Close
Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 121
  1. #41
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    Citim Postuar më parë nga Shtimjanii Lexo Postimin
    E kemi par gjat historis

    E kemi par me 10 qershor 1878 ne Prizeren ku prijs i lidhjes ishte prijsi islam dhe shumica e kuvendarve ishin prijs islam nuk kishte prijs te fes se shqiptaris
    E kemi par ne Lidhjen e Pejes
    E kemi par se islami eshte pjes e pandashme e shqiptarve dhe Shqiperis edhe me 28 Nentor 1912; nga 47 nenshkrusit e pavarsis 27 kan qen prijes islam Hoxhollar
    Ti permenda vetem keto trija pasi qe jan ngjarjet nder me te rendesishmet te kombit shqiptar ,nuk ti permenda luftrat dhe betejat qe hoxhollaret ishin ne vijat e para t frontit duke komandu trimat shqiptar

    Islami ka qen dhe eshte i perhapur ne gjith trojet shqiptare, ju pelqeu apo sju pelqeu juve ai do jet i perhapur deri sa te ket shqiptar ne ket tok sepse eshte pjes e pandashme e kombit ton
    o njeri shqiptari sdo tja di per fe islam apo krishter shiptari do mish raki edhe ......
    ti vjen na shet dengla jo ky ai po un
    leje fen po duaj me shum familjen tende edhe njerzit qe ke
    Partizoni

  2. #42
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-11-2012
    Vendndodhja
    Vojnovc Shtime
    Postime
    412
    Citim Postuar më parë nga mario_kingu Lexo Postimin
    o njeri shqiptari sdo tja di per fe islam apo krishter shiptari do mish raki edhe ......
    ti vjen na shet dengla jo ky ai po un
    leje fen po duaj me shum familjen tende edhe njerzit qe ke
    Nuk po te shes danglla ty po ta tregoj realitetin o njeri ,por nuk ke faj jeton larg nga realiteti

    Kush te obligon me shum se sa feja te duash familjen fisin
    kush te shtyn dhe te obligon me shum se sa feja te duash kombin athdheun dhe ta rrespektosh ate
    Kush te detyron qe me gjdo kusht ta mbrosh atdheun me shum se sa feja

    Eshte mir te mesosh se qka eshte feja e jo te na tregosh pallavra per ato gjera qe ske njohuri

    Injoranca jote nuk te lejon ta kuptosh edhe ti je si ata pseudo patriota qe sot ne tiran na morren ftyren duke shkel mbi torten qe eshte pergadit per te hanger e jo per te shkel me kemb ,po te ishin eduku ne frymen fetare sdo ta benin nje gje te till

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Citim Postuar më parë nga Shtimjanii Lexo Postimin
    Nuk po te shes danglla ty po ta tregoj realitetin o njeri ,por nuk ke faj jeton larg nga realiteti

    Kush te obligon me shum se sa feja te duash familjen fisin
    kush te shtyn dhe te obligon me shum se sa feja te duash kombin athdheun dhe ta rrespektosh ate
    Kush te detyron qe me gjdo kusht ta mbrosh atdheun me shum se sa feja

    Eshte mir te mesosh se qka eshte feja e jo te na tregosh pallavra per ato gjera qe ske njohuri

    Injoranca jote nuk te lejon ta kuptosh edhe ti je si ata pseudo patriota qe sot ne tiran na morren ftyren duke shkel mbi torten qe eshte pergadit per te hanger e jo per te shkel me kemb ,po te ishin eduku ne frymen fetare sdo ta benin nje gje te till
    Ata qe nuk besojne ne fe nuk duan familjen ,te afermit ,kombin e atdheun thua ti?!!
    Nga sa kuptova je besimtar i fese islame ,di gje cka thote islami per nacionalizmin apo vetem hajt te shkruj dicka edhe une (qofshin edhe budallalleqe) ?!
    E din ti sipas islamit me shume duhet dashur shkaun musliman se vellan tend te gjakut (nese nuk eshte besimtar) ?
    Ngjitu kate me larte dhe pyeti njerezit perkates dhe ata do te tregojne te verteten(te hidhur).

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Citim Postuar më parë nga Shtimjanii Lexo Postimin
    Nuk po te shes danglla ty po ta tregoj realitetin o njeri ,por nuk ke faj jeton larg nga realiteti

    Kush te obligon me shum se sa feja te duash familjen fisin
    kush te shtyn dhe te obligon me shum se sa feja te duash kombin athdheun dhe ta rrespektosh ate
    Kush te detyron qe me gjdo kusht ta mbrosh atdheun me shum se sa feja

    Eshte mir te mesosh se qka eshte feja e jo te na tregosh pallavra per ato gjera qe ske njohuri

    Injoranca jote nuk te lejon ta kuptosh edhe ti je si ata pseudo patriota qe sot ne tiran na morren ftyren duke shkel mbi torten qe eshte pergadit per te hanger e jo per te shkel me kemb ,po te ishin eduku ne frymen fetare sdo ta benin nje gje te till
    Prej kur fetaret(sidomos ata musliman) jane shembull edukate ?
    Ato burgjet ne shtetet perendimore rezident me te shumte i kane pikerisht fetaret musliman ,ishte turma muslimane ne Egjipt qe ju versul gazetares se huaj e donin ta dhunonin ..etj etj

  5. #45
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-11-2012
    Vendndodhja
    Vojnovc Shtime
    Postime
    412
    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Ata qe nuk besojne ne fe nuk duan familjen ,te afermit ,kombin e atdheun thua ti?!!
    Nga sa kuptova je besimtar i fese islame ,di gje cka thote islami per nacionalizmin apo vetem hajt te shkruj dicka edhe une (qofshin edhe budallalleqe) ?!
    E din ti sipas islamit me shume duhet dashur shkaun musliman se vellan tend te gjakut (nese nuk eshte besimtar) ?
    Ngjitu kate me larte dhe pyeti njerezit perkates dhe ata do te tregojne te verteten(te hidhur).

    "Ta duash atdheun dhe popullin tend, eshte detyre mbi detyrat e çdo myslimani" Muhamedi a.s.
    Nuk mendoj se ka nevoj me shum sqarim

    "Pa fituar Shqipëria lirinë, mos më vini gurë mbi varrin tim. Pasi të fitohet liria të m'i vini gurët duke i shkruar shqip. Mbi ta të vini një flamur."

    ► "Nuk vuaj për para e për grada por për komb e atdhe"


    ► "Myslimanët e vërtet duhet të dinë se feja islame urdhënon me e dashur atdheun", "Për mëmëdhenë duhet me qenë shërbëtorë, njeriu sa dashuri të ketë në mëmëdhenë, aq dashuri ka në fenë".


    ► "Që shqiptarët të shpëtojnë nga rreziku, ka vetëm një rrugë: me u zgjua kombi, me mësue gjuhën e tij, me i dalë zot vetes."
    (Hoxhë Said Najdeni)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shtimjanii : 28-11-2012 më 18:43

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Citim Postuar më parë nga Shtimjanii Lexo Postimin
    "Ta duash atdheun dhe popullin tend, eshte detyre mbi detyrat e çdo myslimani" Muhamedi a.s.
    Nuk mendoj se ka nevoj me shum sqarim

    "Pa fituar Shqipëria lirinë, mos më vini gurë mbi varrin tim. Pasi të fitohet liria të m'i vini gurët duke i shkruar shqip. Mbi ta të vini një flamur."

    ► "Nuk vuaj për para e për grada por për komb e atdhe"


    ► "Myslimanët e vërtet duhet të dinë se feja islame urdhënon me e dashur atdheun", "Për mëmëdhenë duhet me qenë shërbëtorë, njeriu sa dashuri të ketë në mëmëdhenë, aq dashuri ka në fenë".


    ► "Që shqiptarët të shpëtojnë nga rreziku, ka vetëm një rrugë: me u zgjua kombi, me mësue gjuhën e tij, me i dalë zot vetes."
    (Hoxhë Said Najdeni)
    Sonte skam kohe por neser do te sjell (nese do) sure kuranore qe tregojne te kunderten e asaj qe na paska thene Hoxhe Saidi.

  7. #47
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Shqiptaret kane nje shprehje te vyer ''Vdekje Tradhtareve''. Do isha njeriu me i privilegjuar ne Shqiperi edhe sikur i vetmi neqoftese do me besohej detyra e XHELATIT''
    Je shume i priviligjuar qe fajesine e dikujt ta vertetosh nga fotot dhe ta arsyetosh kafsherine.Sido qofte me qendrimet etiko xhelatiste ,tregon qe je edhe TI je pjese e atyre pakicave me identitet te vjedhur !
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  8. #48
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga qeveriablu Lexo Postimin
    Pike se pari ti nuk din c`flet... nuk behet fjale per fobi por per principe qe nuk munde ti pranosh nga ligjerimet e nje feje si Islami & company.Islami si njeri nder religjionet e medha te institucionalizuara jane religjione te masave te medha njerezish dhe ritualeve te medha.Ky fakt per njeriun me INDIVIDUALITET te theksuar,paqesor,te lire e shqeteson sepse njeriu i lire "freethinker" nuk don te zhytet ne mase dhe te behet pjese e vetedijes kolektive.Me te drejte njerezit me shpirt te tille tmerrohen nga imponimet e autoriteteve e aq me pak te njerezve mesjetar aka Muhamed,Mojsije etj.
    Ata te cilet duan te jene pjese e mases dhe madhesine e vet duan ta shohin permes "kopese" ne te vertet jane frigacak,te dobet (ngordhalaq ),te zbrazur dhe te "shtypur",shpirta pa liri, me mungese energjije qe duan ta kompenzojne permes mases....Kur shpirtit i mungon energjija,kurreshtja individuale ata vetmashtrohen se keto cilesi do i gjejne ne masen ~ per kete njerezit grupohen ne entitete te medha religjioze (madje edhe ne forma tjera shoqerore).Ndersa njeriu i lire dhe me energji vetanake iken nga keto seanca iluzionistike masovike sepse eshte plot force,dashuri dhe eshte i pavarur.
    Te gjitha religjionet jane ne mase destruktive sidomos Islami me ambicien e vet qe te penetroj ne sferen shoqerore / shteterore.Mjafton vetem kjo (midis tjerash) qe te jesh kunder sepse per Islamin Kurani nuk eshte vetem liber fetar por edhe ligj qe duhet te implementohet permes institucioneve.
    Prap nuk kupton gje....Kafshet nuk i parashtojne qellimet vetedijshem.Por njeriu neqoftese vendos nje objektiv deri te ajo vie permes vuajtjes,sakrifices,nenshtrimeve ekstreme fizike dhe mendore ...keshtu qellimi arsyetohet ~ testohet karakteri.Shumica e njerezve nuk kane qasje te tille ndaj sfidave te jetes,por ikin ne te ashtequajturin "linja e rezistences se dobet".Kafsha mbetet kafshe ne "hedonizmin" e tyre (meqenese insiston qe kafshet jane hedoniste !!!)."Instinkti eshte hedonizem " haha, EC o njeri nuk din c`flet !



    "Hedonizmi nuk eshte i moralshem ndersa fetaret abolohen sepse e bejne pa vetedije " - kete duash te thuash ?!!!
    Kenaqesija dhe morali (meqenese e fut termat fajtor / pa fajesi ) nuk jane dic pozitiv e as negative ,por hedonizmi mban pozita neutrale.Nje njeriu munde te ja pranojme vepren qe kryen si te moralshme edhe kur kerkohet nga ai sakrifica sublime ( qe do i shkaktonte vuajtje),edhe anasjelltas nuk ka arsye ta denojme moralin e tij kur kenaqet....Kenaqesija dhe gezimi nuk jane terme qe permes tyre ti deferencosh njerezit (fetar/jofetare).Njeriu i lumtur eshte i lire ,ndersa i lire eshte kur ballafaqohet me vendime te veshtira dhe ne keto lloj situatash vendos sipas arsyes dhe jo epshit.Kjo eshte lirija e paralel me te vie edhe gezimi.Kenaqesit trupore ketu jane opcionale,munde te jene por nuk jane te domozdoshme.
    Pra,morali fetar (asket) i cili trumbeton qe nga kenaqesit duhet te apstenojme cdo here behet nga lakmija ( e sheh hedonizmin) dhe me kete jo-etik.Kjo eshte keshtu sepse tendenca per nje jete ku nuk ka vend per kenaqesit munde te mirret si lakmi ndaj krenarise,tentim qe te pranohet nga njerez te tjere kinse fetari yne vetsakrifikohet nga "kenaqesit".Instanca e fundit e ketij josinqeriteti eshte qe te nxjerr nga rrethi qe eshte i Vecante !!!
    Na del qe Ego-ja e nje fetari eshte arrogant,sepse AI mendon qe kenaqesit ne kete bote jane nen nderin e tij,ai tenton te arrij njefare kenaqesije te mbrendshme (perulje para autoriteit ,dhurim i lirise vetjake = njejte me mazohizmin ) dhe me kete e verteton mendjemadhesine kolosale te tij qe e mban ~ kenaqesija e till e arriturr ne vetvete eshte par exallance narcizoizem .... Te pranosh qe vetvetja (mos e barazo me individualizmin ) te eshte e mjaftueshme don te thote qe je i pushtuar nga deshira te te shikojne si nje krijese madheshtore.Jo vetem hedonizem fetar por edhe narcizoizem ne katrore.
    Argumentohet,argumentohet edhe ate shume mire por si te ndegjohet argumentimi kur bie ne veshte e shurrdher...edhe veshet i keni te indoktrinuar haha...eshte ndjenje "racionale" sepse jane te arriturra qe nuk perputhen me synimet e besimit tuaj...per fat te keq !

    Shoku roland,



    Aludimi i jot ne natyra te ndryshme nuk ka te beje me senzin e asaj qe ish ne diskutim !!!

    Fjalet HEDONIZEM, NARCIZEM ose SERVLIZEM kane konotacione "NEGATIVE", dhe nuk ka arsye te "hamendesh" jashta ketij kuptimi, ngase del thjesht nga "tema" !!!

    Nese pra nje hedonist ose nje fetare e kryjn te njejten veper, vlen kjo:

    Nje......hedonisti vepron vetedijshem, me preteks (kenaqesie) - (VORSÄTZLICH !!!)
    Dy......fetari vepron pa vetedije, pa preteks, thjesht nga dembellleku, injoranca, mosdija - (FAHRLÄSSIG)

    E njejta veper gjykohet ne te dy rastet NDRYSHE, edhe "mosdija" para ligjit nuk te mbron, mirepo e trajton ceshtjen me vegla tjera !!!

    Mundohu te mbetesh kausal ne "replikat", dhe nuk do te reshqasish ne kahje qe te prijn jashta temes, kuptohet, po qe se nuk e ke "pelqyer" vetveten dhe e ke dert diskutimin (e dij se per nje hedonist si puna jote eshte dicka "teper" e veshtire, ngase duhet te frenosh derrgucin/nefsin, por te jeshe i sgurte se une se paku do ta hetoja nje "tentim" te tille dhe do ta dija per te mire duke te inkurajuar dhe mbeshtetur te permiresohesh) .

    Kurse sa i perket atij rrefimit mbi "lirine individuale", ai do te ish i sinqerte, po qe se mos te ish mbeshtetur terresisht ne "antipolin". Ti, e ndin vetveten te "lire", sic na le te kuptosh (ndergjegjesisht, ngase vet nuk e heton, e ke te automatizuar), per arsyen e vetme, se tjetri "nuk eshte i lire" (ne kete rast, muslimani, ngase VET rrjedh nga nje shoqeri muslimane - paramendo ne relacion me kete tash kuptimin e LIRISE tek nje popull i izoluar ne xhungell, i cili detyrimisht duhej te krijonte artificialisht nje kuptim mbi "lirine"). Per te perforcuar kete "konstrukt", i cek edhe vetite e te "lirit" dhe te atij qe "kujton se eshte i lire - e qe nuk eshte" nga prizmi i jot.

    E verteta, si cdo here, eshte krejtesisht tjeter kundi, dhe shume me e thjeshte. I LIRE je vetem atehere, kur din ta perceptosh pergjegjesine tende ne relacion me ate qe te rrethekon. Hedonizmi dhe Servilizmi jane thjeshte mjete qe e demaskojn nje "LIRI" te rrejshme, andej edhe "njerezit e thjeshte", mos te them "ata shume te thjeshtit", brenda kohes ju kane dhane ketyre dy termave attributet qe vet ata i kane thurur rreth vehtes, e qe jane tejet NEGATIVE. Ashtu si bebes qe nuk i duhen shqysate e persosura ta hetoje nenen ose baben, ashtu edhe njerezve nuk ju duhen aftesi speciale per te hetuar, se rolandi islamofobine e tije e ka te ndertuar mbi vlera artificiale dhe relative, te cilat qe neser, mund te rrikthehen ne antivlera. Islamofobi KLASSIK, ai ka FRIGE EKZISTENCIALE.....kjo FRIGE e ka sjellur punen deri aty, qe europa jo me shume se gjysem shekulli ka filluar te kembeje vlera me muslimanet !!!, kurse vice versa qe nga dita e pare e islamit, kjo FRIGE ekzistenciale nuk ka qene prezente, as bile edhe ndonje forme e zbehet e saje !!!, per muslimanin, i krishteri ose i cifuti ka qene thjesht, KOJSHI !!!.............nese i "kupton" keto mesele, atehere do te hetosh gjenialitetin e islamit..........


    Tungi


    PS: argumentoje ate me "ndjenje racionale"......te kenaqemi pakez me hamendjen e rradhes....
    albanish by nature

  9. #49
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga qeveriablu Lexo Postimin
    Je shume i priviligjuar qe fajesine e dikujt ta vertetosh nga fotot dhe ta arsyetosh kafsherine.Sido qofte me qendrimet etiko xhelatiste ,tregon qe je edhe TI je pjese e atyre pakicave me identitet te vjedhur !
    Meqe te pelqen arsyetimi me ane te fotove ja ku po ta plotesoj deshiren. Une jam totalisht KUNDRA kesaj lloj kulture te qelbur qe dikush qe edhe pse ka marre jeten e 77 personave te pafajshem te beje nje jete perrallore sikur tek fotot e meposhtme. Shiko se si po e shijon burgun Anders Breivik.

    Emri:  19969_anders_behring_new_home01.jpg

Shikime: 422

Madhësia:  33.4 KB

    Emri:  ila-prison-AP987293019863_610x454.jpg

Shikime: 413

Madhësia:  25.4 KB

    Emri:  _62455067_table_afp.jpg

Shikime: 414

Madhësia:  15.9 KB

    Hajde tani e me trego se kush eshte Xhelati ketu. Une qe kerkoj vrasjen e ketij personi me cdo lloj menyre qofte dhe c'njerezore apo ti qe je dakort me trajtimin qe po i behet ketij?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  10. #50
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nese do te thoshe: Une jam besimtar musliman dhe e kam zgjedhur kete fe me vetedije dhe ne liri te plote, por e pranoj qe ne te shkuaren e popullit tim pushtuesi osman ka ushtruar dhune mbi te paret e mi qe ti shtynte ata me hir apo pa hir qe te konvertoheshin ne fene islame, kjo do ti jepte fund islamofobise mes shqiptareve. Ti do te vazhdoje i qete te praktikoje fene Islame, dhe ata shqiptaret autoktone nuk do te indinjoheshin me mentalitetin tend. Nese dikush do te sulmonte ty per fene tende edhe atehere, Albon dhe te gjithe ata qe respektojne te drejtat e njeriut, do ti kishe ne krah, pasi keta jane duke sulmuar lirine tende dhe time bashke per te besuar.
    Me vjen keq qe e ke kete mendin, ngase dhimbshem me tregon nje "verbersi" tenden, qe dyshoj se burim e ka fundamentalizmin fetare tendin !!!. Nese eshte puna per PAZARLLEQE, atehere duhet me e dijt zoteri Albo, se NUK JE TI AI, qe ka per te shit, por UNE !!!, komuniteti musliman eshte shtetformues, shtetmbajtes, dhe, duke u nis nga fakti se bashkesite islame nuk jane te cetralizuara nderkombetarisht, ku do te kish influence te huaj (sic eshte puna tek kisha orthodokse ose llatine), edhe per FATIN E ATDHEUT, vendimtare, ngase se paku qendrimi i muslimaneve shqiptare do te ish me i kulluar, sa i perket athdheut, ngase ka shume me pak hapesire per indoktrinim te huaj.

    Ne aspektin politik, Republika e shqiperise eshte PRODHIM i dimsembarcionit te perandorise osmane, e jo prodhim i nje LUFTE nacionalclirimtare. Nese ke mundesi te deshmosh dic tjeter, do te jem i gatshem te diskutoj, por jo mbi vlera artificiale, mbi lokalizma, mbi konstrukte gjysmake dhe tendecioze.


    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nje tjeter qendrim qe stimulon islamofobi. Te kujtoj se shumica e shqiptareve te rritur ne Shqiperi, kane nje njohje te rilindjes sone kombetare me te mire se shqiptaret e rritur nen Jugosllavi. Ky eshte nje fakt qe ta them jo per te te ofenduar por eshte nje e vertete. Ai shqiptari ne Kosove apo ne Maqedoni nuk e kish lluksin e shkollimit ne gjuhen shqipe dhe detyrimisht njohja juaj e rilindjes sone kombetare eshte ose inekzistente ose gjysmake. Flamuri yne kombetar eshte flamuri i Gjergj Arianitit dhe Gjergj Kastriotit. Eshte nje flamur qe na vjen nga mesjeta e ketij populli. Dhe arsyeja perse rilindasit tane dhe Ismail Bej Vlora (nje musliman) zgjodhi kete flamur, nuk kish te bente me te ardhmen, pasi te ardhmen askush nuk e njihte. Kish te bente me te shkuaren e ketij populli. Zgjedhja e nje flamuri bizantin te ngritur ne kohen e mesjetes kur shumica e shqiptareve ishin orthodhokse, nuk ka te beje shume me fene se sa ka te beje me faktin se:

    1. Vertet ne jemi nje popull i asimiluar nga pushtuesi 500 vjecar sot, por ne nuk e kemi humbur lidhjen e trashegimine e te pareve tane.
    2. Ne jemi nje popull autokton ne Ballkan, packa se mund te mbajme fene e pushtuesin dhe nje kulture te huaj per popujt evropiane.

    Nuk mund te ndertosh dot nje te ardhme me te mire, kur nuk e di se kush je dhe nga vjen. Sic ta thashe me lart, je i lire te besosh ne fene Islame, eshte e drejta tende. Por nuk je i lire te shtremberosh historine tone te perbashket per motive fetare pasi ben te njejtin gabim qe beri pushtuesi osman per 500 vjet, fshirjen e kujteses historike ne popull. Duhet ti fshish kujtesen e traditen e te kaluares, ne menyre qe ta asimilosh nje popull ne ate menyre qe te vjen ty per mbare.



    Ke nje njohje te manget te historise se popullit tend. Po mundohem te te ndihmoj rrethanat shoqerore te kohes qe pushtimit osman. Ishte e ndaluar me ligj e folura e gjuhes shqipe ne publik apo ne adminsitraten osmane. Ishte e ndaluar me ligj shkollimi ne gjuhen shqipe i femijeve shqiptare. Ishte i ndaluar me ligj qe shqiptaret te jetonin te bashkuar nen nje vilajet, ata u ndane me qellim ne kater vilajete heterogjene ku popullsia nuk ishte 100% shqiptare por e perzier me etnite e tjera. Ishte ligj i asaj kohe qe kushdo qe bente bllasfemi mbi fene Islame, nxirrte nga goja fjalet "Islami eshte fe e rreme", i pritej koka me shpate. Dhe jo vetem kaq, por koka te pritej edhe nese thoshe qe "Orthodhoksia eshte feja e vertete", pasi kjo perbente nje bllasfemi per fene Islame. Perfundoje me koke te prere edhe nese ishe djale i ri i krishtere dhe paria muslimane e qytetit apo e fshatit te ofronte si nuse nje vajze muslimane. Kishe vetem nje rruge, konvertimin ne Islam ose perndryshe nese thoshe JO, perfundoje ne gjyq tek kadiu e me koke te prere. Pa zene ne goje pastaj diskriminimin fiskal ne taksa e perbuzjen shoqerore. Te krishteret zgjodhen qe te jetojne ne fshatrat me malore te vendit, per ti shpetuar persekutimit islamik ne ato 500 vjet. Po te zije ne goje emrin e "qafirit" Gjergj Kastrioti apo "luften" e tij ishe armik i Perandorise e perfundoje po me koken e prere.

    Po te citoj fjalet e njerit prej rilindasve tane, Jani Vreto, miku me i ngushte i Naim Frasherit ne Stamboll. Jani Vreto vinte nga nje familje orthodhokse nga fshati Postenan i Permetit, dhe citohet te kete thene: "Mesova per historine e popullit tim vetem kur vajta ne gjimnazin Zosimea Skoli ne Janine." Perse ta them kete gje? Ta them kete gje, qe te kuptosh se sa e suksesshme ishte politika e fshirjes se kujteses kolektike historike mes shqiptareve nga ana e Portes se Larte. Nje i krishtere orthodhoks, nuk kish vetedijen me te vogel per te shkuaren e popullit te tij, e jo me nje shqiptar te asimiluar ne fene e pushtuesit!

    Mesoni historine e popullit tuaj, pastaj merni mundimin te dilni me gjykimet tuaja.

    Albo

    Edhe ki nje refim i konstruktuar mbi momente, mbi lokalizma, mbi vlera tendecioze. Nuk ka fijen e qendrimeve korrekte historike dhe politike. Natyrisht se ne njeren apo tjeteren forme eshte ushtruar nje "dhune", ngase cdo "ndryshim", i ka sakrificat e veta. Por, po te dije politiken ekspanzuese te islamit, atehere do te dije, se PIKERISHT parija e nje vendi ka qene ajo, e cila PARIMISHT e ka lene te depertoje "mendim" i "ri", dhe eshte pajtuar me ate, ne pergjithesi per arsye vetjake te parise, per arsye perfitimi. Pra, eshte ne shkalle te larte "perverze", te flitet per nje konvertim te "dhunshem", duke u nis nga fakti i PAMOHUESHEM, se vetvetiu paria shqiptare ka qene ajo, qe ka ndikuar ne "konvertimin" e shqiptareve, ngase ajo eshte konvertuar e para (per arsye perfitimi sic thashe me larte). Apo nuk ishin feudet shqiptare te mesjetes ne kohen e skenderbeut vec me te "konvertuar" ???...............e kur eshte konvertuar zoteria, perse mos te konvertohet edhe populli i thjeshte ???

    Sidoqofte, nuk ka argumente objektive per ate qe pohon, me kete, detyrimisht edhe ajo qe shkruan eshte thjesht e konstruktuar dhe paketuar. Edhe komunizmi nuk beri gje tjeter, edhe ai e perforcoi motivin ndares nga e kaluara ne kohen e re. Enveri e beri me qellime te qarta, te formoje SHQIPTARIN MODERN, ti e ben per cka ???, kultura e krishtere dhe ajo muslimane nuk kane shume dallime, perpos natyrisht atyre ne doktrinen fetare, mirepo, sic e pohon edhe disa here, me dokrtinen fetare nuk ke probleme, apo ???, apo nuk te shkakton probleme se ne kete rast te sherben per motivin tjeter ???

    Dhe me ne fund mbaje mend kete, dhe mos e shih si te drejte ekskluzive per teje: UNE kam te drejte ABSOLUTE TE BARABARTE me teje ti referohem mesjetes shqiptare, nga "fati" i njejte jane prek edhe stergjysherit e mi !!!, historia ime dhe e jotja jane te NJEJTA, dhe VLERAT qe na i ka percjelle ajo jane poashtu te njejta, une i DESHIROJ keto qe i mbroj, ti i deshiron ato qe ti i mbron. Nuk ka vend per PAZARLLEQE ketu !!! Prandaj, nese komenton mbi ISLAMOFOBINE, atehere duhet te mbetesh objektiv, dhe ta shqyrtosh ate JASHTA ketyre sferave, ngase ndryshe, behesh thjesht i anshem, dhe me kete e diskualifikon vetveten per te vazhduar nje diskutim te mirefillte.


    Tung
    albanish by nature

Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •