
Postuar mė parė nga
I KTHYERI
Intelektualė korēarė, reagim pėr Censusin
Publikuar mė 27.12.2012 | 17:12
Qėllimi i kėtij shkrimi, nuk ka tė bėjė me parashtrimin e argumentave, se sa mjerisht qesharake janė pėrfundimet e Censusit tė fundit, nė lidhje me pėrqindjen qė i korrespondon sipas tij komunitetit Orthodhoks nė Shqipėri sot nė vitin 2012; pasi thjesht e vetėm po tė kemi parasysh regjistrimet e viteve tridhjetė dhe atyre tė viteve pesėdhjetė, tė shekulli tė kaluar, po tė kemi parasysh pėrqindjen e Orthodhoksėve sot qoftė dhe nė qarkun e Korēės, tė cilėt e kalojnė shifrėn e njėqind e tridhjetė mijėve, dhe ky qark nuk ka numrin mė tė madh tė orthodhoksėve nė Shqipėri, kuptohet se sa pa bazė janė tė dhėnat e nxjerra nga ky Census, pėr tė cilat pritėm kaq gjatė, dhe ata qė e organizuan u pėrpoqėn tė tregojnė “se u angazhuan” aq shumė, sa natyrshėm tė vjen ndėrmend shprehja e goditur popullore nė kėtė rast “U mbars mali dhe polli njė mi, kur tė gjithė prisnin qė tė lindte njė qytet”.
Ajo qė ne kėtė herė duam tė bėjmė tė ditur nėpėrmjet kėtij shkrimi, ėshtė tė denoncojmė kėtė fushatė tė re me maska tė vjetra, tė shpifjeve, denigrimeve, goditjeve dhe fyerjeve qė sot po i bėhen institucionit tė Kishės sonė Orthodhokse dhe pėrfaqėsuesit dhe simbolit tė saj sot nė Shqipėri Fortlumturisė sė Tij Kryepiskopit Anastas. Nė thelb asgjė nuk ka ndryshuar, pėr kėtė mjafton ti hedhėsh njė sy shtypit, hija e mekanizmit tė hershėm, tė dikurshėm shfaqet pėrsėri dhe pėrpiqet tė irritojė turmat dhe tė bėjė pėr vete ndėrgjegjet e tronditura. Shpesh ky mekanizėm i tillė, i ndryshkur ndihmohet nga aleatėt e hershėm dhe nga aleatėt e rinj nė emėr tė ēorbės sė vjetėr. Gjithēka ėshtė e kuptueshme, gjithēka dihet dhe bile ka qenė dhe e pritshme, tė paktėn pėr intelektualėt orthodhoksė, tė cilėt mė shumė se kurrė janė krenarė qė bėjnė pjesė nė njė religjion qė nė shekuj ka ditur tė krijojė dhe tė ruajė pa i manipuluar vlerat mė tė mira shpirtėrore dhe materiale qė ka dhe paraqet sot kombi ynė, pa bėrė asnjė kompromis dhe pa bashkėpunuar asnjėherė historikisht me asnjė forcė pushtuese, administrative apo politike. Nė kėtė kontekst edhe sot, ne qėndrojmė pėrkrah institucionit tė Sinodhit tė Shenjtė tė Kishės Orthodhokse dhe Kryepiskopit Anastas, nė kėtė denoncim qė ata ju bėjnė manipulimeve tė kėtij regjistrimi, tė cilat synojnė tė kthejnė nė minoritet, grupimin religjionar mė tė vjetėr dhe me mė shumė kontribute nė vend. Ėshtė detyra e kreut tė Kishės sonė qė nė emrin tonė, tė tė gjithė ne orthodhoksėve qė e duam dhe e pėrkrahim, dhe ne jemi tė paktėn 1\4 sot e popullatės vendase, tė denoncojė publikisht shtrembėrimet e qėllimshme, tė cilat shpesh bėhen shkaku kryesor i prishjeve tė ekuilibrave tė brendshėm. E ēuditshme dhe e dėnueshme do tė ishte pėr ēdo orthodhoks tė ndėrgjegjshėm, sikur institucioni i Kishės Orthodhokse do ta anashkalonte, dhe nuk do ta merrte seriozisht, qoftė edhe pėr trashėsinė e saj, kėtė shaka pa kripė tė politikave tė sforcuara, pasi Kisha e Krishterė parim tė pėrhershėm tė saj ka tė vėrtetėn, trumbetimin dhe mbrojtjen e saj. Kjo ėshtė arsyeja pse njė episkopi orthodhoks i kujtohet gjithmonė gjatė gjithė kohės bile edhe nė momentin e “Meshės Hyjnore”, se duhet tė jetė shpjegues i drejtė i sė vėrtetės, dhe vetėm nėse ėshtė i tillė ai mbetet gjithmonė episkop orthodhoks, nė rastet e tjera mund tė jetė gjithēka, njė politikan i mirė, njė diplomat i mirė, njė punonjės social, njė bashkėpunėtor i mirė, por jo pėrfaqėsuesi i popullit para Zotit tė drejtė dhe tė plotfuqishėm. Dhe kryepiskopi ynė Anastas, ėshtė njė udhėheqės shpirtėror i sprovuar, i menēur dhe ēka ėshtė mė e rėndėsishmja, me shumė kontribute nė vendin tonė.
Kėshtu e shohim ne intelektualėt korēarė orthodhoksė dhe jo vetėm orthodhoksė, kėtė figurė tė respektuar, i cili ka rritur dukshėm dinjitetin e orthodhoksit shqiptar jo vetėm nė Shqipėri, por edhe jashtė saj, por, kjo ėshtė njė temė e gjatė, sė cilės ne i jemi referuar pėr mėse njėzet vjet, kur si rezultat i paragjykimit vetėm pėr shkak tė pėrkatėsisė etnike, personi i nderuar i Fortlumturisė sė tij pėrgojohej nga gojė tė pista dhe ndėrgjegje tė pėrēudnuara. Si rezultat i kėsaj lufte aspak tė “shenjtė” kundėr tij, pra kundėr Orthodhoksisė, Kryepiskopi Anastas ėshtė figura mė e monitoruar, nga shtypi dashakeq dhe tendencioz, i cili ėshtė i tillė sė pari me atė qė ai pėrfaqėson, pra me besimin e pastėr Orthodhoks. Por si ēdo e keqe qė e ka njė tė mirė, dhe kjo gjė ka patur tė mirėn e vet, pasi nga e gjithė kjo, ėshtė publikuar dhe ėshtė bėrė botėrisht i ditur i gjithė kontributi i tij, predispozicionet e tij, si dhe pėrkrahja qė ai ka prej tė gjitha forcave progresiste nė kėtė vend. Fatmirėsisht njerėzit dhe politikanėt e menēur e kanė nderuar Kryepiskopin pėr atė qė ai mbart dhe pėrfaqėson; duke nderuar atė, ne si shqiptarė kemi nderuar veten tonė, pasi nderimi pėr vlerėn dhe mirėbėrjen ėshtė mirėnjohje, dhe mirėnjohja ėshtė veti e qytetėrimit. Kur kjo mungon, ose mė keq akoma kur indiferenca i le vendin deformimit dhe shpifjes, atėherė ata qė e bėjnė kėtė, nuk bėjnė ndonjė gjė tė madhe vetėm se vetė demaskohen dhe koha e ka treguar kėtė gjė.
Shoqėria europiane ku ne shpresojmė tė aderojmė ka patur dhe ka dy shtylla kryesore, ku ka mbėshtetur tabanin, prej tė cilit nė shekuj ka krijuar vlerat e pakontestueshme qė mbart, qytetėrimin antik dhe krishterimin. Pėr tė ruajtur kėto vlera Europa ka luftuar nė shekuj, pėr kėto vlera luftuan dhe humanistėt shqiptarė, si pjesė integrale e Europės, pėr kėto vlera luftoi populli shqiptar dhe heroi ynė kombėtar Gjergj Kastrioti, bėmat e tė cilit, e kėtij atleti tė Krishtėrimit, u pėrkthyhen gjatė shekujve XV – XVI – pothuajse nė tė gjitha gjuhėt e Europės dhe frymėzuan luftėtarėt europianė, tė cilėt u sakrifikuan pėr mbrojtjen e themeleve tė Europės plakė nga agresioni i jashtėm, pėr mbrojtjen e kėtyre dy shtyllave. Pra edhe populli ynė pavarėsisht gjendjes sė sotme, ėshtė krenar qė ka kontribuar nė mbrojtjen e kėtyre vlerave. Tharmi i kėtij kombi nuk mund tė ndryshojė me ndėrhyrje tė jashtme aparetive, tė cilat inkursionet e huaja janė pėrpjekur t’ja lenė si shenjė zhbėrjeje dhe tjetėrsimi. Edhe Kryepiskopi ynė Anastas, kryqėzohet nė mėnyrė tė vazhdueshme pasi e ngre zėrin dhe punon nė emėr tė kėtyre vlerave, prandaj edhe titullin e e lartė tė akorduar nga shteti shqiptar qė lidhet me emrin e Gjergj Kastriotit, Skėnderbeut, e meriton mė shumė se ēdo njeri tjetėr, qoftė edhe pėr faktin e asaj qė ai pėrfaqėson, pėrveē sa ka bėrė. Gjithēka dihet, gjithēka kuptohet, pavarėsisht qė shpesh nuk ja vlen barra qiranė tė merresh me dashakeqėsinė, se humbet kohėn kot. Por nė momente tė caktuara ėshtė e nevojshme qė gjėrat tė thuhen ashtu siē janė, pasi e drejta dhe e vėrteta janė nė vetvete tė patjetėrsueshme dhe koha gjithmonė i evidenton.
Shpesh manipulimet, denigrimet dhe kundėrvėniet kanė qenė dhe janė aq tė trasha sa fyejnė bile edhe inteligjencėn mė mediokre, prandaj ėshtė detyrė e ēdo institucioni, forumi, medie dhe ēdo intelektuali qė ti denoncojė dhe ti publikojė ato me forcė. Ja pse ne intelektualėt orthodhoksė korēarė gjejmė mundėsinė dhe falėnderojmė institucionin e Kishės dhe kreun e saj, pėr ngritjen e zėrit, kundėr njė manipulimi kaq fyes pėr ne, pėr vetė qėllimet qė ai mbart nė vetvete.
Vasil Tushi Pedagog
Vasillaq Kolaci Mėsues
Arben Gjata Pedagog
Petrika Tanushi Ekonomist
Spiro Gjanēi Pedagog
Dhimitri Kondakēi Inxhinier
Ylli Trajēe Aktor
Vangjush Dishnica Mėsues
Dhionis Kotmilo Ekonomist
Vangjush Nikolicari Mėsues
Niko Face Mėsues
Artan Loci Ekonomist
Thoma Piluri Mjek
Vangjush Themeli Mėsues
Grigor Mulla Mėsues
Reitano Galica Mjek
Migena Shamblli Mėsues
Vangjush Themeli Mėsues
Vangjush Kotti Biznesmen
Thimaq Lapi Ekonomist
Sotiraq Dojēe Inxhinier
Sotiraq Simaku Biznesmen
Ernesti Golka Ekonomist
Maksim Lubonja Mjek
Themistokli Bambulla Theolog
Smaragda Kovaēi Mėsuese
Milla Lubonja Ekonomiste
Aurora Simaku Juriste
Gjergji Trebicka Biznesmen
Vangjush Simaku Mėsues
Dhe shumė tė tjerė qė pėr arsye vendi nuk i kemi shkruar emrat.
Krijoni Kontakt