Close
Faqja 20 prej 34 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 333
  1. #191
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anėtarėsuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    O albo ja fut ndonjė herė kot fare ti mė duket! Ēa histori e errėt ishte 1940 mor qė nuk tė punon truri fare ndonjė herė! Histori e zezė ishte pėr popullin qė ishte pa bukė dhe nė nivel afėr me Afrikėn???

    Pėrse gjyshi tim bujk qė nuk ka luftuar kundėr grekut, por pėrkundrazi nė fshatin e tij grekėt puntorė/rob tė kapur nga italiani hėngrėn bukė.

    Lexo biografitė e ushtarėve grek, nuk flasin pėr ndonjė histori tė zezė, veē pėr njė popull tė mjeruar. Ēa ka bėrė qeveria e asaj kohe apo grupe tė caktuara nuk janė gjėra pėr tė cilat i gjithė populli i thjeshtė duhet tė ketė turp.. na qelbe me kėto kasetat greke dhe kėto ekzagjerime!

    1940 mbase ėshtė histori e zezė pėr persona tė caktuar por jo pėr popullin e thjeshtė

  2. #192
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Thorolld ON
    Postime
    224
    Bravo filo greket e hell-assit me keto lajme te reme per panik, bukur po e luani, vetem vazhdoni dhe kruhuni me camet kan per tju a bere ashtu si greku ua beri atyre.
    Se mos ka qene ky anesti i forumit dhenesi i lajmit te reme

  3. #193
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Ligji i luftės, si mbahen bllokuar pasuritė e ēamėve nė Greqi

    Mė shumė se njė ligj lufte, ai qė Greqia e mban ende nė fuqi pėr Shqipėrinė ėshtė njė ligj sekuestrimi. Pėr shkaqe tashmė tė njohura, mė 28 tetor, Italia i shpalli luftė Greqisė dhe sulmoi territorin e kėsaj tė fundit nėpėrmjet territorit tė aneksuar shqiptar. Nė kėtė moment filloi edhe lufta e quajtur si italo-greke. Menjėherė pas fillimit tė luftės, nė Greqi u vendos gjendja e luftės me Italinė dhe Shqipėrinė. Gazeta “Kombėtare” ka zbardhur tė ashtuquajturin ligj tė luftės, pėrmes sė cilit mbahen tė bllokuara tė gjitha pasuritė e ēamėve. Dekreti mbretėror i datės 10 nėntor 1940 ka hyrė nė fuqi pas botimit nė Gazetėn Zyrtare greke tė vitit 1940 (fashikulli A, faqja 379 e mė pas) me pėrmbajtjen e mėposhtme:
    “Italia me dominomet, territoret perandorake me kolonitė e saj dhe Shqipėria pėrcaktohen armike nė kuptimin e ligjit 2636 pėr veprimet juridike tė armiqve dhe sekuestrimin konservativ tė pasurive armike.“
    Nė bazė tė kėtij ligji tė gjitha pasuritė e shqiptarėve nė Greqi u vunė nėn sekuestrimin konservativ dhe filluan tė administrohen nga shteti grek. Duhet tė theksojmė kėtu se me fjalėn pasuritė e shqiptarėve nė Greqi nuk kemi parasysh vetėm pasuritė e shqiptarėve nė trojet e tyre si nė Ēamėri etj., por pėr pasuritė e shqiptarėve nė tė gjithė territorin e shtetit grek. Mė vonė, me vendim tė pėrbashkėt tė Ministrisė sė Ekonomisė Kombėtare dhe tė Ministrisė sė Financave tė Greqisė, datė 9 qershor 1947, nr. 14882/3574 dhe mė vonė nė bazė tė ligjit nr.4506, datė 14 mars 1966, pėrjashtoheshin nga zbatimi i dispozitave tė ligjit tė luftės shtetasit shqiptarė me origjinė greke, qė banonin nė Shqipėri. Sipas kėtij ligji, dhe sipas dėshirės identifikuese greke, shtetas shqiptarė me origjinė greke quhen tė gjithė ortodoksėt e Shqipėrisė. Sipas dekret-ligjit nr.1138/1948, neni 21 i ligjit tė luftės ėshtė ndryshuar duke qartėsuar se marrja fund e kėtij ligji bėhet me vendim tė pėrbashkėt tė kryeministrit, ministrit tė Punėve tė Jashtme, ministrit tė Financave dhe ministrit tė Drejtėsisė. Pastaj njė vendim i tillė duhet tė miratohet edhe nga Parlamenti grek.
    Nė vitin 1987 grekėt pohuan se kishin abroguar ligjin e luftės me Shqipėrinė. E njėjta gjė ėshtė pohuar edhe nė vitin 1994, kur dy vendet nėnshkruan traktatin e Miqėsisė. Kėshtu, pėr shembull, kėshilltari i shtypit i ambasadės greke nė Tiranė, Kristos Failadis, nė vitin 1994 ka deklaruar sa mė poshtė:
    “Me komunikatėn zyrtare tė Kėshillit tė Ministrave tė Greqisė, datė 28 gusht 1987, ka pushuar sė ekzistuari gjendja e luftės me Shqipėrinė. Ky dokument zyrtar i Kėshillit tė Ministrave ėshtė firmosur nga kryeministri i asaj kohe… Papandreu dhe ministrat pjesėmarrės“. Nė tė vėrtetė, ėshtė abroguar vetėm pjesa politike e ligjit famėkeq, ndėrsa nenet pėr konfiskimin e pasurive mbetėn njėsoj.

    Pse Greqia ka interes ta mbajė nė fuqi ligjin e luftės me Shqipėrinė?


    Shkaku kryesor i mbajtjes sė ligjit tė luftės me Shqipėrinė ėshtė ai ekonomik. Nė sajė tė ligjit nė fjalė, tė gjitha pronat e shqiptarėve nė Greqi administrohen nga shteti grek. Nė kėto pasuri futen tokat bujqėsore, trojet, objektet, fabrikat, punishtet, llogaritė bankare etj.





    GAZETA QEVERITARE E MBRETĖRISĖ SĖ GREQISĖ
    Athinė, mė 10 nėntor 1940

    Pjesa e Parė
    Numėr botimi 379

    Pėrmbajtja
    Ligje detyruese

    Rreth akteve ligjore tė armiqve dhe sekuestrimit tė pasurive armike.
    Rreth ndryshimeve dhe plotėsimeve tė dispozitave tė organizimit sigurues tė rreziqeve tė luftės dhe ligjeve detyruese.

    Dekrete

    Rreth pėrcaktimit tė shteteve armike sipas kuptimit tė ligjit detyrues nr.1636/1940 tė Italisė dhe Shqipėrisė dhe zbatimit nė lidhje me kėto shtete, tė dispozitave tė kėtyre ligjeve.

    LIGJE DETYRUESE

    RAPORT MOTIVUES

    Rreth planit tė ligjit Detyrues, “rreth akteve ligjore tė armiqve dhe sekuestrimit tė pasurive armike”.

    Drejtuar Lartmadhėrisė sė tij, mbretit

    Lartmadhėri


    Rėndėsia qė kanė tė gjitha burimet ekonomike tė shtetasve tė palėve ndėrluftuese, gjatė zhvillimit tė luftės bashkėkohore, u duk nga lufta e fundit botėrore, ku tė gjitha shtetet ndėrluftuese dekretuan ligje me tė cilat bėhet e pamundur shfrytėzimi i burimeve tė shtetasve tė armikut, tė prejardhura nga pasuri qė ndodhen nė territorin kombėtar dhe ndalohet ēdo lloj akti juridik nė favor tė shteteve armike ose tė shtetasve tė tyre.
    Kjo masė u mor edhe gjatė luftės sė tanishme, pavarėsisht nga shtetet qė morėn pjesė nė tė. Me paraqitjen e kėtij plani “Pėr ligjin detyrues”, dekretohet njė gjė e tillė edhe pėr ne.
    Dispozita e planit nė njė pjesė tė madhe janė pėrsėritje e ligjit 1073 tė vitit 1917, por tė plotėsuara me rrjedhimet qė kanė ardhur si rezultat i zbatimit tė kėtij ligji, me qėllim qė tė pėrjashtohet ēdo veprimtari ekonomike direkte ose indirekte e shtetasve armike nė shtetin tonė gjatė kohės sė luftės. Gjatė hartimit tė kėtij plani u morėn gjithashtu parasysh edhe ligjet qė miratuan palėt e tjera ndėrluftuese.

    Dispozitat e ligjit bėhen dispozita definitive dhe ēdonjėra prej tyre vihet nė zbatim me dekretet mbretėrore tė botuara mbi bazėn e propozimit tė kryetarit tė qeverisė dhe tė ministrit tė Financave.
    Plani i paraqitur synon nė realizimin e qėllimeve tė lartpėrmendura, prandaj lutemi tė keni mirėsinė qė ai tė gėzojė miratimin tuaj.

    Athinė, mė 08 nėntor, 1940
    Shtetas tė devotshėm tė Lartmadhėrisė Suaj


    Ministrat
    i Drejtėsisė
    i Financave
    Ajis Tabakopullos
    Andhr. Apostolidhis


    Ligji i Forcės Nr.2636/1940

    Rreth akteve ligjore tė armiqve dhe sekuestrimit tė pasurisė armike

    Jeorjios B’
    Mbret i Grekėve
    Mbi bazėn e propozimit tė Kėshillit tonė tė Ministrave, vendosėm dhe urdhėrojmė:

    Kapitulli A’
    Neni 1
    Armiq


    1. Armiq sipas kuptimit tė kėtij neni, konsiderohen:
    a. Shtetet, kryetarėt e kėtyre shteteve dhe personat juridikė tė juridiksionit shtetėror tė tyre, tė cilat pėrcaktohen secili nė veēanti si armik nėpėrmjet Dekreteve Mbretėrore tė botuara me propozim tė Kryetarit tė Qeverisė, tė ministrit tė Punėve tė Jashtme, ministrit tė Financave, sipas kuptimit tė kėtij Ligji.
    b. Persona fizikė, tė cilėt kanė shtetėsinė e shteteve armike, sipas rastit a), ose ata qė kanė banesė, ose banim tė pėrhershėm nė to.
    c. Personat juridikė tė juridiksionit privat dhe ēdo bashkim personash, ose pasurish, pėrderisa kanė qendrėn drejtuese tė tyre nė shtetet armike, sipas rastit, ose janė nėn influencėn ligjore, ose ekonomike tė armiqve, sipas kėtij neni.
    2. Nuk janė armiq, sipas kuptimit tė kėtij ligji, personat fizikė, tė cilat kanė fituar nėnshtetėsinė e shtetit armik, por janė me kombėsi greke dhe banojnė nė shtete tė huaja, ose shtet aleat.
    3. Nė rast se ekzistojnė dyshime nė lidhje me karakterizimin si armik tė cilitdo personi ose bashkimi, sipas paragrafit 1, vendoset pas mendimit tė komitetit, sipas nenit 19, tė ministrave tė Financave dhe tė Ekonomisė Kombėtare, me vendim tė pėrbashkėt tė tyre.

    Neni 2
    Ndalimi i shkėmbimeve


    1. Ndalohet dhe ėshtė i pavlefshėm ēdo shkėmbim tregtar dhe ēdo marrėveshje midis personave, pavarėsisht nga shtetėsia, qė banojnė nė Greqi, dhe armiqve, si dhe ēdo akt i administratės, ose akt i njėanshėm i personave qė banojnė nė Greqi, pėrderisa pėr tė nėpėrmjet saj, fitojnė tė drejta, ose pėrfitojnė armiqtė.
    2. Aktet qė lidhen njė gjashtėmujor para vėnies nė zbatim tė kėtij ligji, mund tė shpallen tė pavlefshme me rrugė gjyqėsore, pas padisė sė ushtruar, nga shteti, pas mendimit tė komitetit sipas numrit 19.

    Neni 3
    Ndalimi i kryerjes sė veprimeve ligjore


    Pėrmbushja nė Greqi e ēdo veprimi ligjor dhe pėrmbushja e ēdo detyrimi kundrejt armiqve, pėr cilėndo arsye, ose pėrderisa nga pėrmbushja e tyre pėrfitojnė armiqtė bėhet me gjobė pavlefshmėrie kundrejt administratorit, sipas nenit 12, dhe nė qoftė se ai nuk ekziston nė Arkėn e Depozitimeve dhe Huave dhe ndalohet kryerja me cilindo mėnyrė direkte te huadhėnėsit e armiqve.

    Neni 4
    Persona tė familjes


    Ndalimet nė nenet 2 dhe 3 kanė fuqi edhe pėr personat e familjes

    Neni 5
    Pėrjashtime


    Me vendim tė ministrit tė Financave dhe pas mendimit tė Komitetit, sipas nenit 19, pėr raste tė veēanta, mund tė bėhen pėrjashtime nga dispozitat e neneve 2, 3 dhe 4, pėrderisa njė gjė tė tillė e imponojnė arsye tė veēanta dhe vetė nevoja e mbajtjes sė personave dhe familjeve, sipas nenit 1, b.

