Nje Prift (Ortodoks) nga Greqia flet pėr masakrat ndaj Ēamėve
Tragjedia ēame do tė thotė: Genocid, spastrim etnik, luftė fetare, shkelje e tė drejtave tė njeriut !
Nje Prift (Ortodoks) nga Greqia flet pėr masakrat ndaj Ēamėve
Tragjedia ēame do tė thotė: Genocid, spastrim etnik, luftė fetare, shkelje e tė drejtave tė njeriut !
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Genti.. : 17-12-2012 mė 03:51
kjo eshte pergjigje per "albon" nuk ka te vertet tjeter vec kesaj video dhemoj jafut kot o o burr. SHQIPETARET JANE POPULL FISNIK DHE NUK HANE PULA TE NGORDHURA
Problemi cam eshte me se i drejte po duhen gjetur menyrat se si te realizohet.
Jo sepse ju tek Idrizit qe te fitoje ca pike per vehte.
Duhet bere e njohur ceshtja nderkomberatisht qe te ushtrohet presion mbi Greqine dhe te hape tokat e pronat came.
Me pare duhet bere Shqiperia shtet dinjitoz jo lecke sic e ka bere postkomunizmi dhe bijt e tij te shitur te te huajt.
Albania Uber Alles
Kryeministri Sali Berisha doli sot para gazetarėve nė njė bashkėbisedim tė hapur, tė kthyer tashmė nė traditė nga kreu i qeverisė.
Duke iu pėrgjigjur interesimit pėr rezolutėn qė PDIU ka dorėzuar nė parlament lidhur me ēėshtjen ēame, Berisha tha se pa ndonjė formė presioni nga askėrkush ne nė parlament shqyrtojmė ēdo dokument, por shtoi se, traktati i miqėsisė mes dy vendeve pėrbėn njė bazė tė shkėlqyer pėr tė zgjidhur ēdo problem.
Berisha theksoi se ēėshtja ēame ėshtė ngritur nė tė gjitha takimet pa pėrjashtim me autoritet mė tė lartė qė janė takuar, qe nga viti 1991. Ai tha se Shqipėria dhe Greqia nuk kanė asnjė problem territorial mes tyre.
Lidhur me deklaratat e tij nacionaliste, kryeministri u shpreh se deklaratat e mia kanė qenė dhe janė nė tėrėsinė e tyre, njė ripėrsėritje e qėndrimeve tė mija.
Nė nisje tė bashkėbisedimit, Berisha u ndal tek premtimet e Ramės lidhur me heqjen e taksės pėr biznesin e vogėl, si dhe nė vendosjen e taksės progresive. Pėr kėtė tė fundit, ai tha se ėshtė taksa famėkeqe, tė cilėn e instaloi pėr herė tė parė dajo i tij nė vitin 1946.
Berisha pohoi edhe njėherė se se ēdo shqiptar do tė marrė nėnshtetėsi, si njė detyrim mė minimal i kėtij vendi ndaj tyre.
Nuk ėshtė Shqipėria vetėm e jona, edhe atyre qė kanė derdhur gjak, kanė lėnė eshtrat e tė parėve tė tyre. Ky problem ėshtė njė problem i parashikuar dhe nė preambulėn e Kushtetutės, ata qė janė hipokrit me Kushtetutėn janė hipokrit me veten e tyre.- the Berisha./panorama
Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru
C'te keqe kishte titulli fillestar ????
Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri
Idrizi, letėr deputetėve: Votoni rezolutėn ēame
TIRANE- Kreu i PDIU-se, Shpetim Idrizi i eshte drejtuar sot me nje leter deputeteve te Kuvendit te Shqiperise, duke i kerkuar atyre te votojne rezoluten per ceshtjen came, dorezuar ne Kuvend vetem pak kohe me pare.
Letra e plote
Gjatė kėtyre viteve dhe legjislaturave, pavarėsisht qasjeve politike e debateve tė ndryshme qė e kanė ngjalluar institucionin tonė, NE kemi patur mjaft momente dhe qėllime tė pėrbashkėta. Unė besoj se ka njė moment qė na pėrbashkon mė shumė. Ai ėshtė interesi kombėtar, dinjiteti kombėtar, ėshtė bashkimi virtual i dinjiteteve tona personale, i interesave tona personale pėr njė Komb.
Njė prej kėtyre momenteve qė falė jush unė e ruaj me krenari nė memorien time politike dhe njerėzore ėshtė sigurisht ai i ēdo 27 qershori, datė kjo emblematike qė pėrkutjon genocidin grek mbi shqiptarėt e ēamėrisė. Unė jam ndjerė shumė i motivuar dhe i fortė nga mbėshtetja Juaj dhe nga pėrkrahja Juaj njerėzore, mbi tė gjitha.
Teksti qė po ju paraqes pėr tė marrė mbėshtetjen Tuaj nuk ėshtė njė dokument i thjeshtė. Ai nuk ėshtė vetėm produkt i njė frymėzimi personal timit, si anėtar i komunitetit ēam, njė komunitet martir, qė ka amanetin e vet, ka testamentin e vet kolektiv. Ai ėshtė bashkimi i amaneteve tė thėna, qoftė edhe nga paraardhėsit tanė qė janė ndarė nga jeta, qoftė edhe prej atyre qė janė nė prag tė kėsaj ndarjeje, thėnė kėshtu, unė dua ta ndaj atė me Ju.
Ne tė gjithė e pamė dhe e ndiemė sa tė fortė dhe krenarė ishim, kur nė festimin e 100 vjetorit tė shtetit shqiptar, NE pėrjetonim tė njėjtėn ndjenjė, atė tė pėrkatėsisė sonė kombėtare.
A mundet qė nė njė moment si ky i 100 vjetorit duke parė nė sy qytetarėt tanė, bashkėkombasit, tė marrim kurajo dhe tė kėrkojmė politikisht vėnien nė vend tė njė padrejtėsie, mbylljen e njė plage, fillimin e zgjidhjes sė njė ēėshtje, qė pėr njė kohė tė gjatė ka mbetur nga politika shqiptare nė sirtaret e harresės dhe indiferencės?
Qė nga koha e rėnies sė regjimit komunist Shqipėria ėshtė sot njė vend anėtare e NATO-s, qytetarėt tanė lėvizin tė lirė nė Evropė falė marrėveshjes sė liberalizimit tė vizave. NE kemi marrė pėrsipėr plotėsimin e reformave, si aspirantė nė Bashkimin Evropian dhe jemi nė prag tė statusit tė vendit kandidat. Kosova ėshtė e pavarur.
Ndaj sot ėshtė koha, tė mos heshtim!
Nė kėtė rezolutė nuk kėrkohet asgjė mė shumė sesa disa tė drejta legjitime universale, qė sot janė mishėruar nė traktatet mė tė rėndėsishme tė sė drejtės ndėrkombėtare dhe janė pjesė thelbėsore e Bashkimit Evropian, ku aspirojmė tė anėtarėsohemi.
Lexojeni me vėmendje edhe relacionin shoqėrues tė kėtij teksti dhe do tė kuptoni motivet e mbrapshta, qė e ēojnė dikė tė thotė se ēėshtja ēame nuk ekziston, duke mbuluar me vetėdije njė krim tronditės pėr ndėrgjegjen evropiane.
Me anėn e kėsaj letre, unė i drejtohem vetėdijes kombėtare dhe dinjitetit tė gjithsejcilit prej Jush.
I drejtohem kurajės njerėzore tė ēdokujt qė ėshtė pjesėtar i Kuvendit tė Shqipėrisė, pavarėsisht se cilin qark pėrfaqson, nė Jug apo nė Veri, nė Lindje apo nė Perėndim, i majtė ose i djathtė qoftė.
Ndaj ju ftoj tė nderuar kolegė qė NE tė gjithė ta votojmė kėtė rezolutė. Ta votojmė tė gjithė si individė tė lirė, si deputėtė dinjitozė dhe jo si anėtar tė njėrit krah apo tjetrit.
Do tė ishte jo e drejtė dhe jo dinjitoze qė dikush mes nesh tė na kthente krahėt.
Unė shpresoj se edhe kryetarėt e partive, nė shqyrtimin e kėsaj rezolute, nuk do tė japin direktivė politike pėr tė orientuar votimin. Unė uroj qė ata kėtė herė t’i lenė tė lirė deputetėt qė tė dėgjojnė zėrin e arsyes kombėtare, tė amanetit tė njė popullsie martire si ajo ēame. Njė popullsi qė tentuan ta shkulin nga rrėnjėt, por qė mbijeton falė ndjenjės sė fortė tė pėrkatėsisė. Nėse do japin direktiva politike pėr votimin, atėherė do politizojnė njė votė, qė duhet tė jetė votė e konsensusit dhe votė e bashkimit.
Do tė vlerėsoja dhe mirėprisja kontributin e ēdonjėrit prej Jush, pėr ta pėrmirėsuar dhe pasuruar kėtė rezolutė, qė ajo tė jetė njė produkt i yni, dėshmi vullneti, kurajoje e pėrbashkimit tė parlamentit tonė.
Unė ju ftoj tė shohim njeri tjetrin nė sy dhe tė votojmė PRO!
Ta votojmė PRO, kėtė dėshmi tė koncentruar tė kurajės sonė kombėtare. Nėse do votojmė tė gjithė, unanimisht, atėherė ata qė duhet tė marrin mesazhet e kėtij teksti, do tė mendojnė mė gjatė dhe do tė pėrkulen para forcės sonė. Kjo forcė gjendet tek amaneti qė pėrcillet brez pas brezi, tek mesazhet e pafundme tė mbėshtetjes prej qytetarėve tanė, bashkėkombasve tanė nga tė gjitha viset etnike tė shqiptarėve, tek forca e njė kombi tė lavdishėm.
Duhet tė bashkojmė zemrat dhe tė themi: NE e bėmė veprėn tonė, pėr tė vėnė nė vend njė padrejtėsi tė madhe historike.
Le tė bėjmė sė bashku njė vepėr tė madhe njerėzore.
Tė ndihemi njėlloj pėr njė ēast tė vetėm para votės sonė, duke votuar rezolutėn pėr zgjidhjen e ēėshtjes ēame!
Burimi: Panorama
Konferenca e shtypit e Kryeministrit Berisha, pjesa mbi rezoluten came
REZOLUTA CAME
I pyetur rreth rezolutės Came e cila nuk u mor nė shqyrtim sot nė Parlament, kryeministri Sali Berisha tha se nė Kuvend do tė shqyrtohen cdo lloj dokumentesh qė do tė paraqiten.
“Aleati im ka paraqitur njė rezolutė. Parlamenti ėshtė institucion qė ka komisione, ka njė komision tė jashtėm e etj dhe do shqyrtojė e vlerėsojė rezolutėn mbi bazėn e kėtij qėndrimi tė mazhorancės ndaj kėsaj cėshtje. Ėshtė mazhoranca e PD qė ka kaluar njė ligj nė parlament dhe disa veprime tė tjera. Ndaj dhe pa ndonjė lloj forme presioni nga askėrkush ne nė parlament do shyqrtojmė cdo lloj dokumenti tė paraqitur”.
Berisha gjeti rastin tė kujtojė se ka qenė PD qė ka hedhur hapat e para pėr zgjidhjen e cėshtjes Came.
“Natyrisht dua tė them kėtu se kjo nuk bėhet nga njė mazhorancė, asnjė forcė politike, kundrejt asnjė lloj forme presioni. Absolutisht, duhet tė theksojmė se cėshtjen came, sė bashku me mikun tim tė ndjerė Gramoz Pashko dhe 2 bashkėpunėtorė tanė e kemi ngritur pėr herė tė parė nė janar tė vitit 1991. Kur kryeministri i Greqisė, Micotaqis u bė kryeministri i parė i njė vendi tė lirė qė takoi opozitėn shqiptare, na ftoi nė takim nė hotel Dajti dhe nė atė takim, njė ndėr problemet qė ne shtruam ishte problemi Cam. I thamė se ne kemi cėshtjen kombėtare, ai tha, kam cėshtjen gjeologjike. Kjo cėshtje ėshtė ngritur nė tė gjitha takimet pa pėrjashtim, nė qeveri apo opozitė nga kryetari i PD, me autoritetet mė tė larta tė vendit mik me tė cilėt ėshtė takuar. Kjo cėshtje pas njė seri diskutimesh tė saj nė njė seri takimesh ku Shqipėria ka bėrė tė qartė se Shqipėria nuk ak pretendim territorial ndaj Greqisė”.
Mė tej Berisha sqaroi se “Por nė traktatin e miqėsisė sė firmosur mes meje si president nė ‘95 dhe Stefanopolus, ka njė klauzolė, nė tė cilėn thuhet cėshtjet e pronėsisė sė shqiptarėve, dhe tė grekėve nė Shqipėri janė cėshtje juridiko- teknike dhe do zgjidhen mbi bazėn e kėtyre procedurave. Pėr fat tė keq kjo cėshtje mbeti nė vend numėro. Duhet tė krijoheshin komisione dhe ramė dakort qė tė bėheshin komisione. Kėshtu qė ky problem ėshtė shtruar, problemi nuk ka marrė zgjidhje nė njė periudhė tė caktuar, pretendohej se camėt ishin kolaboratonistė, kjo ishte akuzė monstruoze”
Berisha vuri nė dukje se mes Greqisė dhe Shqipėrisė nuk ka asnjė problem tė pazgjidhur territorial.
“Nuk ka problem territorial mes 2 vendeve, ka njė traktat miqėsie ku ata njohin kufijtė. Traktati bėn njė mundėsi tė shkėlqyer pėr tė zgjidhur njė problem, sa mė shumė konsolidohet liria aq mė shumė kėrkohet zgjidhja”.
Balkanweb
Konferenca e shtypit e kryeministrit te vendit Berisha
Pyetje: Kryetari i PDIU Shpėtim Idrizi, njėherėsh aleat i qeverisė suaj, i ka kėrkuar deputetėve tė miratojnė rezolutėn ēame. Por ndėrkohė nė axhendėn e punimeve tė Kuvendit nuk ėshtė parashikuar diskutimi i ēėshtjes ēame. Cili ėshtė qėndrimi i grupit tuja parlamentar nė lidhje me kėtė?
Kryeministri Berisha: Ēdo dokument qė dorėzohet nė parlament shqyrtohet nė pėrputhje me procedurat e parlamentit. Natyrisht, duhet tė them se kjo nuk bėhet nga njė mazhorancė, por, nė tėrėsi, nga asnjė forcė politike nėn asnjė lloj forme presioni. Dua tė theksoj se ēėshtjen ēame, sėbashku me mikun tim, tė ndjerin Gramoz Pashko e nė mos gaboj dy bashkėpunėtorėt tonė, e kemi ngritur pėr herė tė parė nė janar tė vitit 1991, kur Kryeministri i Greqisė Kostantin Micotaqis u bė edhe kryeministri i parė i njė vendi tė lirė qė takoi opozitėn shqiptare. Ai na ftoi nė takim nė hotel Dajti dhe nė atė takim, njė ndėr problemet qė ne shtruam ishte problemi ēam. Aq sa ish Kryeministri Micotaqis na u pėrgjigj se kėtė ēėshtje nuk na e ngriti Ramiz Alia. I thamė se ne kemi ēėshtjen kombėtare, ai ka ēėshtjen gjeologjike. Ky ėshtė dallimi mes nesh dhe atij. Kjo ēėshtje ėshtė ngritur nė tė gjitha takimet, pa pėrjashtim, nė qeveri apo opozitė, nga kryetari i Partisė Demokratike, me autoritetet mė tė larta tė vendit mik, me tė cilėt ėshtė takuar. Kjo ēėshtje, pas diskutimit tė saj nė njė seri takimesh, nė tė cilat Shqipėria ka bėrė, e bėn tė qartė se nuk ka asnjė pretendim territorial ndaj Greqisė - kjo ėshtė jashtė ēdo lloj konteksti - nė Traktatin e Miqėsisė sė firmosur nė vitin ’95, nga unė si President i Republikės dhe Presidentit Stefanopulos tė Republikės Helenike, ka njė klauzolė, nė tė cilėn ēėshtjet e pronėsisė sė shqiptarėve nė Greqi, pasi nuk janė vetėm ēamė dhe tė grekėve nė Shqipėri, janė ēėshtje teknike dhe do tė zgjidhen mbi bazėn e kėtyre procedurave. Pėr fat tė keq, mė pas kjo ēėshtje mbeti nė vend numėro. Duhet tė krijoheshin komisionet dhe nė atė kohė, ne ramė dakord qė tė dy palėt tė ulen, tė diskutojnė dhe tė krijojnė komisionet. Ēėshtjet e pronėsisė janė ēėshtje tė pėrjetshme, nuk i mohon dot. Njė vend i lirė ėshtė vend i lirė dhe sistemi ynė bazohet nė pronėn. Kėshtu qė ky problem ėshtė shtruar. Problemi nuk ka marrė zgjidhje. Nė njė periudhė tė caktuar pretendohej se ēamėt ishin kolaboracionistė dhe kjo ishte njė akuzė monstruoze, e cila u bė vetėm e vetėm pėr tė justifikuar spastrimin e tyre etnik nga hordhitė e bandat e Zervas, nga trojet e tyre shekullore. Ndaj duhej justifikimi, edhe pse ata kishin qenė luftėtarė nga mė tė shkėlqyerit nė njėsitė partizane tė Shqipėrisė dhe tė Greqisė. Unė e vlerėsoj qėndrimin e gjykatės sė Janinės qė hodhi poshtė kėtė shpifje ndaj popullatės ēame. Jo, ata kishin qenė luftėtarė qė kishin luftuar pėr lirinė dhe kundėr pushtimit. Pra, nuk ka asnjė problem territorial midis dy vendeve. Ka njė Traktat Miqėsie, nė tė cilin ato njohin kufijtė respektivė. Natyrisht, mendoj se Traktati pėrbėn njė bazė tė shkėlqyer pėr tė zgjidhur njė problem, qė, sa mė shumė tė zgjerohet e konsolidohet liria, aq mė i domosdoshėm bėhet zgjidhja e tij. Aleati im ka paraqitur njė rezolutė, e cila edhe po tė mos ishte paraqitur nga zoti Idrizi, do tė shqyrtohej. Pėr kėtė nuk ka diskutim. Parlamenti ėshtė njė institucion qė ka komisione, ka komision tė jashtėm e komisione tė tjera dhe do tė shqyrtojė e vlerėsojė rezolutėn, mbi bazėn e kėtij qėndrimi tė mazhorancės ndaj kėsaj ēėshtjeje. Ėshtė mazhoranca e Partisė Demokratike qė ka kaluar njė ligj nė parlament dhe disa veprime tė tjera. Ndaj pa ndonjė formė presioni nga askush, ne shqyrtojmė nė parlament, ēdo dokument tė paraqitur.
Pyetje: Pyetja ka tė bėjė me rritjen e shqetėsimit tė ndėrkombėtarėve pėr rritjen e toneve nacionaliste nė Shqipėri dhe veēoj deklaratėn e ambasadorit Arvizu, i cili ju bėn thirrje qė tė tėrhiqeni nga rritja e kėtyre deklaratave si njė lojė e rrezikshme, si dhe njė rezolutė e Parlamentit Europian, i cili ka miratuar njė deklaratė zyrtare, ku i kėrkon Tiranės zyrtare dhe shpreh shqetėsimin pėr rritjen e kėtyre toneve.
Kryeministri Berisha: Kjo qė thoni ėshtė njė e pavėrtetė e madhe. Nuk jam kėtu, pėr tė komentuar deklaratat e zotit Arvizu dhe nuk mė keni dėgjuar ndonjėherė tė komentoj deklarata tė ambasadorėve, por mund tė them se deklaratat e mia kanė qenė e janė nė tėrėsinė e tyre njė ripėrsėritje e qėndrimeve tė mia. Absolutisht janė njė ripėrsėritje e qėndrimeve tė mia. Nė rast se i kthesh festimeve tre vjet mė parė, me rastin e Lidhjes sė Prizrenit, do tė gjesh tė njėjtėn deklaratė. Nė rast se kthehesh nė verėn e viti ’92 do tė gjesh tė stipuluar nė dekretin e 17 korrikut tė atij viti absolutisht qėndrimin e sotėm mbi shtetėsinė. Ky dekret thotė se shtetėsia shqiptare do t’u njihet tė gjithė qytetarėve me origjinė apo kombėsi shqiptare, kudo qė ndodhen. Ai stipulon se, pavarėsisht nga shtetėsia qė duan tė mbajnė, ata mund tė mbajnė njė, dy, tre apo mund tė mos e marrin fare. Ky qėndrim ka qenė i vetmi standard ligjor pėr gjashtė vite me radhė, 1992-1998. Ky ka qenė standardi i Republikės sė Shqipėrisė. Ēfarė ka tė re nė kėtė qėndrim? Asgjė, pėrveē zhurmės mediatike. Pėrkundrazi, disa rrethana tė reja, krejtėsisht mė tė favorshme.
Shqiptarėt nė Maqedoni, shqiptarėt nė Mal tė Zi, nė Preshevė, tė gjithė ata kanė lėvizur para shqiptarėve nė Shqipėri, tė lirė, pa viza, nė mbarė Europėn. Nxirret problemi i vizave, por nuk mund tė ketė asnjė lidhje. Ēlidhje do tė ketė kjo, me qindra e mijėra shqiptarė qė janė shtetas gjermanė, francezė, belgė, anglezė, italianė etj.. Ēfarė dėmi mund tė sjellė kjo!? Koha ėshtė globale. Por, nėse dikush mendon se kėta nuk mund ta kenė pikėrisht se janė shqiptarė, ta harrojė. Shqiptarėt do ta kenė. Ka njė problem nė kėtė mes dhe ai ėshtė ai i Republikės sė Kosovės. Shqipėria ėshtė e pėrcaktuar me tė gjithė potencialin e saj pėr tė dhėnė kontribut nė konsolidimin e pavarėsisė sė Kosovės, sepse Shqipėria beson se Kosova do tė jetė njė faktor i madh paqeje e stabiliteti nė rajon dhe ėshtė e tillė. Kosova ėshtė nė njė proces tė shumanshėm negociatash. Ajo ėshtė nė negociata me Bashkimin Europian pėr vizat dhe marrja e vizave pėrbėn njė fitore historike pėr konsolidimin e shtetit tė Kosovės. Ajo ėshtė nė negociata me Beogradin pėr zgjidhjen e njė seri problemesh etj.. Nė kėto rrethana, nė mėnyrė specifike pėr qytetarėt e Kosovės nuk mund tė realizohet ky projekt, pa njė marrėveshje tė mėvonshme me qeverinė e Kosovės. Ne jemi tė pėrkushtuar tė kontribuojmė me tė gjithė forcėn tonė pėr konsolidimin e pavarėsisė sė Kosovės.
Dua tė lexoj kėtu mesazhin qė mė dėrgoi me what’s up njė studente shqiptare dhe ftoj ēdo shqiptar t’i japė pėrgjigje asaj dhe ta vėrė veten nė vendin e njė politikbėrėsi.
“Unė quhem Bleranda Neziri, - shkruan studentja nė Universitetin Houstonit. Tre javė mė parė, lash tė gjitha leksionet pėr njė javė, vetėm qė tė pėrjetoja 100 vjetorin e pavarsisė te shtetit dhe kombit tonė tė lashtė nė Vlorė.e Houston-it, Texas dhe ju e dini se Texas ka zhvilluar Shtetet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara kanė zhvilluar botėn. Jam studente e vitit tė dytė nė Universitetin e Houstonit - vazhdon studentja. Tre javė mė parė, lashė tė gjitha leksionet pėr njė javė, vetėm qė tė pėrjetoja 100 vjetorin e pavarėsisė tė shtetit dhe kombit tonė tė lashtė, nė Vlorė. Ishte njė ėndėrr e shumė viteve qė u realizua mė nė fund, falė prindėrve tė mi. Ajo ditė ishte dhe ka pėr tė mbetur njė ndėr ditėt mė tė bukura tė jetės sime. Lum ai qė kishte fatin tė pėrjetonte atė ditė, nė atdheun tonė tė mrekullueshėm. Kisha fatin tė tė shihja pėr disa sekonda nė makinėn tėnde nė rrugėt e Vlorės. Unė isha nė makinė tjetėr, nė anėn e majtė, shumė e emocionuar, pasi pėrshėndesje qytetarėt me dorė. Doja edhe tė tė takoja personalisht dhe tė tė tregoja qė ka ende tė rinj nga brezi im qė i kalojnė me mijėra kilometra dhe oqeane tė mėdha, vetėm pėr tė festuar ditėn madhėshtore nė vendin ku u shpall 100 vite mė parė pavarėsia. Fatkeqėsisht, nuk pata mundėsi t’ju takoj.
Ikja nga Kosova qė nga mosha 7 vjeē, largimi nga vendi im, poshtėrimet nga armiqtė tanė ndaj populli tonė tė pafajshėm, mė kanė bėrė qė tė krenohem me kombin tim gjithnjė e mė shumė. Kemi kaluar aq shumė gjėra tė rėnda dhe pėrsėri jemi tė fuqishėm, patriotė, qė qėndrojmė pranė njėri - tjetrit, me dashuri tė pafundme pėr kombin tonė. Jemi populli mė i lashtė dhe i ēmuar nė kėtė botė!
Kam pasur edhe njė ėndėrr tjetėr prej shumė vitesh, qė edhe unė, si njė shqiptare qė jam nė zemėr, nė gjak, tė kem nė dorė pasaportėn personale tė Shqipėrisė sime. Por, siē duket, sipas teje, edhe kjo ėndėrr e imja ka pėr t'u bėrė realitet sė shpejti! Faleminderit pėr kėtė gėzim kaq tė madh. Mė nė fund populli ynė po bashkohet pėrsėri nė mėnyra tė ndryshme. Nė zemėr!”
Bleranda ėshtė njė studente e vitit tė dytė dhe ajo ėndrrėn e saj e ka tė ndėrthurur nė bashkimin nė zemėr tė shqiptarėve. Ēfarė t’i themi Blerandės, se nuk do t’i japim pasaportė? Jo! Do t’i japim pasaportė e shtetėsi shqiptare. Sikundėr edhe ēdo qytetari shqiptar nė Shtetet e Bashkuara, nė Kanada e kudo qė ėshtė, si detyrimi mė minimal i kėtij vendi. Shqipėria nuk ėshtė vetėm e jona. Ajo ėshtė edhe e atyre qė kanė derdhur gjak, e atyre qė kanė lėnė eshtrat e tė parėve, prindėrve njerėzve tė tyre pėr pavarėsinė e saj.
Ky problem ėshtė i parashikuar edhe nė Preambulėn e Kushtetutės sė Shqipėrisė. Ata qė janė hipokritė me Kushtetutėn, janė hipokritė me veten e tyre. Dua t’u them edhe njė gjė: hezitimet, ngurrimet nga disa grupe brenda vendit janė njė atavizėm i dasive tė ndryshme, tė cilat ky komb i ka kapėrcyer me vendosmėrinė mė tė madhe. Pėr dekada e dekada, tė huajt e jo vetėm ata janė pėrpjekur tė pėrdorin dialektet e gjuhės sonė si mure ndarėse midis shqiptarėve. Por ato u faktuan si gurra qė pasurojnė trungun e mrekullueshėm tė kėsaj gjuhe. Nė kohėrat mė tė vėshtira, vite e vite me radhė u pėrpoqėn pėr tė pėrdorur dasitė fetare pėr qėllime jo shqiptare. Dėshtuan nė mėnyrėn mė tė turpshme. Sot, nė kėtė kontinent e mė gjerė, ne jemi kombi qė respektojmė mė shumė liritė e besimin fetar tė njėri-tjetrit. U pėrpoqėn tė vendosin klone me gjemba, por ja ku jemi e komunikojmė tė lirė. Ideja se kjo masė do tė prishė ekuilibra demografikė e krahinorė ėshtė ide e prapambetur sa vetė krahinarizmi. Ata, tė cilėt vėrshuan nga e gjithė bota e nga tė gjitha trojet etnike shqiptare pėr tė festuar pavarėsinė e Shqipėrisė, dhanė mesazhin e qartė se kanė dalė mbi krahinarizmat. Atyre qė kanė frikė nga vota, ju them se kjo nuk do tė ndodhė para zgjedhjeve, por, nga ana tjetėr, nuk duhet tė mendojė kush kurrė se problemi i votės do tė jetė pengesė e qėndrueshme, pasi ka mėnyra pėr ta zgjidhur, pėr ta proporcionuar e pėr ta bėrė tė pranueshėm pėr tė gjithė. Nė tė gjithė kėtė histori, e dhimbshme ishte vetėm njė moment: tė dėgjoja pėrfaqėsuesin e Cipras-it tė fliste njėlloj si Edi Rama, nė Parlamentin Europian. Por kėto janė pjesė e pandashme e kėtyre udhėtimeve.
Ndaj mendoj se nuk ka asnjė lloj shqetėsimi. Kushtetuta e Shqipėrisė ka pėrcaktimet e saj tė qarta. Ajo ėshtė Kushtetutė e standardeve ndėrkombėtare dhe preambula e saj ka parasysh tė gjitha traktatet e marrėveshjet ndėrkombėtare qė ekzistojnė.
Kryeministria
Sigurisht, veēse duhet zbatuar ne menyre dypaleshe dhe jo te njeaneshme...traktati i miqėsisė mes dy vendeve pėrbėn njė bazė tė shkėlqyer pėr tė zgjidhur ēdo problem.
Ndersa pala shqiptare sipas kerkeses se pales greke i ngriti varrezat e ushtareve greke, pala greke nuk lejon ngritjen e varrezave te shqiptareve te rene gjate Lb II sipas mareveshjes dypaleshe....
Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri
edhe ju mendoni se do votohet kjo nga shqiperia ????
Shteti Shqiptar sdo ja prishi kur greqis qefin
prandaj kete rezolute sala.c.o do e mari edhe do e hedhi njehere atije ku di vet
Partizoni
Krijoni Kontakt