen edhe fjali për fitime, bashkëpunime dhe e gjithë kjo bëhet pjesë për të tërhequr njerëzit në një rrugë gjykimi, e cila është e çoroditur dhe e imponuar për të shkuar në një drejtim të caktuar. Nuk kam bashkëpunuar me Kosta Bajrabën për asnjë projekt. Sigurisht që e njoh, si një ekspert të çështjeve sociale dhe si një njeri të angazhuar në mësimdhënie.”- u shpreh zonja Rama.

    PALLATI, ESHTE GODINË BANIMI, LEJA E NDERTIMIT SIPAS LIGJIT
    Bashkëshortja e kryesocialistit hodhi poshtë çdo akuzë të demokratëve në lidhje me godinën e ndërtuar në rrugën “Qamil Guranjaku”, duke theksuar se ajo godinë është ngritur mbi truallin e gjyshit të saj nga xhaxhai dhe vëllai i saj.

    Zonja Rama nënvizoi se nuk ka asnjë përfitim nga ajo ndërtesë, që siç tha ajo, është vetëm një banesë 2 katëshe me një papafingo ku jetojnë familja e vëllait dhe xhaxhait të saj.

    “Unë jam akuzuar për çështje të cilat janë lehtësisht të verifikueshme. Ky ndërtim është bërë për të jetuar dy familje, janë dy kate banesë dhe një papafingo. Janë familja e xhaxhit dhe vëllait tim, që e trashëgoi këtë banesë nga babai. Kjo banesë nuk është bërë për arsye shitjeje apo arsye fitimi. Kjo është bërë një banesë për të jetuar. Unë nuk kam asnjë lloj fitimi. Këtë nuk e kam vendosur unë. Ky është truall i gjyshit tim. Këtë e kane vendosur hallat e mija, për të ruajtur mbiemrin Basha dhe në nder të gjyshit dhe babagjyshit tim.”- u shpreh Linda Rama.

    Sipas zonjës Rama, pronarët e ndërtesës, xhaxhai dhe vëllai i saj, kanë ndjekur të gjitha procedurat ligjore për të marrë lejen e ndërtimit për godinën ku banojnë.
    “Nuk kam patur asnjë kontakt për arsye pune me Edi Ramën dhe nuk i kam kërkuar asgjë Edi Ramës për leje ndërtimi. Xhaxhai dhe vëllai im kanë ndjekur të gjitha procedurat ligjore për të marrë atë leje ndërtimi. Kam financuar zero lek në atë godinë”- u shpreh ajo.

    E pyetur sesa para ka shpenzuar për godinën, bashkëshortja e Edi Ramës u përgjigj “kam financuar zero lek për godinën”

    Ndërsa pyetjes se kush është firma që ndërtoi godinën, Linda Rama theksoi se “Nuk e di atë firmë, e ka zgjedhur xhaxhai, ose vëllai. Unë insistoj në atë që thashë”.

    THIRRJE BERISHES
    Linda Rama i bëri thirrje kryeministrit Berisha të mos vijojë me akuza ndaj saj dhe njerëzve që kanë fituar para me djersë.
    “Kryeministri të mos abuzojë me asnjë qytetar të Republikës së së Shqipërisë, dhe kur këta qyteraë janë familjarë të kundërshtarit politik. Shqiptarët kanë ndërtuar ato shtëpi me para emigracioni që vetëm emigrantët dinë t’i bëjnë plot sakrifica e sfida, djersë e sakrificash të mëdha, ashtu sic ka ndodhur dhe me familjarët e mi. Vëllai im ka punuar 12 vjet në emigracion. Janë para gjaku sic i themi ne tironcit”

    (d.b/er.nu/BalkanWeb)


    Une jam i gezuar dhe besoj se dhe tjeret jane te gezuar , me ne fund Edi me shtepi. Na vinte keq kur shikonim Edin me vetem 3 milion ne banke. i pastrehe.. Gati gati qaja nga realiteti i ashper ku jetonin ata. Madje nje miku im qau kur mori vesh ne fillim.. E ngushelloja ate duke i thene :- Degjo mik. Lart eshte dikush qe shikon... Oh, sa keq na vinte, ja qanim halllin. Sa me dhimbsej Edi me nusen ne kushte te veshtira varferie. Por papritur dikush lart mendoi dhe hodhi nga qielli shume para . Moren 100 milion, ndertuan pallate dhe kane projekt te ndertojne shtepi ne dajt .Tashme Edi dhe nusja jane te lumtur.. Une dhe te tjeret jemi te lumtur se ata jane te lumtur, te pasur, cift te "ndershem" ," te paster", te sinqerte". Mikut tim te ndjeshem iu rikthye buzeqeshja dhe me tha- Kishte te drejte ,por pse ai lart nuk mendon per te gjithe ? Degjo miku im - Djalli mendon per djajte qe bejne pakt. Noellag


    Neser do kete nje reagim te fuqishem
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 17-01-2013 më 19:12
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1

    Për: PD, Ramës: Sqaro shqiptarët për pallatin 5 katësh të Linda Bashës

    S'te pelqeu ty djalosh?

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: PD, Ramës: Sqaro shqiptarët për pallatin 5 katësh të Linda Bashës

    me keto shfaqje teatrale per gjoja 1 pallat i bere nga edi rama po fshihen te vertetat;te gjithe politikanet shqiptare sidomos ata te opozites po fshehin leket ne bankat mafioze te zvicres

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325

    Për: PD, Ramës: Sqaro shqiptarët për pallatin 5 katësh të Linda Bashës

    sot ne autobuzin e laprakes ,degjova qe jam me i pasuri ne bote

    mhb grash neper forume
    Ndryshuar për herë të fundit nga mardo : 17-01-2013 më 23:44

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325

    Për: PD, Ramës: Sqaro shqiptarët për pallatin 5 katësh të Linda Bashës

    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    sot ne autobus degjova se sapo eshte bere nje denoncim ne Prokurori nga ana e Bashkise Tirane per pallatin e Lindes presione te fuqishme kane vene ne veshtiresi Llallen per te bllokuar me tej hetimin ....

    sot ne autobuzin e laprakes ,degjova qe jam me i pasuri ne bote

    mhb grash neper forume e mhb katunaresh neper autobuze

Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •