Enver Shėngjergji: Kėnga fituese e festivalit nė RTSH plagjiaturė, duhet pranuar publikisht...
Festivali i Kėngės nė RTSH vijon tė ngjallė reagime tek emrat mė tė njohur tė kėngės shqiptare. Kompozitorė qė pėr dekada kanė sjellė krijimtarinė e tyre nė skenė sot e shikojnė kėtė aktivitet muzikor qė zhvillon RTSH me shumė probleme. Enver Shėngjergji kompozitor i njohur dhe i vlerėsuar pėr krijimtarinė e tij jo vetėm nė skenėn e festivaleve tė muzikės sė lehtė, por dhe nė krijimtarinė popullore tregon se krijimtaria se Festivalit tė 51 tė Kėngės nė RTSH linte pėr tė dėshiruar. Kompozitori i cili ėshtė vlerėsuar dhe me ēmim tė parė nė festival dekada mė parė, tregon se i vjen keq qė sot shumė emra tė njohur janė larguar nga festivali dhe pėrgjegjės pėr kėtė ai bėn mėnyrėn se si ėshtė organizuar ky aktivitet. Nė intervistėn dhėnė pėr gazetėn kompozitori i njohur Enver Shėngjergji flet dhe pėr atė qė ėshtė menduar si plagjiaturė nė festival, duke bėrė njė analizė profesionale tė kėngės.
-Jeni njė nga kompozitorėt qė vite mė radhė keni marrė pjesė me krijimtarinė tuaj nė festival tė kėngės. Si ishte pėr ju edicioni i 51 i kėtij aktiviteti muzikor?
Krijimtaria e Festivalit tė 51 tė Kėngės nė RTSH linte pėr tė dėshiruar. Nuk ishte njė krijimtari dinjitoze. Shpėtim Saraēi nė drejtimin e ekzekutimit tė materialeve, tė orkestracioneve, kishte bėrė njė punė tė pėrkryer profesionale, por ama nuk ka se ēfarė bėn Saraēi apo tė tjerė qė janė nė krye tė orkestrės nėse kėngėt dhe materialet qė vijnė nė festival janė tė njė cilėsie tė dobėt. Mė vjen keq qė tė harrohet tradita e kėngės shqiptare. Ka vite qė ėshtė harruar tradita nė festival, kėrkon diku tė lulėzojė ndonjė bulėz, por nė tė pėrgjithshmen ėshtė mjaft larg traditės sė kėngės sė thjeshtė, tė bukur, tė kėngės qė mbahet mend. Ka shumė dekada qė janė shkruar kėngė si “Gjethja e dafinės”, “Lemza”, “Vajzat e fshatit tim”, “Adresa”, etj, dhe mbahen mend se ishin tė thjeshta, i kėndonin halleve dhe problemeve tona, duke pėrjashtuar kėtu anėn ideologjike tė teksteve qė mund tė ishin, por nė pėrgjithėsi dėgjohen. Jehona e festivalit nuk ėshtė mė si dikur.
-Pse nuk ėshtė mė?
Jehona e festivalit nuk ėshtė mė sepse nuk ka kėngė tė bukura. Nė kohėn tonė kėngėt kėndoheshin tė premten ose tė shtunėn nė festival dhe tė hėnėn njerėzit dinin ti kėndonin, apo citonin diēka nga kėngėt. Sot ka njė mėnyrė tė krijuari nga kompozitorėt, e cila nuk ka nė qendėr tė vėmendjes melodinė. Kjo ėshtė fatkeqėsia mė e madhe. Tė kėndosh nuk do tė thotė tė mos merret vesh se ēfarė thua. Festivali i kėtij viti kishte probleme me krijimtarinė, por skena ishte e pastėr. Ishin hequr dhe zhdukur ato koreografi qė rėndonin materialin muzikor. Petrit Beci ka meritė pėr dekorin, pėr prezantuesit, skenaristėt apo dhe zgjedhjen e Shpėtim Saraēit si drejtues artistik, por pjesa tjetėr kishte probleme. E kam thėnė dhe mė herėt, kėto klipe qė vijnė nė festival ku kėnga vjen me koreografi tė rėnduar me njė trupė baleti, etj., kjo e dėmton kėngėn. Nė kėtė sens, festivali i 51 ishte i pastėr. Por ajo qė ėshtė kryesore nė festival ėshtė kėnga, melodia, dhe ajo pati probleme.
-Kėtė festival munguan dhe shumė zėra tė njohur tė skenės, si ndikoi kjo nė kėtė aktivitet?
Problemi i kėngėtarėve qė kanė kėnduar ndėr vite nė skenė, ėshtė si puna e kompozitorėve qė kanė shkruar dikur. Ne, edhe nėse do tė tentojmė tė marrim pjesė nė Festivalin e RTSH, kėngėt tona ose do ti skualifikojnė qysh kur janė nė grup pa dalė nė festival ose do ti seleksionojnė kur tė vijė nata e tretė e festivalit. Kjo ka tė bėjė me shijen, me strukturėn qė ndėrtojnė organizatorėt e festivalit tė kėngės. Tė mos ju vijė keq, nuk janė shquar pėr ndonjė krijimtari dinjitoze shumica e tyre qė marrin pjesė nė festival sot, me pėrjashtim tė Edmond Zhulalit apo Saraēit, qė kanė lėnė krijimtari nė festivale, tė tjerėt kanė kaluar tangent. Mua mė vjen keq qė njė njeri qė nuk ka pasur asnjėherė krijimtari tė pėrzgjedhė kėngėt nė festival.
-Si e komentoni faktin qė pėr disa kėngė u fol se janė plagjiaturė?
Sa i takon kėngės fituese, unė e kam dėgjuar atė qė bėhet fjalė pėr plagjiaturė tė kompozitorit serb, dhe me keqardhje them qė po tė marrim frymėn e pėrgjithshme, mėnyrėn e ndėrtimit, nė formė kėnga fituese e Festivalit tė 51 “Identitet” ėshtė e njėjtė me atė serbe. Ka mjaft pėrngjasje me kėngėn serbe qoftė nė refren, apo nė fillim. Ajo ėshtė njė kėngė e marrė komplet, por e qėmtuar diku pėr tė mos lėnė shumė gjurmė. Me gjithė qėmtimin e madh qė ėshtė bėrė nga krijuesit, ajo sėrish mbetet njė kopje e kėngės serbe. Jam i bindur pėr kėtė, madje po tė kisha mundėsi do tė bėja dy partitura, edhe pėr kėngėn shqiptare dhe atė serbe. Dhe nėse Frederik Ndoci ka thėnė qė kėnga fituese ėshtė 80 pėr qind plagjiaturė, unė do tė thosha qė ėshtė 90 pėr qind. Njė plagjiaturė nuk mund tė ekzistojė rastėsisht, por merret me qėllim plagjiaturė dhe nga kjo bėhen disa pastrime. Unė nuk them qė ne tė dimė tė gjithė kėngėt e botės, por ama kur ballafaqohemi me to, tė kemi burrėrinė tė themi qė nuk e njihnim kėtė kėngė, por tani qė e njohėm paskemi gabuar, dhe kjo kėngė ėshtė e marrė diku tjetėr. Megjithė respektin e jashtėzakonshėm qė kam pėr Shpėtim Saraēin, si njė krijues i shkėlqyer, nuk ka pse tė dalė nė mbrojtje tė njė materiali qė duket qė ka plagjiaturė. Ai nuk e ka ditur, por pas kėsaj duhet tė kishte reflektuar. Sa mirė e dalluan njė kėngė qė ishte plagjiaturė nga Korea e Jugut, po pėr kėtė pse nuk reaguan? Unė nuk iu vė faj, por ama kur ata ballafaqohen me njė fakt plagjiaturė, duhet ta pranojnė.
-Jeni vlerėsuar jo pak nė festivalet e kėngės, jeni pėrballur me gjykimin e jurisė, si e patė jurinė e kėtij edicioni?
Mė vjen keq qė drejtuesit e RTSH nuk qenkan nė gjendje tė zgjedhin disa kompozitorė shqiptarė me vlera artistike pėr tė qenė nė jurinė e festivalit, por u dashkan marrė nga Malta, Italia, etj. Ēfarė mund tė pres unė nga maltezi apo hungarezja? Ēfarė njohurish dhe kulturė muzikore kanė kėta individė sa i takon muzikės shqiptare. Unė nuk jam kundėr marrjes sė emrave tė huaj nė juri, por ata duhet tė jenė njohės tė mirė tė muzikės.
-Ju flisni pėr problemet e kėngėve sot, por kėngėt qė ju dhe tė tjerė kompozitorė kanė krijuar dekada mė parė kanė mbetur dhe sot nė publik?
Ajo qė mbetet ėshtė njohja nė themel e muzikės popullore shqiptare. Nėse kėta njerėz qė shkruajnė sot nuk e njohin muzikėn e popullit tė tyre kot qė lodhen, sepse nuk kanė pėr tė shkruar kurrė muzikė shqip, sado qė ti bien kitarės me gjuhė, apo sado le tė bėjnė figura. Ato figura tek kėngė fituese e edicionit tė 51 nė festival nuk janė imitacion i ēiftelisė. Me tė vėrtetė mund tė jenė nė fillim motiv i ēiftelisė, por ama zhvillimi, introkdukti i kėngės qė Sejko luan me gjuhė kitarėn nuk ėshtė mė ēiftelia qė ka kėrkuar tė imitojė nė fillim tė kėngės. Nė melodi unė nuk ėshtė pashė motive ēame, me pėrjashtim tė fillimit tė solos sė kitarės dhe ato janė 4-5 masa. Ėshtė hedhur njė teori qė krijuesi qė ka bėrė kėngėn serbe ka marrė nota tė kėngės “Kur bie fyelli e ēiftelia”, ama edhe sikur serbėt tė kenė marrė 2-3 nota nuk ėshtė sikur tė marrėsh tė gjithė kėngėn.
-Kėnga juaj “Mbrėmja e fundit” e Festivalit tė 11 nė RTSH erdhi dhe kėtė edicion. Si kompozitor i saj, si u ndjetė?
Unė pata kėnaqėsinė qė nė skenėn e festivalit tė 51 pėr 40 vjetorin e edicionit tė 11 u kėndua dhe kėnga ime “Mbrėmja e fundit”. Nė festivalin e 11 kėtė kėngė e ka kėnduar Bashkim Alibali. Unė si krijues do kisha shumė dėshirė qė ajo kėngė tė rikthehej edhe njėherė nga po i njėjti kėngėtar, por kjo nuk ndodhi. Ashti si u ngjit nė skenė Sherif Merdani, Bujar Kapexhiu, Edi Luarasi, etj, tė ishte dhe kėngėtari qė kėndoi atė vit kėngėn time. Madje dhe kėngėtari Tonin Tėrshana, qė ka ende vokal mjaft tė mirė e kishte vendin qė tė hipte nė skenė dhe tė kėndonte kėngėn fituese tė Festivalit tė 11. Nuk kam gjė kundėr djalit qė kėndoi kėngėn time, por ama derisa u rikthyen disa kėngė tė atij festivali, unė mendoj qė ato figura qė janė dhe sot duhet tė ishin nė skenė. Ishte e metė e festivalit mosqenia e disa kompozitorėve pjesėmarrės nė Festivalin e 11, ku u kėndua krijimtaria jonė. Kaq tė rėndė e kishte RTSH tė shpėrndante dhjetė ftesa pėr ne kompozitorėt qė jemi gjallė? Kėta bėjnė dasėm, por e bėjnė pa dhėndėr, ose bėjnė dasmė pa nuse. Festivali i 11 i Kėngės mė 1972 ėshtė aktiviteti ynė. Ata qė janė sot drejtues tė RTSH apo organizatorė tė festivalit nuk kanė qenė pjesėmarrės atė kohė, dhe nderi na takonte neve tė ishim nė sallė.
-Nga viti nė vit festivali nuk kalon pa probleme dhe shumė kompozitorė flasin jo pak. Pse vazhdohet kėshtu?
Unė nuk mund tė fajėsoj drejtorin e RTSH sa i takon seleksionimit muzikor, i cili ka meritė pėr anėn vizuale tė festivalit. Ama drejtori i RTSH duhet tė kishte primare qė njerėzit qė kanė bėrė pėrzgjedhjen e kėngėve tė ishin mė rigorozė, mė kėrkues ndaj krijimtarisė. Redaksia e muzikės ka pėrgjegjėsi mbi materialet qė kanė zgjedhur nė festival. Vėrtetė festivali erdhi me kėtė krijimtari, por kėshtu e drejtuan ata rrymėn e festivaleve. Pse tė mos vijė nė festival Haig Zacharian, Aleksandėr Lalo, Aleksandėr Peēi, etj. Pse redaksia e muzikės nuk na ofron ne si krijues, pse nuk bėn me ne njė takim disa muaj para festivalit. Fakti qė dhe shumė kėngėtarė pjesėmarrės nė festivale nuk marrin pjesė, tregon qė ata nuk kanė gjetur krijimtarinė e duhur pėr tu paraqitur me dinjitet dhe kanė pranuar mė mirė tė mos jenė nė festival. Faji qėndron tek RTSH mė pas pėrgjegjėsitė ndahen sipas shkallėve, organizatorėve. Ne, kompozitorėve qė kemi krijuar kėngė ndėr vite, na kanė larguar nga festivali me mėnyrėn e organizimit. Nė kohėn tonė, nė festival ēdo krijuesi i dėrgohej njė ftesė dhe i bėhej e qartė se ēfarė synimi kishte festivali. Bėhej njė grup krijuesish qė plotėsonin tablonė e festivalit. Njė krijimtari dinjitoze mbledh dhe kėngėtarė dinjitozė, nėse nuk ėshtė e tillė atėherė ka probleme. Redaksia e muzikės pranė RTSH duhet tė bėjė njė punė serioze dhe jo t’ia lėrė nė rastėsisė se ēfarė sjellin nė festival.
Julia Vrapi - Gazeta SOT
http://www.sot.com.al/kultura-interv...-duhet-pranuar
Krijoni Kontakt