Partia Demokratike prezantoi sot para publikut një pallat 5 katësh, për të cilin tha se është në pronësi të bashkëshortes së kreut të PS-së, Edi Rama.
Në një deklaratë për media, zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi i kërkoi kreut socialist që të jepte shpjegime para shqiptarëve për pallatin 5-katësh të bashkëshortes së tij, Linda Basha, që sipas saj, u ka zënë diellin banorëve të zonës.
Pallati, i ndodhur në territorin e njësisë Nr. 2 në kryeqytet, sipas PD-së është ndërtuar gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës bashkëshorti i Linda Bashes, zoti Edi Rama.
PD kerkoi nga Edi Rama pergjigje per te gjitha keto pyetje.
1- Cili është historiku i vërtetë i këtij pallati?
2 – Si u kthye sheshi mes pallateve ku luajnë fëmijët dhe që siguronte largësinë e duhur mes ndërtesave në truall për ndërtimin e pallatit të Linda Bashës?
3- A është përvetësuar ndonjë metër tokë shtetërore në rastin e pallatit të bashkeshortes suaj?
2- Sa leje ndërtimi keni lëshuar për pallatin e gruas suaj dhe a keni qenë në konflikt interesi kur ju keni firmosur si kryetar Bashkie lejen e ndërtimit apo të shfrytëzimit për këtë pallat?
4- A janë respektuar kushtet ligjore urbanistike në lëshimin e lejes së ndërtimit dhe ndërtimin e këtij pallati?
5- Cilët janë investitorët dhe pronarët e këtij pallati dhe me çfarë parash është ndërtuar ai?
6- A është ky pallat pajë për ju z. Rama dhe në rast se po, sa është pjesa që ju dhe bashkëshortja juaj keni marrë si pajë?
7 - A ka lidhje ky pallat me qindra milionë lekë që lëvizin kesh në formë huaje pa interes nëpër duart tuaja dhe të bashkëshortes tënde?
Më herët gjatë ditës,Ppartia Demokratike, dega Tiranë njoftoi për protestën e disa banorëve të zonës, të cilët kanë kërkuar kthimin në identitet të truallit që ka zaptuar Linda Basha.
Burimi: Panorama
Krijoni Kontakt