    Kapitulli B’
    Pasuritė armike


    Neni 6
    Sekuestrimi


    Pasuritė armike nė Greqi me hyrjen nė fuqi tė kėtij ligji ndalohen dhe ėshtė i pavlefshėm disponimi i kėtyre pasurive tek armiqtė, ose nė shkelje tė dispozitave tė kėtij ligji.

    Neni 7
    Pasuri armike nė Greqi


    1. Si pasuri armike nė Greqi konsiderohen elementet pasurore tė mėposhtme, pėrderisa u takojnė ligjėrisht ose ekonomikisht armiqve, sipas kuptimit tė nenit 1:
    - Elemente tė patundshme dhe tė tundshme tė ndodhura nė Greqi.
    - Letra me vlerė dhe tituj tė tjerė tė ēdo lloji tė ndodhura nė Greqi, obligacione tė shtetit grek, tė firmave, tė organizmave me selinė administrative tė tyre, ose qendrėn e tyre nė Greqi, akoma edhe titujt pėrkatės tė ndodhura jashtė shtetit.
    - Para dhe lloje tė tjera pagese tė ndodhura nė Greqi.
    - Aksione tė firmave, tė cilat kanė selinė administrative tė tyre ose qendrėn e shfrytėzimit nė Greqi, pavarėsisht nga fakti nėse kėto aksione janė tė mishėruara nė letra me vlerė, ose jo, dhe nė qoftė se kėto mishėrime ndodhen nė Greqi, ose jashtė shtetit.
    - Kėrkesa ndaj debitorit me banesė, ose me banim tė pėrhershėm nė Greqi, ose kėrkesa tė prejardhura nga shkėmbimet tė firmės tregtare nė Greqi.
    - Tė drejta tė pasurisė industriale dhe intelektuale, tė cilat mbrohen nė Greqi.
    - Tė drejta mbi elementet pasurore tė pėrshkruara nė pikat a-f.
    - Tė drejta nga marrėveshjet rreth elementeve pasurore tė pikave a-f.
    - Ēdo element tjetėr pasuror i ndodhur nė Greqi.
    2. Pėrjashtohen nga dispozita e paragrafit tė mėsipėrm elementet pasurore, tė cilat u pėrkasin shtetasve grekė me banesė, ose banim nė shtete armike.

    Neni 8
    Sekuestrimi i pėrkohshėm


    Me ligj, konsiderohen nėn sekuestrim tė pėrkohshėm, tė gjithė ata qė gjatė zbatimit tė kėtij ligji janė pronarė me cilėndo arsye tė pasurive armike, sipas nenit 7, si dhe drejtuesit, administruesit, sekuestruesit, kėshilltarėt ose cilitdo kujdestarė ose debitorė tė elementeve pasurore tė tyre, pėrderisa kėta zotėrues tė pasurive armike janė pronarė tė kėtyre elementėve pasurore.

    Neni 9
    Marrėdhėniet rreth pasurive pėrkohėsisht tė sekuestruara


    Nė lidhje me marrėdhėniet rreth pasurive pėrkohėsisht tė sekuestruara zbatohen pėrkatėsisht, me rezervimet e dispozitave tė kėtij ligji, dispozitat e procedurės civile pėr konfiskimin konservator, nė emėr tė debitorit sipas nenit 8 tė sekuestrimit tė pėrkohshėm qė ka vendin e tretė dhe tė administratorit sipas nenit 12, qė ka vendin e kreditorit.

    Neni 10
    Tė drejtat e tė tretėve jo armiq


    1. Sekuestrimi nuk pengon tė tretė jo armiq, tė ushtrojnė tė drejtat e tyre kundėr pronarit, pasuria e tė cilit ėshtė nė sekuestrim dhe tė kėrkojnė plotėsimin e tyre, sipas ligjeve analoge, kjo me rezervimet e dispozitės sė paragrafit 2 tė nenit
    2. Pas hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji, tjetėrsimet, regjistrimet nė librat e Hipotekės ose nė regjistrat themeltarė tė anijeve, ose te parashėnimet kanė fuqi vetėm pėr sa kohė qė bėhen mbi bazėn e njė titulli me vendim gjyqėsor, ose me dėshirėn personale tė mėparshme nga zbatimi i kėtij ligji dhe bazuar nė dokumente shtetėrore ose private me datė tė saktė, me rezervimet e paragrafit 2 tė nenit 2.

    Neni 11
    Deklaratat e pasurive armike


    1. Tė detyruar pėr deklaratė tė pasurive armike nė sekuestrim janė:
    Pronari i pasurisė armike. Cilido qoftė sipas nenit 8 ėshtė sekuestrues provizor i pasurisė armike.
    2. Ata qė sipas paragrafit 1 janė tė detyruar tė bėjnė deklaratė, duhet qė brenda njė muaji nga hyrja nė zbatim e kėtij ligji, tė paraqesin te nėpunėsi i Shėrbimit Ekonomik Shtetėror deklaratė tė hollėsishme nė dy kopje, pėr tė gjitha elementet pasurore armike, ose tė debitorėve tė tyre. Pėr kėtė deklaratė, nuk paguhet asnjė lloj takse.
    3. Afati i paraqitjes sė deklaratės mund tė shtyhet me njė akt tė ministrit tė Financave tė botuar nė Gazetėn Qeveritare.
    4. Ata qė paraqesin elementet e pasurisė armike pas pėrfundimit tė afatit, pėrderisa nuk janė tė detyruar tė bėjnė deklaratė, sipas dispozitave tė kėtij neni kanė tė drejtėn e pagesės deri nė tre pėr qind tė vlerės sė tyre tė pėrcaktuar kundrejt kėtyre elementėve me vendim tė ministrit tė Financave.

    Neni 12
    Administruesit


    1. Administruesit e pasurive armike nėn sekuestrim janė nėpunėsit e Shėrbimit Ekonomik Shtetėror tė vendit ku ndodhet ēdo element pasuror.
    2. Aty ku janė shumė nėpunės tė Shėrbimit Ekonomik Shtetėror, administrator emėrohet njėri prej tyre, me vendim tė ministrit tė Financave.
    3. Me vendim tė tė njėjtit ministėr, lejohet tė emėrohen administratorė nė vend tė nėpunėsit tė Shėrbimit Ekonomik Shtetėror, nėpunės tė tjerė shtetėrorė ose privatė nė qoftė se ushtrimi i administrimit nga nėpunėsi Ekonomik Shtetėror, nuk ėshtė ai qė duhet.

    Neni13
    Detyrat dhe pushteti i administratorėve


    1. Administratorėt kanė pėr detyrė gjetjen, regjistrimin, mirėmbajtjen dhe sipas destinacionit tė zakonshėm, shfrytėzimin e pasurive tė sekuestruara, duke marrė pėr kėtė qėllim gjithmonė masat e duhura, kanė pėr detyrė tė synojnė nė kėnaqjen e kėrkesave tė sekuestruara, si edhe kėnaqjen e tė drejtave tė tė tretėve, kundėr pronarit tė pasurisė sė sekuestruar. Administratorėt fillojnė nga puna, me hyrjen nė zbatimi tė kėtij ligji, ose me pėrcaktimin e pronėsisė tė pasurisė armike tė sekuestruar.
    2. Administratorėt pėrfaqėsojnė nė mėnyrė tė plotė, nė rrugė gjyqėsore dhe jashtėgjyqėsore, pronarin e pasurisė sė sekuestruar brenda kufijve tė detyrave, tė pėrshkruara nė paragrafin 1 dhe tek ata dhe vetėm tek ata, publikohen detyrimisht gjithnjė dokumentet gjyqėsore ose jashtėgjyqėsore tė ēdo natyre, qė kanė tė bėjnė me pasurinė e pronarit.
    3. Ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me administrimin e pasurive nėn sekuestrim, mendime tė ministrit tė Financave, tė botuara nė Gazetėn Qeveritare. Me tė njėjtat vendime rregullohen ēėshtjet e funksionimit tė Shėrbimit Qendror, nė zbatimin e kėtij ligji.
    4. Pagesa e administratorėve pėrcaktohet nga ministri i Financave, pas dhėnies sė mendimit tė komitetit tė pėrshkruar nga neni 19.





    Ambasada greke nė Tiranė refuzon rezolutėn ēame

    PDIU shpėrndan rezolutėn tek tė gjitha selitė diplomatike nė Tiranė. “Ambasada greke refuzoi thirrjen pėr fqinjėsi tė mirė”.

    Tiranė Ambasada greke nė Tiranė ka refuzuar tė marrė rezolutėn ēame, e cila u ėshtė shpėrndarė tė gjitha selive diplomatike pėrmes PDIU-sė dhe shoqatės “Ēamėria”. Pėrmes njė njoftimi pėr shtyp, PDIU bėri me dije se “Tė gjitha ambasadat nė Republikėn e Shqipėrisė e kanė marrė rezolutėn, pėrveē njėrės. Ambasada greke nė Tiranė nuk ka pranuar dosjen e dėrguar nga shoqata ‘Ēamėria’ dhe PDIU, duke refuzuar punonjėsin e Postės Shqiptare. Kjo ėshtė njė sjellje e vazhdueshme e palės greke, pėr tė mbuluar diellin me shoshė, pėr njė ēėshtje qė tashmė tė gjithė e dinė se ekziston”. Nė deklaratėn e saj pėr mediat, PDIU shprehu keqardhjen qė Ambasada greke nė Tiranė humbi shansin tė lexonte zyrtarisht thirrjen pėr fqinjėsi tė mirė dhe kėrkesėn pėr tė zgjidhur ēdo problem tė tė drejtave tė njeriut. “Ky ėshtė thelbi i rezolutės, tė cilėn Ambasada greke refuzoi akoma edhe ta marrė nė dorė” -thuhet nė deklaratė. Partia qė pėrfaqėson tė drejtat e komunitetit ēam tha dje se nė Europėn e Bashkuar, ku Shqipėria po aderon, dialogu, debati dhe pranimi i argumentit nga ēdo palė janė baza e vlerave europiane. “Fqinjėsia e mirė dhe tė drejtat e njeriut, pėr tė cilat thėrret rezoluta, janė premisa e vetė dialogut. Shpresojmė qė kėto leksione, tė cilat ne i njohim dhe shteti grek shpesh ka tentuar t’ua pėrcjellė vendeve jo anėtare nė BE, t’i kthejė nė radhė tė parė nė veprime tė saj” -thuhet mė tej.

    MAPO
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MaDaBeR : 21-12-2012 mė 17:19
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  4. #194
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Albo, qe te jesh ne rregull edhe me Shqiptaret edhe me Greket, vere titullin ashtu si duhet e jo sipas qejfit te grekeve:

    Rezoluta Ēame, Berisha: Jo presione, zgjidhja sipas Traktatit tė Miqėsisė

    Late nam me kto budalliqe qe po beni...
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  5. #195
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Per sa milione U$D te sekuestruar behet fjale ???
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  6. #196
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Beji pyetjen vetes:

    - Si do zgjidhet ceshtja came duke kaluar nje rezolute si kjo ne Kuvendin e Shqiperise?
    - Si do zgjidhet ceshtja came kur kreu i partise se cameve i ben presion kryeministrit te vendit se "do te dale nga qeveria po nuk votove rezoluten time"?
    - Si zgjidhet ceshtja came, duke i dhene ultimatume shtetit shqiptar qe ka 20 vjet qe e ngre ceshtjen came ne cdo takim me palen greke?
    - Si zgjidhjet ceshtja came, duke vene interesat e nje grushti camesh para interesave te 20% te popullsise shqiptare qe punon e jeton ne Greqi prej 20 vjetesh si emigrante?
    Une ja kam bere pyetjen vetes dhe ja bej gjithmone... dhe si une pyesin te gjithe ēamet..
    1- Mbas shume perpjekjeve ēamet ja arriten qe ne traktatin e miqesise se dy vendeve te kishte edhe pika per ēeshtjen ēame, megjithese ajo u tkurr ne menyre te turpshme duke u reduktuar ne nje ēeshtje pronash.. ( per mendimin tim ēeshtja e pronave eshte e dores se dyte).
    2- Pas deklarates se "Dy popuj miq" te Enver H. filloi te zbutej kufiri ne jug... por kjo u be vetem per greket dhe jo per shqiptaret.. te njejtin qendrim Greqia vazhdon ende, ndersa ne Shqiperi jane krijuar kushte dhe jane bere mareveshje qe jugu te kthehet ne nje "zone te lire " Greqia vazhdon me ligjin e luftes.
    Bilal Xhaferi do te thoshte vite me pare se "U hap kutia e Pandores", fatkeqesisht vazhdon te jete ende keshtu edhe sot !
    3- Perse Greqia nuk ploteson mareveshjen e miqesise por i referohet kur i interson ? Perse nuk eshte bere asnje hap per ēeshtjen ēame qofte edhe ne kuadrin e pronave,sipas traktatit te miqesise... perse nuk proēedohet gjithmone sipas traktatit te miqesise per ngritjen e nje varreze te ēameve ne ēameri.... te gjitha keto jane firmosur nga te dyja palet.

    Prandaj pergjigja e pyetjeve te mija dhe te tua eshte vetem nje... Rezoluta !
    Rezoluta eshte hapi i pare qe kthen traktatin e miqesise ne nje traktat te vertete miqesie dhe jo ne nje traktat(vasaliteti) te diktimit te me te fortit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDLIN : 22-12-2012 mė 09:27
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  7. #197
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anėtarėsuar
    14-10-2010
    Postime
    542
    europa po ja thyen kockat greqise qe kur te vije koha greqia mos te kete fuqi te beje as gek e as mek por perballe presionit europian do te pranoje zgjidhjen e ceshtjes came dhe voten pro per hyrjen e shqiptareve ne BE. po e rrenon ekonomikisht, politikisht dhe psikologjikisht, po i kerkon te zvogeloj ushtrine etj etj. te gjitha keto te cojne ne nje drejtim dobesim te e ktij shteti te lodhur shovinist rracist qe zgjidhja te vije kollaj pa rezistenc.

  8. #198
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Si zgjidhjet ceshtja came, duke vene interesat e nje grushti camesh para interesave te 20% te popullsise shqiptare qe punon e jeton ne Greqi prej 20 vjetesh si emigrante?
    Ai grusht cam qe ngeli pas masakrave qe beri Zverza, posedon aq territore ne Greqi sa ka siperfaqe Shqiperia... dhe ne ato siperfaqe ka aq minerale dhe pasuri sa mund te punsohen jo 20% i Shqiptareve qe thua ti se punojne ne Greqi, por edhe ato 50 % qe jane te papune ne Shqiperi
    Revolution 1848

  9. #199
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ja si e sheh diaspora ne Amerike ceshtjen shqiptare
    Mos shikoni albot qe ngordhin per greqine


    Dalldis burri i shkinės, thotė se Shqipėria nuk ka pretendime teritoriale ndaj fqinjėve

    17. 12. 2012 nga Vėzhguesi



    Shteti shqiptarė e ka tė pasqyruar nė aktin e parė tė krijimit tė tij, qė nė ditėn # 1, mė 28 Nėntor 1912, se Shqipėria nuk i njeh pushtimet e teritoreve tė saj nga fqinjėt. Ishte njė pėrpilim profesional juridik pėr kėtė aspekt, i cili sipas tė drejtės ndėrkombėtare do tė thotė se: Shqipėria ka zyrtarisht pretendime teritoriale ndaj fqinjėve. Pikė.

    Qė nga ajo kohė askush nuk ka guxuar ta ndryshoj (modifikoj) kėtė paragraf, dhe deklarimi i mėsipėrm i qeverisė sė parė shqiptare tė Ismail Qemalit vazhdon tė mbetet nė efekt edhe sot e kėsaj dite.

    Asnjė lider serioz shqiptar (pėrveē Essad Toptanit) nė kėto 100 vjet nuk ka deklaruar ēfarė tha Sali Berisha sot publikisht nė Tiranė, se Shqipėria nuk ka pretendime teritoriale ndaj fqinjėve!!! Askush, pavarėsisht se me veprimet e tyre kanė nėnkuptuar tė kundėrtėn, pėrsėri formalisht ata kanė qenė tepėr tė kujdesshėm nė kėtė aspekt, sepse nė botėn shqiptare njė deklarim i tillė nėnkupton automatikisht tradhėti, TRADHETI (me gėrma kapitale).

    As Ahmet Zogu nuk e ka deklaruar kėtė zyrtarisht, megjithėse nė fakt ai bėri tė kundėrtėn kur u dha serbėve Shėn Naunin e Vermoshin.
    As Enver Hoxha nuk e ka deklaruar kėtė zyrtarisht, megjithėse nė fakt urdhėroi ushtrinė partizane shqiptare tė tėrhiqej nga Kosova. Enver Hoxha madje kishte dhe njė refren propogandistik "nacionalist", kur thoshte se nė rast lufte Shqipėria s'do njihte kufijtė aktual.
    As Ramizi Alia nuk e ka thėnė. As Fatos Nano...

    Askush nuk e ka thėnė kėtė, sepse de jure (sipas aktit tė parė tė shtetit shqiptarė tė 1912-s) dhe de facto (gjysma e teritorit shqiptarė figuron jashtė shtetit amė), Shqiperia KA (me gėrma kapitale) KA pretendime teritoriale ndaj fqinjėve tė saj. Jo debat pėr kėtė!

    Nuk ka asgjė tė keqe tė kesh pretendime teritorale ndaj fqinjėve, nuk jemi vetėm ne qė kemi, dhe nuk ka asgjė tė keqe tė deklarosh botėrisht (me zė tė lartė) njė tė vėrtetė tė tillė aq tė qartė (gjithė bota tashmė e di se Shqipėria ėshtė coptuar nga fqinjėt e saj).

    Nga ana tjetėr, ēfarė duhet tė kemi kujdes nė kėtė aspekt, ka tė bėjė me deklarimet sesi do veprohet me kėto teritore, si do procedohet me to, pra si do zgjidhet ky problem! Do i bashkohen ato shtetit amė, apo do kėrkohet vetadministrim brenda juridiskioneve pėrkatėse? Do zgjidhet me luftė apo me referendum demokratik lokal/kombėtarė, apo me vendime tė gjykatave lokale, apo asaj ndėrkombėtarė tė tė drejtave tė njeriut, etj. Pra, duhet tė jemi profesional (jo emocional) nė deklarime, dhe natyrisht jo folklorik si Sali Berisha qė s'ja ka fare haberin ēėshtjes sonė kombėtare (po t'ja kishte s'do ishte martuar me shkinėn e Serbisė). Saliu mė ka hequr mua pasaportėn shqiptare (100 breza nga Shqipėria) e tani do ua jepka shqiptarėve jashtė kufirit. Bjeri se mire i bie... Rregullimi i ēėshtjes sonė kombėtare ėshtė njė task pėr shqiptarėt, jo kollovarėt, ky duhet tė jetė parimi absolut...

    Edhe Fan Noli para 90 vjetėsh (nė gjashtė muaj qeverisje) ishte mė profesional se brezi ynė ne ēėshtjen tonė kombėtare, kur fitoi nė Gjykatėn Ndėrkombėtare Shėn Naunin e Vermoshin. Me fjalė tė tjera, duhet tė implementojmė metoda rezultative qė benefisin realisht problemin, jo tė bėjmė lojė fjalėsh si gjithmonė. Duhet ngritur zėri nė mėnyre profesionale (moderne), dhe mė mirė se Aleanca Kuqezi askush nuk mund ta bėjė kėtė. Eshtė shans historik pėr ne shqiptarėt qė mė nė fund kemi njė parti nacionaliste (si ēdo vend tjetėr modern) qė njihet nė tė katėr anėt e teritorioreve tona, dhe qė merret legalisht me kėtė ēėshtje. Kush vepron ndryshe kėsaj linje synon sabotimin e ēėshtjen sonė kombėtare, luan filmin e vjetėr tė Essadit, jo dyshime pėr kėtė.
    Albania Uber Alles

  10. #200
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Por e drejta e votes eshte ne doren e saj, keshtu qe mbetemi jashte BE, po miratuam rezoluta per interesa te segmenteve te caktuara te shoqerise shqiptare,...nga ana tjeter po deshi Greqia ne falimentojme brenda muajit, se t`i sjell te 400,000 emigrantet ne shtepi, ..pa nje pa dy...
    harron more drite shkurte qe Shqiperia sot eshte anetare e NATOs? dhe te tilla gjera nuk di te ndodhen me kurre!

Faqja 20 prej 34 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kongresi i LDK zgjedh Fatmir Sejdiun si kryetar tė partisė
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 365
    Postimi i Fundit: 30-01-2010, 07:52
  2. Kongresi socialist: Edvin Rama zgjidhet kryetar i Partisė Socialiste
    Nga Username nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 08-12-2005, 19:40
  3. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  4. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38
  5. Mediu: Koalicion me deputet e perjashtuar socialiste
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 13:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •