Close
Faqja 7 prej 34 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 333
  1. #61
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anėtarėsuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Ēamėri
    Postime
    315
    Rrofte UĒĒ bashke me AKSH

  2. #62
    Perjashtuar Maska e Trimi81
    Anėtarėsuar
    15-01-2007
    Vendndodhja
    Mbi Toke
    Postime
    65
    Deputetet e Shqiperise deri me sot i kane sherbyer me mire Serbise dhe Greqise sesa Shqiperise. Jam i sigurte se zgjuarsia mesatare e nje deputeti shqiptar nuk eshte me e madhe se zgjuarsia mesatare e nje punetori hidraulik ne Amerike.

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-11-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    166
    Citim Postuar mė parė nga Trimi81
    Deputetet e Shqiperise deri me sot i kane sherbyer me mire Serbise dhe Greqise sesa Shqiperise. Jam i sigurte se zgjuarsia mesatare e nje deputeti shqiptar nuk eshte me e madhe se zgjuarsia mesatare e nje punetori hidraulik ne Amerike.
    E din cke ti, ik dhe mos u merr me gjera te tilla qe truri yt si pertyp dot.
    ik ore sherbej ti nje cike vetes, dhe leri deputetet.

  4. #64
    Perjashtuar Maska e Trimi81
    Anėtarėsuar
    15-01-2007
    Vendndodhja
    Mbi Toke
    Postime
    65
    Citim Postuar mė parė nga irexha
    E din cke ti, ik dhe mos u merr me gjera te tilla qe truri yt si pertyp dot.
    ik ore sherbej ti nje cike vetes, dhe leri deputetet.

    Uaaa na u prish ne by... tjetri ketu se i shame deputetet
    E di ca ke ti, ik vazhdo punen aty ne Itali ti dhe thuaji atyre shqiptareve andej mos te na nxjerrin namin e keq me droge dhe prostitucion. Ju lutem pa ofendim atyre shqiptareve qe punojne me ndeshmeri ne Itali.

  5. #65
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Sa Komtare I Kemi Keta Enverista E P.s!!

    SA KOMTARE I KEMI KETA ENVERISTA E P.S!!

    U DIGJET XHANI I SHPITIT PER KOMBET INTERNACJONALIST,

    NUK MERRE ME GJERA TE VOGLA ,SI BIJE FJALA PER CASHTJE CAMRI,KOSOVE,

    SHQIPETAREVE NE MAQEDONI,PRESHEVE E MALT TE ZI!!!

  6. #66
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Rezoluta ēame, Berisha: Jo me presion. S’kemi probleme territoriale me Greqinė

    09 Dhjetor 2012 - 11:48 | LAJME

    TIRANE - PDIU, KPR dhe shoqata "Ēamėria" zhvilluan sot njė protestė nė hyrjen e pasme tė Ambasadės Greke nė Tiranė, nė kuadėr tė 9 dhjetorit, Ditės Ndėrkombėtare kundėr Gjenocidit. Nė kėtė aktivitet, ku u brohoritėn thirrje kombėtare dhe kėrkesa pėr zgjidhjen e ēėshtjes ēame, u paralajmėrua se nesėr, dy deputetėt e PDIU-sė, Shpėtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri do tė dorėzojnė zyrtarisht nė Kuvendin e Shqipėrisė, Rezolutėn pėr Zgjidhjen e Ēėshtjes Ēame.

    Deputeti i PDIU-sė, Dashamir Tahiri deklaroi se i vetmi gjenocid i padėnuar nė Ballkan, ėshtė ai i grekėve. Tahiri nėnvizoi se ēamėt kėrkojnė shtėpitė e tyre nė Ēamėri.

    Deputeti i PDIU-sė bėri tė ditur se rezoluta pėr zgjidhjen e ēėshtjes ēame, qė do tė prezantohet nesėr nė mėngjes nė Kuvend ėshtė njė hap i drejtė, qė kėrkon zgjidhjen e njė ēėshtjeje tė drejtė.

    "Ne nuk kėrkojmė shtėpi nė Athinė, ne kėrkojmė shtėpitė e baballarėve tanė nė Prevezė, aty ku i kanė pasur. Kjo ėshtė njė ēėshtje e drejtė. Askush nuk mund ta quajė ndryshe. Hebrenjtė u kthyen nė trojet e tyre amtare pas dymijė vjetėsh dhe ne do tė kthehemi shumė shpejt. Qeveria e atėhershme kuinslinge greke i dėboi dhe i vrau shqiptarėt e Ēamėrisė, duke shfarosur 20 pėr qind tė popullsisė. Por edhe qeveria e sotshme greke nuk po kėrkon ndjesė, ndonėse e cilėson veten si demokratike." - tha Tahiri.

    (er.nu/BalkanWeb)

  7. #67
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    09 Dhjetor 2012 - 12:15 | LAJME

    Gati rezoluta pėr ēėshtjen ēame: Tė njihet genocidi grek, tė rikthehen pronat



    TIRANE - Dy deputetėt e PDIU-sė, Shpėtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri do tė dorėzojnė zyrtarisht tė hėnėn nė Kuvendin e Shqipėrisė, Rezolutėn pėr Zgjidhjen e Ēėshtjes Ēame.

    Rezoluta pėrmban 13 pika, tė cilat, siē nėnvizon PDIU, mbėshteten dhe marrin nė konsideratė qėllimet dhe parimet e larta tė Konventės Evropiane pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut dhe Lirive Themelore, Deklaratėn Universale tė tė Drejtave tė Njeriut dhe legjislacionin shqiptar.

    Nė realcionin shpjegues, PDIU thekson se rezoluta kėrkon qė nė pėrputhje me nenin 15 tė Traktatit tė miqėsisė, bashkėpunimit, fqinjėsisė sė mirė dhe sigurisė mes dy vendeve tona, dhe nenit 1 tė Protokollit shtesė tė KEDNJ-sė, tė hiqen pengesat qė nuk lejojnė gėzimin e lirė tė sė drejtės sė pronės dhe tė drejtave tė tjera pėr qytetarėt shqiptarė ēamė, dikur shtetas grekė. Pėr kėtė duhet bėrė abrogimi shprehimisht i Ligjit tė Luftės dhe jo Gjendjes sė Luftės e cila nuk ekziston normalisht qė me vendosjen e Marrėdhėnieve diplomatike nė 1971, e sanksionuar dhe mė vonė me vendimin e Qeverisė Papandreu nė 1987.
    Rezoluta i kėrkon qeverisė qė nėpėrmjet kontakteve diplomatike ta parashtrojė kėtė kėrkesė duke aktivizuar dhe instrumentet qė dikur funksiononin, siē kanė qenė komisionet dypalėshe. Kėto Komisione duhet tė identifikojnė ato akte ligjore, apo administrative qė bien nė kundėrshtim me Traktatin e miqėsisė dhe Konventėn Europiane.

    13 pikat e Rezolutės
    1. Rezoluta njeh, mbėshtet, dhe angazhohet pėr nevojėn e restaurimit tė tė gjithė tė drejtave tė shqiptarėve ēamė, dikur nėnshtetas grekė, nė pėrputhje me rrethanat e reja, sipas parimeve tė legjislacionit ndėrkombėtar mbi genocidin, spastrimin etnik, procesin e rregullt ligjor, mosdiskriminimin mbi bazė tė kombėsisė, e parimet e tjera tė ndėrlidhura me to si dhe frymėn e Traktatit tė miqėsisė midis dy vendeve.

    2. Kėrkon rivendosjen e tė drejtave themelore tė shtetasve shqiptarė, ish shtetas grekė, qė pėrfshin rikthimin e pronave, njohjen e tė drejtės sė riatdhesimit, njohjen e tė drejtės sė rimarrjes sė shtetėsisė, dhe tė tė drejtave tė tjera tė pakicave kombėtare.

    3. Kėrkon shfuqizimin shprehimisht tė Ligjit grek tė Luftės nr. 2636 dhe 2637/1940i shpallur me dekret mbretėror nė vitin 1940 akoma nė fuqi, nė veēanti pjesėn e ligjit qė mban sekuestron konservative tė pasurive shqiptare,

    4.Kėrkon shtrirjen e efekteve tė ligjit grek 1540/1985 “pėr rregullimin e refugjatėve”, tek tė gjithė shtetasit grekė tė larguar si pasojė e konfliktit civil, pa diskriminim kombėsinė e tyre, ligj qė bie nė kundėrshtim me shumė akte ndėrkombėtare, pėr mosdiskrimimin mbi bazė kombėsie, race, feje, etj;

    5.Kėrkon nga qeveria e Republikės sė Shqipėrisė, qė sė bashku me Qeverinė e Republikės sė Greqisė, tė riaktivizojė Komisionet e Posaēme Dypalėshe, tė sanksionuara nė Traktatin e Miqėsisė, tė shqyrtojnė ēėshtjen, tė njohin pėrmasat e saj, tė pėrpunojnė zgjidhjet e duhura nė kėtė drejtim;

    6. Ngarkon Ministrinė e Punėve tė Jashtme qė tė mbrojė tė drejtat e shqiptarėve, tė padėbuar nga trojet e tyre amtare dhe tė kėrkojė njohjen e statusit tė minoritetit etnik pėr ata;

    7. Kėrkon ngritjen nė Paramithi dhe Filat, tė dy lapidarėve, qė do tė pėrkujtojnė gratė, pleqtė, e fėmijėt, viktima tė pafajshme tė krimeve kryera nga njėsitė paramilitare greke.

    8. Kėrkon mundėsinė e ngritjes apo pėrkujdesjes pėr varrezat e ēamėve, ish qytetarėve grekė, tė vrarė gjatė gjenocidit grek;

    9. Ngarkon Ministrinė e Arsimit dhe tė Shkencės qė tė pasqyrojė, nė mėnyrė tė pėrshtatshme dhe nė proporcionalitet, historinė e kėsaj pjese tė popullsisė shqiptare nė tekstet shkollore;

    10. Ngarkon Ministrinė e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe sporteve qė, nė kuadėr tė marrėveshjeve dypalėshe me ministrinė homologe tė Republikės sė Greqisė, tė promovojė vlerat kulturore tė tyre dhe objektet kulturore qė gjenden jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė si dhe Ministrisė sė Arsimit dhe tė shkencės t’i kėrkojė Ministrisė homologetė nxisė heqjen nė tekstet greke tė referimeve fyese dhe diskriminuese ndaj popullsisė ēame;

    11. Ngarkon Qeverinė shqiptare, qė nė pėrputhje me kėtė Rezolutė, t’i shprehė palės greke nė kontaktet diplomatike qėndrimin e Republikės sė Shqipėrisė nė lidhje me kėtė problem;

    12. Ngarkon Ministrinė e Punėve tė Jashtme qė kėtė Rezolutė t’ua bėjė tė njohur qeverive dhe parlamenteve tė shteteve anėtare tė Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dhe institucioneve ndėrkombėtare ku Shqipėria ėshtė anėtare.

    13. I rezervon vetes tė drejtėn qė nė rast reagimi refuzues tė palės greke, pėr ta konsideruar problemin nė dritėn e akteve ndėrkombėtare mbi diskriminimin, lėvizjen e lirė, tė drejtat themelore tė njeriut nė pėrgjithėsi, ta paraqesė ēėshtjen nė instancat ndėrkombėtare adeguate.

    (er.nu/BalkanWeb)

  8. #68
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    09 Dhjetor 2012 - 12:17 | LAJME

    REZOLUTA E PLOTE PĖR ZGJIDHJEN E ĒĖSHTJES ĒAME



    RELACION SHPJEGUES I REZOLUTĖS PĖR ZGJIDHJEN E ĒĖSHTJES ĒAME
    100 vjetori i shtetit shqiptar, shfaqi njė vetėdije tė re kombėtare tė qytetarėve pėr fatet e kombit. Interpretė tė kėsaj vetėdije, ne parlamentarėt duhet qė nė lartėsinė e misionit historik qė kemi, tė ofrojmė njė zgjidhje pėr ēėshtjen ēame, ēėshtja mė e rėndėsishme e pazgjidhur nė plotėsinė e ēėshtjes shqiptare nė Ballkan.

    PĖRKUFIZIMI I PROBLEMIT
    Ēėshtja ēame ėshtė pėrbėrė nga problematika e krijuar prej :
    a) largimit me forcė tė mijėra shqiptarėve myslimanė tė krahinės sė Ēamėrisė nga trojet e tyre etnike pas Luftės sė parė botėrore, dhe
    b) largimit pėrfundimtar tė pjesės sė mbetur nė fund tė Luftės sė dytė botėrore, nėpėrmjet vrasjeve masive, dhunimeve, shkatėrrimeve tė pronės, objekteve tė kultit, etj. Tė gjithė kėto akte kryer mbi popullsinė ēame, programuar sipas doktrinave nacionaliste i plotėsojnė kushtet pėr t’u konsideruar si genocid, ashtu si me tė drejtė e ka cilėsuar Parlamenti shqiptar nė 30 qershor 1994 nė ligjin 7839, “pėr shpalljen e datės 27 qershor nė kalendarin kombėtar si dita pėrkujtimore e genocidit tė shovinistėve grekė ndaj shqiptarėve tė Camėrisė”, shpallur me dekretin 885, nė datėn 12.7.1994. Viktima tė kėtij genocidi janė mijėra tė vrarė, kryesisht gra, pleq dhe fėmijė, ashtu dhe tė afėrmit e tyre tė zhvendosur kryesisht nė Shqipėri. Sot komuniteti ēam nė Shqipėri arrin nė njė numėr prej afro 300.000 mijė vetėsh. Nė Ēamėri sipas vlerėsimeve tė njė figure tė shquar tė kėtij komuniteti si Niko Stillo, sot jetojnė midis 70 dhe 100.000 ēamėve ortodoksė, pjesė e njė komuniteti qė s’ka asnjė tė drejtė ta shpėrfaqė identitetin e vet etnik, pasi i ėshtė nėnshtruar njė procesi tė gjatė asimilimi. Nė favor tė ekzistencės sė tij ka folur dhe ambasadori amerikan nė OSBE Clifford Bond nė tetor 2006 .
    Pasuritė e grabitura nėpėrmjet ligjesh tė ndryshėm grekė, miratuar pas largimit tė tyre, duke filluar me Ligjin e luftės 2636/1940 e qė veproi mbi pronat e grupit tė parė tė para fillimit tė konfliktit tė madh botėror nė 1939, dhe ato tė pas Luftės sė dytė botėrore kapin njė vlerė prej mbi 10 miliard eurosh, vlerėsuar sipas njė studioje britanike. Tė gjithė pasuritė dhe pronat shqiptare nė Greqi vlerėsohen nė rreth 20 miliard euro. Genocidi mbi ēamėt, u shfaq fillimisht dhe u pėrmbyll si luftė klasore, etnike, dhe fetare ndaj tyre.
    Nė kėto kushte, shteti shqiptar qė mbushi 100 vjet, nuk mund tė mos bėjė njė akt pėr zgjidhjen e kėtij problemi. Rezoluta do duhet tė pėrfaqėsojė vijėn e sjelljes sė ēdo qeverie shqiptare tash e tutje ndaj kėsaj ēėshtjeje.

    SHPJEGIME PĖR TEKSTIN E REZOLUTĖS
    Propozuesit e rezolutės, zotėrinjtė deputetė tė PDIU-sė, Shpėtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri janė tė vetėdijshėm pėr marrėdhėniet nė pėrgjithėsi tė mira qė ekzistojnė midis dy vendeve tona, anėtare tė NATO-s. Ata e njohin rėndėsinė e kėtyre marrėdhėnieve, qoftė pėr trajtimin e qindra mijė emigrantėve qė punojnė me djersėn e tyre nė vendin fqinj, qoftė dhe nė kuadėr tė kushtėzimeve pėr integrimin europian dhe rolin qė ka Greqia nė kėtė kuadėr. Nė rezolutė nuk ka pretendime territoriale, pėrkundrazi. Rezoluta propozon zgjidhje qė janė brenda kuadrit ligjor ndėrkombėtar, atij dypalėsh- mė konkretisht Traktatit tė Miqėsisė, bashkėpunimit, fqinjėsisė sė mirė dhe sigurisė, legjislacionit grek, pėr ēėshtje tė tilla si fajėsia individuale dhe jo kolektive e ēamėve, e drejta e lėvizjes sė lirė, tė pronės, tė shtetėsisė, etj. Rezoluta nė thelb kėrkon tė bėjė aktiv Traktatin e miqėsisė dhe jo ta lerė atė si njė letėr e vdekur siē ėshtė sot, sa i takon tė drejtave tė shqiptarėve ēamė dhe mė gjerė.
    Teza dominante greke ėshtė se ēamėt kanė bashkėpunuar me fashizmin italian dhe gjerman dhe janė larguar nga frika e ndėshkimeve si bashkėpunėtorė tė tyre. Brenda kėtij vizioni, qėndrimi grek ėshtė se Shqipėria, shteti shqiptar (?!) e ka sulmuar Greqinė sė bashku me Italinė nė tetor 1940, ndaj dhe ēamėt u rreshtuan nė krah tė pushtuesve. Rezoluta ėshtė mbėshtetur mbi premisėn qė populli shqiptar nuk e ka sulmuar kurrė ushtarakisht popullin grek, sepse shteti shqiptar e kishte humbur sovranitetin me pushtimin italian nė 7 prill 1939. Nė kėto kushte, as mbajtja nė kėmbė e Ligjit grek tė luftės megjithė pasojat e tij ende nė fuqi pėr pronat, nuk ka logjikė juridike. Nuk ėshtė as legal, as njerėzor, por tėrėsisht fyes, irealist, dhe cinik konsiderimi kolektiv i shqiptarėve tė Camėrisė si kriminelė lufte. Ja disa argumenta tė thjeshtė qė i rrėzojnė kėto pretendime.
    Sė pari, gjyqet e kryera mbi individė tė ndryshėm ēamė tė akuzuar pėr krime lufte, (rreth 2000 individė) dėnuar nė mungesė me pushkatim dhe me konfiskim pasurie, janė gjyqe tė pavlefshėm sipas legjislacionit penal grek, siē e tregojnė shkresa tė ndryshme tė administratės gjyqėsore greke tė Janinės nė vitet 70 . Madje ėshtė e ēuditshme sesi administrata shtetėrore greke, po sipas tė njėjtės shkresė ka kėrkuar zhdukjen e materialeve tė kėtyre gjyqeve, pikėrisht nė periudhėn kur ne vendosėm marrėdhėnie diplomatike me Greqinė dhe ka njė vendim tė Kėshillit grek tė Shtetit, Gjykata e Lartė administrative sipas tė cilit ka pushuar gjendja e luftės me Shqipėrinė me vendosjen e kėtyre marrėdhėnieve.
    Sė dyti, edhe sikur tė konsiderohen tė rregullt kėto gjyqe, prej Greqisė janė dėbuar mbi 20 mijė vetė sipas historianėve grekė, dhe rreth 30 mijė sipas historianėve shqiptarė. A mund tė konsiderohen si bashkėpunėtorė tė fashizmit, gratė, fėmijėt dhe pleqtė ? A ka kuptim nė Evropėn e qytetėruar koncepti i fajėsisė kolektive ? Njė numėr i madh afro 1000 vetė tė popullsisė ēame, u rreshtua nė Lėvizjen partizane greke ELAS siē provohet nga dokumentet e kohės. Pra shqiptarėt nuk ishin popullsi bashkėpunėtore, as dhe nė masėn qė ishte popullsia greke (sipas historianėve grekė rreth 30 mijė vetė ishin bashkėpunėtorė tė fashizmit nė nė popullsi prej pak milionėsh), me pėrjashtim tė njė grupi individėsh. Nuk duhet harruar kėtu qė shumė kohė para se tė flitej pėr raste bashkėpunimi me pushtuesit, Greqia internoi nė ishujt grekė mijėra meshkuj tė kėtij komuniteti.

    KUADRI LIGJOR REFERUES, TRAKTATI I MIQĖSISĖ DHE KONVENTA EVROPIANE.
    Ka dy momente thelbėsore nė kėtė tekst rezolute. I pari ėshtė Traktati i miqėsisė, bashkėpunimit, fqinjėsisė sė mirė dhe sigurisė, hyrė nė fuqi nė me ligjin grek 2568 miratuar nė 4 shkurt 1998, nė tė cilėn palėt qė nė fillim e njohin dhe respektojnė integritetin territorial tė njeri tjetrit. Autorėt e Rezolutės duke u mbėshtetur nė nenin 15 tė kėtij Traktati, i cili thotė se “ēdo vend nėnshkrues do tė pėrballojė mundėsinė pėr heqjen, brenda kuadrit ligjor, tė pengesave qė vėshtirėsojnė gėzimin e pasurive qė kanė nėnshtetasit e njėrit vend nė shtetin e tjetrit» kėrkojnė qė tė hiqen kėto pengesa.
    Momenti tjetėr ėshtė Konventa Europiane e Lirive dhe tė drejtave tė njeriut, Protokolli i parė shtesė i tij, neni 1 qė ndalon ēdo pengesė pėr gėzimin e tė drejtės sė pronėsisė.
    Pra ne kėrkojmė qė ēdo pengesė administrative, ligjore, politike ndaj popullsisė shqiptare ēame, tė hiqet dhe tė zbatohet vullneti i palėve parashikuar nė nenin 15 tė Traktatit tė miqėsisė dhe nė pėrgjithėsi nė gjithė Traktatin, dhe Konventės Europiane. Traktati i miqėsisė (dhe vetė Konventa Europiane) janė akte superiore nė raport me ēdo akt tjetėr juridik qė bie nė kundėrshtim me to, tė cilėt duhet tė shfuqizohen shprehimisht, apo tė mos pėrdoren si pretekste pėr tė bllokuar gėzimin e tė drejtave pasurore dhe tė tjera nga ana e shqiptarėve nė Greqi. Neni 15 i kėtij Traktati nuk mund tė zbatohet me ankimime tė qytetarėve shqiptarė dikur shtetas grekė nė gjykatat greke siē justifikohen autoritetet greke. Duhen akte tė tjera ligjore qė tė jetėsojnė Traktatin, akte qė tė ofrojnė zgjidhje kolektive ligjore pėr tė gjithė komunitetin ēam dhe atė shqiptar nė pėrgjithėsi, dikur shtetas grekė, dhe jo inisiativa individuale gjyqėsore, kur pėr mė shumė qytetarėt me origjinė ēame bllokohen nė kufi.
    Duhen akte simbolike qė heqin barrėn e rėndė tė diskriminimit mbi popullsinė ēame, siē ėshtė korrigjimi i teksteve tė historisė qė mėsohet nė shkollat greke, njė kėrkesė analoge me atė qė grekėt e kanė bėrė pėr tekstet tona.
    Duhen akte nderimi pėr viktimat e pafajshme nė territorin grek, gra, pleq, fėmijė, tė ngjashme me ato qė ne i kemi toleruar pėr ushtarėt grekė tė rėnė gjatė Luftės sė dytė botėrore, nė territorin tonė, si pėrshembull dy lapidarė, dhe mundėsi pėr pėrkujdesje pėr varrezat e shqiptarėve ēamė nė Greqi.
    Dhe mė nė fund, nėse pala greke refuzon tė konsiderojė kėto kėrkesa nė dritėn e drejtėsisė europiane, ne duhet t’i rezervojmė vetes qė tė angazhojmė instancat e kėsaj drejtėsie ndėrkombėtare.

    PENGESAT NĖ ZGJIDHJEN E ĒĖSHTJES ĒAME SIPAS TRAKTATIT TĖ MIQĖSISĖ DHE KONVENTĖS EUROPIANE PĖR TĖ DREJTAT E NJERIUT
    Cilėt janė pengesat kryesore sipas kėtyre dy akteve ligjore referuese?
    E drejta e pronės, qė pėrcakton tė gjithė tė drejtat e tjera, siē ėshtė e drejta e kthimit nė vendlindje, rimarrja e shtetėsisė, etj, ėshtė cėnuar me Ligjin e luftės 2636/1940, 2637/1940 dhe disa ligje greke tė miratuara pas dėbimit tė shqiptarėve ēamė, me forcė dhe me akte masive vrasjesh dhe dhunimesh.
    Sė pari, Ligjet greke tė luftės 2636 dhe 2637/1940. Kėto ligje kishin si pasojė kryesore, ende aktive, vėnien nė sekuestro konservative tė pronave tė shtetasve shqiptarė nė Greqi. Ligjet nė fjalė vepruan mbi pronat e ēamėve dhe shqiptarėve joēamė tė larguar para Luftės sė Dytė botėrore, dhe pas marrjes sė detyruar tė shtetėsisė shqiptare prej ēamėve nė 1953, filloi tė veprojė dhe mbi pronat e tė tjerėve, qė u larguan pas 1944-ės.
    Sė dyti njė sėrė ligjesh tė tjera greke tė miratuara nga vitet 50 deri nė 80. Si pasojė e Luftės civile greke dhe njė plani genocidal pėr tė krijuar njė Greqi homogjene etnikisht dhe fetarisht, sė bashku me ēamėt janė dėbuar dhe larguar nga vendi nė atė periudhė, dhe shtetas tė tjerė grekė, me kombėsi greke ose me kombėsi tė tjera. Nė vitin 1971 dhe nė 1985, administratat greke tė kohės miratuan respektivisht ligjet 1108 dhe 1540 tė cilat parashikonin mundėsinė e rikthimit tė tė larguarve, por me kusht qė tė kishin kombėsinė greke. Tė dy kėto ligje bien nė kundėrshtim me Deklaratėn Universale tė Lirive dhe tė Drejtave tė njeriut, neni 2, me Konventėn europiane tė lirive dhe tė drejtave tė njeriut, sepse “diskriminojnė mbi bazė kombėsie dhe feje nė gėzimin e tė drejtave themelore”.

    PROPOZIMET E REZOLUTĖS
    Rezoluta kėrkon qė nė pėrputhje me neni 15 tė Traktatit tė miqėsisė, bashkėpunimit, fqinjėsisė sė mirė dhe sigurisė mes dy vendeve tona, dhe nenit 1 tė Protokollit shtesė tė KEDNJ-sė, tė hiqen pengesat qė nuk lejojnė gėzimin e lirė tė tė drejtės sė pronės dhe tė drejtave tė tjera pėr qytetarėt shqiptarė ēamė, dikur shtetas grekė. Pėr kėtė duhet bėrė abrogimi shprehimisht i Ligjit tė Luftės dhe jo Gjendjes sė Luftės e cila nuk ekziston normalisht qė me vendosjen e Marrėdhėnieve diplomatike nė 1971, e sanksionuar dhe mė vonė me vendimin e Qeverisė Papandreu nė 1987. Rezoluta i kėrkon qeverisė qė nėpėrmjet kontakteve diplomatike ta parashtrojė kėtė kėrkesė duke aktivizuar dhe instrumentet qė dikur funksiononin, siē kanė qenė Komisionet dypalėshe. Kėto janė instrumente qė kanė funksionuar mė herėt dhe qė sot nuk funksionojnė mė. Kėto Komisione duhet tė identifikojnė ato akte ligjore, apo administrative qė bien nė kundėrshtim me Traktatin e miqėsisė dhe Konventėn Europiane.

    NĖ VEND TĖ PĖRFUNDIMIT
    Rreth 20 vjet mė parė, kur Shqipėria ende nuk kishte kėtė reputacion ndėrkombėtar, kėtė shkallė integrimi ndėrkombėtar, dhe kishte prioritete tė tjera si mundja e urisė, ndėrtimi i shtetit demokratik, integrimi ndėrkombėtar, diplomacia jonė e ngrinte rregullisht ēėshtjen ēame pėr zgjidhje. Bashkėbiseduesit e vet grekė, pėrfshi dhe Presidentin aktual, zotin Karolos Papulias, pranonin nevojėn e zgjidhjes sė problemit tė pronės tė paktėn. Presidenti Karolos Papulias, asokohe ministėr i jashtėm i tha homologut tė vet Serreqi : « Katastrofa mė e madhe pėr Greqinė ka qėnė Lufta Civile, e cila ka bėrė plagė qė janė ende tė freskėta. Shkencėrisht keni tė drejtė, por ato nuk ērrėnjosen lehtė. Pra tema e ēamėve ėshtė shumė e hidhur. Duhet tė kalojnė disa breza qė ato tė harrohen. Pas 20-30 vjetėve kėto mund tė harrohen » .
    Kanė kaluar 20 vjet, Shqipėria e sotme ėshtė anėtare e NATO-s dhe nuk ka prioritete ekzistenciale pėr t’u pėrballur si ato tė fillimit tė tranzicionit. Ėshtė koha pėr drejtėsi evropiane, dhe qė marrėdhėniet tona me fqinjėt tė vendosen nė baza barazie tė vėrtetė.


    REZOLUTĖ MBI ZGJIDHJEN E ĒESHTJES ĒAME
    Prezantuar nga deputetėt Shpėtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, mė 10 dhjetor 2012

    Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė,

    I orientuar pėrherė nga qėllimet e larta tė ruajtjes sė paqes, stabilitetit dhe sigurisė nė rajon;

    Duke vlerėsuar marrėdhėniet miqėsore ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė;

    Duke mbėshtetur dhe inkurajuar rritjen e bashkėpunimit nė tė gjitha fushat midis Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė si dy vende fqinje dhe aleate nė strukturat euroatlantike;

    Duke shprehur mirėnjohjen pėr luftėn e pėrbashkėt antifashiste tė popullit shqiptar dhe popullit grek, e nė veēanti tė shqiptarėve ēamė, themelues dhe tė inkuadruar nė Ushtrinė Ēlirimtare Greke (ELAS) dhe nė Ushtrinė Antifashiste Nacional Ēlirimtare (UANĒ)

    Nisur nga fakti se populli shqiptar, dhe asnjė shtet sovran shqiptar nuk e ka sulmuar popullin dhe shtetin grek gjatė Luftės sė Dytė Botėrore;

    I bindur se edhe Populli Grek, Parlamenti dhe Qeveria e Republikės sė Greqisė vlerėsojnė lart marrdhėniet e mira ekzistuese midis dy vendeve tona, dhe nevojėn pėr pėrmirėsim tė pandėrprerė tė tyre,qė nėnkuptondhe zgjidhjen pėrfundimtare tė ēėshtjeve tė mbetura pezull nga e kaluara e afėrt;

    I bindur se me vullnet tė mirė tė tė dy palėve, ekzistojnėhapėsirat e mundshme tė negocimit dhe mund tė gjenden instrumentat e nevojshėm pėr konsolidimin e mirėkuptimit nėpėrmjet drejtėsisė nė zgjidhjen eēėshtjes ēame, nė interes thelbėsor tė tė dy vendeve e popujve tanė;

    Nė bazė tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė;

    Duke marrė parasysh qėllimet dhe parimet e larta tė Konventės Evropiane pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut dhe Lirive Themelore, tė parimit tė mosndėshkueshmėrisė kolektive, si dhe tė akteve ndėrkombėtare mė tė rėndėsishme nė lidhje me to;

    Duke marrė nė konsideratė Deklaratėn Universale tė tė Drejtave tė Njeriut, nė veēanti neneve 1.2.6, 9, 13, dhe 15; Rezolutėn 4780 tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara mbi « “Spastrimin etnik” dhe urrejtjen raciale »; Nenin 1 tė Protokollit shtesė nr. 1 tė Konventės Evropiane pėr Liritė dhe tė drejtat e njeriut ;

    Mbėshtetur nė ligjin 7839, tė datės 30.06.1994, “Pėr shpalljen e datės 27 qershor nė kalendarin kombėtar si dita pėrkujtimore e genocidit tė shovinistėve grekė ndaj shqiptarėve tė Ēamėrisė”, shpallur me dekretin e Presidentit nr.885, datė 12.7.1994.

    Nėn frymėn e Traktatit tė Miqėsisė, Bashkėpunimit, Fqinjėsisė sė Mirė dhe Sigurisė ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės Greke (kėtu e mė poshtė Traktati i Miqėsisė);

    Duke vlerėsuar sefryma e nenit 15 dhe gjithė teksti i Traktatit tė Miqėsisė, midis dy vendeve, fryma e akteve ndėrkombėtare tė lartcituara, imponojnė heqjen e pengesavepėr restaurimin e tė drejtave tė shqiptarėve nė Republikėn e Greqisė nėpėrmjet njė kuadri ligjor adeguat pėr gjithė komunitetin e cėnuar dhe jo nėpėrmjet rrugėveindividuale gjyqėsore,

    1. Njeh, mbėshtet, dhe angazhohet pėr nevojėn e restaurimit tė tė gjithė tė drejtave tė shqiptarėve ēamė, dikur nėnshtetas grekė, nė pėrputhje me rrethanat e reja, sipas parimeve tė legjislacionit ndėrkombėtar mbi genocidin, spastrimin etnik, procesin e rregullt ligjor, mosdiskriminimin mbi bazė tė kombėsisė, e parimet e tjera tė ndėrlidhura me to si dhe frymėn e Traktatit tė miqėsisė midis dy vendeve.

    2. Kėrkon rivendosjen e tė drejtave themelore tė shtetasve shqiptarė, ish shtetas grekė, qė pėrfshin rikthimin e pronave, njohjen e tė drejtės sė riatdhesimit, njohjen e tė drejtės sė rimarrjes sė shtetėsisė, dhe tė tė drejtave tė tjera tė pakicave kombėtare.

    3. Kėrkon shfuqizimin shprehimisht tė Ligjit grek tė Luftės nr. 2636 dhe 2637/1940i shpallur me dekret mbretėror nė vitin 1940 akoma nė fuqi, nė veēanti pjesėn e ligjit qė mban sekuestron konservative tė pasurive shqiptare,

    4. Kėrkon shtrirjen e efekteve tė ligjit grek 1540/1985 “pėr rregullimin e refugjatėve”, tek tė gjithė shtetasit grekė tė larguar si pasojė e konfliktit civil, pa diskriminim kombėsinė e tyre, ligj qė bie nė kundėrshtim me shumė akte ndėrkombėtare, pėr mosdiskrimimin mbi bazė kombėsie, race, feje, etj;

    5. Kėrkon nga qeveria e Republikės sė Shqipėrisė, qė sė bashku me Qeverinė e Republikės sė Greqisė, tė riaktivizojė Komisionet e Posaēme Dypalėshe, tė sanksionuara nė Traktatin e Miqėsisė, tė shqyrtojnė ēėshtjen, tė njohin pėrmasat e saj, tė pėrpunojnė zgjidhjet e duhura nė kėtė drejtim;

    6. Ngarkon Ministrinė e Punėve tė Jashtme qė tė mbrojė tė drejtat e shqiptarėve, tė padėbuar nga trojet e tyre amtare dhe tė kėrkojė njohjen e statusit tė minoritetit etnik pėr ata;

    7. Kėrkon ngritjen nė Paramithi dhe Filat, tė dy lapidarėve, qė do tė pėrkujtojnėgratė, pleqtė, e fėmijėt, viktima tė pafajshme tė krimeve kryera nga njėsitė paramilitare greke.

    8. Kėrkon mundėsinė e ngritjes apo pėrkujdesjes pėr varrezat e ēamėve, ish qytetarėve grekė, tė vrarė gjatė genocidit grek;

    9. Ngarkon Ministrinė e Arsimit dhe tė Shkencės qė tė pasqyrojė, nė mėnyrė tė pėrshtatshme dhe nė proporcionalitet, historinė e kėsaj pjese tė popullsisė shqiptare nė tekstet shkollore;

    10. Ngarkon Ministrinė e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe sporteve qė, nė kuadėr tė marrėveshjeve dypalėshe me ministrinė homologe tė Republikės sė Greqisė, tė promovojė vlerat kulturore tė tyre dhe objektet kulturore qė gjenden jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė si dhe Ministrisė sė Arsimit dhe tė shkencės t’i kėrkojė Ministrisė homologetė nxisė heqjen nė tekstet greke tė referimeve fyese dhe diskriminuese ndaj popullsisė ēame;

    11. Ngarkon Qeverinė shqiptare, qė nė pėrputhje me kėtė Rezolutė, t’i shprehė palės greke nė kontaktet diplomatike qėndrimin e Republikės sė Shqipėrisė nė lidhje me kėtė problem;

    12. Ngarkon Ministrinė e Punėve tė Jashtme qė kėtė Rezolutė t’ua bėjė tė njohur qeverive dhe parlamenteve tė shteteve anėtare tė Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dhe institucioneve ndėrkombėtare ku Shqipėria ėshtė anėtare.

    13. I rezervon vetes tė drejtėn qė nė rast reagimi refuzues tė palės greke, pėr ta konsideruar problemin nė dritėn e akteve ndėrkombėtare mbi diskriminimin, lėvizjen e lirė, tė drejtat themelore tė njeriut nė pėrgjithėsi, ta paraqisėēėshtjen nė instancat ndėrkombėtare adeguate.

    (er.nu/BalkanWeb)

  9. #69
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Po i afrohemi hapjes sė ēeshtjes ēame. Ma n'fund, Greqia nuk ka se si me u marrė me aventura nacionaliste kundra nesh. Tani ka me iu dashtė me e u marrė me problemet qė i shkaktoi vetė para 65 vjetėve.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    i vetmi gjenocid sot kundra cameve je ti o tahir lluku babashta qe mendon te besh lek ne kurriz te ceshtjes came, ca ke bere keto 4 vjet ti per ceshtjen came meqe je edhe ne mazhiorance, ke heshtur per lek kete ke bere, se po te doje me voten tende beje dicka si qeveri
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

Faqja 7 prej 34 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kongresi i LDK zgjedh Fatmir Sejdiun si kryetar tė partisė
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 365
    Postimi i Fundit: 30-01-2010, 07:52
  2. Kongresi socialist: Edvin Rama zgjidhet kryetar i Partisė Socialiste
    Nga Username nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 08-12-2005, 19:40
  3. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  4. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38
  5. Mediu: Koalicion me deputet e perjashtuar socialiste
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 13:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •