Close
Faqja 9 prej 64 FillimFillim ... 78910111959 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 637
  1. #81
    150 trupa amerikane jane vendosur ne Jordani prane kufirit me Sirine. Ata pritet te ndihmojne ushtrine jordaneze per te perballuar emigrantet e mundeshem nga vendi fqinj. Gjithashtu ata jane te gatshem per te marre siguruar armet kimike te Sirise ne rast se regjimi i Assad humb kontrollin.

    http://www.telegraph.co.uk/news/worldnews/middleeast/syria/9598851/US-troops-operating-in-Jordan-near-Syria-border.html

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,067
    Ganum, deputet i Parlamentit tė Sirisė, qeverinė e Turqisė e ka cilėsuar si njėrėn prej palėve tė krizės sė tanishme nė Siri ndėrsa duke folur pėr aventurat e fundit tė Turqisė kundėr Sirisė, ka thėnė: Amerika dhe shtetet perėndimore e kanė paguar Turqinė pėr t’i realizuar planet e tyre kundėr Sirisė.

    Mohamed Zuheir Ganum, deputet nė Parlamentin e Sirisė, gjatė njė bisede me gazetarin e agjencisė Fars, duke folur pėr aventurat e Ankaras kundėr Sirisė, ka thėnė: Ndėrhyrjet e fundit tė Turqisė nė Siri tė cilat kanė marr edhe aspekte ushtarake nuk janė ndonjė gjė e re sepse qė nga ditėt e para tė krizės nė Siri, Turqia ka filluar ndėrhyrjet e saj nė ēėshtjet e brendshme tė Sirisė tė cilat po i vazhdojnė edhe sot. Ai qeverinė e Turqisė e ka cilėsuar si njėrėn prej palėve tė krizės sė tanishme nė Siri ndėrsa duke thėnė se ne si qytetarė tė Sirisė nuk habitemi fare nga bombardimi i zonave kufitare tė Sirisė nga Turqia, veprimet e fundit tė Ankaras zyrtare kundėr vendit tė tij gjithashtu i ka konsideruar si rezultat i servilizmit tė politikave tė Turqisė ndaj Amerikės dhe si njė hap tjetėr drejt realizimit tė politikave tė Uashingtonit nė rajonin e Lindjes sė Mesme. Amerika dhe shtetet perėndimore e kanė paguar Turqinė pėr zbatimin e planeve tė tyre kundėr Sirisė,- ka shtuar Ganum. Ai pretekstin e Turqisė pėr hedhjen e njė granate nga Siria dhe goditjen e saj brenda territorit tė Turqisė e ka quajtur si tė padrejtė ndėrsa ka thėnė: Ky ėshtė thjesht njė pretekst pėr aventurat e Turqisė kundėr Sirisė e cila nuk bazohet nė asnjė fakt konkret.

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,067
    Forcat siriane tė sigurimit nė afėrsi tė Damaskut kanė zbuluar armė amerikane dhe kryesisht snajperė.

    Kėto armė qė u pėrkisnin grupeve terroriste janė zbuluar nė rajonin Gute tė provincės Rif Damask. Amerika dhe regjmi sionist janė faktorėt kryesorė qė plotėsojnė nevojat e terroristėve pėr armė nė Siri, ndėrsa Turqia ėshtė ndėr ato vende ku grupet e armatosura dhe terroristėt marrin trajnimet e duhura ushtarake pėr t'iu kundėrvėnė ushtrisė siriane. Arabia saudite dhe Katari janė ato vende qė plotėsojnė nevojat financiare tė personave tė armatosur nė Siri.

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,067
    Ushtria e Sirisė ka zbuluar dhe ka konfiskuar sasi tė gazrave dhe lėndėve kimike qė i pėrkiste grupeve tė armatosura nė rajonin Al-Sixhn nė qytetin Ladhikije nė perėndim tė Sirisė.

    Agjencia informative njofton se ushtria e Sirisė gjithashtu gjatė kėtyre operacioneve ka konfiskuar edhe njė sasi tė madhe tė armėve, 175 kilogram lėndė eksplozive C4 si dhe mjete ushtarake nė kėtė rajon. Forcat e sigurisė dhe ushtria e Sirisė gjatė operacioneve tjera nė qytetin Dara nė jug tė Sirisė dhe nė afėrsi tė kufirit tė kėtij vendi me Jordaninė kanė arritur gjithashtu tė zbulojnė dhe konfiskojnė sasi tė mėdha tė armatimit, municionit dhe medikamenteve tė vjedhura ndėrsa gjatė kėtyre operacioneve janė vrarė edhe njė numėr i personave tė armatosur. Njėsiti inxhinjerik i ushtrisė siriane gjithashtu nė qytetin Kirk nė lindje nė Dara kanė zbuluar dhe demontuar njė sasi tė minave dhe bombave tė vendosura nga grupe terroriste tė armatosura nė kėtė rajon.

  5. #85
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Duket si lajm agjencie nga qeveria Siriane-Iraniene ketu, ose me qarte; gazeta shteterore.

    As prapaganda e Asadit nuk do e bente me, me kaq profesionalizm.
    Il Club Pił Titolato Al Mondo

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,067

    Syria: The Truth against the NATO's lies. La Veritą contro la PROPAGANDA NATO (ENG/IT


  7. #87
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,067
    Rusia si pėrgjigje ndaj mburojės raketore tė NATO-s tė vendosur nė Turqi, nė kufirin me Turqinė ka vendosur raketa tė tipit S400. Sipas agjencisė sė lajmeve Fars, burimet informative dje kanė njoftuar se ushtria ruse ka instaluar njė sistem raketash tė tipit S400 afėr kufirit me Turqinė, nė pjesėn jugore tė Rusisė.

    Sipas raportit tė kolonel Igor Gurbul, zėdhėnės i Forcave tė Armatosura tė Rusisė, ėshtė bėrė e ditur se vendosja e kėtyre raketave synon mbrojtjen e vendit nga sistemi i mbrojtjes raketore i vendosur nga NATO nė Turqi. Ai ka pėrsėritur se raketat S400 kanė fuqinė e shkatėrrimit tė raketave balistike dhe aeroplanėve supersonik.

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,067
    Soner Cagaptay - "The Washington Post"

    Marrėdhėnia e ngushtė qė ka ndėrtuar Presidenti Obama me kryeministrin turk, Rexhep Tajip Erdoan, u ka siguruar Shteteve tė Bashkuara njė aleat kyē mysliman nė Lindjen e Mesme. Uashingtoni dhe Ankaraja kanė punuar ngushtė pėr tė stabilizuar Irakun. Megjithatė, njė stuhi i pret ata nė Siri.

    Turqia njoftoi tė enjten se ka autorizuar operacionet ushtarake nė Siri, pasi disa predha siriane ranė nė territorin turk duke vrarė pesė persona. Teksa kriza nė Siri ėshtė thelluar, Shtėpia e Bardhė ėshtė shfaqur e gatshme tė presė pėr vdekjen e Presidentit sirian, Bashar Al-Asad. Ndėrsa pėr Ankaranė, kriza ėshtė kthyer nė emergjencė.

    Ndėrkohė qė trazirat nė Siri janė pėrshkallėzuar pėrgjatė 18 muajve tė fundit, Ankaraja ka menduar se Shtetet e Bashkuara dhe Turqia e shikonin me tė njėjtin sy ēėshtjen e ndryshimit tė regjimit. Tanimė, po shfaqen ndryshime.

    Administrata Obama ėshtė ngurruese nė lidhje me Sirinė pėr arsye tė ndryshme, pėrfshirė edhe hezitimin pėr tė vepruar para zgjedhjeve tė nėntorit dhe lodhjes qė ka shkaktuar lufta nė mesin e amerikanėve. Erdoani duket se kėto shqetėsime i shikon si mbulojė pėr indiferencėn e pėrgjithshme ndaj problemit tė Turqisė me Sirinė. Njė shenjė e njė ndjenje tė tillė u shfaq mė 5 shtator, kur Erdoan qortoi Obamėn nė “CNN” pėr mungesė iniciative nė ēėshtjen siriane – njė qortim i rrallė nga njė mik i palėkundur.

    Kjo deklaratė mund tė jetė njė shenjė paralajmėruese. Erdoani ka dėshirė t’i trajtojė liderėt e huaj si miq – dhe e humb durimin kur mendon se miqtė nuk i kanė qėndruar pranė. Sa mė shumė qė Uashingtoni ta shikojė Sirinė nga njė kėndvėshtrim tjetėr, aq mė shumė gjasa ka qė Erdoani tė mos e kapėrdijė atė qė ai e shikon si mosgatishmėri tė Obamės pėr tė mbėshtetur politikėn e tij.

    Pėr shtėpinė e Bardhė, kriza siriane ėshtė shfaqur e menaxhueshme. Teksa konflikti vazhdon tė thellohet, disa shqetėsohen se Siria mund tė radikalizohet si Bosnja nė vitet 1990. Ndėrkohė qė bota nuk veproi pėr tė ndaluar vrasjen e myslimanėve nė shtetit ballkanik, xhihadistėt iu bashkuan luftimeve dhe arritėn t’i bindnin boshnjakėt se bota i kishte braktisur dhe se ishin mė mirė me ta.

    Politika amerikane vijon tė mbėshtesė idenė se ēėshtja siriane mund tė zgjidhet pa ndėrhyrje direkte. Ata shpresojnė se grupet opozitare do tė bashkohen qė tė rrėzojnė regjimin e Asadit, duke eleminuar kėshtu nevojėn e ndėrhyrjes nga jashtė – njė opsion qė Uashingtoni frikėsohet se mund tė shkaktojė kaos.

    Ankaraja, ndėrkohė, kėrkon tė pėrshpejtojė procesin. Veēanėrisht, me sulmet e kėsaj jave, Turqia ndjen nxehtėsinė e krizės nė prag tė derės – Erdoani ka arsye tė besojė se koha nuk ėshtė nė favor tė tij.

    Natyra sektariane e konfliktit tė Sirisė po pėrhapet nė Turqi. Mė shumė se 100 000 sirianė arabė suni janė strehuar nė Turqi, duke i ikur persekutimit tė Asadit dhe militantėve tė tij alevi. Alevitė arabė nė jug tė Turqisė nuk i durojnė refugjatėt suni, duke pasqyruar kėshtu ndarjen mes alevive dhe sunive tė Sirisė. Alevi tė zemėruar nė provincėn Hataj nė jug tė Turqisė kundėrshtojnė politikėn e vendit tė tyre kundrejt regjimit tė Asadit, dhe qė prej fillimit tė verės kanė mbajtur protesta tė rregullta nė mbėshtetje tė regjimit tė Damaskut sidhe nė kundėrshtim tė Ankarasė. Ky ėshtė problemi i Ankarasė, i cili mund tė pėrkeqėsohet nėse Siria zhytet plotėsisht nė luftė sektariane.

    Ankaraja i frikėsohet gjithashtu edhe Partisė sė Punėtorėve tė Kurdistanit (PKK). Kohėt e fundit, regjimi i Assad-it e ka lejuar PKK-nė tė veprojė nė Siri si njė mjet pėr t’u hakmarrė ndaj Ankarasė. Shpėrthimi i njė makine bombė tė PKK-sė nė muajin gusht nė Gaziantep, njė qytet i madh i Turqisė nė afėrsi tė kufirit, ka shtuar frikėn tek qytetarėt pėr sa i pėrket infiltrimit tė PKK-sė. Pėr Erdoanin, edhe kostoja politike lidhur me trazirat siriane ėshtė rritur gjithashtu.

    Asnjė nga kėto nuk ėshtė shenjė e mirė pėr shpresat e Erdoanit qė tė bėhet Presidenti i parė i Turqisė, i zgjedhur nga populli, nė vitin 2014 (deri mė tani, Presidenti i vendit zgjidhej nga Parlamenti). Edhe pse Partia pėr Drejtėsi dhe Zhvillim (AKP) e Erdoanit fitoi 49,5 pėr qind tė votave nė zgjedhjet e vitit tė kaluar, sulmet e mėtejshme tė PKK kanė tė ngjarė tė dėmtojnė imazhin e tij tė shumė-pėlqyer si lider qė nuk ia ha qeni shkopin.

    Pėr mė tepėr, Erdoan ka fituar zgjedhje tė njėpasnjėshme qė nga viti 2002 duke paraqitur rritje ekonomike rekord, gjė e cila u mundėsua nga imazhi i Turqisė si njė vend i qėndrueshėm, i sigurt pėr biznesin dhe investitorėt. Sa mė shumė qė tej-zgjatet kriza siriane, aq mė shumė mund tė prishet imazhi i Turqisė, duke dėmtuar njė pėrbėrės kyē tė suksesit tė saj ekonomik dhe duke ushqyer perceptimin se Erdoan nuk po jep sa duhet. Erdoan beson se nuk mund tė qėndrojė duarkryq dhe tė shikojė Sirinė tek tėrheq Turqinė nė vorbull.

    Nė ditėt e ardhshme, Ankaraja me shumė gjasa do t’i bėjė presion Uashingtonit pėr veprim mė agresiv kundėr regjimit tė Assad-it, pėrfshirė mbėshtetjen nė strehimin e refugjatėve nga siria dhe masat pėr pėrshpejtimin e rėnies sė Asadit.Uashingtoni me shumė gjasa po i qėndron besnik strategjisė sė “ndėrhyrjes sė moderuar” ndėrkohė qė po pėrpiqet tė ngadalėsojė Erdoanin.

    Aq serioze sa kėto diferenca politike janė aktualisht, nuk kanė gjasa t’i prishin marrėdhėniet Obama-Erdoan. Turqia mbėshtetet fort nė Shtetet e Bashkuara dhe nuk i sakrifikon lehtė marrėdhėniet mė tė. Ankaraja ėshtė gjithnjė e mė e ndėrgjegjshme pėr ambiciet rajonale tė Iranit: Erdoani e di mirė se regjimi shiit i Tehranit mbėshtet ushtarakisht regjimin Asad nė Siri dhe qeverinė e kryeministrit shiit tė Irakut, Nouri al-Maliki, tė cilin Turqia e urren. Zhurma e Pranverės Arabe e ka shtyrė Ankaranė tė rishikojė politikėn e saj tė jashtme dhe tanimė Turqia kėrkon siguri me NATO-n – njė zhvendosje e shfaqur simbolikisht me marrėveshjen e Ankarasė nė shtator tė vitit 2011, sipas tė cilės Turqia pranon sistemin e mbrojtjes anti-raketė tė NATO-s (Aleanca e Atlantikut tė Veriut mund t’i pėrdorė si mburojė kundėr Iranit, sikundėr edhe ndaj Rusisė e Kinės).

    Megjithatė, duke pasur parasysh politikat divergjente tė Erdoanit dhe Obamės mbi Sirinė, njė stuhi mes tyre duket pothuajse e pashmangshme.

    "Start" Elsa Agia/

  9. #89
    SIRI -
    Naman Demolli nga Prishtina ėshtė vullnetari i parė shqiptar qė ka humbur jetėn nė Siri nė betejat kundėr regjimit tė presidentit Bashar Al Assad.

    Ai u vra tė mėrkurėn nė Idbil, ndėrkohė qė familja e tij e mori lajmin ditėn e shtunė.

    Naman Demolli kohė mė parė ka qenė njė nga aktivistėt kryesor nė Kosovė pėr ndėrtimin e xhamisė sė madhe nė Prishtinė.


    balkanweb.com
    Paqė

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anėtarėsuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar mė parė nga Adna Lexo Postimin
    SIRI -
    Naman Demolli nga Prishtina ėshtė vullnetari i parė shqiptar qė ka humbur jetėn nė Siri nė betejat kundėr regjimit tė presidentit Bashar Al Assad.

    Ai u vra tė mėrkurėn nė Idbil, ndėrkohė qė familja e tij e mori lajmin ditėn e shtunė.

    Naman Demolli kohė mė parė ka qenė njė nga aktivistėt kryesor nė Kosovė pėr ndėrtimin e xhamisė sė madhe nė Prishtinė.


    balkanweb.com
    Mos ,ca dhimbje tmerrshme .....i perjetshem qofte emri i tij ne gjirin e arabeve te gjithe botes..
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

Faqja 9 prej 64 FillimFillim ... 78910111959 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •