Nga te kater peshkopet e lindur ne Shqiperi, vetem Hiresia e Tij Joani i Korces mund te permbushte detyrat e Kryepeshkopit. Te kater jane nxenes te Kryepeshkopit Anatas i cili i ka mbeshtetur si ne formimin e tyre theologjik edhe ne detyrat e shumta te peshkopit, qe variojne sa ne ndihmen shpirterore edhe ne ate administrative. Hiresia e Tij Joan ka jo vetem formimin e duhur theologjik, por ka edhe eksperiencen 20 vjecare ne sherbim te nje prej dioqezave me te medha orthodhokse ne vend, ate te Korces. Kur e kane pyetur Hiresine e Tij Joan ne disa intervista dhene ne media nese ai do te mund te behej Kryepeshkop ne te ardhmen, ai ka thene shkurt e qarte se sa e madhe eshte barra qe mban mbi supe Kryepeshkopi Anastas, dhe eshte dicka qe jo kushdo e ben dot ate pune dhe aq mire sa e ka bere ai ne keto 20 vjet. Tre peshkopet e tjere jane shume te rinj ne moshe dhe nuk kane patur ate eksperience ne administrimin shpirteror dhe lokal te nje dioqeze qe ka patur Hiresia Joan. Ajo qe eshte interesante eshte se te pakten 3 nga keta 4 peshkope, vijne nga familje me tradite muslimane. Sot jane shtylla te Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise.A mundet ndonje vendas te beje punene qe Anastasi po ben ne kishen Orthodhokse?
Kur them vendas , jam duke thene qe te jete lindur dhe rritur ne Shqiperi.
Nga peshkopet aktuale ne Sinod, Hiresia e Tij Ignati i Beratit eshte personi me i pershtatshem per te permbushur detyrat e Kryepeshkopit. Ai ishte murg ne Malin e Shenjte dhe Kryepeshkopi Anastas e thirri qe te sherbente ne Shqiperi, pikerisht se ishte arvanitas e fliste shqip. Hiresia e Tij Ignati eshte i madh ne moshe dhe shume i respektuar nga besimtaret e dioqezes se Beratit.
Mund te mesosh me shume per Sinodin e Shenjte duke lexuar temat me poshte:
http://www.forumishqiptar.com/showth...OASH&p=3350726
http://www.forumishqiptar.com/thread...t-Joan-Pelushi
Nje nga arsyet perse Kryepeshkopi Anastas ka qene i suksesshem ne Shqiperi dhe e ka ndihmuar jashte mase KOASH, eshte statusi i tij i nderuar ne mbare boten e Krishtere. Ai ka perdorur te gjitha kontaktet, miqte, organizatat e krishtera me te cilat ai mban lidhje ne bote, per te ndihmuar ate ne rindertimin e KOASH. Asnje nga anetaret aktuale te Sinodit te Shenjte nuk gezon ate status nderi qe Kryepeshkopi Anastas gezon ne bote. Por ajo qe eshte e sigurt, Kryepeshkopi i ardhshem i KOASH do ta kete shume here me te lehte se c'e pati Kryepeshkopi Anastas ne 1991.
Per aq kohe sa do te kete besimtare orthodhokse shqiptare qe do te luten per Kishen dhe sherbetoret e Perendise qe sherbejne ne ate Kishe, Perendia nuk ka per te na braktisur, por ka per te na bekuar akoma edhe me shume se cfare na ka bekuar. Prandaj lutuni per Kishen, lutuni per Fortlumturine e Tij Anastas, lutuni per gjithe peshkopet e Sinodit, gjithe prifterinjte, e deri tek ata besimtaret e thjeshte qe hyjne ne Kishe me frike e besim Perendie.
Albo
Krijoni Kontakt