-
JEHONA E FESTIVALIT TE 11-TE
Nata e parė:
“Duart e tua”, Sherif Merdani
“Udhėt janė tė bukura” (“Kafe Flora”), Mariza Ikonomi
“Kur vjen pranvera”, Luiz Ejlli
“Natėn vonė”, Juliana Pasha
Nata e dytė:
“Nė ekranin e televizorit”, Justina Aliaj
“Shoqja ime mė e mirė”, Saimir Braho
“Rruga e Dibrės”, Soni Malaj
“Mozaik tingujsh, mozaik ngjyrash”, Mira Konēi
Nata e tretė:
Kolazh me refrene ritmike nga kėngėt e Festivalit tė 11-tė, orkestruar nga Klodian Qafoku: “Nuk tė them se s’tė kuptoj”, “Kur vjen pranvera”, “Mbrėmje e fundit”, “Kush mė njeh mua”, “Rruga e Dibrės”, “Dhoma 23″, “Stina mė e bukur”, Shoqja mė e mirė”, “Mozaik tingujsh”, “Duart e tua”, “Natėn vonė”, “Nė ekranin e televizorit”, “Kafe Flora”.
Interpretojnė kėngėtarė tė pėrzgjedhur mes 18 pjesėmarrėsve nė festivalin “Hit Fest”.
Burimi: http://www.panorama.com.al/2012/12/1...#ixzz2FJFO1iwR
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 17-12-2012 mė 08:17
-
-
Hari Mata Hari, nė Tiranė pėr festivalin e 51-tė nė RTSH
Skena e ish-Pallatit tė Kongre seve thuajse ėshtė gati pėr ng jarjen kulturore mė tė madhe tė vitit, festivalin e 51 nė Radio Televizionin Shqiptar. Nėn kujdesin e mjeshtrit Adnand Kastrati, skenografia thuajse ka pėrfunduar dhe mund tė pėrkthehet ndryshe nė fjalėn e fundit tė teknologjisė.
Njė ledwall gjigand dhe ndriēues robotė, do tė pasurojnė ndriēimin dhe ti japi jetė sallės sė madhe. Ndėrkaq kanė mbėrritur nė Tiranė regjisorėt kosovarė Agron Vulaj dhe Astrit Idrizi tė cilėt do tė jenė nė pultin kryesor mė 20-21-22 dhjetor. Ndryshe nga ēdo herė tjetėr ka njė rregull absolut tė kėngėtarėve konkurrentė nė prova, ēka do tė thotė qė secili ka orarin e tij, duke shmangur kėshtu pėrplasjet. Sipas bashkėskenaristit tė Festivalit Edi Oga, ky rregull do tė ndihet edhe gjatė netėve tė spektaklit. Fituesi i festivalit tė 51, do tė ketė privilegjin ashtu sikurse ēdo vit tjetėr, tė konkurojė nė Eurosong duke prezantuar vendin tonė nė kėtė event me rėndėsi tė madhe nė kulturėn evropiane. Nė festivalin e sivjetshėm tė Eurosong kėngėtarja Rona Nishliu, fituese e festivalit tė 50 nė RTSH zuri vendin e pestė duke pėrfaqėsuar denjėsisht vendin tonė.
GJETJA
Mund tė konsiderohet fat pjesėmarrja e publikut masiv nė sallė pėr tė ndjekur festivalin e 51 nė RTSH, e kjo pasi secili prej spektatorėve mund tė ketė ėndėrr tė jetė spektator i Eurosong 2013 qė do tė zhvillohet nė mes tė majit, nė Suedi. Biletat qė do tė shiten natėn e parė e tė dytė tė festivalit do tė jenė pjesė e shorteut tė rrallė. Nė fund tė natės sė parė dhe natės sė dytė, do tė pėrzgjidhet nga njė biletė fituese, ku personi do tė ketė mundėsinė tė shkoj nė ēift pėr tė ndjekur eventin ndėrkombėtar. Ky fakt ka ngjallur interes qė nė javėn qė shkoi e mėsojmė se nė tre pikat e biletarisė te TOB, RTVSH e Pallatin e Kongreseve, kėrkesat e qytetarėve kanė qenė jashtė parashikimeve. "Ėshtė njė mundėsi e mirė jo vetėm pėr tė qenė pjesė e kėtij shorteu, por festivali i RTSH, ka njė traditė qė e bėn shumė tė vlerėsuar. Kėtė vit ėshtė edhe 40 vjetori i festivalit tė 11, ndaj kam kėnaqėsi tė rikthehem nė ato kohėra, sepse kam dėgjuar se tė dy netėt do tė ketė pjesė tė pėrzgjedhura nga ky festival", thotė Liri Beliu njė zonjė nga Tirana e cila do tė jetė pjesė e spektatorėve natėn e parė.
TĖ FTUARIT
Ēifti bukurosh nga Azerbajxhani Ell&Nikki (Eldar Gasimov & Nigar Jamal), fituesit e Eurosong 2011, do tė mbėrrijnė nė Tiranė pėr tė qenė prezent nė festivalin e vėrtetė tė muzikės shqiptare, nė kėtė festival ku ēdo instrument e kėngėtar performon live. Ata do tė perfojmojnė po live kėngėn "Running Scared", qė i bėri fitues nė festivalin evropian. Tė ftuar do tė jenė edhe grupi hungarez "Compact Disco" tė cilėt ishin finalistė nė Eurosong 2012 me kėngėn e tyre "Sound of our hearts". Njė tjetėr super grup do tė mbėrrij nė Tiranė vetėm pėr festivalin e 51 nė RTSH. Gjithkush e mban mend superkėngėn e tyre "Lejla". Janė njė grup qė rreshtojnė 1000 koncerte nė tė gjithė botėn e mbi 5,000,000 albume tė shitura. "Hari Mata Hari" nga Bosnje-Hercegovina do tė shkelin pėr herė tė parė nė Shqipėri pėr tė qenė pjesė e kėtij festivali. Ndėrkaq drejtuesit e festivalit mbajnė sekret edhe emra tė tjerė tė njohur tė muzikės qė do tė jenė mes tė ftuarve nė kėtė event.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
http://www.balkanweb.com/kulturė/269...sh-113460.html
-
-
Flaka Krelani me nje balada ne Festivalin e Kenges 51 ne RTSH
Flaka Krelani, princesha e muzikės rok dhe asaj alternative rikthehet nė Festivali e Kėngės nė RTSH, eventi ku pėrzgjedhet pėrfaqėsuesi shqiptarė pėr nė Eurosong. Nė vitin 2007 ajo arriti tė rrėmben ēmimin e dytė tė kėtij festivali me kėngėn ritmike 'Jeta kėrkon dashuri' nė duet me Doruntina Dishėn. Nė vitin 2009, Flaka rikthehet pėrsėri nė kėtė festival me njė kėngė tė stilit tė saj 'rok', tė titulluar 'Le tė bėhėt ē'farė tė dojė', mirėpo kėtė vit gjakovarja shpėrthyese do tė vjen ndryshe nė kėtė festival.
Ishte njė befasi e bukur kur lexuam emrin tėnd nė listėn e kėngėtarėve konkurrues tė Festivalit tė Kėngės 51. Duket se keni bėrė njė pauzė nė karrierėn e juaj muzikore. Na tregoni, ku ėshtė Flaka Krelani nė kėtė moment?
Sė pari, me vjen shumė mirė qė pėr ju ka qenė njė befasi e bukur kur keni parė emrin tim nė listėn e kėngėtareve pjesėmarrės. Vėrtet mė bėn tė ndihem shumė mirė dhe me jep edhe mė shumė kurajo tė rikthehem fuqishėm. Nė kėtė moment ose tė themi nė kėto kohė jemi duke u pėrgatitur pėr kėngėn pjesėmarrėse nė Festival, po ndjehem krejtesisht ndryshe, nuk e di, kam njė ndjenje tė veēantė pėr kėtė kėngė sepse mė kompleton. Nuk kam asnjė baladė nė repertoarin e kėngėve tė mia, prandaj mė bėn tė ndihem e veēantė, e emocionar me njė fjalė!
Pėrse keni pėrzgjedhur Festivalin e Kėngės nė RTSH, vendin, ku ju do tė bėni njė 'rikthim' nė karrierėn muzikore?
Ėshtė pikėrisht vendi i duhur, si ta quajmė rikthimin tim! E kam zgjedhur kėtė festival sepse e pashė tė arsyeshme tė rikthehem 100% live. Pa miksime tė vokalit nė studio, pa gjirime klipi, thjesht tė jem shumė spontane nė skenė, nė kėndim, nė paraqitje me plotė kuptimin e fjalės! E dua iden e tė kenduarit live, vetėm aty jam vetvetja, dhe po ashtu mė pėlqen interpretimi i emocionit aty pėr aty! Kjo ėshtė arsyeja pse unė e zgjodha festivalin tė jem pjesė e sajė.
Keni qenė dy herė pjesėmarrėse nė Festivalin e Kėngės nė RTSH dhe tė dy herė keni fituar simpatinė e publikut. Cilat janė kujtimet mė tė bukura tė cilat ju kanė mbetur nga paraqitjet nė Festivalin e Kėngės gjatė kėtyre dy viteve, 2007 dhe 2009?
Sa i pėrket pjesėmarrjeve te mia nė festivale, gjithmonė nė ēdo festival ka dicka tė bukur dhe tė veēantė! Vet kėngėtarėt qė marrin pjesė aty, janė veēantia e festivalit, tė bėjnė tė ndihesh bukur dhe ngrohtė nė mesin e tyre, e po ashtu tė ndihesh e privilegjuar qė ndodhesh nė mesin e tyre! Pastaj kujtimet e bukura janė ato kur shpėrblehesh me duartrokitje tė pafundme, me lavdata, e sidomos kur shpėrblehesh me edhe me njė ēmim, sepse ajo ėshtė si njė kurore mbretėrore e tė gjithė asaj pune qė e ke bėrė!
Keni konkurruar nė Festivalin e Kėngės dy herė me kėngė ritmike tė kompozuara nga Edmond Zhulali. Kėtė vit vini me njė kėngė nga Endri Sina. Si lindi ky bashkėpunim?
Ky bashkėpunim ka lindur krejt spontanisht. Ndihem shumė e privilegjuar qė kompozitori i mirėnjohur Endri Sina, nė tė njėjtėn kohė i njohur si kompozitori ndėr mė tė mirėt pėr baladat qė ka realizer deri mė tani, mė bėri ftesėn pėr tė kėnduar kėtė kėngė me shumė domethėnie. I falenderohem publikisht dhe shpresoj qė publiku tė pėlqen bashkėpunimin tonė.
Kujt ia keni besuar vargjet e kėngės?
Vargjet e kėngės janė tė shkruara nga Pandi Laēo.
Nė vitin 2007 keni qenė shumė afėr biletės pėr nė Eurosong tė vitit 2008. Dėshironi qė kjo gjė njė ditė tė realizohet dhe tė pėrfaqėsoni popullin shqiptarė nė Eurosong?
Me pak fjalė, po. Si ēdo artistė tjetėr edhe unė do tė dėshiroja tė pėrfaqėsojė shtetin shqiptarė nė kėtė festival.
Emri juaj tashmė nuk ėshtė i panjohur pėr botėn e Eurosongut. Sa e ndjek Flaka Eurosongun?
E ndjek, nuk mund tė them qė nuk e ndjek pėrderisa konkurrojė vet personalisht nė njė festival ku fituesi i kėtij festivali shkon nė Eurosong. Duhet tė jemi pjesė e saj 100%, pasi qė na ėshtė dhėnė mundėsia tė paraqitemi nė atė festival tė madh. Pra, jo vetėm tė marrim pjesė, por tė shohim sepse tashmė ēdo vit bėn pjesė njė artist shqipėtarė dhe medoemos duhet qe ati artisti qė na pėrfaqėson nė kėtė festival, duhet ti japim kurajo, ta votojmė dhe nė fund ta duartrokasim! Ne e dimė qė gjithmonė kėngetari/ja nuk i ka punėt nė dorė, prandaj edhe nėse ai artist nuk ka arritur tė dėrgojė Shqipėrinė nė vendin e duhur, nuk duhet tė dėshpėrohemi, ose te themi nuk ishte gjė
Jo, unė mendoj qė ėshtė e gabuar, secili kėngėtarė qė merr pjesė atje, e jep pothuajse maksimumin e vet, pastaj, tjetėr kush merret me vota! Thjesht, duhet te mblidhen forcat E DUHURA qė Shqipėria tė ketė sukses edhe mė shumė.
Falenderojmė Flakėn pėr bashkėpunimin edhe i urojmė suksese nė Festivalin e Kėngės.
EUROSONG SHQIPERIA
http://eurosongshqiperia.blogspot.ca...max-results=50
-
-
Ritmi ėshtė pika jonė e fortė
Agron Vula nga Kosova ėshtė njėri nga regjisorėt e Festivalit tė 51 tė RTSh-sė. Transmetimin live pėr publikun nė sallėn e Kongreseve, nė tri net 20-22 dhjetor, dhe pėr mijėra teleshikues nė mbarė botėn, Agroni e konsideron njė sfidė si pėr veten dhe kolegu Astrit Idrizi, dhe pėr kėngėtarėt. Vėrtet ėshtė fat i madh qė punoj sė bashku me Astritin, por puna varet nga tė gjithė anėtarėt e stafit.
Dilema mė e madhe pėr regjisorin ėshtė nėse do tė mund tė pėrcjellė tek publiku, atė zė qė ai ndien dhe nė ekran. Kėtė premton se mund ta arrijė nėpėrmjet ritmit tė planeve. Ritmin e kėngėve pjesėmarrėse e shikon nė favor tė punės sė tij, po ashtu edhe lirinė e kufizuar qė do tė kenė kėtė herė kėngėtarėt pėr tė lėvizur nėpėr skenė.
Agron Vula dhe Astrit Idrizi kanė punuar pėr disa festivale kėnge nė Tiranė. Prej pesė vitesh kanė punuar bashkė me Astritin pėr regjinė e Kėngės Magjike, por ama e kanė pėr herė tė parė qė marrin nė dorė regjinė e njė festivali live.
Agron Vula (1960) ėshtė nga Prishtina. Ka pėrfunduar studimet pėr Montazh Filmi nė Zagreb. Sot ėshtė pranė RTK-sė.
Si u bėtė pjesė e Festivalit?
Ka qenė njė kėrkesė e drejtorit tė RTSh-sė, Petrit Beci, tė cilėn e mirėpritėm me kėnaqėsi. Pėr ne ėshtė njė mundėsi e mirė pėr tė prezantuar punėn tonė.
Ēfarė sillni ndryshe nė aspektin regjisorial?
Ndoshta i vetmi ndryshim do tė jemi ne (qesh), pasi ėshtė hera e parė qė ne jemi kėtu. Por ėshtė nder jo vetėm sepse ėshtė hera e parė qė punojmė si regjisorė tė RTSh-sė, por dhe sepse ėshtė hera e parė qė ky festival punon me regjisorė nga jashtė Shqipėrie. Dallimi nga festivalet e tjera ėshtė qė kėngėtari ėshtė pak i kufizuar nė lėvizjet nė skenė. Nuk do tė ketė pėrcjellje me shumė kėrcime pasi duhet tė kontrollohet ndriēimi i zėrit, prandaj nuk mund tė bėsh siē bėn nė kėngėt e festivaleve tė tjera qė nuk janė live. Kjo mund tė jetė e thjeshtė pėr ne si regjisorė pasi pėrqendrohemi nė njė vend dhe e kemi mė tė lehtė pėr realizimet filmike.
Ēfarė e karakterizon punėn e pėrbashkėt, tuajėn dhe Astrit Idrizit?
Mendojmė njėsoj, edhe muzikėn e ndiejmė njėsoj. Unė jam pak mė i vjetėr se ai, por nė shpirt e ndiejmė ritmin po njėsoj. Nuk di si ta shpjegoj. Ēdo gjė qė realizojmė e bėjmė bashkė, sidomos lidhja midis mikserit dhe regjisorit. Vendosja e planeve qė del nė ekran bėhet nga miksimi i punės sė tė dyve. Pra tė dy e ndiejmė kėngėn mė ndryshe se tė tjerėt, pa vėnė nė diskutim punėn e asnjėrit, por jemi me impulsivė, mė ritmikė. Kjo do tė thotė se mundohemi qė secilėn frazė, secilėn ndarje tė muzikės ta sjellim dhe nė ekran.
Ndryshe kjo si shpjegohet?
Unė bėj pėrgatitjen e asaj qė do tė dal nė Tv, kjo domethėnė se unė pėrgatis kameramanin. I them mė parė bėhu gati, merre kėtė plan. Pastaj nė momentin kur do ta prezantojė Astriti nuk ėshtė e nevojshme qė tė njėjtėn gjė tia them dhe atij. Pasi nėse i them dhe atij, se duhet tė vazhdojė ose tė ndalė, aty tė kalon ritmi dhe nuk arrin dot tė realizosh planin si duhet. Prandaj ngelet me rėndėsi qė ai qė ėshtė me ty, duhet tė ndiejė muzikėn njėlloj si ti nė festival. Ka shumė rėndėsi ta pėrcjellėsh muzikėn me kamera. Njėlloj si dirigjenti duhet tė dirigjojė orkestrėn, ashtu dhe regjisori duhet tė dirigjojė punėn e kameramanėve dhe nėpėrmjet miksimit tė pėrcjell dhe ritmin e kėngėve. Kjo do tė thotė se kur ka ngritje apo ulje tė muzikės sė instrumenteve nė pėrgjithėsi, duhet tė kuptohet nga publiku.
Ēfarė peshe ngre pėr ju skenari?
Skenari ka rėndėsi tė madhe sepse pėr tė realizuar ēdo gjė nė rregull, pėr tė bėrė ēdo gjė tė planifikuar duhet qė tė ekzistojė njė skenar i mirė. Nėse nuk ka skenar, nuk ka asnjė pėrgatitje dhe atėherė ja fusim kot (qesh). Duhet tė respektojmė skenarin pėr sa i pėrket pjesės foljore. Ndėrsa skenarin pėr realizimin e kėngėve e bėjmė vetė me bashkėpunimin e kompozitorėve tė RTSh-sė, tė cilėt ndodhen sė bashku me ne nė autobus dhe mund tė na orientojnė. Prandaj mendoj shumė mė e lehtė. Dhe kostumografia dhe skenografia kanė shumė rėndėsi. Madje mund tė them se janė ėmbėlsira e programit. Ėshtė vetėm dita e parė e punės sonė. Por kam parė se udhėheqėsit e programit nė festival janė shumė tė angazhuar dhe kjo ka mjaftė rėndėsi. Ndėrsa drejtorit i fotografisė dhe skenografi janė italianė, prandaj unė nuk preferoj tė pėrzihem shumė nė ketė pjesė. Puna ime konsiston mė tepėr nė pjesėn e realizimit televiziv. Nuk kam asnjė dėshirė pėr tė ndėrhyrė nė punėn e drejtorit tė fotografisė, pasi ai ėshtė i thirrur si ekspert i kėsaj fushe.
Ėshtė hera e parė qė bashkėpunoni me kėtė staf. A ndikon ambienti i ri nė realizimin e punės suaj?
Nė fillim e kemi marrė pak me frik, pasi ėshtė njė punė e re me njė ekip tė ri. Por na pritėn shumė mirė, tani po punojmė sė bashku me ekipin e RTSh-sė. Ndėrsa kur punojmė nė Prishtinė, atje kemi njė ekip tonin dhe gjatė gjithė kohės mund ti drejtohemi njėri-tjetrit pa druajtje. Atje kemi shumė kohė sė bashku. Ndoshta mund ti flas dy apo tre herė njėrit nga anėtareve tė stafit, pasi e dimė mė mirė punėn qė duhet tė bėjnė. Ky ėshtė njė festival i madh qė pa bashkėpunim dhe pa pėrgatitje nuk mundet tė bėsh asgjė. Por kėtė bashkėpunim tė realizuar mund ta shikoni gjatė festivalit. E njėjta kėngė do jetė dhe natėn e parė dhe nė finale, pa asnjė ndryshim. Nėntėdhjetė pėr qind do jetė realizimi i njėjtė siē ėshtė planifikuar. Kamerat nuk hyjnė rastėsisht, por secili e di se nė ēfarė momenti duhet tė filmojė.
Ritmi?
Me siguri do tė ketė plane mė tė shpeshta. Madje ne na kritikojnė se i kemi tepėr tė shpeshta planet (qesh). Kjo mendoj se ėshtė risi. Ndėrsa ritmi ėshtė punė shije, pasi nėse ėshtė njė festival qė i drejtohet tė rinjve, flas pėr matėsin e audiencės, atėherė ritmi medoemos duhet tė jetė. Por ky festival ėshtė pėr ēdo moshė, jo vetėm nė sallė, por i drejtohet njė publiku mė tė gjerė brenda dhe jashtė vendit, pasi vendos dhe kėngėn qė do tė shkojė nė Eurovizon. Kėngėtarėt qė kam parė janė shumica shumė tė rinj, prandaj nė planet tona do tė ndihmojė dhe ritmi i kėngės.
Cili ėshtė premtimi qė ju i bėni publikut pėr tri netėt e Festivalit?
Dėshira ime si regjisor i kėtij festivali ėshtė qė pėrjetimin qė pata pasi dėgjova Orkestrėn e RTSh-sė pėr herė tė parė, tia pėrcjell publikut nė shtėpi. Nėse unė e arrij kėtė, kam realizuar gjithēka. Kur kam filluar tė dėgjoj kėngėt, sidomos tė parat qė kanė qenė demo, pėrjetimi kėngės dhe mendimi se ēfarė do bėj, nuk ka qenė mė e njėjtė si para se tė vija nė sallė. Handikapi mė i madh i shqiptarėve ėshtė sepse nuk kemi festivale ku kėndohet live dhe orkestra tė jetė live. Prandaj ėshtė i veēantė Festivali i Kėngės.
Po thoni qė kjo ėshtė pėrvoja e parė e vėrtetė pas pesė vjet si regjisor i Kėngės Magjikė?
Ėshtė hera e parė pėr njė festival live. Por nė Kosovė punoj pėr RTV 21 tė Kosovės dhe mbuloj festivalin qė zhvillohet atje. Prej shumė vitesh jam regjisor i festivalit Zambaku i Prizrenit.
Po kėngėt e Festivalit XI i keni dėgjuar?
Kėngėtarėt e Festivalit tė 11-tė di se do tė jenė surprizė, pasi do tė dalin nė skenė natėn finale. Tė them tė drejtėn nuk e di sesa kėngė do tė jenė nga ai festival. Vetėm mbrėmė kam parė disa dhe ishin me tė vėrtet perfekte. Madje shumė mė bukur dhe sa ka qenė nė Festivalin XI. Ėshtė njė stil tjetėr. Kur i kam dėgjuar jam ēuditur se si muzika qė nė atė kohė ka qenė e pėrparuar, aq sa kur orkestra pėrcjell muzikėn e kėngėve tė sotme nuk shikojmė asnjė indiferencė.
http://shekulli.com.al/web/p.php?id=11464&kat=94
-
-
Anjeza Shahini me nje kenge dashurie ne Festivalin e Kenges 51
Anjeza Shahini rikthehet pas katėr viteve si konkurente nė Festivalin e Kėngės nė RTSH. Ajo ėshtė njė krijesė e artė e edicionit tė parė spektaklit muzikor 'Ethet' dhe pastaj njė kampione nė Festivalin e Kėngės. Njė kėngėtare me njė zė karakteristik dhe tė fuqishėm, bėri qė Shqipėria tė njihet nė Evropė pėr muzikėn e saj tė bukur.
Nė kėtė intervistė me 'Eurosong Shqipėria', Anjeza Shahini shpalos kujtimet e eksperiencės sė saj nė Eurosong tė vitit 2004 dhe rrėfen detajet e pjesėmarrjes sė saj nė Festivalin e kėtij viti. Ajo do tė konkuron nė Festivalin 51 tė Kėngės nė RTSH me njė kėngė tė titulluar 'Love' tė kompozuar nga kompozitori Edmond Zhulali me vargje tė autorit Skender Sherifi.
Anjeza, jeni pjesėmarrėse nė Festivalin e Kėngės 51 nė RTSH, nė njė festival ku 10 vite mė parė keni debutuar nė njė moshė shumė tė re.
Po ėshtė e vėrtete, kanė kaluar gati 10 vjet, dhe pse me duken sikur nuk kanė kaluar fare. Ėshtė njė festival me njė histori tė madhe ku unė nė vitin 2003 pata fatin tė bėhesha pjesė e kėsaj tradite. Rimarrė pjesė kėtė vit me po tė njejtėn kėnaqėsi dhe emocion qė ky eveniment me sjell.
Debutimi i juaj ishte i suksesshėm nė kėtė festival, tė sjelli ēmimin e madh tė kėtij festivali dhe tė hapi shumė dyer tjera nė karierėn e juaj muzikore. Si e kujtoni momentin kur ju jeni shpallur fituese e kėtij festivali?
E kujtoj shpesh veten kur nė momentin e shpalljes sė ēmimit, nisa te qaja nga gėzimi. Ka qenė njė emocion i madh dhe njė pėrgjegjėsi edhe mė e madhe se vet mosha apo eksperienca ime.
Nuk i ke munguar festivalit edhe nė vitin 2005 dhe 2009, nė kėtė tė fundit jeni shpėrblyer me ēmimin e dytė. Kėtė vit, pas 10 viteve vini nė garė me tė njėjtin kompozitorė, pikėrisht me kompozitorin e mirėnjohur Edmond Zhulali qė ėshtė kompozitori i kėngės 'Imazhi yt'.
Po, duke qenė se siē thash me sipėr, nė kėtė festival emocionet janė tė veēanta, dėshiroj qė ti pėrjetoj ato herė pas here. Bashkėpunimi me autorė tė ndryshėm ka ndihmuar nė eksperiencėn time muzikore. Kėto vite kam patur fatin te punoj me emrat mė tė mirė tė muzikės shqiptare, por gjithmonė kam patur mbėshtetjen e profesor Zhulalit, dhe pse jo gjithmonė ne gara festivalesh. Kėtė vit bashkėpunojmė sėrish sė bashku dhe dua tė them se ndihem shumė e privilegjuar.
Ėshtė suksesi vitit 2003 qė shtyri tė marrėsh pjesė sėrish me Edmond Zhulalin?
Pėrveēse nė studion e prof. Zhulalit unė ndihem gjithmonė si nė shtėpinė time, bashkėpunimin me tė e vlerėsoj shumė duke njohur profesionalitetin, por edhe pėrkushtimin apo komunikimin e tij.
Me ēfarė kėnge do tė konkuroni kėtė vit nė Festivalin e Kėngės?
Mund tė them qė aty do ketė shumė 'Anjezė', pasi ēdo detaj ėshtė kuruar duke menduar stilin, vokalin dhe ndjeshmėrinė time, sigurisht i gėrshetuar me ato tė autorėve ku nuk dua tė le pa pėrmendur edhe poetin me emėr ndėrkombėtarė Skender Sherifi. Ėshtė nder i veēantė tė kėndoj vargjet e njė shkrimtari i cili bėnė pjesė nė krenarinė e shqiptarėve nėpėr botė.
Festivali ėshtė afruar dhe ndėrkohė kanė filluar pėrgatitjet me Orkestrėn Simfonike tė RTSH-sė. Si kaluan provat e para?
Jam tepėr e kėnaqur nga provat nė RTSH, tė cilat po funksionojnė mrekullisht mirė edhe pse njė impenjim i vėshtirė pėr njė orkestėr tė madhe qė luan si askund tjetėr 'live'. Mė mjaftoi kjo nga viti i kaluar ku unė isha si e ftuar, qė mezi tė prisja dhjetorin e kėtij viti pėr te provuar si emocion pjesėmarrjen ne festival.
Si do tė paraqiteni nė skenė gjatė festivalit. Keni ndonjė performancė tė veēantė?
Nuk mendoj se ka performancė mė tė veēante se vet orkestra dhe mikrofoni nė kėtė rast.
E ndjeni konkurencėn kėtė vit?
Konkurenca ndihet gjithmonė nė njė garė, dhe vet emrat tė zgjojnė kėtė ndjesi. Tė them tė drejtėn gjithmonė nėpėr festivale mundohem tė rri pak larg nga kėngėt tjera, nė mėnyrė qė tė
fokusohem vetėm nė kėngėn time. Kėshtu nuk kam pse tė mendoj pėr 25 kėngė tė tjera njėkohėsisht. Pas konkurimit kur gjithēka ėshtė pak mė e ftohtė, i dėgjoj tė gjitha duke u munduar tė jem objektive dhe tė bėj shėnime.
Kthehemi prapė tek viti 2003. Ēmimi i parė i Festivalit tė Kėngės tė atij viti tė sjelli edhe biletėn pėr nė Eurosong tė vitit 2004 qė u mbajt nė Turqi. Keni patur nderin tė jeni pėrfaqėsuesja e parė shqiptare nė Eurosong. Si jeni ndjerė pėr kėtė?
Pjesėmarrja ime e parė nė Festival u bė edhe e para pjesėmarrje nė Eurosong. Dhe pse e vogėl, i ndjeva dy kurorat qė mu vunė nė njė natė. Pėr njė moment ndihesha princeshė e pėr njė tjetėr si kalorėse qė do tė pėrcillja njė copėz nga kultura shqiptare ne skenėn Evropiane. E gjitha njė emocion dhe pėrgjegjėsi e madhe.
Cilat janė kujtimet me tė bukura nga pjesėmarrja e juaj nė Eurosong?
Ēdo prapaskenė me miqtė e mi tė etheve, qė u bėnė edhe backvokalistat pėr kėngėn tonė, ēdo shqiptar qė kishte ardhur enkas nė Stamboll dhe flamujt qė valeviteshin kur unė kėndoja, do i quaja momentet mė tė bukura dhe mbresėlėnėse qė mė dhanė shumė guxim pėr ta pėrballuar deri nė fund konkurimin.
A ka ndryshuar diēka nė jetėn e juaj pjesėmarrja nė Eurosong ?
Besoj qė po. Nuk e di si do ishte pėrndryshe jeta ime nėse nuk do kisha qenė nė Eurosong, apo nėse nuk do merresha me kėngėn, por di qė gjithēka ka ndikuar nė vet mua,e besoj edhe tek ata qe mė njohin.
Keni korrur njė sukses tė madh nė Eurosong, duke e renditur Shqipėrinė nė vendin e 7-tė. Njė sukses qė brenda 7 viteve tjera asnjė kėngėtarė shqiptarė nuk ka arritur ta tejkalojė. Deshironi tė pėrmirėsoni kėtė rezultat?
Tashmė kanė kaluar disa vite dhe disa pjesėmarrje. Kėshtu qė mendoj se ēka ishte mė e rėndėsishme nė lidhje me prezantimin e muzikės apo kulturės tonė nė Eurosong, pjesėrisht ka kaluar si fazė. Ne bėjmė pjesė nė traditėn e atij festivali tashmė, gjė qė e bėnė mė tė lehtė pėrgjegjėsinė tonė pėr tu pėrfaqėsuar. Ende mbetet skena e vetme aq gjigante me njė shikueshmėri aq tė madhe nė tė cilėn artistėt shqiptarė mund tė kenė mundėsinė tė shpalosin artin e tyre, dhe pėr sa kohė ėshtė ky fakt secili prej nesh do tė dėshironte tė bėhej pjesė, por asnjėherė nuk e kam parė si njė gare rekordesh mes nesh.Tė gjithė ne marrim emrin 'Albania' aty dhe jemi nė garė me kultura tė tjera e jo me njeri tjetrin. Eurosongu ėshtė mbi tė gjitha njė festė qė thjesht duhet festuar.
Cilat janė planet e juaja nė tė ardhmen, pas festivalit?
Se pari uroj te marrė kėnaqėsi nga gjithė puna e bėrė me kėngėn time pjesėmarrėse nė festival dhe me pas koncertet e vitit te ri mė presin ne Shqipėri dhe Kosovė. Ndėrkohė qė nė janar do tė bėj disa pushime nė Londer. Pastaj do tė rikthehem me njė kėnge tjetėr dashurie ne shkurt.
Eurosong Shqipėria falenderon Anjezė pėr intervistėn dhe i uron suksese nė Festivalin e Kėngės 51!
http://eurosongshqiperia.blogspot.ca...shurie-ne.html
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 18-12-2012 mė 10:24
-
-
Floriana Garo : Bukuria, jo gjithēka pėr njė prezantim. Arma ime mė e fortė, buzėqeshja
Floriana Garo do tė jetė prezantuesja e festivalit tė 51-tė nė RTSH. Sipas saj, nuk ka ndikuar vetėm bukuria nė njė pėrzgjedhje tė tillė, por edhe njė sėrė komponentėsh tė tjerė. Ambicia e saj shkon shumė larg, duke synuar suksesin nė botėn e spektaklit. Ka arritur deri kėtu falė edhe mbėshtetjes sė vazhdueshme tė njeriut tė zemrės. Floriana rrėfen pėr gazetėn Standard dhe projektin e fundit me tė cilėn ajo po merret, pavarėsisht se ky ėshtė akoma nė fazė krijimi.
Floriana Garo, ju sė bashku me Enkel Demin do tė prezantoni festivalin e RTSH-sė. Pse pikėrisht ju dhe kush jua dha kėtė lajm?
Unė u pėrzgjodha nga drejtori i Televizionit Shqiptar, i cili komunikoi me drejtorin e televizionit ABC News, ku unė punoj. Ata ma komunikuan vendimin e drejtorit tė TVSH-sė, pasi unė nuk e njihja. Ai ishte personi qė mua mė ka pėrzgjedhur, si tė pėrshtatshme pėr tė drejtuar festivalin kėtė vit dhe unė e pranova pa hezitim kėtė ofertė.
Si mendoni a ndikon bukuria juaj nė kėtė pėrzgjedhje?
Po patjetėr qė ndikon (qesh), por mendoj se nuk ėshtė gjithēka. Ata qė mė kanė pėrzgjedhur, mė kanė parė se si flas, se si komunikoj, se si jam nė televizion, sa televizive jam, duke i konsideruar tė gjitha kėto. Natyrisht vetėm bukuria nuk mjafton pėr tė prezantuar njė event kaq tė madh, por qė ėshtė plus patjetėr.
Si reaguat kur ju komunikuan kėtė lajm?
E mirėprita me shumė dėshirė dhe isha shumė e kėnaqur, pasi ka qenė ėndėrr pėr mua qė tė prezantoj njė spektakėl tė tillė dhe festivali ėshtė mė i madhi event muzikor qė ne kemi.
Mendoni se do ta pėrmbushni misionin e prezantueses nė kėtė festival?
Po, mendoj qė do ta pėrmbush patjetėr (qesh). Kjo ėshtė puna ime, tė cilėn po e bėj me shumė dėshirė dhe tani gjatė provave jam totalisht e pėrkushtuar. Shpresoj pėr mė tė mirėn.
Keni frikė se mos dėshtoni?
Jo, nuk mendoj negativisht pėr ndonjė dėshtim. Mendoj qė mund tė ketė njė farė emocioni, qė ėshtė mė se e natyrshme. Unė mendoj pozitivisht qė ky prezantim do jetė i suksesshėm.
Si e vlerėsoni kėtė pėrgjegjėsi qė ju ėshtė dhėnė?
Patjetėr qė ėshtė nder dhe privilegj dhe jam e habitur (qesh) pėr faktin qė u zgjodha unė. E mirėprita dhe jam vėrtet shumė krenare pėr veten dhe jam jashtėzakonisht mirėnjohėse qė kanė menduar pėr mua.
A keni ju njė model tė suksesshėm prezantimi?
Patjetėr, janė ceremonia e ēmimeve Oscar, unė i kam parė gjithmonė, sepse kam jetuar nė Amerikė pėr shumė vite, kėshtu qė atė kam pasur gjithmonė model prezantimi. Mė pėlqen fakti qė prezantuesit janė shumė tė natyrshėm, shumė origjinalė dhe mundohen tė jenė vetvetja gjatė gjithė kohės nė prezantim. Unė pikėrisht kėtė model dua tė kem nė kėtė rast.
Ku e ndieni veten mė mirė dhe mė tė fortė?
Mendoj qė ėshtė pozitiviteti, fakti qė unė jam gjatė gjithė kohės e buzėqeshur dhe e natyrshme. Nuk dal dot nga natyra ime. Mendoj se kėtė do kem avantazh.
Mendoni se prezantimi i Festivalit tė 28 Nėntorit ju solli fat apo nuk pati asnjė ndikim?
Jo, nuk ka ndikuar, pasi koncerti erdhi mė mbrapa pėrzgjedhjes sime si prezantuese. Koncertin unė e pranova, megjithėse mu dha si ofertė vetėm dy ditė para. E pranova, pasi ishte Dita e Pavarėsisė dhe ishte nder pėr ta prezantuar. Ishte njė eksperiencė mė tepėr, ndėrkohė qė bėhesha gati pėr festivalin.
Si ju duket kolegu juaj Enkel Demi? Kombinoni bashkė?
Nuk kemi mospėrputhje, unė Enkelin e kam njohur edhe kur punonte tek ABC News, kėshtu qė u gėzova pa masė kur mora vesh qė ishte ai kolegu im nė prezantim. Enkeli ėshtė njė njeri shumė pozitiv, shumė i mirė dhe shumė i zoti nė profesionin e tij dhe nė atė qė bėn. Unė patjetėr qė e konsideroj tip tutori pėr mua. Mbėshtetje goxha e madhe, pasi ai ėshtė njeri me pėrvojė dhe mua mė jep disi nga pėrvoja e tij.
Sa ndikon personi juaj i zemrės nė vendimet tuaja?
Personi im i zemrės natyrisht qė ndikon. Ai gjithmonė mė mbėshtet, mė kėshillon, mė inkurajon, ēdo gjė qė unė vendos ai e mbėshtet. Mė jep gjithmonė kėshilla, ėshtė i mrekullueshėm.
Si ėshtė marrėdhėnia juaj? A e keni mbėshtetjen e tij deri nė kėto momente?
E kam patuar gjithmonė nė ēdo projekt qė unė kam marrė pėrsipėr, ai ka qenė me mua dhe gjithmonė mė ka mbėshtetur dhe mė ka nxitur qė unė tė bėj mė tė mirėn. Vazhdon tė jetė kėshtu dhe besoj se do tė vazhdoj tė jetė kėshtu.
Deri ku shkon ambicia juaj?
Ambicia ime nė televizion do tė vazhdojė tė rritet derisa unė tė arrij suksesin maksimal nė drejtimin e spektakleve, tė pasurin e njė emisioni tim, qė tė jetė shumė i suksesshėm. Mė vonė nuk e di, do dal nė fushėn ku kam studiuar, Marrėdhėnie Ndėrkombėtare.
Pėrveē festivalit, me ēfarė po merreni tjetėr?
Ėshtė ideja pėr njė projekti tė ri, por qė akoma nuk ka dalė, pasi ėshtė nė fazė krijimi dhe detajet nuk mund ti jap ende. Bėhet fjalė pėr njė emision qė unė do ta drejtoj, kjo nga fundi i muajit janar ose fillimshkurti. Sapo mbarova sė xhiruari njė tjetėr reklamė tė shkurtėr pėr njė dyqan veshjesh ku unė jam imazh. Reklama do tė dalė pėr festat e Vitit tė Ri, ku unė ekspozoj disa veshje tė reja, qė do tė dalin nė televizion sė shpejti
http://www.standard.al/floriana-garo...te-buzeqeshja/
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 18-12-2012 mė 23:12
-
-
Zbulohet juria e Festivalit te RTSH-se, nisin "ethet" per Eurovizion
Zbulohet juria e Festivalit te 51 ne RTSH. Kjo juri do te jete e perbere nga 7 anetare, mes te cileve tre te huaj dhe kater shqiptare. Juria do te vendose dy netet e para te Festivalit te Kenges ne RTSH, se cilet do te jene te perzgjedhurit per naten finale.
Nicola Caligiore - Shef i delegacionit te RAI-t ne Festivalin Evropian te Kenges
Joseph Mizzi - Shef i delegacionit te RTV te Maltes ne Festivalin Evropian te Kenges
Szilva Puspok- Shefe e delegacionit te RTV hungarez ne Festivalin Evropian te Kenges
dhe kater anetaret shqiptare
Sokol Shupo - Profesor i shkencave muzikore, studiues i muzikes dhe kompozitor, aktualisht Dekan i Fakultetit te Muzikes ne Universitetin e Arteve
Justina Aliaj - Artiste e njohur shqiptare e goditur ne Festivalin e 11 te RTSH-se per performancen e saj
Zef Coba - kompozitor i njohur
Petrit Ymeri
do te kryesojne jurine ne edicionin e 51-te ne Festivalin e RTSH-se.
Shtate anetaret e jurise se Festivalit te 51-te gjate dy neteve do te perzgjedhin 16 kengetaret qe do te shkojne ne finale. Ndryshe nga edicionet e kaluara, kete vit juria kryesohet nga emra te njohur te muzikes evropiane, per te shmangur spekulimet e shumta qe ndodhin pas shpalljes se fituesit. Juria shtate anetaresh nuk do te vleresoj vetem nje cmim te pare, por do te kete edhe vleresime per muziken, tekstin, orkestracionin etj.
Rikthehen zerat e Festivalit te 11-te
"Ky festival perkon dhe me 40 vjetorin e festivalit te 11 ne RTSH, ndaj kemi menduar, qe t'i krijojme nje hapesire te caktuar eventit, qe do te mbahet mend gjithnje, per ate qe ndodhi me pas", thote Engjell Ndocaj, bashkeskenarist i festivalit. Shpetim Saraci drejtori Artistik i Festivalit, thote se rrymat, qe do te konkurrojne ne festival, jane nga me te ndryshmet, duke e nisur qysh nga baladat, rroku etj... "Jam i kenaqur me kengetaret e perzgjedhur. Kete vit ne ishim te pestet ne Evrope, me Rona Nishliun, e cila u shpall fituese e festivalit te 50 ne RTSH e mot ne synojme serish te jemi te paret ne Eurosong, me fituesin e sivjetshem", thote Shpetim Saraci.
Stafi dhe pjesemarresit
Festivali i Kenges ne RTSH do te mbaje firmat e drejtorit Petrit Beci, regjisoreve Agron Vulaj e Astrit Idrizi; skenaristeve Edi Oga e Engjell Ndocaj; drejtorit artistik Shpetim Saraci, skenografit Adnand Kastrati, drejtoreve te fotografise Franko Ferrari e Leonard Qendro. Nderkaq, drejtor Zeri te tij jane Emanuele Donini e Mauro Laficara. Joni Peci eshte perzgjedhur si drejtor imazhi. Festivali do te prezantohet nga gazetari Enkel Demi dhe "Miss World Albania 2011" Floriana Garo.
Nis gara per favoriten ne "Eurovizon"
Na ndajne vetem dy dite nga gara e madhe e Festivalit te RTSH-se, ndersa reagimet e kengetareve pjesemarres, tregojne se ky edicion do te jete nje "lufte" e forte, mes artisteve te muzikes se lehte shqiptare. Sipas rrjetit (esctoday.com), perfaqesuesja e Shqiperise Rona Nishliu, u rendit e 5-ta, me nje balade. Po dilema e ketij viti eshte, se kush do te perfaqesoje Shqiperine?
Kush jane favorite per te fituar kete vit, sipas mediave shqiptare?
Kengetarja nga Kosova Vesa Luma, eshte shprehur se eshte e gatshme per te perfaqesuar Shqiperine ne Eurovizion. "Kjo eshte nje hyrje e forte dhe padyshim kenga me e mire e karrieres sime dhe une jam e gatshme per te perfaqesuar Shqiperine ne Eurovizion", deklaroi Vesa Luma.
Nje tjeter pretendente eshte Flaka Krelani, nje kengetare rrok, e cila do te beje nje rikthim ndryshe nga heret e tjera. Kete vit ajo eshte konsideruar si nje nga te preferuarat, jo vetem per shkak se ajo ishte e suksesshme gjate pjesemarrjes se saj te kaluar, por per shkak se ajo ka nje ekip te forte prapa.
Ndersa, perfaqesuesja e pare shqiptare ne Eurovision Song Contest, Anjeza Shahini, duket se eshte shume e qete ne lidhje me pjesemarrjen e saj. "Une jam e nderuar, qe serish konkurroj me nje kenge nga Edmond Zhulali, njeriu, qe me coi per here te pare ne Eurovzion. Ne prova shkoi shume mire, shpresoj se publiku do te gezoje kengen time", ka shprehur Anjeza ne nje interviste.
Ndersa, Rosela Gjylbegu do te konkurroje me nje balade te fuqishme, te shkruar nga nje ekip i ri i talentuar. "Une shpresoj qe te ndaj pasionin tim dhe emocionet, me publikun", deklaroi Rosela.
Juria e Festivalit te 51-te:
* Nicola Caligiore
* Joseph Mizzi
* Szilva Puspok
* Sokol Shupo
* Justina Aliaj
* Zef Coba
* Petrit Ymeri
" KOHA JONE "
http://kohajone.com/zarticle.php?id=66368
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 19-12-2012 mė 08:04
-
-
Rikthim live ne skene i JUSTINA ALIAJ
-
-
-
-
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt